Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Vlore, bomba me telekomande vret taksistin

    Atentati i tipit mafioz i ka marrė jetėn 42-vjeēarit Agron Paja, ish-punonjės policie

    VLORĖ- Vritet taksisti 42-vjeēar, nga shpėrthimi i njė bombe me telekomandė, e vendosur poshtė sediljes sė viktimės. Ngjarja nga ndodhur dje dhe viktimė e kėsaj ngjarjeje ėshtė Agron Teki Paja, baba i tre fėmijėve, i cili deri nė vitin ’97 ka qenė efektiv i uniformave blu dhe njihej si njeri pa probleme. Viktima ndodhej i vetėm nė makinė kur bomba me telekomandė ka shpėrthyer nė segmentin e rrugės Vlorė –Fier, pranė fshatit Bestrovė. Nė vendngjarje kanė shkuar menjėherė banorė tė zonės pėrreth, tė cilėt kanė dėgjuar zhurmėn e shpėrthimit, si dhe uniforma tė shumta policie. Trafiku u dėrpre pėr 1 orė, derisa policia kreu hetimet e nevojshme, ndėrsa trupi i pajetė i 42-vjeēarit, i prerė nė dy pjesė nga shpėrthimi i bombės me telekomandė ėshtė pėrcjellė pėr nė morgun e spitalit tė Vlorės. Nė njė gjatėsi 100 m nė asfalt kishin ngelur mbeturina tė pjesėve tė makinės. Policia ende nuk ka dalė me njė version zyrtar lidhur me motivet e kėtij atentati tė tipit mafioz sipas saj, ndėrsa mėsohet se po punohet nė disa pista, ku mė e mundshmja ėshtė ajo e hakmarrjes, pasi njė nga vėllezėrit e viktimės ėshtė ndaluar nga policia pasi dyshohet pėr vrasjen e dy personave.


    Ngjarja

    Agron Paja ndihmonte tė vėllanė e tij, i cili posedonte njė makinė tė bardhė tip Benz 250 me targa taksie 301. Edhe dje ai ka dalė nė punė si zakonisht, pranė shkollės Halim Xhelo, vend ku ai priste klientėt e tij. Sipas disa kolegėve tė viktimės qė punojnė nė kėtė vend, rreth orės 10:30 tė ditės sė djeshme Paja ka marrė disa pasagjerė pėr t’i ēuar nė Fier. Pasi ka lėnė pasagjerėt nė Fier dhe ka marrė rrugėn drejt Vlorės ka ndodhur dhe shpėrthimi i bombės, i cili i ka marrė jetėn Pajės. Sipas burimeve tė policisė bomba e telekomanduar ishte vendosur poshtė sediles ku ishte ulur viktima. Po sipas kėtij burimi, pas shpėrthimit makina ka fluturuar rreth 100 metra dhe ka pėrfunduar nė kanalin buzė rrugės. Shpėrthimi ėshtė dėgjuar nga banorėt e fshatit Bestrovė, ē’ka ka bėrė qė ata tė pushtojnė rrugėn nacionale Fier- Vlorė. Kajtaz Golaj, banor i Bestrovės, thotė se “isha nė arė dhe po merrja bar, kur dėgjoj njė shpėrthim. Mė pas pashė se si njė makinė e bardhė po fluturonte nė ajėr. Shtanga nga kjo skenė, pasi kam parė shumė aksidente, por makina qė fluturonin…..”. Golaj tregon se mė pas sė bashku me disa bashkėfshatarė ka shkuar menjėherė tek makina, por shoferi kishte vdekur. Nga shpėrthimi makina ka pėsuar demtime serioze, sidomos nė pjesėn e pėrparme, si pasojė e afėrsisė sė bombės. Makina ėshtė marrė nga policia dhe ėshtė vendosur pranė ish-rezervave tė shtetit, ku dhe do tė kryhet ekspertiza e mėtejshme.


    Motivet e mundshme

    Agron Paja, i lindur nė Peshkėpi dhe banues nė Vlorė, ka punuar si polic deri nė ngjarjet e 97-ės. Mė vonė ai ka kryer punė tė ndryshme dhe sė fundi ndihmonte tė vėllain e tij qė kishte njė makinė taksi. Burimet e policisė thanė pėr gazetėn se vėllai i Agronit, Isuf Paja, ėshtė arrestuar pak ditė mė parė, pasi ai dyshohet pėr vrasjen e Edmond Sadikajt, nga Selenica, ngjarje kjo e ndodhur para 10-ditėsh nė fshatin Peshkėpi si dhe pėr vrasjen e Arben Torros, ngjarje kjo e ndodhur dy muaj mė parė tek shkolla mjekėsore. Nisur nga ky fakt, policia dyshon pėr njė hakmarrje tė mundshme. Policia po heton pėr zbardhjen e rrethanave tė kėsaj ngjarjeje. Sipas burimeve bomba me telekomandė ose ėshtė vendosur nė sedilje nga klientėt qė viktima ēoi nė Fier, ose ajo ėshtė vendosur aty prej ditėsh dhė vrasėsit kanė pritur ditėn, kur nė makinė si shofer do tė shihnin Agronin jo tė vėllain, sepse shpesh ata ndėrronin njeri-tjetrin nė punė, dhe pasi janė siguruar kanė shtypur komandėn e tyre. Mendohet qė nė tė dy variantet autorėt e kėtij krimi tė kenė ndjekur gjithė lėvizjet e makinės sė viktimės. Ata kanė qėndruar mbrapa makinės taksi dhe nė momentin e duhur kanė dhėnė OK me pultin e tyre. Gjithsesi njė vrasje e tillė ka sjellė tension nė qytetin bregdetar, i cili ėshtė dhe nė prag sezoni turistik.


