Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 45 prej 175
  1. #31
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Sa per pershendetje....

    Sapo mrita un njiktu
    ēka me pa e me nigju
    qekan ēu e po vikasin
    kta kreshnik me fjal po vrasin.

    Sokol Trimi asht ringjall
    sikur Krishti n'kohn e vet
    syve un s'po ju besoj
    pa kalu njajo dit e trete.

    Mirserdhe du me t'than
    se te gjithe ne t'kemi prit
    merre penen shtrydh njat tru
    se tash dum na me u gzu.

    Dit' maj ēik e bukur shume
    ske lan tem pa eksploru
    lum si nana ene baba
    qe tkan ty , ēka dun ma shum.

    Macen , Drerin , spo i shof
    a bajn plane me na ftu???
    Hajt per hajer u kjofte ishallah
    mas atyne dro m'vje rradha mu...

    Kur t'lexoj une tana postet
    me kujdes e imtesisht
    po vi prape un mu njiktu
    ene t'tanve po jua qenis.....

  2. #32
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Tash po ulem e po shlodhem
    se tan dita n'rrug mka ik
    mfal maj Alb qe stu pergjigja
    po t'lexova pik per pik.

    Ju shkodranet jeni t'vetmit
    per romuze edhe kunja
    bani bejte dhe humor
    leni mrapa dhe Ben Hill-a.

    Per nji gja mu po mvjen keq
    qe nuk jemi ktu n'nji or
    niz e fik ne njato drita
    na vjen billa , na djeg n'dor.

    Kemi ardh ne me vu pare
    me ble kerra e bajsiklleta
    porse n'pun na hic spo shkojme
    na murr men'jen PC shkreta.

    Pun e madhe thot "shoqnia"
    se spo bahemi miljonerė
    ka rendsi veē dashunia
    se me dek kena njihere.

    Ahhh mos iki pa pėrmen
    se dje mrama mu kujtu
    me uj t'ftofet a te ngrofet
    lajshit komet n'fmini ju???

    Kur ju vijshit nga perjashta
    e sahati kish shku nant
    ene mama n'banj ju shtinte
    komt' e qelbra me i la..

    A asht kush ketu nga ju
    qe me shume ka pas ba hile
    edhe shkonte shpejt n'dyshek
    komt e tij per leter zmerile.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 05-06-2003 mė 22:17

  3. #33
    Corazon moj Juga Bardhe
    nuk po t'ndij c’ka do me m'thane
    besa boll ven ju kam ba
    me shkrepti jo me la kamt’.

    Se dhe letra zen e nxihet
    kur gzojm' na vec me kujtimet.
    Letra vec nji pun’ e ka
    me ndjell dit’ ma t’qeshuna
    jo me andrrue gjanat e vjetra
    kurabije e dhjetleksha.
    Ato iken u harruen
    nuk thom keq me i kujtue
    por jo kur dona me u gzue...


    Sokol Halili ka zbrit n’Jutbine
    hic s’po sheh kreshnik n’kame
    ta po qesh aj’ nen mustak
    qet e qet po dredh duhan.
    (me eshke, masat edhe ca strall)

    Eni, eni, n’Jutbine!
    Jam tue prite n’shesh t’mejdanit
    me u pre me njat’ kreshnik
    a me u rrmue me njat’ zane mali.

    Po Brar baca s'asht’ njaty
    njaj' endet neper bjeshke
    tue qemtue thijt' e egjer
    tue picrrue syt' neper gazete.

    Eja ktu bre baca Brar
    e po mujte sill dhe Drenin
    politika ktu ka le
    edhe na ktu do t’a vdesim.



    Perqafime kreshnike te gjitheve prej bac Sokolit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 06-06-2003 mė 03:10

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Brar ke fillu me mungu,ne sofer te madhe sje tuj shkrue!

    Bac Sokol sa je ngushtue
    njat kale e paske shalue
    zanat fort i ke ngushtue
    ne Jutbin je nis me shkue
    Qe spo sheh ndonje kreshnik
    bacen Brar paska ik
    paska ik e paska shku
    neper bjeshk me mrizu
    asht ul shtruar, e asht tuj shkru
    me uje kroni asht fresku
    Nder zana mali asht rrethu
    tuj qesh e tuj bisedu
    tek Bac Brari jan anku
    se ka fillu ne forum me mungu
    dhe shume pak asht tuj shkru
    ka fillu me na harru
    Po Bac Brari ju ka ba be
    Oj Zana mali "Ju me shtishi ne dhe"
    sju kam harru e s'ju harroj
    po tash une po ju kallzoj
    car kam me shkru e car kam me than
    ta marrin vesh qe te tan
    Ju zana jeni e zana kjoshi
    ju kam motra ne te vertet
    ne ket bote e per jete.

    ju pershendet Alba, ju presim ne soferen e madhe
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #35
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Fort po m’ngjani te trishtum,
    Brarin qe s’e keni ketu,
    por ai e mencem si gjithmone,
    po i len vedit vend per ma vone.

    Kur t’na reshten ne kujtimet
    E te na shtrydhen ne mejtimet,
    bram t’ia befe Brari ne fushe,
    kush ta gjeje ma pare nje gemushe.

    Per me u msheh e per me kja,
    Brar, o Brar a po na fal.
    Keta kreshnikat trima me flete,
    gjujne me grusht e bien vete.

    I gezum asht ul fisniku,
    me u flladit n’ ere njomzake,
    qe po i ngjante si belbezimi
    i do fjaleve dashurie,

    nga ndonje cike e andrres se vjeter,
    e te rese po ashtu....ah mori cike,
    qe ma mbushe zemren plot,
    me pervlove sot e mot.

    E tue lane ne andrrime ne ate fushe
    Ku dielli ndrit, vendin hanes tu ia marre,
    kthehen syte drejt luftetareve,
    shpatarakeve me fjale ne goje.

    Qe ka ardh dhe Sokol djali,
    jo mor djali se asht burre,
    jo mor burre se asht plak,
    ta mbush shpirtin per marak.

    Kur i lshon ato mejtime,
    e ia nis me dyluftime,
    por ma i forte kur me te gjithe,
    turret ne nje lufte pa kthim

    Korason moj Korason,
    kam zbulu kush po m’difton,
    vesh’n ia hoqa mbrame vone,
    e sigurte se tash m’lexon,

    E do qeshe me za te nalte,
    keshtu u m’sum na ne chat,
    Keshtu hervone qe na gezon,
    syri embel po m'kaltron.

    Se tash mundem me t’i lshue
    Dhe do fjale per me marre hak,
    Hajt pra ulu ne kete kuvend,
    per syzezat ka gjithmone vend.

    E kur syte i hedh drejt fundit,
    aty ku Alba luti vargjet,
    me u rreshtu me u ba te pashme,
    gjej do fjale qe lot me sjellin.

    Cika e Shkodres heroike,
    me Partine Demokratike
    bash te kam ty motren time,
    kjofsh jetegjate e pac vec gezime.






    P.S. Kam premtu se do sjell ca vargje te bukura fort, shembull i gegnishtes t'kullueme e qe tash po ju lus per mirkuptim. Se vec bejte ato s'jane, por ndoshta na ndihne ne qe u lindem ne jug te Gegnise (ne Shqipni te mesme e te Jugut)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 06-06-2003 mė 07:44

  6. #36
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga At Gjergj Fishta



    GJUHA SHQYPE


    1. Porsi kanga e zogut t'veres,
    Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
    Porsi i ambli flladi i erės,
    Qi lmon gjit e drandofillit:
    Porsi vala e bregut t'detit,
    Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
    Porsi ushtima e nji termetit,
    Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.
    2. Ah! po; ā, ambėl fiala e sajė,
    Porsi gjumi m'nji kerthķ,
    Porsi drita plot uzdajė,
    Porsi gazi i pa mashtrķ;
    Edhč ndihet tu kumbue,
    Porsi fleta e Kerubimit,
    Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
    N't'zjartat valle t'ameshimit.
    3. Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.
    4. Nė gjuhė shqype nanat t'ona
    Shģ prej djepit na kanė thānun,
    Se āsht nji Zot, qi do t'a dona:
    Njatė, qi jetėn na ka dhānun;
    Edhč shqyp na thanė se Zoti
    Per Shqyptarė Shqypnķn e fali,
    se sį t'enden stina e moti,
    Do t'a gzojn kta djalė mbas djali.
    5. Shqyp na vetė, po pik' mā para,
    N'agim t'jetės kśr kemi shkue
    Tue ndjekė flutra neper ara,
    Shqyp mā s'pari kemi kndue:
    Kemi kndue, po armėt besnike,
    Qi flakue kanė n'dorė t'Shqyptarvet,
    Kah kanė dekė per besė jetike,
    Kah kanė dekė kta per dhé t'Parvet.
    6. Nė kėtė gjuhė edhč njaj Leka,
    Qi 'i rruzllim mbretnķn s'i a xūni,
    Qi kah bijte ai, shkelte deka.
    Shekllit mbarė ligjė t'randė i vūni;
    Nė kėtė gjuhė edhč Kastriota
    U pat folė njatyne ushtrive,
    Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,
    Kanė me kźnė ndera e trimnive.
    7. Prį, Shqyptarė, ēdo fés qi t'jini,
    Gegė e Toskė, malcķ e qyteta,
    Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
    Mos t'a lini sį t'jetė jeta,
    Por per tź gjithmonė punoni;
    Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
    Fisi i juej, vendi e zakoni
    Kanė me u mbajtė larg kambet s'huej.
    8. Nper gjuhė shqype bota mbarė
    Ka me u njohtė se ē'fis ju kini,
    Ka me u njohtė jś per Shqyptarė:
    Trima n'zą sikurse jini.
    Prandej, prį, n'e doni fisin,
    Mali, bregu edhč Malcija
    Prej njaj goje sod t'brohrisin:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnija!




    marre ne faqen

    http://www.geocities.com/Paris/Metro/6656/







    Brar,

    e gjeta dhe Oso Kuken dhe Marash Ucin n'internet, por duhen ba do korrigjime, se do fjale i kishin shkrujt gabim e theksat i kishin harru krejt. E une theksat s'jam tu ja vane, se do duheshin ore te tana tu u marre me ket pune, ama fjalet po i ndreq e po i sjell sic i kam ne vepren e botueme e te bleme n'Tirane.
    Per tash mjaftohu (le te mjaftohena) me kete mrekulli t'shkrujtme nga i madhi At Gjergj Fishta.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Dita jone si amelsine
    E pa pertume e punetore
    Paska nis tash qe pa gdhi
    Me na gjujt me topa bore lol

    E un tash po ja filloj
    Meqe dhe gjat kam mungue
    Te tanve po ju prek nga pak
    Vetem pak me ju ngacmue

    Agon dita doli dielli
    Syte e bukur sapo lan
    Fillon Dita tash me shkrue
    T'tan forumin po e con n'kam.

    Ne cdo teme e pa pertume
    Mjalt nga goja qet kjo cike
    Por kur shkrun ke politika
    Vete Saliu po e ka frike

    Alb moj Alb moj cik shkodrane
    Hije t'paska fjala tye
    I dhe sharm tan kuvendit
    Ty tu baft dita njemije

    Ushton toka dridhet bari
    Thash cka ndodh ne kyt vend
    Paska mbrrit Sokol djali
    Simpatik dhe plot me ment

    Por ket rradhe ska ardh per ment
    Fush mejdani per me kerkue
    Eh ku je mor Brar djali
    Kyt kuven mos e ke harrue??

    Se besoj se e ke harrue
    Po tash forcat po don me mledh
    Ke perpara ket cun drague
    Q'i po t'fton ty ne duel

    Cohu pra e mos ban naze
    Korazonin me e pshtue
    Cfar.. thrret brari me te madhe
    ka brof meiher e n'kam asht cue

    A jam anderr apo cue
    Mosni more n'paci perendi
    Drer, Sokol e po pat noi tjeter
    Korazoni gjall robin nuk bi

    Se mu m'thone brar kapedani
    N'fushe t'mejdanit lej dhe mustaqet
    Cikat tona si sheqere
    Slej njeri ti puthe ke faqet

    Atje tutje mbi nje gur
    Macja blu po enderron
    Fort po e thith njate cigare
    Dhe ca vargje tash po i krijon

    Bukur fort vargje po thur
    Ti moj cik mori malsore
    E sapo hyne ti kuvend
    Tanve ment sec na i more

    Ty mire boll te kam lexue
    Je shperthyese e enderrimtare
    Por sec ke kto kohe te fundit
    Ndihesh hic ose pak fare

    Ty oj cik forumi po t'don
    edhe t'urte dhe rrebele
    nuk po na duhen tash dhe ne
    vec ca cika t'urta si dele lool

    Edhe dreri ky cun zotni
    Oh.. sa bukur paska shkrue
    Pin cigaren qet e qete
    Brar , Sokol tui sfidue

    E nfund fare ju e dini
    Eshte nje cike nje zane mali
    Korazon emnin ja thone
    Cike e bukur por dhe gjys djalit

    N'bejte shkrun n'bejte flet
    E vuni n'siklet tan ket milet
    E po t'shifni tek cdo njeri
    Asht fut virusi "bejtemani

    Bejte ne pune bejte ne forum
    Bejte ne shkoll bejte ne gjum
    Eh cna ka gjet o miqte e mi
    tash me bejte po bajm dhe dashni

    Te tanve po ju uroj nje fundjave te bukur

    Ps.. Dita , rrofsh per poezine e Fishtes esht nje nga mrekullit e tij..

  8. #38
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga heret a vone


    E nfund fare ju e dini
    Eshte nje cike nje zane mali
    Korazon emnin ja thone
    Cike e bukur por dhe gjys djalit


    Per pak erdha , s'do rri shume
    por se syni mu vra pak
    me kėrrekt un pak Hervonen
    ne vend t'Djallit ka vu djal !

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Besa krejt un u tranova
    Syve t'mi nuk i besova
    Njat HerVon kur e lexova
    E pergzime un i cova
    Te lumt pena mori Zan
    Un spo di ca me t'than
    Tash nga mbramja vi un prap
    Ndoj poezi me pru ket nat
    Ju uroj nji uik end te mir
    Ashtu si ta keni deshir


    ...

  10. #40
    Alba D-i qe m’levrin kryt
    her perball e her n’profil
    ruju vashe se po t’merren ment’
    t'shtrejt doktoret n’Gjermani.

    Ti na lypesh bashk me Diten
    qi' e kena trimeresh
    me nagant n'benevreke
    cka due me thane Dita e di vet
    Kamunistat ju me i korit
    Tash po u ndih dhe baca Brar
    Me do artikuj prostitucioni
    T’gjith’ s’bashku “mani pulite”
    U ka zili dhe njaj’ Di Pietro taljoni.

    Bac Sokoli tue dredh duhan
    tash po vren nji vashe te re
    edhe njat’ heret a von
    do me rrembye per n’harem.

    Corazonen zanen tjeter
    po kundroj e bash po qeshem
    qi’ iu beka zemra mal
    kur e thrrasin zojusha djall.

    Sokol Halili sot asht n’pergjum
    e po vren sot edhe vet
    qi’ kur vargun shtrengon shum
    humbet boll n’kualitet.

    Ndaj u con fjale edhe juve
    o lahutare te forumit
    ma mire pak edhe me kripe
    se n’gare kush shkrunen ma s’shumti.


    Te fala kreshnike gjith bejtexhinjve kreshnike t'ksaj teme prej Bac Sokol Halil Bajraktarit qi' asht' tue mbarue per gjum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 07-06-2003 mė 03:24

  11. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ehh e leht nuk asht hic Bejtja
    Se do mend e don talent
    Te kish ken ashtu si gjethja
    Kishin kap te tan njat pend.

    Poeta te leht me fjal gazetash
    Ke me kosha sa te dush
    E Bejtexhi me fjal shigjetash
    Jan si mes bamjesh nji vile rrush

    Mund te lexosh poezi me mijra
    Ne stil te thyer kadaresh
    Por nji bejt qe sdel nga mendja
    Vlen ma shum se te ban me qesh

    Prandaj une nuk i quj bejta
    Nji kto vargje te sinqerta
    Jan poezi e shku poezish
    Se njatu vlon e verteta


    Tash po shkoj se mthrret detyra
    E ju du te jeni shnosh
    Shkruni cka ju don ju zemra
    E mos lini faqet bosh

    Moj e shtun moj diellore
    banja diten ma gazmore
    ktyne varzave lulore
    me Corazonin dor per dore
    Neper lendina me akullore
    Ne vjollca e zymyla era qumshtore..





    ...

  12. #42
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Tash qe erdha, ska njeri
    a po flini mar te mjer
    vet Khajami skish qetsi
    porosi ju dha at'her.

    Qenkan nda kta grupe-grupe
    varza t'bukra me ferexhera
    qe vec diten ata shkrujn
    trimat naten, nga vise tjera.

    A s'me thoni si kalut
    a shkut kund ju nji ksaj t'premte
    po naj muvi a pat ju
    me te qeshme a me lot t'derdhme.

    A shkut kund me ngran noj pjate
    neper bare me pi ndoj gote
    a shkut kund per me vallzu
    ah sa e bukur q'i asht kjo botė!

    Sapo erdh ene e shtuna
    dite pushimi per gjith ne
    do ta kallim do shkojm me ēuna
    me dansu e me knu ne.

    Por kujdes kur t'drajvni ju
    po e pat pi noj gjysem gote
    se ma shume nuk dini ju
    s'asht tekilla per djem Evrope.

    Kshtu pra gjumi mu me doli
    sa me dhan un ju do kshilla
    do kujdesje sot rinia
    me shku shnosh te gjith ke shpija.

    Se me ba me ju lan t'lir
    ju njoh une , ju bani namin
    vini t'dehun, zanin ngrini
    e merr vesh dhe Kof Anani.


    .....baj.....baj

  13. #43
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sokol shpendi keq qenka prek
    nga fort e hidhuna e vertete,
    qysh se e mban veten kreshnik
    MIZEN qe te djeg mbaje me shnet

    Jam hutu krejt prej hervones,
    deri tash lexu dhjete here,
    ato vargje te mrekullueshme,
    ti moj vajze fuci baruti.

    Vecse jo me topa bore,
    te gjun Dita qe pa gdhire,
    se ketu bora ka me muaj,
    qe prej maleve ka shkrire

    Brar mor Brar qe paske ndal,
    me mejtue me thurr ne vargje,
    bukur shume e paske thane,
    te rralla jane keto lloj vargjesh.

    Ta shtojne jeten duke qesh,
    e ma bukur e ma mire s’ka,
    kur njerezia po tronditet,
    nga semundjet qe kane ra.

    E nga luftnat qe kry't ia zhdukin,
    e s’po marrin vesh tamam,
    c’dun me arrit keta uniforma
    qe mbeten tui dhane urdhna nga nalt.

    Asht e shtune e per bese,
    qenka nje dite e dashurueshme,
    qielli blu e koha e nxehte,
    dielli shendoshe ne qiell lekundet.

    T’taneve une po ju pershendes,
    duke ju uru’ nji fundjave te bukur,
    me gjana t’ndalueme mos u ngaterron’
    koka ben, koka peson.



    Shendet!

  14. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mori Dit faqe kajsi
    Du me t'vet ti mos po di
    Corasonin c'ka e gjet
    As dy or nuk i ka fjet
    E as cu si udhheqse kampi
    Po kshillon kta zogjt e ri
    T'ken kujdes kur vijn pi Parti
    Mos te udhtojn kta me shpejtsi
    Corazon maj faqe Shega
    Cka je cu oj tungat jeta
    Ti e din si ka than frati
    Kur je lodh me shku tek shtrati
    Mos t'xan gjumi Pushon shtati
    Kot po lodhna un i ngrati
    Se kerkush ma sme nig-jon
    Tuj dhan kshilla pa tallon
    Si me ken po... me rigon..
    Fol i fije oj Her Von
    Oj Hervona rrit Shkumbinit
    Me njat sy t'zi si prej ullinit
    Ku kje dhima ku kje zori
    Gjumin Sonit kush ja nxorri
    A po dini me m'kallzu
    Kush byrek asht tuj gatu
    Se ka marrun lagjen era
    Era tlyn e era djath
    A mos petet ka ba Hera
    Dhe i ka shtru o per merak
    O byrek Byrek i shkret
    Si me djath e me spinak
    Na i ban zemra raki tak

    ...

  15. #45
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Punen e gjumit te Korasonit
    vec e zonja mund me e sqaru,
    une po endem mbi keto vargjet,
    fort e gezume qe me ne fund je shtru,
    per me e u lodh e me kriju.


Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 12:45
  2. Rugova rizgjidhet president, Haradinaj kryeministėr
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 291
    Postimi i Fundit: 12-01-2005, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •