Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22

    Politika u drejtohet intelektualeve shqiptare

    Eshte interesant fakti qe sot shtypi shqiptar shkruante mbi dy thirrje qe dy lideret e politikes shqiptare u bejne shoqerise civile ne pergjithesi dhe intelektualeve ne vecanti. Te dy keta lider qe kane sunduar skenen politike shqiptare keto 13 vjetet e fundit, sot kane gjetur kohe qe te kujtohen per intelektualet shqiptare.

    Pavaresisht se te dy keta flasin nga pozita opozitaresh, mesazhi qe keta drejtojne eshte i njejte: perfshirjen e intelektualeve shqiptare ne procesin politik ne vend. Ajo qe ndryshon, eshte misioni qe keta dy lider mundohen ti ngarkojne intelektualeve shqiptare. Teksa Nano flet per nje "plakje te PS-se" dhe nevojes per njerez te rinj, Berisha ben takime neper rrethe me intelektuale duke u bere atyre thirrje qe "te mbrojne voten e lire".

    Ajo qe me intereson mua te lexoj ne kete teme eshte mendimi i intelektualeve shqiptare si brenda dhe jashte Shqiperise karshi klases politike dhe ofertave qe u vijne nga politika:

    A jane keto thirrje te sinqerta apo jane thjeshte mashtrim i rradhes?

    A kane intelektualet shqiptare besim tek politika shqiptare?

    Cili eshte qendrimi qe intelektualet shqiptare mbajne ndaj fenomeneve negative qe has shoqeria shqiptare si krimi i organizuar, korrupsioni qe ka kapur cdo nivel te administrates publike?

    A jane intelektualet shqiptare te gatshem te marrin persiper pergjegjesite historike qe dikton realiteti qe jetojne shqiptaret?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryetari i PD, Sali Berisha takohet me intelektualėt e Beratit

    Intelektualėt, misionarė tė votės sė lirė

    "Asnjė intelektual nuk duhet t?i lejojė vetes qė t?i dhunohet vota, pasi kur dhunohet ajo, lind e drejta e dhunės, por dhuna sjell vetėm drama dhe tragjedi kombėtare. Ndaj duhet tė punojmė me ēdo qytetar qė tė shkojė pėr votime"

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, deklaroi dje nga Berati se, "intelektualėt duhet tė jenė misionarėt e votės sė lirė". Lideri i PD-sė Sali Berisha nė kuadrin e takimeve elektorale qė ka nisur nė disa nga rrethet e vendit ka qenė sot mes intelektualėve beratas. Rreth orės 17:30 i shoqėruar nga Njazi Kosovrasti, Sali Berisha ka mbėrritur nė selinė blu tė kėtij qyteti ku ka zhvilluar njė takim me anėtarėt e Kryesisė sė kėsaj dege. Nė mbledhjen me Kryesinė e Partisė Demokratike Berat, kryetari i PD, Sali Berisha i bėri thirrje drejtuesve tė kėsaj dege, qė tė bėjnė njė analizė tė faktorėve favorizues dhe disfavorizues, me qėllim fitimin e zgjedhjeve lokale tė Tetorit 2003. Sipas Berishės, detyra tė rėndėsishme pėr degėt e PD nė rrethe janė: Dosja e seksionit si dhe zgjedhja e komisionerėve, tė cilėt sipas tij janė faktor determinat, nė numėrimin e votave, pas votimit. Mė pas, rreth orės 18:00 Kryetari i PD-sė ka mbėrritur nė Pallatin e Kulturės "Margarita Tutulani", ku ėshtė pritur nga qindra demokratė, intelektualė tė kėtij qyteti. Pjesėmarrėsit dhe liderin e PD-sė i kanė pėrshėndetur disa nga intelektualėt e njohur tė kėtij qyteti. Mė pas pėrshėndeti Prof. Dr. Sali Berisha. "Kam ardhur kėtu si njeri i thjesht jo si drejtues i PD-sė. Jemi kėtu pėr tė qenė tė bashkuar si intelektualė, tha Berisha, pasi thelbi i intelektualit nuk qėndron nė fushėn profesionale, por qėndron nė fushėn sociale e tė shoqėrisė atje, ku shpesh nė realitet i takon mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Pėr kėtė arsye ne sė bashku, tha ai, nė vitin 1990 u ngritėm pėr vlerat qė i mungonin shoqėrisė, duke u bėrė zėdhėnės tė fjalės sė lirė, duke pėrmbushur misionin e shembjeve tė epokave tė vjetra dhe ngritjen mbi to tė epokave tė reja. Por sot, nuk jam pėr t?u bėrė apel pėr njė axhendė tjetėr, por pėr t?i vėrtetuar shoqėrisė shqiptare tė vėrteta qė na presin, qė ne me mendjet tona tė bėhemi zėdhėnės tė tyre nė mbarė shoqėrinė shqiptare dhe t?i japin zgjidhjen qė u takojnė". Mė tej Berisha shtoi se, nuk ėshtė vetėm opozita shqiptare dhe klasa intelektuale ato qė po dėnojnė ēdo ditė korrupsionin, por janė dhe institucioniet ndėrkombėtare. Sipas Berishės, Raporti i fundit i OSBE-sė, e tregon mė sė miri kėtė. "Nuk ėshtė vetėm opozita, media dhe klasa intelektuale qė po e dėnojnė ēdo ditė korrupsionin nė Shqipėri. Komuniteti ndėrkombėtar ka deklaruar se nė Shqipėri sundon njė regjim i fortė korrupsioni. Dhe nuk ka si ndodh ndryshe kur nė dogana vendoset njė kontrabandist si Papadhima. Nuk ka si ndodh ndryshe, kur njė e treta e taksave tė shqiptarėve vidhet nga ministrat dhe deputetėt qė nuk pranojnė tė dorėzojnė imunitetin. Nuk ka si tė ndodhė ndryshe, kur shtetarėt tanė kanė nėn mbikqyrjen e tyre magazinat doganore. Sepse nuk janė biznesmenėt e Beratit, apo gjetkė ata qė nuk paguajnė taksat, janė pikėrisht ministrat e qeverisė Nano, ata tė cilėt i kalojnė mallrat nėpėrmjet magazinave tė tyre pa kontroll doganor".

    Duke iu drejtuar intelektualėve tė Beratit dhe tė gjithė Shqipėrisė, Berisha theksoi rėndėsinė e mendimit dhe kontributit tė tyre, nė funksion tė votės sė lirė. Sipas kreut tė Partisė Demokratike, nuk mund tė ketė tė ardhme tė Shqipėrisė, pa pasur rrotacionin politik nėpėrmjet votės sė lirė. "Ju duhet tė bėheni misionarėt e votės sė lirė. Sot, ėshtė shumė e qartė pėr ne, tha Berisha, mekanizmi themelor i lirisė mungon, na takon ne intelektualėve tė bėhemi nismėtarė tė zhvillimeve dhe t?i japim zgjidhje problemeve. Problemi i votės sė lirė nuk ngrihet vetėm nga opozita, por ēėshtja e votės sė lirė tė shqiptarėve ėshtė bėrė njė ēėshtje ndėrkombėtare, ku personalitete tė mėdha tė perėndimit janė shprehur se, regjimi nė Shqipėri ėshtė ēdo gjė tjetėr, por jo i lirė dhe i ndershėm. Kjo vjen se ky regjim ka dhunuar votėn e popullit. Asnjė intelektual, tha ai, nuk duhet t?i lejojė vetes qė t?i dhunohet vota, pasi kur dhunohet ajo, lind e drejta e dhunės, por dhuna sjell vetėm drama dhe tragjedi kombėtare. Ndaj duhet tė punojmė me ēdo qytetar qė tė shkojė pėr votime, PD-ja ka bėrė pėrpjekje pėr tė damkosur kėtė regjim. Ne kemi arritur tė imponojmė njė president tjetėr, kemi pėrmbysur Kodin Elektoral dhe ju sigurojmė se do tė sjellim vėzhgues pėr zgjedhjet e ardhshme. Por kėto, tha Berisha, janė tė pamjaftueshme. Intelektualėt e Shqipėrisė nuk do tė shtrojnė ēėshtjen e votės ēėshtjen mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė shqiptare vetėm kur ne tė bindim qytetarėt shqiptarė e ndeshemi me votėn ėshtė ndėshkim me veten, ėshtė ndėshkimi pėr Shqipėrinė dhe shoqėrinė shqiptare, prandaj ne do tė marrim pjesė nė kėto votime, do tė rikthejmė mekanizmin e votės sė lirė, duke futur Shqipėrinė nė shinat e progresit tė zhvillimit", pėrfundoi fjalėn e tij kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha

    Eriola Azizolli
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    ...Pse ne Berat i kerkon intelektualet Sala? Une e dija qe kane marre arratine jashte shetit!!
    Liridashes

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Anetari u paralajmerua per mungese serioziteti.

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •