Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Rreklame

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Rreklame

    Sigurisht qe do te jete dite me diell, ndryshe nuk ka se si.
    Ti do te kesh veshur ato pantallonat e gjera per te fshehur padurimin qe te vibron nga dridhjet e gjunjeve, ndersa cigarja midis gishtave te tu te zverdhur, do te perpelitet si nje kurve rrugesh qe rastesisht pati fatin te shijoj buzet e tua te thara.
    Pastaj do te perlotesh pa shkak ashtu sic ben gjithmone, dhe nga kafazi i kraharorit do te leshosh nje tjeter psheretime qe do ti shtohet andrallave te botes pa buje, por duke pritur rradhen e saj.

    Kishte kohe qe me ishte mbushur mendja se paragrafi i me lartem do te ishte mese i denje per nje rreklame kakaoje.
    Cmenduri apo jo?
    Po ja qe une kisha filluar ta besoja se vetem nje tekst i tille do te ishe i goditur per te rreklamuar kakaon Van Luzden.
    Azgje nuk do ti shkonte me shume kesaj lloj kakaoje se nje rreklame e tille. Bile edhe vete emri Van Luzden i shkruar me germa te medha kafe ne muret e Fabrikes te jepte idene e nje
    fabrike konservimi, por jo te nje punishteje kakaoje.
    Keshtu cdo dite teksa merrja trenin e 12 per tu kthyer ne zeren time te rreklamave i mbushja mendjen vetes se paragrafi qe sapo ju paraqita ishte gjetja me e goditur per te rreklamuar kakaon Van Luzden.
    Po kjo nuk zgjati per shume gjate. Pas nja 2 jave pune, kisha perfunduar skicat finale te rreklames, dhe te premten e javes tjeter do tia dorezoja ato personalisht pronarit te firmes. Ai sigurisht do te ngelej i kenaqur, dhe pasi te sygjeronte ndonje ndryshim te vogel ashtu sic e kishte zakon do te pranonte versionin tim.
    Ashtu i kenaqur per punen qe kisha bere u shtriqa mbi kolltukun tim te rrjepur si nje lebroz ne shkallen e fundit te semundjes dhe kerkova te me sillnin nje filxhan kakao Van Luzden.
    Castet e vete-kenaqjes u nderprne nga nje e trokitur e rende ne dere. Zot mendova, sa e shtrenjte eshte qetesia. Hyre thashe pertueshem, dhe mbeshteta pellembet e djersitura mbi tavolinen me rimeso arre. Ne dere u duk fytyra e stergjate e nenpunesit te varrimeve.
    Pas nje dhenieje dore shume te ftohte porosita sekretaren te me sillte nje tjeter kakao Van Luzden per te sapoardhurin dhe nisa te vrisja mendje se ce mire e kishte sjelle rondokopin ne zyren time. Ai mbeshteti shpinen e drejte mbi karrike e cila sakaq leshoi nje kerrak sikur dikush ti kishte shkrydhur te gjitha rruazat e shpines, dhe pastaj i dha fytyres nje shprehje te pervuajtur, zakon ky i fitiuar nga ushtrim per nje kohe te gjate i profesionit.
    Kam ardhur tju kerkoj te me beni nje rreklame per firmen time, tha ai me nje seriozitet te pikuar dhe mi nguli syte heshturazi.
    Ashtu- thashe dhe nuk e di se pse mu mbush mendja ti lexoja rreklamen e kakaos Van Luzden. Fatmiresisht une kam gati nje rreklame per nje shoqeri varrimesh, por nuk e di nese do tju pelqej juve, pasi zagonisht klientet paraqesin me detaje se cfare aspektesh te veprimtarise se tyre duan te paraqesin ne rreklame. Po pse nuk ma lexoni njehere tha ai, dhe kerruajti ne nje menyre shume nervoze hunden e pecirret.
    Mire pra degjojeni, i thashe dhe prita qe ai te rehatohej mbi karrige, per te filluar leximin e rreklames.

    "Sigurisht qe do te jete dite me diell, ndryshe nuk ka se si.
    Ti do te kesh veshur ato pantallonat e gjera per te fshehur padurimin qe te vibron nga dridhjet e gjunjeve, ndersa cigarja midis gishtave te tu te zverdhur, do te perpelitet si nje kurve rrugesh qe rastesisht pati fatin te shijoj buzet e tua te thara.
    Pastaj do te perlotesh pa shkak ashtu sic ben gjithmone, dhe nga kafazi i kraharorit do te leshosh nje tjeter psheretime qe do ti shtohet andrallave te botes pa buje, por duke pritur rradhen e saj."


    Une mbarova leximin dhe heshturazi prita reagimin e tij. Isha mese i sigurte se ai do te qeshte me mua , dhe do te me thoshte se kjo nuk mund te ishte gje tjeter vec nje rreklame kakaoje. Po per cudine time ai u pertyp mendueshem dhe pasi puliti syte tha: " eshte tamam ashtu sic e kam menduar une, me perjashtim te disa ndryshimeve te vogla, si psh dite ,me shi dhe jo me diell".
    "Por gjithesesi te jep pershtypjen e vdekjes, pritjes, cigares se fundit, qe ndryshe simbolizon edhe jeten" tha ai dhe i dha fytyres nje shprehje vetekenaqje.
    U habita dhe njekohesisht u nervozova.
    Pra rreklama nuk te jepka idene e nje fabrike kakaoje mendova. Te thuash te verteten deri diku me pelqeu analiza e shpejte e tij, dhe mendova se me te vertete ai paragraf do te ishte me i pershtatashem per nje shoqeri varrimesh.
    I premtova punonjesit te varrimeve se do taj beja ndryshimet dhe do te kontaktoja vete me te sa po te arrija draftin perfundimtar.
    Ai largua i kenaqur, ndersa ne zyren time ngeli ajo era e rende e naftalines qe ai kishte sjelle me vete dhe qe une nuk e kisha vene re deri atehere.
    Mbi tavoloine qendronte filxhani i ftohur tashme i kakaos qe kishte mbetur pa rreklame. Kerruajta koken dhe nisa te qesh cmendurisht.
    Kisha qene mese i bindur se teksti i shkruajtur me larte ishte shume i goditur firmen " Van Luzden".
    Ne fund te fundit e rendesishme ishte qe do ta shisja rreklamen. Per firmen e kakaos do te beja nje tjeter.
    Era e naftalines vazhdonte te me mbyste, keshtu qe vendosa ta ajrosja pak zyren. Hapa dritaren, dhe pashe se perpara zyres sime kishte ndaluar makina e nje deputeti te zones i cili kishte vendosur te rikandidonte serish ne zgjidhjet parlamentare qe do te mbaheshin ne fund te stines.
    Ai iu drejtua zyres sime dhe me nje ngerdheshje ne fytyre me tundi doren. "Ta kete me mua"- thashe me vete. Pas disa minutash gjendeshim te ulur balle per balle dhe une perseri porosita sekretaren te sillte nje Van Luzden per te sapo ardhurin. Ai me pa me nje dashamiresi te shtirur qe mi solli zorri ne fyt, dhe tha: " Sic e dini edhe vete ne fund te stines kemi zgjidhjet parlamentare. Personalisht kam degjuar per profesionalizmin tuaj dhe do te isha shume mirnjohes nese do te me ndihmonit te formuloja nje poster te cilin kam vendosur ta perdor gjate fushates". Te them te drejten nje gje te tille me ka kerkuar edhe kundershtari juaj kyresor, dhe pothuaj e kam perfunduar, por pasi une ju simpatizoj ju, mund edhe qe tua ofroj juve idene time, i thashe duke qene i lumtur qe fati me kishte sjelle ne dere nje peshk kaq te madh. Ai u pertyp kur degjoi te behej fjale per kundershtarin e tij politik, dhe mu lut pothuajse ne perdellim qe tia lexoja paragrafin.
    Kerruajta zerin u shtriqe ne kolltukun lebroz, dhe fillova:

    "Sigurisht qe do te jete dite me diell, ndryshe nuk ka se si.
    Ti do te kesh veshur ato pantallonat e gjera per te fshehur padurimin qe te vibron nga dridhjet e gjunjeve, ndersa cigarja midis gishtave te tu te zverdhur, do te perpelitet si nje kurve rrugesh qe rastesisht pati fatin te shijoj buzet e tua te thara.
    Pastaj do te perlotesh pa shkak ashtu sic ben gjithmone, dhe nga kafazi i kraharorit do te leshosh nje tjeter psheretime qe do ti shtohet andrallave te botes pa buje, por duke pritur rradhen e saj."

    Tamam sic e kisha menduar tha deputeti me nje magjepsje ne fytyre. Atehere qofte e juaja:- i thashe dhe i permenda shumen e majme.
    Ai e pranoi pa hezitim , dhe pasi i shtrenguam doren njeri tjetrit ai la zyren.
    Mbi tavoline kishte ngelur i paprekur filxhani i kakaos Luzden qe kishte ngelur perfundimisht pa rreklame, ndersa era e naftalines kishte ikur bashke me deputetin...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e komelee
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    banore e te ardhmes
    Postime
    4

    reklame per ....

    niti
    heren e pare qe e lexova me erdhi nje etje per kakao .
    tani qe e lexova se dyti po me shijon me shume.

    marshmallows anyone?

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nit

    kete po e ngre per inat te reklames se reklamave.
    eshte e bukur..si gjithe cfare shkruan ti.

Tema tė Ngjashme

  1. Van Luzden 2
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-08-2005, 13:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •