Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 105 prej 175
  1. #91
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ketu tek une ka lind nje dite,
    nga ato me e pi ne kupe,
    me nje diell t'bukur topolak,
    me ia puth faqet per marak.

    Nje nate te ambel te uroj,
    me gjume te bute e endrra plot,
    e kur te zgjohesh ne mengjes,
    te shohesh si bie mbi lulet vese


    Naten e mire Korason

  2. #92
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Dit maj, ku ku per mu
    kam ra n'gjum pa te lexu
    sonte n'darke s'kam me fjet
    pa t'lexu e t'pershendet.

    Diell i madh sot ka dale
    tan shoqnia ktu ka ardh
    ca me kerra e me motora
    per at zot, po ja bajm fora !

    Kisha pas qejf dhe ju me ardh
    me knu kang me ba hajgare
    por t'gjith t'mirat s'ti jep zoti
    ka vu n'mes kyt oqean !

  3. #93
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    oj liridona,

    pse me rrin me duar nen faqe
    ē'ka esht tuj t'mundu?
    po hajt buzqesh moj manushaqe
    kush ti t'ka idhnu?

    ne uje une du me u mbyt?
    kush t'ka thane, ket rrene te madhe
    me se pari 'her shiqoj
    ma ha mendja, atehere veproj
    por aftesite kurre si kaloj

    da da da da da oj dadush
    mos mbaj dert per lalen nush
    da da da da da oooj dadush
    sikur un s'noton kėrkush! (ne uje te ceket kuptohet!)

    flm
    albanish by nature

  4. #94
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pak minuta kan mbet tani
    tash po iken kjo e dill
    ta pa vjen ajo e han
    n'pun me gzim do shkojm t'tan.

    Do pijm kafe qe me mjes
    syt n'forum ne do te hedhim
    e masnej floket me rrela
    me kujdes ne do te krehim.

    Nje sahat para pasyres
    me kuq buze e me nxi sy
    si ke prralla ate do pysim
    une ma e bukur apo ti?

    E ajo , si gjithmone
    at pergjigje ka ne goje
    shume e bukur me je ti
    por "borbardha" asht perri !

    Duke parė " Meet the parents" karagjozllėqe do shkruash............lolol

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershendetje te gjitheve qe shkruani ne kete faqe!

    Ikin ditet pa numru
    zemra ime ri tuj punu
    syt e mi rin tuj shiqu
    per mesazhet qe keni shkru

    do me humore e do me lavdrime
    do me ankesa e do me zemrime
    do me endrra do me kujtime
    do e perkdhelin ket sedren time

    Mosha kalon dhe une po ritem
    dashuris time po i havitem
    ketu ne forum u perpelita
    nje djenj me pershkoi, sa u habita

    se njoh ,se di se kam pa kurr
    shkrimet e tija, me kan ber gur
    me shkrimet e tija kam ra ne dashuri
    sa here i shoh i kam zili

    se di ,nese dhe ju a keni perjetu
    ket njenj te cuditshme qe me ka kap mu
    sa here qe futem une ne forum
    shkrimet e tija i lexoj ma shume

    aq bukur shkrun, dhe me aq lezet
    per ate qe shkruan eshte kopetent
    eshte shume politikan dhe besimtar
    shkruan aq bukur,si gazetar

    se di ket ndjenj si ta shuaj
    mundohem dhe une bukur te shkruaj
    por shkrimet e tija kan shume lezet
    njenjat e mija kan ra ne siklet.

    Tani po ja u le ju ne doren tuaj
    kjo ndjenj e fort pse me mundon mua?
    ne qofte se keni ju mundesi
    me me dhen ndonje keshill me rendesi.

    Me respekt Alba
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 16-06-2003 mė 01:23
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #96
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ēka m'nigjojn vesht e m'shofin syte
    Ti moj Albushe na qenke rrit
    ta po t'rreh zemra , po t'del krahnorit
    shpejt t'gjejm vaksinen, me t'nxjerr prej zorit.

    Mos u cudit, se s'asht asgja
    ka simpatira plot n'ket dynja
    aj qe shkrun bukur e t'ka shastis
    i lumt per bes, qenka artist.

    Kta djem te mir me zemer t'gjan
    na japin gzim kur i kena prane
    se per kte pun asht ktu shoqnija
    se s'dum gja tjeter, por veē fjal t'mira.


    Do t'i provojme te tan vaksinat per ty, Albushe ....
    Tani te presim Diten , se mos ka dale ndonje gje e re andej nga Europa.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Joe Artid Fejzo
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    Itali, Porto San Giorgio Ap
    Postime
    5

    Help - Aiuto - Ndihme ......

    Ju lutem ne qofte se eshte e mundur te me ndihmoni per te gjetur tekste kengesh popullore shqiptare shlodrane,permetare,kolonjare ,tironce,te shqiperise se mesme etj.,..... qe njihen pak a shume ose potpuri te ndryshme,....
    ju jam mirnjohes ne qofte se ekziston ndonje faqe interneti,....
    pershendetje Joe Artid Fejzo - Itali www.joeartid.it
    DASHUROJ TE JEM I DASHURUAR,....

    [Linqet per site, nuk lejohen ne firme. Mund ta veni ne profilin tuaj.]

  8. #98
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Hellp po thrret Artid kangtari
    besa shum po na ka marr malli
    ku ke qene bre, nga ke shku
    a vazhdon ma ti me knu?

    A je n'Talje a n'Tiron
    a e ke ma zan' e bukur
    ta pa dum me te nigju
    edhe i her , na si dikur.

    Hajde bujrum i her ma s'pari
    ulu ti e rehatou
    ment t'i mora, te hutova
    thu me vete, uhhh ē'me polli...lol


    Sajte kangesh ti po don
    yzhym Dita , po t'ndihmon
    se Artidin e kemi " t'ri "
    duhet n'sofer me i pri.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po si jeni e ku jeni
    Corazon Dit edhe dreni
    Alb Sokol e Lum liqeni
    Mus Liridon cte reja kemi
    Ti Her Von ka ki hup
    A ju erdh vera me xhup
    Se disa vec n'kanatjere
    I kalojn kto mbramje vere
    Cka me pa krejt Cokollat
    Corazonin ne fanellat
    As don xhup as don golf leshi
    Asht xi ne dill deri tek Veshi
    Dita n'mjes me cader n'dore
    E ne drek ja fut n'akullore
    Nana Albes tu i than po plas
    Merr maj Vajz nji triko ne trajs
    Se spo dihet e del Dielli
    A po nxihet qielli krejt
    E t'merdhin barku e beli
    Edhe m'dridhesh si purtek
    Po ku jeni kaproj e dele
    A po mblidhni sherebele
    A po mblidhni kamomila
    Me pagu njato tel-Billa
    Po ndoj gja t'mir keni ngran
    Ndoj japrak ndoj pacamur
    Ndoj pasul e tas terhan
    Ndoj Bakllav te fort si gur
    Vec kujdes n'bakllav shqipnije
    N'daci dhambet me i rujt
    Ma mir hani kurabije
    A byrek shoqnu n'jogurt

    Hajde Alb ti mos prito
    Per njat Shkoder na kallxo
    Krap e giuca na gato
    E ti lajm na thonjt n'to

    E ti Dit atje ne qarshi
    A je knaq n'samuna te xet
    Qe n'tiran i thojn qahi
    N'lang te suxhukut me lezet

    Njato varzat muziciene
    A tu tjerr jan ndoj tork lesh
    Qe spo shkrujn ktu ndonji bejte
    A u vjen marre me ne me kesh

    Nji nat t'mir un ju uroj
    Ju te Evropit e Azis
    Ju ne Usa mirse vini
    Ardh prej pune e gri uris

    Ka nji Pathje ju dergoj
    Kuj ne faqe kuj ne gush
    E ju djemve si Ben Hilli
    Po ju la me hanger rrush...



    Kush e mban mend njat skec
    Kur ben Hilli varzat ndihmon
    Me kalu njat gardh oborri
    E nji ka nji i gicilon
    kish pas ken aj nji far horri.
    E kujtun dhe njata burra
    Se dhe ata ka me i ndimue
    hajt mor tha mar xhabaxhula
    gardhin vet mujshi me kalue...


    lol.

  10. #100
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Brari,

    Kush e mban mend njat skec
    Kur ben Hilli varzat ndihmon
    Me kalu njat gardh oborri
    E nji ka nji i gicilon
    kish pas ken aj nji far horri.
    E kujtun dhe njata burra
    Se dhe ata ka me i ndimue
    hajt mor tha mar xhabaxhula
    gardhin vet mujshi me kalue...



    Vec per keto vargje kam hy me shkrujt,
    me qesh ma shume e me i thane dy fjale,
    s'asht kene aq i shkurten ai skec,
    se mbas' mbaroi ai pune me t'bukurat
    e i erdh radha nje gruje te trete,
    qe beni i hillit fytyren po rrudh kur po e sheh,
    asht kujtu ai me heq dore nga rrena,
    i ka hap ato gardhe, orkestra e burrave tui qesh,
    jane ul e kane zane vend,
    ambel muzikes ia kane fillu.



    Po ate skec me benin e hillit a e mbani mend
    asht kene ai lajmetar ne kohe te feudalve,
    e conte lajme mes zjarrmesh e luftnash,
    i pari film asht kene ky, qe TVSH prej benit ka transmetu.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 16-06-2003 mė 23:06

  11. #101
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E dashtun Albe,jam se jam zgjut
    e tek gjumi s’po me zen,po t’i shkruj dy fjale,
    qe ndoshta bahen tri e ma shume ndonje tjeter dite.
    Asht bukur shume c’ka thu se po e ndin,
    e zemren po ta ban me rrahe si kurre ma pare.
    Po ne dasht mos me vujt e vargjet mos me i langezu
    Me trishtim prej vashe te lodhun ne ndjenje,
    ti ban ma mire me u njoftu me ate djale,
    me ia shkrujt dy fjale, me u prezantu,
    e nese me turp me i shkrujt se c’ndjen,
    coja nje lidhje per tek kjo teme,
    e ta lexoje me syte e vet c’ke shkrujt vashe e mire.
    E madhe asht zemra jote e dashunine ma t’bukur meriton,
    po vesh s’ki me e marre po s’arrite me ia shkrujt ato dy fjale.
    Tana t’mirat t’uroj une ty per sot e per nga mot.



    Korason, ish kjo keshilla e pare nga Evropa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 16-06-2003 mė 23:41

  12. #102
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    nuk dihet, nga te prek
    po vjen hic, pa u lajmrue
    eshte rende, dhe me e hjek
    dhe shume s’munden, me ju perballue

    dokush per te, veten e vret
    dokush per te, esht asgjesue
    dokush per te, pa mend ka mbet
    dokush per te, asket asht bue

    humben shpresat per ket jete
    etja, uria largohen krejt
    ta merr jeten prej posht der’ nalt
    c'do sekunde ta ben mjalte

    ne do ēaste mendja fluturon
    kerkon zgjidhje, her vin her shkon
    si e shastrisur ajo vepron
    gjith eshte e mundshme, asgje s’pengon

    kleine maus, ti po te flas
    une nje ngjarje ne jete kam pas
    une n’kete ane, ajo nate ane
    dhe dy trenat kaluan prane

    shume s’kaluan, do sekonda
    por keta kane mjaftua
    qe edhe sot, pas dhjet vjet te plota
    ate cast mos me harua

    stacionin tjeter, trenin leshova
    dhe u ndala, e pak kujtova
    cka bej tash, ti shkoj pas?
    Dhe ne e gjej, c’ka do ti flas?

    Koha vjen, koha kalon
    Fatin tend zoti ta ēon
    Per nje njeri, qe ka rra ne halle
    Durimi eshte, puna me e madhe

    Sot e dij se s’kam gabuar
    Me gru e fmi jam duke jetuar
    Drejt ardhmeris bashk po shkojm
    Po edhe hallet te di i shqyrtojm

    Jeta esht shkolla, me e madhe
    Dhe plaku i thinjur, kete ta thot
    Se pa patur, dashurine e madhe
    Jeta e njeriut, s’kalon dot

    Ju te tjereve, du me ju informuar
    Nga mesi i vjenes, ne europen e bashkuar
    Kjo ish keshilla jone e dit
    Ndihmoni vajzes, se esht duke prit

    flm
    albanish by nature

  13. #103
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershendetje

    Per bese jam tuj durue
    keshillat tuja jam tuj lexue
    e di, qe te miren ju ma doni
    por po veproj si asht zakoni

    Pershendetje te gjitheve nga Alba
    falimderit per keshillat
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #104
    Alba D kryt tue levri
    asht' pervlue n’dashni
    e po lyp kshill me randsi
    me kshillu asht’ cue nji kompani.

    Korasoni thot mos me u ngut
    n'mos kaloft do gjejm ilac
    thua cika asht semure
    e po lyp me sheptue paq.
    (shpesh ilacet jane farmak)

    Baca brar flet induendo
    e kshillon fort mos me u zbulue
    nuk i dihet si asht ky mot
    mujt me kan vape, mujt me ba ftohte.
    (nuk asht dimri per lule,
    ne kjoft dimer)

    Dite sylaroshja asht’ klasike
    e kshillon me dal n’fushe
    e armatosun me dashni
    me ra n’beteje me u ba fli.
    (dashnia ka nevoje per ca marrzi,
    n'kjoft dashni)

    Nuh Musai jep mend plot
    edhe njaj’ ka njat’ pervoj
    kur zgjedh me jetu n’ket shoqni
    duhet me ba dhe kompromis
    (nganjehere edhe me ndjenjat,
    fatkeqsisht).

    Une spo dij c’ka me t’than
    E s’po dij mire ne lyp kshillim
    ne mos kjofsh ti tue lujt shah
    tue dhan shah-matin me zbulim.
    (e zbulon mbretneshen me e marr mbretin).

    Po per zemren nji gja dihet
    e nuk asht’ bre hic sekret
    kur fillon zemra e ndihet
    vec zani i saj nuk ka me t’rrejt.

    Po ti Alb me c’ka ke than
    vec me shkrimet ke ra n’dashni
    e n’kjoft kjo e vertete
    nuk asht dashni por simpati.

    Se ne t’tan pelqejm shkrimtare
    me shkrojat e tyne shkojm n’ekstaze
    por Dita s’mujt me vlu me Kadarene
    Edhe as une me Moza Ahmetne.

    Meqense ti adhuron shkrimet
    nuk ka t’keq me u myt n’to
    shpesh shkrimet jan pasqyre shpirti
    po ka iher edhe dashnore.

    Kur ato depertojn thelle
    e te mbarsin me bukuri ma t’mire
    rezultati i dashnise nder shkronja
    asht nji shpirt shum ma i d'lire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 17-06-2003 mė 11:21

  15. #105
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po i lexoj c’ka Sokoli te ka shkrujt Albe,
    pa fjale kam mbet, permbledhun ka,
    ma t’mirat keshilla qe nji psikolog
    kish mund me t’dhane.

    Asht kene dhe nji tjeter rast ketu n’forum,
    para do kohesh e nuk di si ka perfundu,
    vec njehere tek Bota shpirtnore tui lexu
    pashe se nje djale (me nje lepurush poshte nick-ut) e kishin njoftu,
    se nji vajze e ambel e kish simpatizu.
    Vajza e mire s’kish mujt vete me i shkru
    E me u njoftu me te kish pas droje,
    e ndihmune lexues’t ne nje teme qe ajo e kish hap
    ndihme kerkonte e mend me i dhane.
    Por besa nuk di ma shume per ket rast me te tregu,
    vec lexu kam se ajo vajze djalin e kish kontaktu.
    A valle asht krim dikend me e simpatizu?
    Asht tall Perikliu tek Pallati 176
    Kur bija e vet guxim’n kish marre e djalit t’Vanit
    Dashnine e para ia kish shpalle.
    U justifikue ajo vashe athere, se ajo dashnine
    Ne syte e tij e kish ndje, por droje aq ma shume,
    ndaj kish qene ajo e para qe kish guxu.

    Asht e vertete cka thote Sokoli,
    se fort klasike jam shfaq n’keshille, pra cka po ndjen
    mos ta lesh me t’brejt, Albe asht semundje e rande.
    Dije, se as i pari as i fundit asht ai djale
    E simpati per shume do t’ndjesh,
    vec per me e provu n’asht dicka ma shume
    duhet kontakti direkt, e vesh ta marresh
    a asht simpati e njeanshme apo sheh dhe aj ashtu,
    e ket kontakt e din vec ti ne e ke pasur a e ke dhe tash,
    e ne s'e ke a asht mire me e vnu, ne fund je ti qe do
    te mundesh nje vendim me e marre.
    E gja e keqe s'besoj ka me ndodhe,
    me pershkrimin e mrekullueshem qe atij djalit i ke ba,
    nje shpirt i atille qe bash fisnik po ngjan, s'mund me ba keq.
    Ma e pakta qe mund t'ju ndodhe, do t'baheni miq te mire.


    Ndigjona na krejt a n’fund ban sic din vete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 17-06-2003 mė 11:34

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  2. Rugova rizgjidhet president, Haradinaj kryeministėr
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 291
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •