KORASONI
Dita, tani e lexova postin tend...
" Me mire nami , se sa syri " - thote populli.![]()
Mori cika me nishan, njikshu neve po e lam
E ciftja BAM![]()
KORASONI
Dita, tani e lexova postin tend...
" Me mire nami , se sa syri " - thote populli.![]()
Mori cika me nishan, njikshu neve po e lam
E ciftja BAM![]()
ku e lamė e ku na mbeti
vaj vatani e mjer mileti.
mjer mileti e vaj vatani
pse mori ēika ju po qani.
po qajnė ēikat pėr forumin,
ka dalė sarsi hajde de
ka dalė sarsi, e kaploi forumin
boni gato ato armatime
unė shigjeten, e ti pushkėn
drejt e nė beteja, lum pėr ne
pėr kėtė popull e bėjmė punėn
pėr kėte forum e kėto re.
ku e lamė e ku na mbeti
erdh sulltoni, iku mbreti.
iku mbreti, erdh sulltoni
se ēpo na mban iso corazoni...
Dit Plazhi (koha partise)
Ka ra rezja nder Bajama
C'ka po i than njato fustana
Qe n'litar jan vjerr n'balkue
Mbeten hallku tuj shikue
Tuj shiku edhe tuj pvet
Kush banon atje ne kat tret
Jan do varza prej Tirone
Dalin xhiro me Nallone
Kur vjen mbramja bregut detit
Gizili ja bajn miletit
Dor per dore sa vjen nata
Tup tup njashtu si pata
Vesh e njesh, ly syt me bishta
Kan marr bregut per nga pista
E kan zan nji tavolin
Dielli kuq njatje n'prendim
I shtin varzat ne andrrim
Jan ba Qikat porsi rrushat
Flladi detit ja lmon Gushat
Ja lmon Gush e ja lmon faqe
E ja hjek njat lodhje trupi
Se tan diten tu bajt rraqe
Qe memzi i xuni zuki
Zuku i druve edhe Zisi
U ba plazhi si parizi.
.......
Vazhdon neser...se mkputi Gjumi..
lol
...
Tash sa erdha un njiktu
Brari fjetun paska ra
po te tjeret ku kan shku
kpucet n'der i paskan lan.
Bash tashti mu kujtu
filmi hershem me "Adema"
ishte njani porsi Bra-ja
fliste veē per "Dardanela".
Ti per detin une per mretin
s'heqim dore ne me na vra
a t'kujtohet si mileti
majshin rradhen qe pa zbardh?
Mani men ju forumista
per Vit Ri u bante nami
hajshim qofte me mish t'grim
sallate ruse bonte mami .
Zinte gjeli n'maj t'furneles
t'mrenēmet sup i hajshim ne
Gzim i madh me shku ke furri
bakllavane me e pjek ne.
E masnej sahati 6
ne u hudhshim ke divani
Dilte Gjosho e Zef Deda
qeshnim ne, gatunte mami.
Vinte ora me shtru pjatat
tan shtepia zbukuru
mbushnim gotat, hajt gezuar :
" Goca t'mira u bafshit ju" !
....Vazhdon...
Tė laj i her liveret....![]()
Ketu kam qene moj Korason,
tuj lexue Brarin tone,
tuj prit mbajtjen e premtimit,
pasi te zgjohej tsillte vazhdimin.
Po ti vete njehere si ke qene,
a i pastrove liveret mbreme?
Kafenene kishe vizitue,
nji kange te bukur aty lishue.
Ato radhat mkane shti nmejtime,
ndasht me dit, ma shume nkujtime,
kur nji mbasdite 31 dhjetori
mvune ne radhe do qepe me marre.
Qept mbarue ne dyqan,
furnizimi sdon me ardh,
prit e prit e nuk po vjen,
erdh mbasditja une ne kembe.
E kur ne fund mberrin kamioni,
mblidhen njerezit ne vend te gureve,
qe tek radha i runin vendin,
gati tu para dyqanit.
Radha Dites me ne fund i vjen,
pas gjashte oresh pritje ne kembe,
Ato qepet une i bleva,
me ca molle i shoqerova.
Heroine e asaj nate,
bleva qepe une per sallaten,
Lart me priste gjeli i detit,
Kisha qa kur ia prene fytin.
(Besoj se do vazhdoj)
Erdha erdha mir s'ju gjeta
Isha larg mezi kam ardh
Land Garrosin un tuj pa
Jam merzit ka nodh hata.
I kam qejf une iranianėt
se jan t'mir e t'eduku
Porse humbjen un Agasit
po zej be, qė sja fal kurr.
Po e lej une kte lloj sporti
e po hidhen ke forumi
ēkeni ba, si keni qen
ēa ka nodh qe koken ulni?
Ah maj Dit' qe t'ka fal zoti
per te amėl e sybojqelle
Si t'lan shpija ty maj ēik
n'gjith at rradh per ca kry qepe.
Si m'kujtove ti mu rradhat
kur ne shkojshin ke vojguri
mush bidonat sillshim n'shpi
po ti derdhshim kerciste druni.
Maj men un, i her n'vogli
lyva soben me varak
masanej i vuna shkrepsen
erdh zjarrfiksja priher n'prag.
Po kur ēajshim drut me spat
kati par ish ba fush drush
ikshin ashklat der n'hava
s'kish burre nane me i zdryp.
Kemi lujt e kemi qesh
kemi ba edhe plot sherre
erdh e iku feminija
na ka mbet veq nostalxhia!
heeeeeeeeej
ju pershndes me mall te ri
per dy dite qe ketu s'kam hyj
qenka shtu kjo faqe ne vjersha
corazon kryepoetesha
....
e kam dite per shakagjeshe
e kam dite per vajze te amel
po se shkrun kaq gjate nje vjershe
s'kisha thane me ma pre qafen
...
hej ta lumsha mori moter
me gjithe tjeret shoqni
kisha dite pa hyj n'kyt voter
tash ma gzueshem m'bate me u kthy
...
vitet e reja te vjetrueme
nate e bukur e e mjerueme
tash jo fort mire s'po jena prap
ham e pime vec jemi larg
...
pak gezohena beshkerisht
s'mund qajme hall me njani tjetrin
vrasim veten shpirterisht
pa e dite kur e shohim vendin
...
as nuk shkojme e as nuk rrime
s'eshte e nejtme kjo si vjerre
po e pakta ketu vijme
e nuk dukna se jena gjerre
...
kena ba shoqni te re
njani ketu e tjetri atje
hyjme ketu si ne nje shpi t'madhe
qeshim , lozna e qajme halle
...
kam ba miq qetu nder ju
prej nje viti qe mbaroji
t'gezum ju paca , e m'paci mu
tash po e la e po shkoj
...
tash vish prap mos kini dert
vec po shkoj duhan me ndez
tymos per me u kthjellu
kur te vij te kem c'ka me shkru
...
fal me shendet te taneve pra
flni shkruani pa ia da
krejt ma mire se me djeg ne heshtje
pa e pas prej kuj nje mbeshtjetje
...
fol ne n'pac ti kundershtar
thuj c'ka ke ne kry e ne shpirt
se heshtja eshte gjysem varr
e jeta vec nje here jetohet perdite
...
tjetres jete mos i jepni sot
heshtje, idhni, a ku di un
kursejeni edhe nje pike lot
sido qofte edhe ai vlen shume
...
mir'u gjetsha kur te kthehem
pres t'ken shkru ndokush
fillimisht prej jush te dehem
mandej flet i ky dush...
....
kam kujtime per me u thane
s'di a kam me mujt me i vu ne rralle
vec se ju qe te tane
ken me m'ba fjalen hallall
...
dita, brari , korazon,
e ti dren si dreq i kuq
iu perqaf e jo vetem kaq
ma jep truni dhe ju puth
lol
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Jam tu nejt e tu t'lexu
ty maj MIC kurrkush sta del
une vjersha kam pas shkrujt
qe kur isha ne klas tret.
Per Partine xhaxhin Enver
shkrujshim vargje e hartime
t'gjitha fillojshin po njisoj
" O e dashur NANA ime".
Per dy ore qe ish limiti
mushnim faqe plot perplot
Enver Hoxh e tu njat jeta
marrsh ti dit nga jeta jon.
Ishim fmi e nuk kuptojshim
tgjith 2 nana neve dishim
eh sa vone ne vesh e morrėm
nan ish ajo qe n'shpi e kishim.
E lejm temen e hartimit
e vazhdojme me ndodhi tjera
ahhhhh a m'falni nji minute????
se mu tash po me bjen dera!!!! .............lololol
Cka ka ndodh mori miq,
asht ul macja e ka zane vend,
me e ba nje dore kuvend,
paska shkrujt nje mrekulli.
Sasht kjo vjershe, por filozofi,
e ma gezove shpirtin ti,
sa te drejte qe po e ke,
fole fjalen, heshtja tvdes.
Korasoni tuj pa Agasin,
Dita ul ne kinema,
po luftonte Neo djali,
me nje tufe me zioniane,
boten e njerezve te shpetonte,
nga marrezite e arkitektit.
E cpo e lodhin Diten krejt,
mori aman ku dun me dale.
E kane lane per pas do muajsh,
pare ttjera me na marre,
me e pa a shpetun boten,
keta heronjte zioniane.
Sa per radhen o moj mike,
ka pas kene hesap me vete,
sasht asgja ajo radha e qepve,
kur cdo dite pritej per buken,
50 meshkuj me nje ane,
50 femra ne anen tjeter,
ty ty ty binte boria,
vinte buka vlonte njerezia.
Po kur tha qai kryeminister,
se Shqipnia vec gjashte dite,
kishte mund me e furnizu,
popullin e mjere me hanger buke.
E jane vnu njerezia ne radhe,
aq sa ngjante si miting,
ato dite u thyne krejt xhamat,
e atij dyqanit te mbarum.
(besoj do vazhdoj)
Miresejugjej mar te respektum
Ju qe nderoheni ne ket forum
Ju vajza mendjemrehta
Me gezime ju shkoft jeta
Corazon moj vajz fisnike
je burrnesh e simpatike
je gojamel e me humor
tan djemve ju ban zbor (lol)
Ti maj Mace moj sy laroshe
ty qe fjalet ste shkojn boshe
je poete fantastike
vajz burrnesh prej Mirdite
i kam zili poezit tuja
sidomos ato me kunja( lol)
Ti maj Dite maj simpatike
shume te shkon ty politika
kur ti shkrun ne ate forum
komunistet sa nuk bajn "Bum"LOL
Brari, ti kjosh faqe bardh
qe ke ardh e i ke neru
keto vajza i ke respektu
dhe per lezet ju ke shkru
e njat kang ja u knove
ne krye te votres kemi Agimin
faqe bardh e zog trimi
qe ka kohe qe ka hup
ai na man me gajret
Brari tuj i ra sharkis
tuj knu kangt e trimnis
per hallet e Shqiperis
sa te dekmit ne kamb jan cu
Zoti, engjej i ka pru
vec Brarin me e nigju
dhe zogu i malit tuj e vlersu
e po i thot ma paske kalu mu
Brari skuqet nga koplimentet
dhe i thot Agimit nje fjal
cou burr e kendojm per mall
Macja tuj e shoqeru
ne sofer te madhe asht shtru
Dita asht tuj punu
njat byrek asht tuj gatu
me gjiz e vez e paska maru
a ku ku sa ka me na shiju
Corazoni ka dal prej dere
ka shku te kroi me la livere
Alba ka shku me e ndihmu
Kur vjen Alba e Corazoni
gjemon toka e gjemon tavoni
kan hap radion me ze ne qiell
e po kercejn ciftatel
cohet Macja me ngadale
me lezet hyn ne valle
dhe Dita ashtu me duar me miell
asht fut ne valle tuj u perdredh
Lujeni belin o ju cika
Se bash sot ju ka ardh dita
Ju ka ardh dita me kercye
dhe do halle me i shtye
se me halle na shkoj jeta
spo din njeri kush asht e verteta
Ti harrojm kto hallet tona
dhe se bashku kenges t'ja thona
Ju uroj te tanve ketu
Zoti ju miresejukapru
hani e pini e kendoni
e hallet ti harroni
ju shkoft jeta me gezim
kete urim e keni nga shpirti im
Ju pershendes Alba
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Miq e shihni cka ka ndodh,
ka ardh Alba me gaz plot,
ah cka fol, ah cka shkru,
vajze moj vajze mke hutu.
Si moj qenkam kaq e tmerrshme,
komunisteve tu iu dridh leqet (hahaha)
Qofsh me jete moj vajze fisnike,
tlumshin kamt qe na erdhe,
ne kete sofer te thjeshte e bujare,
ku do ti tresim hallet me halle,
do ti mbushim gazet me gaze,
do ta lkundim forumin nvalle.
E mireseardhur qofsh moj bije,
ndale vrapin ketu per cdo dite,
baji fjalet tlekunden ne vargje,
se byrekun e kam shti nmagje.
Shpejt do te vije dhe Brar fisniku
Vargjet e nisme me i vazhdu
E kur tshohe se cka ka ndodh, ()
bah po e la ma mire e po pres,
hup do kohe BRAR e mos na zhgenje.
Mirese na erdhe Alba....Pershendetje![]()
Baca Brar cka ban ikshu
ke mush venin nostalgji
kurabij, tollon, fasul
po mduket vedi si nmonizm.
E nu njefsh ti djal i ri
bashk me Drerin dilni nmejdan
se nji za vengon prej malit
Sokol Halili po i grah kalit.
Baniu gati ne frengji
se po vij t'u trondis kullat
Corazonen me marr robine
Krajl i ri po zbret n'Jutbine.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-06-2003 mė 16:23
SFIDE .............Olele C'na pane SITE (me "i" e theksoj) do themi pas ca kohesh hahahahah
Befasue ju me keni
Carmatos e shpartallu
Jam met si zog pulastreni
E spo di ku me fillu
Ju pergzoj per ket vullnet
Ne vargje Fishtiane me cicrue
E si prendvera cel lul e flet
Traditen ton ju me freskue
Ne poezi arbnore plot me lezet
Ju buroft zemra ju porsi krue
Eposin e lasht me pak yzmet
Ne milenium t'ri me e vazhdue
E le t' bucas e ambla fjal shqipe
Prej gurres popullit pa u shterrue
Se i pat than njaj Pader Fishta
Do vargje te forta met Lapidar
Per gjuhen Shqipe mos me pritue
Me e gjebru me lule e bar
tash po e la e ma von shkruj
E me ju lexu pak holl e holl
Se dhe djem ktu paskan vjershru
Edhe do varza faqet si moll
...
Per njat' buk' e per njat' kryp'
bash po heq sot fustanelen
e po math qelesh e tirq
me u pi n'gegnishte t'amel
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-06-2003 mė 17:23
Krijoni Kontakt