    Precedenti

    Vrasja me bombė me telekomandė e Ardian Muhos i quajturi Dap-Dapi

    VLORĖ- Krimi i djeshėm ngjason shumė pėr mėnyrėn, armėn e krimit si dhe vendin e vendosur, me vrasjen e Ardian Muhos, 33-vjeē. Ky i fundit u ekzekutua me bombė me telekomandė, nė 25 dhjetor tė vitit tė kaluar, nė bulevardin Vlorė- Skelė. Tė dyja kėto vrasje janė kryer mė bombė tė telekomanduar dhe mjete tė tilla kėrkojnė shpenzime nga 5000-10000 dollarė. Pak ditė pas vrasjes sė Muhos ekzekutohet ish-polici Ardian Kajmaku, sė bashku me djalin e tezes sė tij, Arben Hoxha, nga Fieri tė cilėt u rrėmbyen nga makina e tyre tip Fuoristradė dhe u dogjėn pranė varrit tė Ardian Muhos nė njė makinė tip “Audi”. Burimet e policisė thanė se nuk pėrjashtohet mundėsia qė kėto vrasje tė kenė lidhje mė njėra –tjetrėn. Pritet qė nga Tirana tė vijnė ekspertė kriminalistikė qė njohin bomba tė tilla. Nė historinė vrasjeve tė ndodhura ė Shqipėri, ky ėshtė i dyte rast qė personat ekzekutohen me bomba tė tilla. Vrasja e Ardian Muhos fund-vitin e kaluar dhe vrasja e Agron Pajės, njė ditė mė parė.
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #2
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Po c'behet atje ne Vlore o vella,me duket se po mer ferra uraten aty.
    Kam bere shkollen te Halim Xhelo dhe e njifja viktimen dhe te vellain,nuk me dukeshin tip kriminelesh por nje Zot e di te verteten.
    Po i vrasin sikur te jen zogj e jo njerez!

    Bledi
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  3. #3
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Ca behet keshtu more e beren VLOREN CHIKAGO ,pak halle kane njerezit andej dhe bombat me telekomande na mungonin tani

    Ishkreti popull
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Miremengjes Shqiptaret e Shqiperise.
    Te jetosh larg vendit tone , te le me pasoja ne qetesimin e trurit, ne harrimin e tmerreve te 97, fshirjen nga kujtesa e loteve te derdhur nga nenat shqiptare, bashkeshortet dhe femijet e viktimave.Mbase shume prej jush kane ishin thjesht me fat duke pare filma ne kinema ato qe ndodhnin ne vendin tone. Te tjere si mua lotojne duke perjetuar kujtimet e embla qe kane lene njerezit e zemres se tyre. Shqiperia Chigaco dhe Sicilia ka vite te dashur bashkatdhetaret e mi. Kush jane ata te degjeneruar qe kontribojne per te kthyer vendin tone ne token e grave me veshje skifteri?Kush jane ata te degjeneruar qe vazhdojne te ngjallin urrejtjen e hasmit ne filizat e vendit tone.
    Shqiperia eshte e jona, le te japim miresine e shpirtrave tane per ta bere ate vend te hijshem, ashtu si i takon. Dashuria dhe malli me beri te kthehesha duke lene studimet ne Londer per te vajtur ne qytetin tim, Fier, atje ku e kisha harruar se sa te zeza ishin rrete e diellit. brenda 2 ditesh degjova per vrasjen e babait te 3 femijve, pronar i nje hoteli. Nuk zgjati shume dhe brenda 1 jave duhet te perjetoja vrasnjen me makabre te nje kambisti qe aktualish shkaktoi vdekjen e 2 te tjereve , dhe paralizimin e nje djaloshi 25 vjecar, biri i vetem i asaj familjeje, te cilet nje vit me pare kishin humbur djalin tjeter i vrare mes shokesh.
    Nuk mendova se do te mund tu rezistoja dot historive te sherifave shqiptare, prandaj preferova te kthehesha ne angli per te vazhduar studimet. Deshiroj qe nje dite te puth token nene te mbushur me lule, dhe jo levozhga plumbash.
    Mos harroni te dashur bashkatdhetare, se krimi e ka folene ne policine dhe rendin publik. Me i degjeneruar eshte shtypi, qe loz me fatin dhe ndodhite e familjeve duke u dhene ngjarjeve ngjyrat e tyre politike.
    Ju uroj fat ne jeten e tyre te gjate te gjithe femijeve te oficereve ushtarak dhe te rendit publik, fatkeqesisht te ngelur jetim nga akte te tilla barbare, nje prej te cileve kam perjetuar dhe vete.
    Behuni dikushi per te mbrojtur idealin.
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  5. #5
    Vlora jone heroike, dite pas dite, me tragjike!
    Keep it REAL!!!

  6. #6
    i/e larguar Maska e ermal80
    Anėtarėsuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    forumi shqiptar
    Postime
    304
    viki eshte per te ardhur ke jo vetem per vloren por per te gjithe vendin tone sepse sot ndodh ne vlore neser diku tjeter .....
    .besoj se e lexove dhe shkrimin e angel82 nuk ndodhin vetem ne vlore te tilla masakra ,me bombe ose me pushke ,krimi mbetet krim eshte gjynah qe shqiperia ne vend qe te eci perpara ecen prapa
    e ndryshova cike ate shkrimin tend te mesiperm .......nuk besoj se do te te ngelet qejfi .....sipas meje do te ishte me e drejte te shkruaje SHQIPERIA JONE HEROIKE ,DITE PAS DITE ,ME TRAGJIKE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •