Te kesh "personalitet te forte",do te thote te kesh diçka qe admirohet nga shume vete,(jeni njerez qe nuk ju marrin dot neper kembe,njerez qe arrini te bindni dhe te keni autoritet te te tjeret),por edhe mund t,ju kritikojne duke perdorur nje fare "euphemismi",per te thene qe duke qene te tille nuk eshte dhe aq e "lehte" per te jetuar me ju!
Personaliteti dhe karakteri eshte ajo qe na veçon me te tjeret,duke thene per dike psh..."eh ai nuk ka karakter",do te thote qe ky person eshte shkrire midis shume te tjereve pa dashur te bjere ne sy pasi i mungon besimi ne vetvete!
Dallojme te te gjithe ne shume lloje karakteresh dhe personalitetesh dhe do te veçoja tre prej tyre...
Personaliteti i dikujt qe ka "frike",dikujt qe nuk guxon kollaj....
Dikush qe ka frike nga njerezit,sepse ne te kaluaren,ky person do kete vuajtur nga mungesa e degjimit te njerezve me te rritur qe e rrethonin.
Keta lloj personesh krijojne nje fare guaske te mbyllur ne veten e tyre,te cilen e fshehin shpesh me anen e nje humori dhe duke dhene nje pershtypje qe jane gjithmone te gezuar,vetem e vetem pasi ne kete menyre mendojne se mbrohen nga tjetri!
Shume nga ne gjykojne duke i menduar si "njerez pa zemer dhe pa ndjenja",por ata qe arrijne ti njohin ne te vertete,i dine pasurite dhe vlerat qe fshehin aq bukur ne brendesi,por qe i shfaqin vetem atehere kur ne te vertete ndihen ne besim!
Duhet shume kohe dhe shume prova qe ata te kuptojne qe nje person ka cilesi te tilla me te cilat do te jete plotesisht i denje per te qene miku i tyre.
"Shyqyr qe kjo bote nuk eshte e perbere vetem nga njerez te pandershem"_mendojne ata dhe ne bashke!
Personaliteti i dikujt qe ka aftesine te te beje per vete....
"Dikush te cilin ose cilen e marrin per klown"!Dikush qe nuk ka turp te flase me te gjithe.Dikush i cili mendon se eshte me mire te besh te qeshesh te tjeret sesa te besh qe ata te mendojne qe je i zgjuar!
C,faredo qofte pamja e tij,ai ose ajo nderon veten duke treguar qe eshte "ai vete"dhe jo dikush tjeter dhe ka plotesisht te drejte.
Per shoket ky person eshte ai qe i ben per te qeshur dhe me te cilin kalojne momente gazmore,kurse per femrat ky lloj mashkulli eshte nje "sex appeal",i pashmangshem dhe nje Don Zhuan i vertete!
Femrat per keta lloj meshkujsh jane thjesht nje gjah i perditshem qe i shtohet tabeles se qitjes....deri ne diten kur nje femer fillon ti rrahi syrin dhe zemren dhe aty cdo gje ndryshon!
Dhe atehere aty del nje mashkull i ndjeshem dhe teper i kujdesshem,nje mashkull qe mund te quhet si miku me i mire i femres!
E njejta gje ndodh edhe me seksin femer....ashtu sic ka meshkuj te tille ka edhe femra te tilla!
Personaliteti i seriozit....
O zot çfare seriozi!Ne pune,ne dashuri,ne miqesi asnje nuk mund te beje shaka me te.Pakujdesia e tij legjendare thyen pak ate akull te krijuar i cili i jep keti lloj personaliteti nje fare "pelqimi".
Si pakuptuar ne kete menyre arrin qe te behet dikush per te cilin kemi nevoje!
Qofte per femrat,qofte per meshkujt...
Nje njeri i tille ka qene teper i dashur nga te tjeret dhe e kane perkedhelur deri ne piken me te fundit te absurditetit.Gje e cila i jep ketyre personave nje besim te pashmangshem ne veten e tyre dhe qe i ben te çajne rruget e jetes pa patur frike!
Por nga ana tjeter,fakti qe ata fitojne gjithmone,u dobeson dicka tjeter,duke i bere me te dobet ne zemer,duke i bere te besojne me kollaj,duke i bere te besojne qe mjafton te duash te miren per ta arritur....deri ne diten ku e kuptojne edhe ata vete me dhimbje qe te duash te miren,nuk mund ta arrish gjithmone dhe nuk mund te fitosh gjithmone kunder te keqes aq lehte!
Mos eshte ketu fillimi i pjekurise....?!
Si mund ta pershkruani me pak fjale personalitetin tuaj?
Do te donit ta ndryshonit?!
Respekte
Krijoni Kontakt