Mund te kete ndodhur ne maternitet kur lindem ne gjithe ate rremuje, infermieret me dy jave shkolle mund te na kene ngaterruar. E di qe me nxorren te paren, pese minuta me kane thene po ku i dihet ndoshta ka qene ime moter qe erdhi para ne kete bote dhe u verbua nga drita e salles se operacionit. Dhe ndoshta ne ato momente pa pritje u fiken dritat dhe deri kur u ngroh gjeneratori i spitalit na kishin ngaterruar, dhe mamia se mbante me mend se cila prej nesh doli para dhe vetem me kapi mua te paren. Ne qoftese nuk na kane ngaterruar ne ate nate te nxehte korriku patjeter ne ditet me vone duhet te na kene ngaterruar sepse ne shqiperi ste vene ndonje shenje qe te mos ngaterrohen femite. Thoni se jo e dini ju qe ne shqiperi eshte ngaterruar djali xhipit me djalin e nje tjetri dhe se ka kuptuar asnjeri deri kur jane bere djemte 20 vjec, e pra kur jane ngaterruar ata te dy qe jane si nata me diten, si mos te na kene ngaterruar mua dhe motres sime qe dukemi njesoj. Dhe shtate jave ne inkubatore te pakten shtate here do te na kene ngaterruar, ku i dihet sa here njera prej nesh eshte ushqyer dhe pse infermieret se kane mbajt mend seciles i dha per te pire, tjetra ka qare prej urie. Pastaj dhe nje te keqe tjeter ka qene se ne nuk na kane lene emra sepse nga frika se mos vdisnim. Sa keq te jetosh ne bote pa nje emer ose me keq te vdesesh pa emer. Jetuam. Kur erdhi koha te na vinin emrat ndoshta jane gabuar ose ka qene e ngaterruar me pare dhe motra ka marre emrin qe duhej te me vihej mua dhe une te asajen. Dhe me emrin erdhi dhe fati qe tashme kishte harruar dhe vete se kuj prej nesh i perkiste pasi ishte hutuar nga ngaterrimet e shpeshta. Une Kata duhet te jem Lili, dhe Lili duhet te jete Kata? Kush me siguron mua qe une: Kata kam te njejtin fat qe do te kisha sikur te isha Lili. Lili ka fatin qe te jete e zgjuar po meqe motra ka ate emer ajo do jete e zgjuara, dhe un do jem Kata per te cilen eshte e shkruar qe te mbetej asgje me shume se sa mesatare. Po sikur Kata te ishte jetegjata, atehere Lili qe duhet te jete Kata ...
Pasi na vune emrat patjeter do te na kene ngaterruar dhe here te tjera psh kur na ka nxjerre mami nga gorita dhe ka me ka veshur mua rrobat e motres dhe pas ngjyrave te rrobave me kane filluar te me therrasin Lili kur me kishin vene emrin e Kates, dhe une ende e vogel se kam kuptuar qe ate pak kohe paskam qene me te vertete Lili, po nuk do kete zgjatur shume se do te na kene ngaterruar prap dhe Lili ishte Lili dhe une -Kata edhe pse une duhet te isha -Lili dhe ajo -Kata. Dhe tani ndoshta Kata duhet te jete ne pune dhe Lili duhet te jete ne shtepi po meqe un jam Kata dhe jo Lili spo bej ze.
Dhe tani endemi neper jete me fatin dhe emrin e njera tjetres po nuk eshte keq deri tani ndoshta kur te jete do te kerkoj qe te une te jem ajo qe duhet te isha -Lili.
------------------------------------------------------------------------------------
It had often been suggested by others the possibility of one of us having been a boy. Well we both know how things would have been then.
The question was whether we would still have the same relationship if one of us was a boy, would we still talk about everything until the sun told us that it was time for school; would we still have the same friends; would we be so differently the same. I cant see how we could be anything less than what we are. If either one of us was a boy, I cant imagine how we would be different because how could something so beautiful not exist between the two of us.
They say that Narcissus fell in love with his image. I fell in love with my image in u and your image in me. Its not the same, is it? U are everything I am and everything I am not. The best friend I never had. The one I love and am jealous off. When I look in the mirror its u I see, its u I talk to in my head and knows everything about me, even the things I have yet to figure out. So how could I not fall in love with u, when u fell in love with me?
So to answer your question, I have thought about it. About one of us having been a boy.
----------------------------------------------------------------------------------
thon se jeta eshte nje dhurate. dhe eshte; dhurata ime do ishte si nje kuti bosh po mos me kishte dhuruar mami -ty.
vazhdon neser...
Krijoni Kontakt