Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 175
  1. #21
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Erdha erdha mir s'ju gjeta
    Isha larg mezi kam ardh
    Land Garrosin un tuj pa
    Jam merzit ka nodh hata.

    I kam qejf une iranianėt
    se jan t'mir e t'eduku
    Porse humbjen un Agasit
    po zej be, qė sja fal kurr.

    Po e lej une kte lloj sporti
    e po hidhen ke forumi
    ēkeni ba, si keni qen
    ēa ka nodh qe koken ulni?

    Ah maj Dit' qe t'ka fal zoti
    per te amėl e sybojqelle
    Si t'lan shpija ty maj ēik
    n'gjith at rradh per ca kry qepe.

    Si m'kujtove ti mu rradhat
    kur ne shkojshin ke vojguri
    mush bidonat sillshim n'shpi
    po ti derdhshim kerciste druni.

    Maj men un, i her n'vogli
    lyva soben me varak
    masanej i vuna shkrepsen
    erdh zjarrfiksja priher n'prag.

    Po kur ēajshim drut me spat
    kati par ish ba fush drush
    ikshin ashklat der n'hava
    s'kish burre nane me i zdryp.

    Kemi lujt e kemi qesh
    kemi ba edhe plot sherre
    erdh e iku feminija
    na ka mbet veq nostalxhia!

  2. #22
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    heeeeeeeeej
    ju pershndes me mall te ri
    per dy dite qe ketu s'kam hyj
    qenka shtu kjo faqe ne vjersha
    corazon kryepoetesha
    ....
    e kam dite per shakagjeshe
    e kam dite per vajze te amel
    po se shkrun kaq gjate nje vjershe
    s'kisha thane me ma pre qafen
    ...
    hej ta lumsha mori moter
    me gjithe tjeret shoqni
    kisha dite pa hyj n'kyt voter
    tash ma gzueshem m'bate me u kthy
    ...
    vitet e reja te vjetrueme
    nate e bukur e e mjerueme
    tash jo fort mire s'po jena prap
    ham e pime vec jemi larg
    ...
    pak gezohena beshkerisht
    s'mund qajme hall me njani tjetrin
    vrasim veten shpirterisht
    pa e dite kur e shohim vendin
    ...
    as nuk shkojme e as nuk rrime
    s'eshte e nejtme kjo si vjerre
    po e pakta ketu vijme
    e nuk dukna se jena gjerre
    ...
    kena ba shoqni te re
    njani ketu e tjetri atje
    hyjme ketu si ne nje shpi t'madhe
    qeshim , lozna e qajme halle
    ...
    kam ba miq qetu nder ju
    prej nje viti qe mbaroji
    t'gezum ju paca , e m'paci mu
    tash po e la e po shkoj
    ...
    tash vish prap mos kini dert
    vec po shkoj duhan me ndez
    tymos per me u kthjellu
    kur te vij te kem c'ka me shkru
    ...
    fal me shendet te taneve pra
    flni shkruani pa ia da
    krejt ma mire se me djeg ne heshtje
    pa e pas prej kuj nje mbeshtjetje
    ...
    fol ne n'pac ti kundershtar
    thuj c'ka ke ne kry e ne shpirt
    se heshtja eshte gjysem varr
    e jeta vec nje here jetohet perdite
    ...
    tjetres jete mos i jepni sot
    heshtje, idhni, a ku di un
    kursejeni edhe nje pike lot
    sido qofte edhe ai vlen shume
    ...
    mir'u gjetsha kur te kthehem
    pres t'ken shkru ndokush
    fillimisht prej jush te dehem
    mandej flet i ky dush...
    ....
    kam kujtime per me u thane
    s'di a kam me mujt me i vu ne rralle
    vec se ju qe te tane
    ken me m'ba fjalen hallall
    ...
    dita, brari , korazon,
    e ti dren si dreq i kuq
    iu perqaf e jo vetem kaq
    ma jep truni dhe ju puth
    lol
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #23
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Jam tu nejt e tu t'lexu
    ty maj MIC kurrkush sta del
    une vjersha kam pas shkrujt
    qe kur isha ne klas tret.

    Per Partine xhaxhin Enver
    shkrujshim vargje e hartime
    t'gjitha fillojshin po njisoj
    " O e dashur NANA ime".

    Per dy ore qe ish limiti
    mushnim faqe plot perplot
    Enver Hoxh e tu njat jeta
    marrsh ti dit nga jeta jon.

    Ishim fmi e nuk kuptojshim
    tgjith 2 nana neve dishim
    eh sa vone ne vesh e morrėm
    nan ish ajo qe n'shpi e kishim.

    E lejm temen e hartimit
    e vazhdojme me ndodhi tjera
    ahhhhh a m'falni nji minute????
    se mu tash po me bjen dera!!!! .............lololol

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Cka ka ndodh mori miq,
    asht ul macja e ka zane vend,
    me e ba nje dore kuvend,
    paska shkrujt nje mrekulli.

    S’asht kjo vjershe, por filozofi,
    e ma gezove shpirtin ti,
    sa te drejte qe po e ke,
    fole fjalen, heshtja t’vdes.

    Korasoni tuj pa Agasin,
    Dita ul ne kinema,
    po luftonte Neo djali,
    me nje tufe me zioniane,

    boten e njerezve te shpetonte,
    nga marrezite e arkitektit.
    E c’po e lodhin Diten krejt,
    mori aman ku dun me dale.

    E kane lane per pas do muajsh,
    pare t’tjera me na marre,
    me e pa a shpetun boten,
    keta heronjte zioniane.

    Sa per radhen o moj mike,
    ka pas kene hesap me vete,
    s’asht asgja ajo radha e qepve,
    kur cdo dite pritej per buken,

    50 meshkuj me nje ane,
    50 femra ne anen tjeter,
    ty ty ty binte boria,
    vinte buka vlonte njerezia.

    Po kur tha q’ai kryeminister,
    se Shqipnia vec gjashte dite,
    kishte mund me e furnizu,
    popullin e mjere me hanger buke.

    E jane vnu njerezia ne radhe,
    aq sa ngjante si miting,
    ato dite u thyne krejt xhamat,
    e atij dyqanit te mbarum.




    (besoj do vazhdoj )

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershendetje

    Miresejugjej mar te respektum
    Ju qe nderoheni ne ket forum
    Ju vajza mendjemrehta
    Me gezime ju shkoft jeta
    Corazon moj vajz fisnike
    je burrnesh e simpatike
    je gojamel e me humor
    tan djemve ju ban zbor (lol)
    Ti maj Mace moj sy laroshe
    ty qe fjalet ste shkojn boshe
    je poete fantastike
    vajz burrnesh prej Mirdite
    i kam zili poezit tuja
    sidomos ato me kunja( lol)
    Ti maj Dite maj simpatike
    shume te shkon ty politika
    kur ti shkrun ne ate forum
    komunistet sa nuk bajn "Bum"LOL
    Brari, ti kjosh faqe bardh
    qe ke ardh e i ke neru
    keto vajza i ke respektu
    dhe per lezet ju ke shkru
    e njat kang ja u knove
    ne krye te votres kemi Agimin
    faqe bardh e zog trimi
    qe ka kohe qe ka hup
    ai na man me gajret
    Brari tuj i ra sharkis
    tuj knu kangt e trimnis
    per hallet e Shqiperis
    sa te dekmit ne kamb jan cu
    Zoti, engjej i ka pru
    vec Brarin me e nigju
    dhe zogu i malit tuj e vlersu
    e po i thot ma paske kalu mu
    Brari skuqet nga koplimentet
    dhe i thot Agimit nje fjal
    cou burr e kendojm per mall
    Macja tuj e shoqeru
    ne sofer te madhe asht shtru
    Dita asht tuj punu
    njat byrek asht tuj gatu
    me gjiz e vez e paska maru
    a ku ku sa ka me na shiju
    Corazoni ka dal prej dere
    ka shku te kroi me la livere
    Alba ka shku me e ndihmu

