Close
Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 175
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    E ky Brari i muhabetit
    tue shkrue bejte tė lezetit
    ia topitė tehun kalemit

    E medet se c'na ka gjetė
    Odat tona i lam shkretė
    Kemi mėsy dhe tė huaj
    Ku del hėna vec njė herė n'muaj

    M'mallengjyen vjershat e juaja
    pashė dhe lotė qė u pikonin
    e ngarenda t'ju bashkohem
    e ngarenda t'jam me ju

    Kam shumė vjet qė jam n'gurbet
    Kam shumė vjet qė s'kam qetėsi
    As nuk di se kah lind dielli
    As nuk pash hėnėn mė sy

    Vec kujtime kam dhe unė
    Qė nga mosha e feminisė
    edhe t'idhtat m'duken t'ambla
    nga ky prizmi i largėsisė

    T'kish forumi ballė t'oxhakut
    t'ish forumi odė malsie
    besa Brar, e Dre, e ju malsore
    hije u ka vendi pėrbrie

  2. #52
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Jam topit kur t’kam lexu,
    Albe ti engjell me te vertete,
    nuk asht mbytje me levdate,
    ama s’te lejkan ty rehat

    Asi vape qe po na rrefen,
    jam tue pa ka tash sa dite,
    vec kur ia krisi stuhia me rrufe,
    e me lagu krejt sa shava per be.

    E sot fryma per mend tu m’u marre,
    me tridhjete e kusur grade,
    ia kane mesy njerezia ne pishina,
    kane nda ujin ne sektore,
    tu u zi, tu u ba cope,
    kush me e zane ma pare nje vend.

    Krejt jane bosh rruget e qytetit,
    vec do te varfen turista tu leviz,
    kane ardh me gjasme me pa qytetin,
    se ket’ vit asht ba ai kryeqytet.

    Korason e Brar ku keni shku,
    a u gdhite mre sot, a keni gezu,
    po miqte e tjere ku paskan shku,
    shume mungesa i kam numeru.

    Po nje mik i ri paska ardh ne shtepi,
    e nje thirrje te bukur ka lshu ne kuvend,
    Ma te dashur se votra e gurbetqareve,
    s’ke mujt me gjete lum lumi kurrkund.
    Bash ke ba mire qe ketu ke ndale
    Prej vedit t’uroj qendrim te mbare.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mos me krijue keqkuptime
    po e persris nji Bejten time
    "Moj engjell Shkodre qe na nderon"
    Kam mendu Alben qe po punon
    Ne mes Te moshumve qe i ndihmon..

    Hej mori Alb ne menime na ke shti
    Ku t'shkon ty mendja mori sy ulli
    Jam gzu un shum qe plakat te dojn
    E Zoti degjon kur ato te urojn
    E ta shperblen si e meriton
    Maj Engjell shkodre qe na nderon

    .......

    Njat Corazon qe un fort e due
    Faqet si moll e i vjen era ftue
    Un at qik si plak smuj me e menue
    Vec tuj ba byrek e ne PC tuj shkrue
    Me dur me salc imell tuj cue
    E poezi nji ktu tuj postue

    Te mira jeni ju Varzat ktu
    Era pjepen e era ftu
    Lum kush ka shoqni me ju
    Prandej ju coj nji aj llavju

    ............

    Tash po vazhdoj me bejte te re
    Dit, Flmn per "gjuhen Shqype"
    Asht mrekulli qe Fishta shkroi
    E neper shekuj Gjuha qindroi
    E n'at poezi cdo fjal asht si Guri
    Me u kujtu prej cdo gruaje e burri

    "Ah po e ambel fjala saj
    Porsi gjumi mbi nji kerthi
    Porsi drita plot uzdaj
    Porsi gazi i pa mashtri.."

    Sa bukur e ka than
    Cfar force kan kto vargje
    Si ka mundsi nji cop katunar
    Me u ba ma i madhi Shqiptareve..

    E meriton pader Gjer Fishta
    Me ken e kombit Lavdia
    Ndonse i zdathun ne shi e bor
    Me fjalen e tij u ba Shqipnija


    Kush e ka at librin me thanjet e njerzve ma te shquar te Kombit per Pader Gjergjin? Le te sjelle ketu disa vleresime se jane shum interesante sepse jan intelektuale prej gjitha viseve e feve e Shkollave.

    qashtu..


    O lum lumi zog Drenice
    Cka i kie punt ne ato fjorde ngrice
    A po i dajn ata trima thaset me miell
    Simbas nevojes e gojve te fmive
    Apo kush asht ma i zoti i merr per vete
    E sdon me dit per mjerimin e kojshive?
    E kam fjalen per ne Kosov
    Ku i ka hi allkut ne bark dreqi
    Me u pasunu bash ai i keqi
    E nana deshmorit me lyp te Unicefi
    Nuk vlen Villa tre kat
    Ku fqinji me shtat fmi
    Nuk ka asnji krevat
    E hajni ne balkue pin raki
    Ne fyt ju ngect hajnia
    Krejt qatyne hajnave
    Na duhet nji Kosov
    Qe i jep buk te tanve
    Qashtu bre Lum Lumi
    Mesues ti je kan
    Foli qatyne nxansve
    Me u ba pak human


    Tung..

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Trim Brarit, peng dy fjalė
    vajin n'buzė pėr me ia ndalė
    e me i thanė se ndaj me ty
    kto shqetsime n'shqiptari:


    Po Kosova asht Shqipni
    na ka shti dreqi lakmi
    e nuk ndijm o pėr kojshi
    as pėr pėr besė e as dashni

    Por i madhi ka la fjalė
    Mjedja i Shkodres burr i rrallė
    "Po njat vaj qi je tui lėshue
    bylbyl zemren m'a copton;
    Dit' e nata rrij tui prigue,
    Vaj per mua! kush mund t'ngushllon?"

    Merr kutinė Brar,dredh nj' cigare
    se duhanin e kam tė sertė
    e pėr mik vec llafe t'amla
    pa mesele si asht adet

    E n'Drenicė n'tė raft udha
    ndalu i herė te i kullė e rrzume
    Thirr njė herė me za t'naltė
    E mos n'g'jofsh za burri n'frengjitė
    nji hallė plakė ka me te pritė
    bukė e kripė ka me tė qitė
    ka me t'folė pėr nji djalė t'ri
    djalė hastreti rritė n'pleqni
    e la t'shretėn me duer n'gji
    se Europės ia pat msy
    vec pėr pak e kurrė s'u kthy

    Ka me t'folė pėr lisa t'malit
    Dikur ishin tash janė rrzu
    Ka me t'folė pėr halle t'djalit
    Herė me kangė herė tue vajtu

    Ka me t'folė pėr rrasa t'vorrit
    shkjau i zi i ka rrezue
    ka me t'folė pėr libra t'djalit
    shkrumbi i flakės i pat kaplue

    Ka me t'folė pėr berre t'shkreta
    dikur i jepnin ahurit jetė
    ka me t'folė pėr lugje t'verdha
    shtojzovallet ku janė pėrpjekė

    Ka me t'thanė se dikur djali
    kish nj' anderr e tash cka e gjet?!!
    me t'difti sa shumė e deshi
    shqiptarinė tash t'lanun shkret

    Se Drenica ka shumė fise
    Sa prej Shkėlzenit e gjer n'Vermosh
    Kelmend, Gash, Hot, Thaq e Shalė
    Krasniqe, Berishė, Kastrat ,o djalė!

    qashtu....

    ********************************

    E tash po e postoj njė vjershė tė Luigj Gurakuqit kushtuar Filip Shirokės.
    Brar, lexoje me kujdes dhe e gjen pėrgjigjen qė e kėrkove nga unė.



    Luigj Gurakuqi: Gegė Postripės

    Ti me at' vjershė m'zit me kndue,
    unė, pra, qe po tė digjoj;
    por s'm' del kanga tuj vajtue,
    t'Shqipnisė brengat kah kujtoj;
    kah e shof kaqė vorfnue
    Gjith' prej vajit me plas' due.

    Ti ka ditė s'je kenė me e pa
    e mendon se t'asht goditun;
    por me e dijtė sa poshtė ka ra
    kishe, Gegė, krejt me u habitun,
    me u kthye mbar' gjaqet s'na lanė,
    ndermjet vllazve idhnimi s'pranė...

    Gjith' kto t'zeza, pra tuj pamun,
    kaq vorfnue tuj dijtė Shqipnin
    nuk asht punė me u pritė pa kjamun,
    dhimba zemrėn gjith' ta grin.
    i ksaj Nanė s'kish me kanė bir
    kush s'loton kah e sheh t'palirė.

    Dojsha i mjeri t'muj' me kndue
    m'nji mnyr' t'naltė, vllaznit me i xe;
    n'dashni t'vendit me e forcue
    sidomos masėn e re;
    por s'm'takoi mue kjo dhunti
    kan'me m'qesh', pra, mir' e di.

    Por ani! hajt, udha e mbarė
    vjersh'! Shko det, fushė, mal e kodėr;
    m'a shetit Shqipninė tanė mbarė,
    hir n'e mbram n'qytet ton' n'Shkodėr,
    ndalohu ktu e mos druj kot,
    Gegė-Postripa tash t'del zot!

    **********************************

    Pėr Ditėn!

    O burrneshė ylli i mengjesit
    T'falem nderit pėr grishjen tande
    n'tirqi t'galem e plis tė bardhė
    n'ballė t'oxhakut je e parė.

    Tung!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 09-06-2003 mė 14:13

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Hej Lum Lum.. ti m'ki tranue
    Bukur shum ti paske shkrue
    E du tash me t'falenderue
    Kjosh i bardh e i levdue

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pasha zoten marr Lum Lumi
    bash sall sonte, s'po me merr gjumi
    poezi ma't dhimshme s'kam lexue
    Njato fjal bukur i ke rreshtue
    vec une jam shokue
    lot prej syve me kan rjedh
    shpirti shume me esht zhdervjell
    Pse zoti ne librin e tij
    paska shkrujt halle te shumta per Shqiptari?

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #57
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    A thue ka dhimbja permasa
    Sa brenda shpirtit te mbetet,
    mos niset te derdhet me vaje
    robetuar te mbetet ne brendi.

    A thue do t’mundje t’i haje lotet,
    t’ia preje burimin hidherimit,
    te nisje kujtimet t’i zhdukje
    prej ballit te rrudhur gjemeshume.

    Te ndaje gezimet nga hidherimet,
    te luaje me jeten e te vrisje veten,
    zemren e lane aty ne Drenice,
    te dashuren familje e kullen fisnike,

    E bash te mbesje tan jeten i ndrydhun
    Ne ate kenaqesi qe te fal
    Qetesia e jetes ne mergim.
    A mundesh me e pre kete burim dhimbjesh?

    Besa jo, kisha me t’thane,
    se derisa der’ me sot ti vuen perbrenda,
    e me vargje te tilla shpirti t’gjemon,
    krenarine e falun prej ngranies se loteve
    e ke mund me kohe fisnik shqiptar,
    eh sa ma nalt tash po qendron.

    M'ke ba me lot t'me vishen syte Lum Lumi,
    e me ta uru nje dite mbare per ate bese,
    n’kisha mujt me t’i thane dy fjale,
    Mbaj Shprese, se nje dite ma mire do te jete.
    Pse loteve i jam perul, uroj se do m'kuptosh
    e te pafshim te gezum ketu ne vatren tone.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Gjergj Fishta

    M'kamė kryekungujt prej si u vunė,
    Duel padija n'krye tė vendit;
    Njerzt e kėnuen u poshtnune,
    Metėn t'urtit jashtė kuvendit.
    Duel me faqe t'bardhė trathtari,
    Shpirt e fis qi ka kuletėn;
    U ndėshkue pa dhimė Shqyptari,
    Qi pėr fis nep gjan e jetėn.
    Shqynis zani atbotė i humi,
    T'huejt mi qafė i a vunė thėmren,
    E e mloj skami, terri e gjumi,
    Djelmt e vet i a lnuren zemrėn.
    E Shqyptarėt jo veē s'e nisen
    Pėr kto punė pėrjashta Momin.
    Por ma fort, medje, e konisen.
    Msue gjithmonė me nderue llomin...
    E njikshtu, qitash, njaj i cilli
    S'e la mrendė e detit vala,
    S'e la ferri, toka e qilli,
    N' Shqypni majet porsi njala.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Mos bre burra kena dasem
    Mos na coni drejt e ne halle
    le te qeshim te gjithe si vllazen
    A kem me hager??
    ............Pune e madhe..

    Une me qesh dicka po shkruj
    Jo aq bukur ndoshta sa duhet
    Pak me "sponta" po ju gjuej
    Per humor..askush mos te druhet

    Lum_lumi nuk eshte lume
    As s'eshte zog i Drenices
    Por nje shqipe mali krah'hapur
    Qe fluturon mbi fole te shqipes

    Po ku je Braro Bash Muja
    Shkruj he burre se na kenaqe
    A thu valle ti je idhnu?
    Se ti kam shky
    ....pantollt versace..!

    Sokol Halili del matane
    I ka thane mendja me luftu
    Neper mal kerkon nje zane
    me i dhane gji , e me forcu

    Kur ka hase "zanen" hollake
    I nxjerr cicen kokerdhake
    ia ka kape ai me sollake
    Tuj ia thith me buze njomzake.

    Ka kape topuzin me luftue
    Me dy duer ska mujt me cue
    Ik moj "zane" moj skandale
    S'paske kene origjinale
    * * *
    Kurre ma gusht veten se di
    Se kur me erdhi gruja ne shpi
    Prej n'oborr i ka ra hiles
    U fut mren ajo pa i ra ziles

    hapi deren e nevrikosun
    pa krevatin e zhubulozun
    ne nje qoshe ne cep te jorganit
    Kur kamet e cuces se malit

    Se mos kujtojne kush se keshtu ka ndodhe
    Se manej lame kokrren e namit
    Cuca malit me ze te holle
    Skuqet si cigarja e Hasanit.

    "Heret a vone" njerzit po thone
    A ashte ne agim a eshte ne terr??
    na trego "Heret a vone"
    ne cilin kah sonte po merr

    Ti maj zemer e vogel albushe
    je e mire po du me te thane
    A je rrite ne rruge te Sarreqit??
    A thu je rrite ti ne Tophane

    hajde shkojme bashke ne Shkoder
    Une si Dre ti si Sorkadhe
    Pash me pash po i biem "piaces"
    Te pijme dicka te "KAFJA E MADHE"

    Eshte i madh shendi
    Kur tek forumi
    Macja blu
    Zgjohet nga gjumi

    E vargjet qe ndrisin
    E te shkarravisin
    mendja te terbohet
    E shpirti me mall te ngazllohet

    Emblesira mbetet ne fund
    Tuj u perdredhe po na vjen Dita"
    Shih si asht ..moor..si llokum
    nate me kene ..ban me zbradhe drita

    Ma gjate sonte une spo i shkoj
    ka fillu e po me vjen gjume
    Besa neser boll pertoj
    M e cu e me shku ne pune.
    lol
    muzg i heshtur

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Burrė Shqyptįr ku je bre Drere
    Me humor njato vargje i ke reshtu,
    Me dhānė jeten ka bā bé.
    E grun tane mos me e tradhtu
    qashtu bre Drer i fisshem
    ti ne kafe te madhe me ke ftu
    ndersa une te foj ne bjeshk
    neper gurra me pi uje


    Te pershendes Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  2. Rugova rizgjidhet president, Haradinaj kryeministėr
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 291
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •