I madh je o Dre.
I madh je o Dre.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Si ke ndje bre Dre Malsori
Cka t'ka kap n'kte lloj humori
Pak si jasht tradites tone
Qe me shoqet nuk kalojm
Disa gardhe e zakone
E mu per pantollat e Versaces
Nuk me ngel aspak qejfi
Po du qe me cikat e lagjes
Te kumboj gjithmon respekti
Qe ato kur te lexojn
vec te qeshin me gezim
E aspak buzet ti shtremnojne
Ne se vrejn ironizim
Nejse ti e di n ma mir
por un kam nji propozim
Ato vargje atje lart
Me i ba ndopak ndryshim
Tana t'mirat te uroj
Tash gazetat do lexoj..
Tung..
...
Nga pak me guc
Skish qene e vshtire,
me i kthy gucjet ne vargje,
ah mar boll e ngatrrueshme.
E prit mos po ndodh gjasend,
me sot me neser, hic,
hesht njani e hesht tjetri,
e kurre ne te njajtin mejdan
spo dashkan me u taku.
Po i bjen njani
Faqeve te vashave,
e po i gatit me emna frutash,
po cyt tjetri me mkate netesh,
e diten e ndritshme tue mallue.
E bash skish qene
Kjo ckisha prit,
ku jeni burra shpatarake,
zhveshni ato shpata
boll me lojen pas fustaneve
e gjinjve te deshrum.
Pas loteve qe soll Lum Lumi dje
U desht nji clodhje e vertete,
Gezim te madh na pruni Dreri,
i bleteve te zgjoit, vargtar i lindun.
qofte keshtu e thane besa,
sot e nvazhdim.
Kur ngrihej njerzia ndarsem
Me ia marre valles,
e nuses vrap ca karta t'ngjyrosme n'balle
e ajo qesh ma tej me u lodh,
me Napolonin belin tue e dredh.
Sec po m'ngjan se po dashkam sherr,
e s'asht ashtu, ju bej be![]()
perdite me u cu prej horizontit,
asht boll e dhimbshme me ju pa n'gjume,
ndaj vargje sherri a vargje gazi ju lutem shume.
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 10-06-2003 mė 15:31
Bre bre Dre bejtexhiu
m'ke knaq me c'ke than boll
hic mos u tut brej Brar moralistit
qi' lavderimet i ka ba protokoll.
Lutem moderatoreve te heqin postet e mia.
Mundesisht te marr edhe nje "paralajmerim"
per fyerje te figurave te shquara.
falemiderit
muzg i heshtur
Kqyrni Drenin sa i mire
si n'mbledhje t'Partis
cohet, flet ene ul kryt
don me ba autokritike.
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 11-06-2003 mė 01:41
Meqe zanat jan rrallue
edhe trimat spo luftojn
po u rrefej nji dor perralla
me kucedra e bajloz.
Nuk mbajn duert per komplimenta
as per lule, zogj e byrek
cka me ba kshu jam gatue
mvjen me shkrue per cka mdhem.
Jena mbledh ktu tash e boll vjet
qeshim, qajme edhe bajm sherr
ani spo mujt me kuptue
gjithe kto per cka po vlejn.
Pa i thrrasim forum shqiptari
kemi vu himn e flamur
nji ushtri me anonima
mkan ba mue me krrujt kryt.
Per cka lypet fshehtesia
pseudonimi e I P-ia
politika, letersia
anonime tan ushtria.
Mos po rreken me rujt gjuhen?
Jo mor se flasin English.
Mos po duen me diftue kulturen?
Jo mor se rrahen me grusht.
Mos kerkojn me u vllaznue?
Jo mor se kercasin dhamt.
Mos po duen me diftue urtine?
Anembane hipokrizi.
I kam pa e mka ardh rand
i shoh tash e po m'vjen keq
nji ushtri me anonima
qi' mund tbajshin gjana shum ma tmira.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 11-06-2003 mė 01:46
Aa ky Hasani ne ate oxhak
fort tuj thith ne ate llulle
zogjt i tremi me ate tym
ja u ka ngec kangen ne fyt
Cohu Hasan e lene llullen
afroji zogjt te zizerojn
cohu jepi gajret me fyll
e mblidhi te tan te kendojn
Nji kto fjal qe poshte jane shkrue
vllazen, kurre mos me i harrue
fjalt e shkendis se Burrit dheut
se jena sternipat e Skenderbet
----------------------------------------------
Amanetet e Gjergj Fishtes
Amanet un'jam t'u lanė
Me ruejtė gjanė, me kqyrun sta'n,
Armėt e mbushme mos me i dhanė,
Me shokė tuej kurr mos m'u xanė,
Mos m'u xanė, as mos m'u nga
Pse n'ditė t'gushtė kėta u gjinden vlla
Si me pushkė ashtu me uha.
T'huejn me fjalė mos ta poshtroni;
Bukėn para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenė zakoni:
Me i besue, mos i besoni!
Edhe n'mend kinje nji fjalė:
Zemrės s'frytė me i lanun dalė;
Fjalėt pėr pajė kurr mos me i dalė,
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakės turbueme,
Me iu ruejtė, po, grues sė lshueme;
Vendin tuaj m'e dashtė pėrore,
Me ruejtė besė, mos me ēartė ndore.
-----------------------------------------------
Po jetojm shume vite ne mergim
kjo gjuha jone nuk ka kuptim
ne kritikat duhet me i durue
njani tjetrin me e falenderue
Se me gut Morgen!
E kali imera!
apo 'i dobra vecer!
A buona sera!
S po din kush me ja u msu gjuhen
jemi ba per me vu kujen
por car me ba halli na ban
fukaralliku na solli ne kto ane
E tash sa vite ketu ne mergim
na merr shume malli per Shqiptarin
Na merr malli per faren tone
qe asht tuj u rrit kudo ne kto ane
E ju vllezen kur fuqi po doni
tek zanave qe keni ne krah ,ju shkoni
lutuni per nje pik qumesht ,nga ato pini
e fuqi burreri e krenarie ju e mirni
E tash ju vllezer ju me me nigjue
merrjani nje kenge e me kenaqni mue
dhe ne varzat ju shoqerojm
se bashku kendojm e vallzojm
Ju pershendes te gjitheve.Po me vjen keq qe u zemrut me njani tjetrin.Shresoj qe te therisni zanin te gjithe ketu.Brari jam me ty ,por duhet te maresh parasysh sepse jemi te gjith te rinj,dhe nxihtohemi,por duhet te jemi te ndergjegjshem, dhe duhet ti pranojm kritikat.Ju respektoj dhe ju dua te gjitheve.Alba.
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Hajgare mos bani me dhimbje vashe,
nese ajo fyerje ndjeu nshpirt,
mendoni motrat edhe nanat
qe prane i keni a mall ju zen per to.
Nuk ban me qesh me autokritikat,
as me i lshu ato ironike,
por keshtu duket asht e pashmangshme
kur ne nje sofer pranon mu ul me burra.
Nga nje ane romuze per aftesite mendore,
nga ana tjeter te lodhin me veshtrime,
e zana me cte perballet ma pare,
a me fjalt a me veshtrimet.
Me ba tegren keq e peson,
Me ba te buten akoma ma keq,
e vetmja menyre mos me u zane,
keta burrat ta dine se ku po shkelne.
E vec atehere me e pranu
Me ta me nji sofer me u shtru.
E kur sofren e ka shtru nje zane,
akoma ma shume gishtin kokes me ia vnu.
Mendova se me nje nderhyrje te mencme nga Dreri, do te ish ba dicka, por me keqardhje shoh se jo. Bashkohem me Alben qe i ka thur bukur fort ato vargje ma nalt.
Ne kete teme plasi rremuja
C'mu desh qe shkrova dhe une per dreq
Neper rruge sot ka dale turma
E po therrasin "dreri" i keq
Ketu eshte bote virtuale
E ska vend shume per moral
Mos e shihni si reale
Qe te merret si skandal
Korazoni eshte zemru
Ka nje jete qe une e njoh
Nuk doja hic une me rendu
Ndryshe shihni, e ndryshe shoh.
E mohova ne tjetrin varg
Ate qe shkrova e bani buje
Zakonisht neper gezime
Nje eshte gjithmone qe ban rremuje
Nuk e doja veten ne ate rol
Por sot remujaxhi ndihem
Une tash po ulem ne stol
Ma tek ju nuk po perzihem
Une skam grua
as dere me zile
At qe thashe
e thashe pa hile.
lol
muzg i heshtur
Poeti asht poet
nuk ban me moralizu
as rrugen me ia mesu
as ndreqje me i urdhnu.
Por ketu mes miqsh
e fjalet te shkrujtme mbesin
dhe per shume njerez qe as ty
as tjeterkend prej nesh nuk njohin.
Besoj se kjo e vetmja
arsye pse nje, dy, tre te folen.
Nuk ban ti me u terheq,
per mu nuk ban per bese.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 11-06-2003 mė 14:08
Nuk po marr vesh
c'ka ba vaki
kush ash't fye
kush asht merzite
Asnji shkak s'po mujt me kqyr
keni ba metra me bejte
kilometra me verejtje
hic s'po mujt me i kuptue.
Thue ra bomba atomike
jo nji bejt shaka kreshnike
sikur Dreni mos e kish vu
dicka t'ngjajshme do kisha than un.
Kur dikush thot fjalen "M**"
n'tavoline t'u nginj me buke
e tan tjeret veshtirosen
e ka fajin njajo natyre njerzoret
qi nuk ndal dot perfytyrimin
dersa me andrrue njat' ma t'peshtiren.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 11-06-2003 mė 14:32
Nese doni me u hedh n'litar
me mbledh lule me shku n'plazh
me kujtue kam't me zhul
me u nginj fort n'pasul
ani po rras duert n'xhepa
e po u thom bre tunjatjeta.
Ju ini cika n'per Europ
me pantolle shkoni n'pune
me taka n'kam pa fehrexhe
keni t'drejt dhe me votue.
Nese permendni sofren burrnore
delikatesen tuj femnore
mos pretendoni bre barazi
po shkoni gatuni e rrisni fmij.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 11-06-2003 mė 14:46
Pran duhanit rrin oxhaku
Pin hasan edhe mendon
Hajt se derdhet vaji ner lakna
Dit e re sot po agon
I harrojm njato veshmosmarrje
Le ta kap dikush nji dajre
Edhe dasma le te vazhdoj
Gjuni n'fiq e jo ne ftoj
Sepse fiku palafiku
Asht i but e nuk damton
Kurse ftoji si nji tulle
Kryet njirit ja xhung-on
N'njat zabel permbi kodrin
Gjosh Grobani po kendon
Tju mbledh lula asht Celin
Pavarottin po shikjon
Me kitarr ka dal Iglesia
Ad Trebicken shoqeron
Dan Krasniqi me Nexhmijen
Tuj pi caj tuj dhez duhan
Njatu pran dhe Dit Gjebrea
Corazonin po e fton
Nji duet me te kendon
Po Her Vona po e vonon
Bashk me Diten tuj pa filxhon
Edhe Alba po Tregon
Barsalet me Nexhon shkadron
E po del Kiri te kanawa
Kastadiva po ushton
Vjen forevri me violin
Shpirti fsheht nuk pipetin
Nje arancuez si burim
gurgullon edhe mer malin
Po na vin me tabaka
Kafet avull po leshojne
Nji cigare kush e ka
Ket qetsi pak ta shijojme
...
Krijoni Kontakt