Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 76 deri 90 prej 175
  1. #76
    Pran PC rri bac Sokoli
    pi duhan edhe vajton
    po degjon aj ne radio
    Zvicren qe sapo bani gol.

    Na grine fare tre me nji
    kisha ba be n'rast fitore
    per me shkue n'Portugali
    me dal n'stadium i ngjyem n'boje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 11-06-2003 mė 16:18

  2. #77
    Tani vajten tre me dy
    njaj Duro bani gol
    po dhe ndeshja po mbaron
    nuk ka mbet bre shum kohe.

    Ta po ndij une njat spiker
    qe shum fort po m'ban me qesh
    "tan Shqipnija tash n'sulm"
    kan lan mbrojtjen krejt te zhvesh.

  3. #78
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Hileqare te medhenj arbitrat
    qe gjykun ndeshjet tona,
    hem aj polaku i irlandezeve
    hem ky anglezi i zvicerianeve.

    Ne Gjeneve asht kall stadiumi
    nga britmat e shqipeve te maleve
    afer 10.000 jane gjend aty,
    tue gezu per golat e skuadres,

    tue vajtu per humbjen e radhes.
    S'asht gja kjo pune, per mos me na mbyt
    u dashka me i dhane pare gjyqtareve
    a me i ble te pakten syze skjaruese,

    ta shohin ku asht fund'i gjashtembedhjeteshit
    e penallte koti mos i japin kundershtareve.
    Aj Strakosha heroi i mbramjes,
    e prit' penalltin e hileqareve.

    Ah si nuk e bame dhe nje gol ma shume,
    me nji barazim do te dilnim ma t'nderum.
    E nje fije shprese me mberrit finalet
    kur vec dhe dy ndeshje na kane mbet.

    Ah c'na ka gjet...
    (Skjarimet e dhana ketu m'i percun me tel,
    vec gol'n e Altin Lales e pashe direkt,
    pa mashtrue, asht kene mrekullia vete)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 11-06-2003 mė 19:00

  4. #79
    Asht' tue ra shi sot n'Michigen
    e kena la me shkue per peshk
    jam cue heret tue andrrue bylyshat
    shiun kqyr e po m'vje keq.

    Po ki asht shi Amerikan
    e s'ka pa damar shqiptari
    qi' babe e nane ka kudher e farke
    t'mbulueme do e gjejm nji varke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 12-06-2003 mė 10:32

  5. #80
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershendetje

    E ju bjeshk u farofshi
    e ju kroj u shterofshi
    ne paci ju pak bese
    Corazonin sill mes nesh

    Coracon maj vajz fisnike
    ku ku shurdh ti na ke lan
    fole maj nje fjal humorit
    se na bane te tan budall

    spo dim ma car me shkrujt
    edhe Brari u harru
    lene Dreri asht ba pishman
    per njato reshta qe ka shkru

    Kemi met vec une e Dita
    Bac Sokoli ka dal me vark
    kushedi ,kur ne mramje kthehet
    po na vjen me ndonja krap

    Hajt pra Corazon maj burrnesh
    shkruje ti ndonje fjal te humorit
    kalle nje cigare taraboshit
    me Hasanin prej Vermoshit

    pershendetje te gjitheve
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mori Alb qerpike G-jata
    Cka po thojn maj njato plaka
    A i ke la a i ke ushqye
    A je lodh moj tuj i gzue
    Vec ne Shkoder lejn kto Zana
    Sikur Ty Alb zemer gjana
    Ruje shnetin e ruj Shpinen
    Mos kput mish aty ne praktik
    Se te kena ma te miren
    Faqe pjeshk e t'ambel si fik
    Fort ty mir te asht kujtue
    Corazonin me e ftue
    Ka ca dit na ka harrue
    Ktu n'forum me na urdhnue
    Kam mendu me e mashtrue
    Tuj gatu ndoj cumlek
    Me mish vici e me kep (qep)
    Vjen ather kur ta ndin eren
    Me ngjy buken tan lezet
    Ose Diten po e lusim
    Me na ba ca qofte t'mira
    Rigon e hudra na po i fusim
    Majdanoz spec e bybera
    Nuk po di ajo Hervona
    Qe i ban petet t'holl si nejlona
    A priton byrek me ba
    Tesh sa nata nuk ka ra
    E po ftojna krejt Shoqnin
    E ne kitarr e n'violin
    Ta po knojm e po kacejm
    Tana varzat le t'defrejn
    Corazonin n'kurth e xam
    Me patate kuq ne tigan
    Uj selite me nji Shtamb
    Djath e tranguj e mollt'arta
    N'vaj ullini zhyt sallata
    njasaj Shpirtit e Forevrit
    Po i lam punen e te zgjedhmit
    Per muzik tango e valsa
    Po vallzojm sa bahet salca
    E n pastashyta n'parmixhan
    Kavardis mish derri ne dafin
    Ven te kuqe nji damixhan
    E ta knaqim tan Shoqnin.



    uuuu me mori urija tani...lol.

    ...

  7. #82
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Un te lutmet si kam qejf
    as nuk lus, as du t'me lusin
    Prandaj shum un spo e zgjas
    shyqyr Zoti n'be nuk m'vuni.

    Po si jeni, si po ja ēoni
    ju noj pare a keni ba
    per pushime nga do shkoni
    akoma men'jen s'keni da???

    Xehti madh tash po afron
    mendu mir duhet kjo pune
    komardaret bani gati
    kush s'di not , po e msoj un.

    Tash jam lodh e du pushim
    e s'po zgjatem un ma tej
    porse t'gjith ju pershendes
    flasim prap ne neser me mjes.

  8. #83
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    me falni pak se ndoshta diku gaboj
    gjith ato vargje s'munda ti lexoj
    prandaj edhe qellimin e juaj aspak se kuptoj
    por ska dert, apo?, po ja filloj

    javet e fundit ishin shume te nxehta
    po te them te drejten, gati gjithe u treta
    limonada, akullore, e do freski tjera nuk benin punė
    shpesh mendoja, po hajt mor ja fusim ni not ne nji lumė

    aty afer meje nji lum i madh po kalon
    nja pes minuta ne kambe, ma shume nuk shkon
    ash i thelle dreqi, a prandaj disa her frigen ma ēon
    por, ne ket nxeht keshtu nuk shkon e nuk shkon

    ndoshta nuk duhet me thane, por po e thom
    ajo friga, nga dicka po rezullton
    nuk di mire not i shkreti, kjo me mundon
    por nese nuk gaboj, njera nga motrat ketu ndihme po ofron?

    asaj motres du dicka me i tregue
    une jam dembel, gjerat shpejt s'muj me i kuptue
    nese je gati me me ndihmue
    mos haro, ne kalkulimet tuaja shume kohe me vendue

    do te ish mire, tere veren bashk me kalue
    nese mesoj, atehere du me e perfekcionue
    se gjerat nje here ne jet, duhet mire me u trajtue
    qe mos me thane pastaj, ah sa kam gabue!

    pra, a din dikush prej juve si me ja bue?
    kete zhege te madhe qysh me e kalue?
    Ndoshta do te ish mire ne veri me shkue?
    atje ku dita veres nuk don me mbarue?

    Une si njeri i tokes se thate skam pervoje
    prandaj pres nga ju te detit me fol me goje
    ja keni mjeshtri, diteve nxehta me ju perballue
    folni, tregoni me se miri si me veprue.

    plansh plansh llupa llupa plansh
    albanish by nature

  9. #84
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    pershendetje

    Ti Nuh Musa mu me me nigjue
    nje bazen te vogel, ti me e ndertue
    njat shpis tate, dhe me germue
    e me uje kroni me e rafshue

    E aty me u la si patok
    nja dy pata mblidhi tok
    hani e pini e notoni
    e vapen e harroni

    Qashtu Mus harrohet vapa ,une sot jam fut me nje fuci me uje lol.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #85
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    oj alba, ti mu shum mirre me keshillon
    por, fatkeqsisht shpia ime larg meje qendron
    ne banese tre dhom'she po vegetoj
    ate far bazendi vec n'ballkon ta vendoj

    Me diameter, nji pik pes meter
    veē nga sintetika, asgje tjeter
    da humb vetdijen duke e frymezue
    dhe vec gjysmat e kemb've ka me mi pranue

    pastaj,

    une jam qefli, du nder uj me notue
    n'at cfar kutije dhe stomaku ska me mu mblue
    edhe peshq falso aty me l'shue
    me pamje deti muret me i vizatue
    e me nje ventillator "erė" me simulue
    e ujit kryp me i vendue
    a thu, ndjenja deti kam me perjetue?

    s'besoj,

    hajt ta braktisi kete ide
    te shohem tjeret si do te flasin
    ndoshta dikush eshte nder ne
    e nje rruge tjeter me te po hasim

    flm
    albanish by nature

  11. #86
    Bejtexhijt i zuni vapa
    po lundrojn n’fuci me trapa
    po bajn pishin n’apartament
    rrmojn’ me kazma e lopata.

    Merrni blini tollumbaca
    mushini me gas ozonit
    lidhini neper laraska
    e perqiellas bre i lshoni.

    Me mbas rrembeni nga nji kopan
    lshoniu mbi makinat tuja
    shembni nga nji termocentral
    thyni frigorifera, Tv, PC e celular.

    Hyni n’shpella bre bejtexhij.
    nizni kandil me dhjame derrit
    vers bani fresk me krahe pulet
    dimrit me u ngroh pas njani-tjetrit.

    E t’vihet Brari me ba gravura
    t’ue gervish n’mur t’shpells
    Corazoni me pre lekura
    Dita e Alba me iu vu gjells.

    Vet dal per peshk me grepa kocke
    Dreni me comange niset per pyll
    po sjellim boll ushqim n’darke
    tan tribuja fort me u nginj.

    Tan t’mathun n’lekura
    p’e fillojm nji bot t’re
    kjo e tashmja fort asht pjerdhun
    me e shit nuk ban nji lek.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 13-06-2003 mė 12:40

  12. #87
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    ***

    Ti o Brari burre me mend
    kah po shkon ti po ban vend
    ti o Brari kjosh i bardh
    a nis Dona don me ardh
    asht tuj ardh por asht tu u tut
    se ktu kaka maca e blut
    Corazon te kam ra ne bese
    me me ruejt ftyres e me mrujt krese
    asht e eger droe po me grrith
    ruejm o zot,po mi qet syt!
    Corazon ti cik lum dada
    ku po i gjen kto fjale te arta?
    shifne Diten sa mire flet
    thue po i qet goja sherbet
    bash cdo fjal i ka lezet.
    Qeshet koha ndryshon moti
    kur merr llafin A.Doci.
    Ah moj Alba, cik me nam
    pse ma kthen ti kryet njanan
    mue t`ngarts shka m`thot nenshtrasha
    fort po druej se po te kcen qafa.
    Vjen Sokoli kulle epike
    vec me fjale filozofike.
    S`vonon Dreni kaplon shpatin
    nje minut e ban sahatin
    Nuhi Musa fjalt duj-duj
    paska qef per me u myt n`uj.
    ........................(edhe pak neser)
    Dadushi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Liridona : 13-06-2003 mė 16:55
    Liridona

  13. #88
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ti Liridon maj sy laroshe
    ti miresevjen ne mesin tone
    jemi mledh te tan tuj ba plazh
    fjalen e ka kjo Corazon
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  14. #89
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bjeri gajdes gajdexhi
    Bjeri me te lumte dora
    Se kane ardh ne vatren tone,
    Nuh Musa dhe Liridona







    Tani variant i gajdexhiut sipas DITES, por me BEJTEXHI.


    Shkruaj bejten bejtexhi,
    Shkruaj me te lumte dora,
    Pije kafen bejtexhi,
    Pije se erdh ora.

    Mblidhi hallet bejtexhi,
    Mblidhi me te lumte sebepi,
    Shtypi qelbesat bejtexhi
    Shtypi se u qelb qyteti.

    Hidhe vallen bejtexhi,
    Hidhe se te erdhi ora,
    Kendoje kengen bejtexhi,
    Kendoje te lumte goja.

  15. #90
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Sa e bukur ash' sonte hana
    po e shoh e sa po knaqem
    duke shndrit si asnjehere
    t'arta buzt e t'arta faqet.

    A s'ju duket edhe ju
    se ngjason ajo humane
    ka dy sy e hunde e goje
    per cudi nuk qeshet fare.

    Asht e bukur sa s'ka ma
    asht e ndritshme n'kte errsin
    por se kurre s'te ban me qesh
    veē te shtin ajo n'pikllim.

    Tash po pres un me agu
    ta pa del aj djell i madh
    shen e ver ai gjithmone
    i rrin buza veē ne gaz.

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  2. Rugova rizgjidhet president, Haradinaj kryeministėr
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 291
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •