Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndaleni kete Maskarade !

    nga gazeta KJ

    NDALENI KETE MASKARADE

    Nga Mentor Kikia

    Ne morine e ekraneve qe trasmetojne pa fund lajme, ne me te shumten e rasteve te bezdisura, nje spektakel muzikor eshte vertet nje oaz qetesie. Me kete ndjenje prita te shoh pak dite me pare maratonen e kenges popullore ne TV Klan. Por u befasova para ekranit, kur pas prezantimit te kenges "A kane uje ato burime", ne skene ia behen nja tre djelmosha me koke te rruar, te veshur me penebreke te bardha dhe nga nje brez te thurur ne tezgjahet e krutaneve, te cilet nuk vonuan te kendojne ne versionin rrep kengen e famshme permetare. Perkunder skenografise ku tregohej tradita shqiptare, uniforma, kenga dhe koreografia e grupit rinor ishin me shume se te shemtuara. Ato ishin tragjike. Pasi bene nje pershesh, duke marre vargje nga te gjitha kenget qe e kishin origjinen nga Permeti, kengetaret e rinj e perfunduan pershendetjen e tyre muzikore. Njerezit ne salle duartrokiten ndersa prezantuesja Magjistari nuk vonoi te perserise slloganin e saj "Urime, urime djema, kompilmenta, ishit te mrekullueshem....". Ndersa "ustallareve" te vertete, qe kishin ardhur nga Permeti, u ngrine sazet ne duar kur degjuan kengen e tyre ne kete fare feje. Te njejtin trishtim pata provuar dikur, beharin e kaluar, kur ne Durres, Vera Grabicka ftonte kengetaret per te pershendetur ne nje spektakel qe kishte organizuar ne plazh televizioni Arberia. Dhe mes te ftuarve, te prezantuar me buje, u shfaq edhe nje njeri me floke te gjate, qe kendonte me saksofon kengen e vjeter popullore, "Cu mbush mali plot me rrush".

    Dhjetra kengetare te tjere qe dikur kane qene krenaria e festivaleve, ne pamundesi per te krijuar muzike te re, u kane hyre kengeve popullore duke i transformuar ne menyren me te mundeshme te shpifur. Nje masakrim i vertete i kenges tradicionale qe behet ne emer te shterpesise artistike apo biznesit te shfrenuar. Dhjetra shtepi diskografike i kane hyre me zell perpunimit te muzikes tradicionale. Dhe kjo ka bere qe tregu muzikor tashme te pushtohet nga grupe romesh te emertuar me pseudonimet qe u kane vene djemte e lagjeve ne vegjeli. Fatkeqesia eshte se e gjithe kjo maskarade kulturore gjen hapesire edhe ne ekranet me prestigjoze ne vend, pervec atyre te tipit BBF. Muzika popullore eshte pasuri kombetare dhe shteti eshte i detyruar ta ruaje ate. Te masakrosh kete lloj muzike eshte njesoj si te shkaterrosh kalane e Rozaves apo Ali Pashe Tepelenes, dhe me guret e tyre te ndertosh mejhane. Populli nuk mund te ngreje padi per te drejten e autorit, nderkohe qe ministria e kultures duhet te ushtroje te pakten presion qe keta ahengxhinj te mos gjejne hapesire ne ekranet televizive.



    ............

  2. #2
    Nje artikull qe ngre nje problem shume me vend. Uroj te mos bjere ne vesh te shurdhet. E kam vene re nje fenomen te tille dhe te vjen shume keq kur degjon disa nga versionet, si i kane katandisur kenge aq te bukura.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    49
    Jam dakort Brari dhe Shigjeta,

    Kam pesuar zhgenjimin me te madh kur u ktheva ne Shqiperi pas dy vjetesh, dhe e lumtur qe po shfaqej nje kenge popullore u ula para ekranit, por vetem pas dy minutash e kam mbyllur me zemerim. Asgje nuk ishte popullore ne ate qe u shfaq, as muzika, as interpretimi, as...

    Gjithe te mirat,
    Ora
    Shprese

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Artikull me vlere!

    Ndalem te Kanali BBF qe gazetari e permend ne artikull dhe qe eshte me "skandalozi" nder te gjithe.
    Nese si degjues deshiron te kalosh disa caste (qe ne program shkojne deri ne disa ore) duke qeshur, mjafton te dish orarin se kur fillon transmetimi ne BBF.

    Shnderrimet qe i jane bere muzikes popullore shoqerohen dhe me perfshirjen e ritmeve serbe dhe greke, aspekt te cilin gazetari ne kete artikull nuk e ka permendur e qe ne vetvete eshte i rende.


    Ora,

    te falenderoj per dicka. Ke sjelle ne postimin tend te fundit kengen "Perendeshe e bukurise" versionin e perpunuar dhe kenduar nga Ardit Gjebrea dhe Edit Mihali. Eshte nje shembull i mrekullueshem se ne cilin drejtim do te duhej bere perpunimi i muzikes popullore.

    Ata qe jetojne ne Amerike mund te deshmojne per vendin e rendesishem qe ze ne guston e publikut amerikan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 14-05-2003 mė 14:05

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-10-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    5
    kemi mall edhe ne qe jetojme ne shqiperi per kenge te mirefillta popullore shqiptare ose te perpunuara nga artiste me ndjenje dhe rrespekt dhe jo nga marangoze qe duan me fitu ne kurriz te artit
    MaryKappa

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    hi there,
    edhe mua me pelqen "fjalet e qiririt" nga shaqiri...

    ka dhe perpunime shume te mira apo jo? motrat libohova psh ma kane ate zerin, o nene o nene; pra, "maskarada" nuk o edhe aq e keqe ne fund te fundit ?
    Liebe! liebe, lass mich los!

  7. #7
    tashme dhe ne internet Maska e erydee
    Anėtarėsuar
    20-11-2002
    Vendndodhja
    studio1 e radio virtual
    Postime
    41
    ktu nuk behet fjale per muzike te mirfillte(krijimtari artistike), ne rastin tone muzika po trajtohet si mall tregu(banal).eshte e veretet qe ajo qe i pelqen mases ecen, shitet, por kjo nuk do te thote qe ka vlera artistike.E dime mire qe artistet e vertete numerohen me gishta dhe jo gjithmone marin vleresime pozitive nga "masa", dhe i takon ketyre si dhe autoriteteve te shtetit(min e kultures) qe ta ruajn folklorin tone nga kontaminimet (se nuk me vjen fjala ne shqip ne kte moment) sllave apo greke qe ne vitet e fundit e kane tjetersuar kengen popullore shqiptare.
    po te hysh pastaj ne anen profesionale te muhabetit, mund te thuhet qe shume pak ne mos asnjeri nga keta qe merret me ripunimin e kengeve popullore e ka studjuar, qofte edhe perciptas folklorin shqiptar.
    kaq per momentin
    muzikdasheserydee
    dee:-Z

  8. #8
    Edhe une bie dakord Sabri Fejzullahu ka vertet kenge shume te bukura, ku eshte gershetuar shume bukur elementi i muzikes popullore.

    Mendoj qe integrimi i muzikes popullore ne muziken bashkekohore ndahet ne dy drejtime. Perpunimi i kenges popullore dhe perdorimi i elementeve te muzikes popullore ne krijimin e nje kenge te re. Mendoj qe eshte gje e mire qe kenget te risillen ne perpunime te reja, por jo si ne disa raste ku transormimi eshte kaq i madh, sa qe ka humbur cdo origjinalitet te kenges ku eshte bazuar. Ne kete rast ne pergjithesi me pelqejne perpunimet e Aurela Gaces.
    Ndersa per perdorimin e elementit popullor ne muziken bashkohore, mendoj se eshte i rendesishem pasi mban nje origjinalitet te vendit dhe tradites. Ketu me pelqejne kompozimet e Ardit Gjebreas, qe mund te them ka qene nder te paret qe e ka perdorur gjeresisht elementin popullor ne kenget e muzikes se lehte. Gjithashtu me pelqen Francesk Radi.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Franceske Radi ka perpunuar bukur kengen popullore "Mora mandolinen" dhe e ka sjelle ne ritme te kohes. Kete kenge e kam te degjuar qe prej vitesh. Po te tjere tituj me motive popullore prej tij nuk njoh. A mundesh te permendesh ndonje Shigjeta?

  10. #10

    Re: Ndaleni kete Maskarade !

    Brari, nuk e di vertet si ka tingelluar kenga e perpunuar por di te flas ne pergjithesi per te ashtuquajturin problem i perpunimeve te kengeve popullore.

    Muzika eshte art, dhe ti vesh limite artit eshte krim. Perpunimet e kengeve sjellin vetem variatet ne muziken shqiptare e nuk bejne asnje dem. Muziken popullore e kane kenduar dhe e kendojne artistet e estrades popullore, dhe kjo s'do zhduket kurre. Kjo qe del nga artistet e muzikes zbavitese sot eshte vetem nje margaritar me shume ne qaforen e kulutures shqiptare. Ne kete menyre tradita popullore behet me e afert per te gjithe, muzika popullore do hyn ne cdo vesh shqiptari (te rinj e te vjeter), do ta degjojne dhe ato te pasjonuar pas rapit, rockut, technos dhe do ta degjojne sic e kane degjuar dhe ato te pasjunuarit pas popullores.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •