E dashur vetja ime,
Ne pamundesi te paturit talent per te shkruar poezi te bukura, abstrakte, te zhytyra ne meditime te thella filozofike, vendosa te te dergoj nje leter mediokre e te thate. Mos me pyet pse, as mos mu pergjigj. Nuk me intereson te marr pergjigjet e tua per perpelitjetet e mia te dehura e per ecejaket e mia te zakonshme. E di cfare, e dashur vetja ime, e dehur ose jo, e acaruar ose jo, s'me pelqejne etiketat qe me ngjit sikur te isha kavanoz receli. Cfare do te te pohoj se me ka ardhur ne majuce te hundes te punoj me njerez miza, te vegjel, te vegjel aq sa me duhet te rrudhos syte e hunden per ti pare nese egzistojne? Shume mire! Ti fiton, une humbas! E humba durimin, e dashur vete, keshtu me tha edhe fallxhorja, duhet te kem me teper durim. Te pashe mbreme tek shihje tere keqardhje buzeqeshjen e ftohte qe ishte varur pezull diku midis cepave te buzeve. Kujton se nuk te pashe kur cicerrije mbrapa kurrizit tim teksa isha gati te qelloja me bishtin e fsheses menaxheren e re. "ajo qe mbeshtolli embelsirat, here tjeter mbeshtilli keshtu si them une." Ehe, e dashur, te pashe te pashe kur me zgerdhiheshe mbrapa barit tere kenaqesi ndersa une kafshoja nga brenda buzeve...Kjo femer fatkeqe me delirin e madheshtise e kontrollit me ngjason me nje bretkose fatkeqe. Me ndjell keqardhje dhe me trazon stomakun aq sa ndjej acidin te me djege gryken e gjuhen.
E sheh, e dashur, e minimizova bretkosen po prape ja degjoj gurgullitjet...rggg, regggg, reggggg, kruak, kruak.
Ah, e keqe, mos guxo te me ngaterrosh fillin e mendimeve. E keqe! Ti fiton serish, une humbas, e acaruar, e shkeputur, e varur pezull...mediokre, e vogel, e ngjitur mbas buzeqeshjes se ngurte. E di cfare, pse nuk shkon ne ferr me mire, dhe takohemi atje se shpejti!
Me shume dashuri,
Une
Krijoni Kontakt