    Kur vjen Alba e Corazoni
    gjemon toka e gjemon tavoni
    kan hap radion me ze ne qiell
    e po kercejn ciftatel
    cohet Macja me ngadale
    me lezet hyn ne valle
    dhe Dita ashtu me duar me miell
    asht fut ne valle tuj u perdredh
    Lujeni belin o ju cika
    Se bash sot ju ka ardh dita
    Ju ka ardh dita me kercye
    dhe do halle me i shtye
    se me halle na shkoj jeta
    spo din njeri kush asht e verteta
    Ti harrojm kto hallet tona
    dhe se bashku kenges t'ja thona
    Ju uroj te tanve ketu
    Zoti ju miresejukapru
    hani e pini e kendoni
    e hallet ti harroni
    ju shkoft jeta me gezim
    kete urim e keni nga shpirti im

    Ju pershendes Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #26
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Miq e shihni cka ka ndodh,
    ka ardh Alba me gaz plot,
    ah cka fol, ah c’ka shkru,
    vajze moj vajze m’ke hutu.
    Si moj qenkam kaq e tmerrshme,
    komunisteve t’u iu dridh leqet (hahaha)


    Qofsh me jete moj vajze fisnike,
    t’lumshin kam’t qe na erdhe,
    ne kete sofer te thjeshte e bujare,
    ku do t’i tresim hallet me halle,
    do t’i mbushim gazet me gaze,
    do ta l’kundim forumin n’valle.


    E mireseardhur qofsh moj bije,
    ndale vrapin ketu per cdo dite,
    baji fjalet t’lekunden ne vargje,
    se byrekun e kam shti n’magje.
    Shpejt do te vije dhe Brar fisniku
    Vargjet e nisme me i vazhdu
    E kur t’shohe se c’ka ka ndodh, ()
    bah po e la ma mire e po pres,
    hup do kohe BRAR e mos na zhgenje.



    Mirese na erdhe Alba....Pershendetje

  7. #27
    Baca Brar c’ka ban ikshu
    ke mush venin nostalgji
    kurabij, tollon, fasul
    po m’duket vedi si n’monizm.

    E n’u njefsh ti djal i ri
    bashk me Drerin dilni n’mejdan
    se nji za vengon prej malit
    Sokol Halili po i grah kalit.

    Baniu gati ne frengji
    se po vij t'u trondis kullat
    Corazonen me marr robine
    Krajl i ri po zbret n'Jutbine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-06-2003 mė 16:23

  8. #28
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    SFIDE .............Olele C'na pane SITE (me "i" e theksoj) do themi pas ca kohesh hahahahah

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Befasue ju me keni
    Carmatos e shpartallu
    Jam met si zog pulastreni
    E spo di ku me fillu
    Ju pergzoj per ket vullnet
    Ne vargje Fishtiane me cicrue
    E si prendvera cel lul e flet
    Traditen ton ju me freskue
    Ne poezi arbnore plot me lezet
    Ju buroft zemra ju porsi krue
    Eposin e lasht me pak yzmet
    Ne milenium t'ri me e vazhdue
    E le t' bucas e ambla fjal shqipe
    Prej gurres popullit pa u shterrue
    Se i pat than njaj Pader Fishta
    Do vargje te forta met Lapidar
    Per gjuhen Shqipe mos me pritue
    Me e gjebru me lule e bar


    tash po e la e ma von shkruj
    E me ju lexu pak holl e holl
    Se dhe djem ktu paskan vjershru
    Edhe do varza faqet si moll


    ...

  10. #30
    Per njat' buk' e per njat' kryp'
    bash po heq sot fustanelen
    e po math qelesh e tirq
    me u pi n'gegnishte t'amel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-06-2003 mė 17:23

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  2. Rugova rizgjidhet president, Haradinaj kryeministėr
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 291
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •