Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61

    Kisha E Shna Ndojt......kisha E Mrekullirave Edhe Ne Ditet E Sotme..

    Ka qene dita e shna ndojt kur une kam pasur nje aksident te rende me babain tim. Ne uren e lezhes ne drejtim te fabrikes se tullave ku babai im punonte si drejtor po shkonim ne ate drejtim ne vitet 94-5 dicka keshtu. Babai im gjate rruges mori edhe 2 shoke te tije ne makine per ne ate drejtim. Ato u ulen ne serdilet mbrapa ndersa une isha ulur ne serdilen perpara. Sapo kaluam kete ure, papritmas babait tim i ra te fiket dhe makina mori drejtimin e humneres. Une isha ne serdile ne vend te pare anash babait tim (shoferit) dhe as une as babai im nuk kishim vene rrypin e sigurise. Makina beri 10 rretullime deri kur ra ne fund te humneres me ne ne te. Gjate rrotullimeve degjova babain tim duke me thene "ne emer ku je babi. A je mire"... Kjo ishte gjate kohes qe ne po rrotullisemi dhe me mbahet mend toka duke mu rrotusjellur prane syve te mi. Une ate kohe isha vec 10 vjec me duket dhe ngaqe isha i frigesuar nuk ktheva pergjigje.. Kur mbaruan rrotusiedhjet nuk e mbaj mend mire por papritmasi mu shfaqen te gjithe keto njerez dhe une isha mire. Nuk kisha asnje plage hic fare perpos nje gerdhishtje ne ferre e cila me kishte gerdhishtur gjate kohes qe makine ishte duke u rretulluar dhe kur dera ishte shqyer nga makina. Une dola jashte dhe ja ku ishin te gjithe kete njerez atje ne fund! Me ishte dhene te kerkoja sandalen time qe me kishte humbur dhe pyesja njerezit kureshtare aty nese ma kishin pare ate ndokundi. Pas 5 minutash aty erdhen me mijera vete dhe babain nuk e shihja dot. Nje shok i babait me mori ne motorin e tije dhe me coin ne shtepi ku une prita babain. Pas disa oresh babai vjen dhe (faleminderit shna ndojt) ishte siq kishte qene me pare vecse paksa i zbehte dhe i mahnitur nga gjithcka. Ai tha se makina ishte demtuar aq rende sa qe nuk riparohej me. Njeri nga shoket e babait kishte thyer shtyllen kurrizore dhe tjetri kembet. Une dhe babai im vec kemi shpetuar si ne mrekulli. Tani qe jam ne kurbet gjithmone e festojme kete dite edhe me qene se jemi muslimane. Kam qene gjithmone besimtar ne kete kishe dhe kam qene tek ajo disa here kur ishim ne shqiperi. Perpara se te vinim ketu, ne ishim atje dhe ju lutme zotit per nje udhetim te mbare dhe ashtu u be,,,,si mos me mire.
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Nuk e di nese ishte ide e mire qe une e tregova historine time, por desha te tregoj qe kjo kishe ben mrekullira ( i qofshim fale). Ne kete kishe shkojne te gjithe muslimane, krishtere, orthodokse dhe nga mbare shqiperia si nga jugu ne veri, nga kosova ne maqedoni e me tutje. Me poshte po ju bashkangjes nje artikull shkruar nga gazeta shekulli me daten 31 maj 2003. Gjithcka eshte e vertete..me besoni se une kam qene atje dhe eshte vend i mrekullueshem...(i qofshim fale).
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Nuk pata mundesi te kopjoja tekstin por ja adresa e webit..

    www.shekulli.com.al/rrethet/31maj2003/ndout.htm
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2004
    Vendndodhja
    Ohio
    Postime
    19
    Une ne kete shenjterore kam shkuar shume here, me lidhen kujtimet te shumta.......eshte vend qe e meriton te vizitohet.
    Shen Andou , ose Antoni, ose Ndou ........nje shenjt i mrekullive.........
    Si duket kjo shenjerore, ky vend ishte shume heret vend i shenjte , sic e thote edhe autori ne ate shkrimin........por Gjecovi na sjelle disa fakte interesante per shen Vlashin ipeshkev e martir. Ne kanonin e kishes shkruan se shen Vlashi u martirizua ne Sebaste te Armenise.........Gjecovi na flet se eshte fjala per Sebaste te Arberise.
    Edhe sot quheti Laci ne Sebaste, ndersa Armenia, ka marre trajten e gabuar nga Arberia......
    Nga ky vend koka e shen Vlashit u dergua ne Dubrovnik, ku sot ata festojne kete shenjte sveti Vlaho (shen Vlashi) si Patron te qytetit......
    Nje kohe kjo shenterore u sherbue nga rregulltaret benediktine, ndersa me ardhjen e franceskaneve i kushtohet shen Ndout, nje franceskani te portugalise qe kaloj kohen ne Itali, vdic ne Bolonja , ku gjuha e tij, edhe sot eshte e fresket, dicka e mrekullueshem.
    Ajo gjuhe qe predikoj Krishtin dhe Lajmin e Gezueshem.......po u bjen rruga shkoni deri ne Bolonja, do ta veriofikoni nje gje te tille.....
    I kthehem shen Ndout te Lacit, atij vendi ku kane gjetur sherim e ngushellim mijera njerez te te gjitha feve........
    E bekuar qofte Kisha e Lacit, i bekur qofte perhere shen Vlashi, shenjt e martir shqiptar, i bekur qofte shen Ndou, shenjti mrekulliberes.
    Shen Andou lutu per ne, dhe per te gjithe anetaret e ketij forumi!
    Shen Vlashi lutu per te gjithe shqiptaret, njerezit e gjakut tend!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Nji korrigjim i vogel:
    Qyteti italian asht Padova e jo Bologna

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2004
    Vendndodhja
    Ohio
    Postime
    19
    Te falenderoj Shkodra , per korigjimin , isha i fjetur kur shkruaja, eshte shen Antoni i Padoves.
    Ne Bolonja Shen Andou ka mesuar nxenesit, franceskanet tjere teologji.........

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Noti,
    a e ke shkrimin e Gjecovit per shen Vlashin?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2004
    Vendndodhja
    Ohio
    Postime
    19
    Nuk e kam, por mendoj se duhet te jete ne Hylli i Drites dhe ne veprat e Gjecovit, kosulltohu me ndonje shkodran, mundesisht franceskan ata dijne te te orijentojne mire.
    Shendet, e te bekofte shen Vlashi e shen Andou!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Te falemnderes Noti!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    me qe shkrimet e Notit jan fshi, po shof qe kane mbete pa kuptim tre postimet e mija ne fund qe i referoheshin atyre shkrimeve. Ju lutem fshijini edhe ato.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn e Diela - 7 korrik
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-07-2024, 22:05
  2. Shėn Katerina e Aleksandrisė - 25 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-11-2013, 11:28
  3. Shėn Gliqeria - 13 maj
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2006, 01:41
  4. Butrinti, mes dhjetė mrekullive qė s’duhet humbur
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 02:58
  5. Dosja e antishqiptarėve
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 13:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •