Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 135 prej 175
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    U ku ku mar lum miku
    ai link nuk ishte shqip
    boll u munova me pa do sene
    po vec lexoja italisht

    LOL
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #122
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Postuar mė parė nga ALBA_D
    ............njat link qe ma dhe
    uroj dhe ai te jet nder ne
    e shkrimin tan ta shikoje
    dhe mua te me harroje.............
    looolll

    Jo moj ALbe se me ate trim
    kujtova per ty e jo veten time
    per ato pune jam e shkathet vete
    ne kam hall, di vet t'i bej hyzmet

    Pupu korba une c'ngaterroj
    ment u futa goj me goj
    po keshtu te ndodh gjithmon
    kur goja para mendjes ligjeron

    Hem i djeg hem i kruhet
    dhe Corazonit qe kemi ketu
    dhe me thote ler zhbirilimet
    edhe me te sajat cu-cu-cu

    Po vazhdoni me tuajat ju o miq
    as keput po vec terhiq
    ju vajtte muhabeti mbare
    se te gjithe nuk kini te share
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #123
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Angeldust ti vajz prej Korēe
    n'shprehje t'popllit qe ti sjell
    " hem i djeg e hem i kruhet "
    kryefjale vej nickun tend!

    Ju kam than qe n'postn e par
    mend ti mlidhni manej t'shkruni
    se u bom si komt e pules
    rradha par ka dal e funit.

    Kshtu pra goca edhe ēuna
    ju vazhdoni me kte stil
    lum ai qe lshon fjal t'bukra
    se prap t'bukra merr shperblim.

  4. #124
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Se harrova me pėrshndet
    Joe Artid-in pėr " Moon River "
    bukur shumė, ti e ke qa
    juve Fejzot talent kini.

    Du me dit a ka prej jush
    nė atė familje t'madhe
    qė nuk ka dell artisti
    e nė deje gjak shqiptari.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 19-06-2003 mė 00:08

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mir se ju gjej miq e shoqni
    Si kalut kto dit me Shi
    Me shi vere qelibar
    Qe ku bjen del lule e bar
    Corazon ti si ke ken
    A ke dal a je myll mren
    A ke shku ne ndoj pishin
    Me u la me ba delfin
    Se ti notin mir e din
    Vec kujdes diellin ne shpin
    Se vjen darka o lele kurrizi
    Ska cka t ban as sup orizi
    Vec njaj Kosi i Neteshusit
    I ban derman diell pervlusit
    Qikat tjera si jan kan
    A jeni mbledh a jeni pam
    A keni pi kafe ne balkue
    Ndoj fall a keni shikjue
    M'bani za ne rast se sdini
    Mesenes teme i bini
    Vec permysni njato filxhana
    E ju a gjej sekretet tana
    Kush ju don e kush ju s'don
    Kush per ju fort xhelozon
    Kush ndoj rrug e ka m'e ba
    Kush ndoj lloto ka me i ra
    Nji per nji tregon Filxhani
    Por ju hic dertin mos mbani
    Tash ju puthi njato faqe
    Mos i bani paret rraqe
    Vishni i her ato qe kini
    Se me ble nuk ju ik treni..
    Cup cup cup pra ju perqafi
    E po shkoj se u ba pilafi.

    lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 19-06-2003 mė 10:36

  6. #126
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Jo o Brar, nuk kam dal fare
    jam myll mren, as djell nuk shof
    murgesh un, ma n'fund u bana
    me "Hesu-n" kam fol un sot.

    Un nji vrejtje du me t'ba
    o ma i menēmi i katunit
    Nėtėshusi s'shiste kos
    ja kish lan fabrikes qumshtit.

    Prandaj vjersha kur te shkrush
    qe te ken ato lezet
    trego t'drejten or lum djali
    mos na e baj temen pershesh . ( me kos)

  7. #127
    Brar fallxhori qe filxhani
    kqyre pak bre cka po shkruen
    kafen n'ta ka pi Atdheu
    shum pak lang e teper llum.

    Kur do qeshi bre Shqypnia
    kqyre Brar edhe m'thuej
    kena mbet bre udhve t'botes
    botes bre tue i shtrue udht.

    Kqyri kqyri zogjt e shqipes
    sa te mitur larg folese
    foleja e tyne me veze qyqesh
    vaj medet o vaj medet.

    Kqyr filxhanin e m'thuej
    kush na mallkoi... kush na mallkoi?
    Borxhet e gjysherve te mundur
    kur do mbarojn... kur do mbarojn?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 20-06-2003 mė 02:10

  8. #128
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pa i cel mire syte ne ket dite te re,
    po gezohem tuj lexue bacen Sokol,
    ma t'bukur fall per nji zemen shqiptare
    s'kish mund me e gjete nje shpirt krenar.
    Ndigjone thirrjen e mergimtareve
    me mall tuj prit fjalen tande Brar.








    Sokoli


    Brar fallxhori qe filxhani
    kqyre pak bre cka po shkruen
    kafen n'ta ka pi Atdheu
    shum pak lang e teper llum.

    Kur do qeshi bre Shqypnia
    kqyre Brar edhe m'thuej
    kena mbet bre udhve t'botes
    botes bre tue i shtrue udht.

    Kqyri kqyri zogjt e shqipes
    sa te mitur larg folese
    foleja e tyne me veze qyqesh
    vaj medet o vaj medet.

    Kqyr filxhanin e m'thuej
    kush na mallkoi, kush na mallkoi
    borxhet e gjysherve te mundur
    kur do mbarojn, kur do mbarojn?


    Dy strofat e fundit mrekulli !!!

  9. #129
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    S'asht mallkim, pse fol ashtu
    ai vend nuk asht pa zot
    ka miliona qe e dun shum
    n'Shqipni i ke pas dje e sot.

    Kush ka ik e don me u kthy
    ka vu Zoti, njato tajare
    merrni bohēet ene ikni
    ene rrini atje per fare.

    Po ma mir ktu ku jeni
    se nuk bini shum ne sy
    se me ba me shku atje
    n'Qeveri do lypni me hy.

    E do bleni merca - benza
    e do foheni me dashnore
    tulet barkut do tju varen
    e do leni at popull mas dore.

    Kshtu pra ēuna mendjendritur
    8 or larg prej vendit jemi
    s'asht mallku asnji prej nesh
    shqiptar ishim, shqiptar jemi.

  10. #130
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Asht vrenjt qielli, asht nxi krejt
    as pulbardha nuk po duken
    deti shkumė asht ba krejt
    gati... si furtunė po duket.

    Do gjėmojė qielli e toka
    prit , ska ardh hala sahati
    tunden xhamat prej tėrbimit
    se pengon kush uraganin.

    Do bubllojė e vetėtijė
    do tmerrohet tan njerzia
    struken njerzit e friksohen
    e din vet, thon, perėndia.

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nadja mire ,si keni njeh
    Ju sorkadhe, e ju drer
    A keni mujt me ba noi pare
    Se shqiptaret jane me halle

    Kur te shkojm me pushime
    duhet parja e pa fare
    tuj fillu nga polici
    ndrysh nga porti s'te le me dale

    E ku ku per ne te shkretet
    punojm tan vitin ne mergim
    per nje muj qe shohim detin
    duhet me i lan si shperblim

    shkojm me shpresa kete vit
    qe uje te kemi me bollik
    dhe televizor me pa
    mos me lujt me ne "cic mic"

    kete vit jam pregatit mire
    se me mobil po dum me shku
    qymyr e grill, kam mar me vete
    kush ka deshir asht i ftu

    Mish te pjek ver e raki
    keng valle e muhabit
    shah e letra kush ka qef
    ke vila "Alba" ka me i gjet(LOL)

    Ju pershendes te gjithve
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ah spo di cka un me shkrue
    Per njat faj qe sjam lajmrue
    Tash tri dit i kam ngujue
    Njato Zana qe fort i due
    Nuk po di un si me harrue
    Nji ket dert qe u kam shkaktue
    Ne nji mi menime kan kalue
    Zog magari kam qillue
    Zemrat e mikeve kam plague
    Tuj hup rrugve pa njoftue
    Neper dete qe dallgzue
    Njaj celular asht kan bllokue
    Vec n pulbardha Msn me cue
    Variant tjeter skish per mue
    M'falni pra miket e mija
    Se pak dallga e pak dalldia
    M'lan tre dit da nga shoqnija
    M'falni pra per kto munime
    Ju dhuroj plot perqafime
    E kurr ma na mos u ndafshim
    Ne buz gaz na u perqafshim
    E tash Alb na i baj do kafe
    Njashtu Turke si di vet
    Corazonit baja te ambel
    Gadi gadi si Sherbet
    E n'filxhan hidhi pak tambel
    Qe ta pin me gjith lezet
    E Her vones baja Moca
    Se ka i her po i dhem koka
    Dhe i biskot ti mos harro
    Aty ne pjat ti ja afro
    Se merak ja kam oreksin
    Dites po ja kane pepsin
    Ahhh po ban ajo prej gazit
    Si me i dal xixa gurmazit
    Mu e tjerve ka i kokakol
    E ta pim nji tu n' balkue
    E po folim holl e holl
    Ndersa dielli tuj prendue
    Malli fort mue m'kish marr
    Ju me doni un ju due.


    ...

    mos harroni mi kthue nja to filxhana eee..
    Po e shofim ka i fall ..mir..

  13. #133
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Gjithe fajin e ka(ne) p(arajsa)(ushimet)


    Oxhaku ka mbetur krejt i vetem,
    mbuluar me hirin e zhurmes se vjeter,
    Firuar Hasani megjithe duhanin,
    mendimet kur thurrte me syte nga tavani.
    E moren kreshniket vrapin e iken,
    keshtu eshte kur ngopesh me A-MER-IKEN.
    Mbushin tash plazhet me ulerima,
    nga vapa e llahtarshme u pelcet shpina,
    i pret kosi gati tek guzhina,
    po a ka Zot t'i munde blegerimat?
    Cicerimat e zogjve i moren me radhe,
    me sorren s'guxon kush te futet ne gare.

    Hutuar u mblodhen andej nga shkuan,
    erdh koha e kthimit te gjithe e kuptuan,
    nuk ben me keshtu, forumin tradhetuam,
    Hasanin e gjore e lame te vetmuar,
    Me radhe ne oxhak koken sec e prune,
    e shkunden pluhurin e mbledhur ne udhe,
    Me fundin e veres dhe vjeshten sec mbine,
    si lulet qe mbushin saksite ne cdo stine,
    ato te beshmet e kopshteve artificiale,
    se lendinat e verteta me dylbi te madhe.
    Qyteti qe rritet se larti e se gjeri,
    natyren e perkuli ta rruante berberi,
    ama per zhurmemedhate fushata elektorale,
    do te gjendet se s'ben nje lendine e madhe,
    me lule e peme qe t'i mbjellin vete,
    ata qe njerezve mendjet dhalle do t'u bejne,
    kur te nisen me radhe te premtojne,
    I dashur popull, ne vec per Ty mendojme.



    Shendet e te mira ju uroj!

  14. #134
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Tash po ulem e po dystohem
    shum jam lodh e jam hutu
    men'ja kurr' s'ma kish marr
    mall per gja do m'merrte mu.

    Be te madhe kisha ba
    (por dor n'Bajbėll s'kisha vu)
    me mos shkel un kurr atje
    me flori at rrug m'ma shtru.

    Duhet kohe un tju tregoj
    se sa mire un ja kalova
    gjumi m'dilte n'tre e gjys
    pompat si siren vaporash.

    Po ish qejf, se ecnim zbath
    n'njato banja tan mermera
    mjere ne n'USA, un menojsha
    na vlun kamet n'njato tapeta.

    lolol.....aman se kush i numeron te gjitha....salltanete t'mdhaja atje....ehuuuuuuuuuu.....

    Jam cudit , qe mush Tirana
    Plot me benza fringo t'reja
    Tangerlliku der n'kup t'qellit
    gjith mejk-ap gocat e reja...lol

    Sa lezet kur vinte darka
    tan njerzia turrej n'vrap
    Vodafonat e Princ Park-at
    ishin vende per marak.

    Pare t'modhe kish mileti
    se nga vinin se kuptova
    doren n'xhep , hiē.. pa teklif
    si ministra e drejtora.

    Marshallah, bojsha gjith diten
    mos i hajsha ato m'sysh
    qejfi mu shume mu bonte
    une ne US' sdesha m'u kthy...

    Qejf te madh bera......por s'mbaj mend...lololololol
    Ka pyetje nga salla?????

    Gezohem qe qenkeni mire te gjithe....Do lexohemi !

  15. #135
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ashtu vertet me te vertet
    Ketu ne forum jemi mbledhur per muhabet

    Muhabeti eshte shtruar
    Ju te gjithe qofshi te gezuar

    Me hair dhe trashegim
    Juve ju qofte kjo lexim

    Kaqe dita dhe shume ja thashe
    Vazhdoni Motra dhe vellezer se ju lashe
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  2. Rugova rizgjidhet president, Haradinaj kryeministėr
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 291
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •