Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Burgoset banada e baronit Cela

    Nga KOHA JONE



    11 VJET BURG DHE 150 MIJE EURO GJOBE PER "BARONIN E DROGES", GEZIM CELA

    9 nga 14 shqiptaret e akuzuar per krijim dhe pjesemarrje ne organizate kriminale, favorizim e shfrytezim prostitucioni ne Itali, jane denuar dje me burg dhe gjobe, nderkohe qe 5 prej tyre jane gjetur te pafajshem. Organizata kriminale eshte zbuluar nga policia italiane ne vitin 2000. Mes te denuarve bie ne sy edhe i ashtuquajturi "baroni i droges", Gezim Cela, i liruar nga nje gjykate shqiptare "per nje semundje te rende". Cela u denua me 11 vjet burg. Jane dashur 74 seanca gjyqesore, per te arritur me ne fund ne nje vendim perfundimtar, per kete gjyq maratone me 19 persona te pandehur, 14 shqiptare, 4 italiane dhe 1 ukrainase.

    Kapoja i bandes, shqiptari Gezim Cela

    Akuzat per krime te renda si pjesemarrje ne organizate kriminale dhe shfrytezim e favorizim te protitucionit, rendonin pjesen me te madhe te organizates prej 19 anetaresh. Dhjetera vajza, rrembeheshin, genjeheshin, torturoheshin dhe me pas perplaseshin ne rruge, ku prostituonin per t'iu sjelle sa me shume fitim kapove. Sipas hetimeve te prokurorise se vendit fqinj, dy ishin shefat kryesore te trafikut; Gezim Cela, i denuar ne mungese, qe komandonte ne Shqiperi dhe Saimir Sadria qe komandonte ne Itali. Keta kane marre edhe denimin me te madh, rreth 11 vjet burg secili. Cela ka qene denuar nje here ne Shqiperi per te njejten akuze, por eshte liruar, per shkak te nje semundjeje te rende ne kocke.



    Denimet

    Vendimet e gjykates kane lene ne burg 8 shqiptare; nje eshte liruar pasi e ka perfunduar denimin, ndersa pese jane shpallur te pafajshem. Gjithashtu, jane denuar kater nga pese italianet dhe ukrainasja, por qe te gjithe jane liruar, pasi e kane kryer denimin.

    Gezim Cela, 35 vjec, me 11 vjet burg dhe nje gjobe 150 mije euro nga Gjykata e Shkalles se Pare Itali, per akuzen e favorizimit te prostitucionit; Saimir Sadria, 24 vjec, 10 vjet e 7 muaj burg, dhe 100 mije euro gjobe per shfrytezim prostitucioni dhe krijim te organizatave kriminale; Bajram Sadria, 58 vjec, denohet per akuzen e favorizimit dhe te shfrytezimit te prostitucionit denohet me 6 vjet burg; Perparim Ismalaj, 33 vjec, 6 vjet, 6 muaj e 15 dite dhe njemije euro gjobe, per akuzen pjesemarrje dhe krijim organizate kriminale; Sander Vataj, 43 vjec, 4 vjet dhe 9 muaj pjesemarrje dhe krijim organizate kriminale; Ilir Mihasi, 6 vjet, 5 muaj, 10 dite dhe 20 mije euro gjobe, akuza krijim dhe pjesemarrje ne organizate kriminale, favorizim dhe shfrytezim prostitucioni; Adem Celaj, 46 vjec, akuzuar per favorizim dhe shfrytezim te prostitucionit, 2 vjet, 6 muaj e 300 euro gjobe. Celaj eshte lehtesuar nga akuza e marrjes pjese ne organizaten ne kriminale; GezimGjini, 46 vjec, eshte denuar me 4 vjet, per te njejten akuze; Gjergj Bushpepa, 46 vjec, denohet me dy vjet burg, te cilat i ka kryer ne paraburgim; Giuseppe Campese, 30 vjec, denuar kater vjet, per pjesemarrje ne grupim mafioz, shfytezim dhe favorizim prostitucioni, denim i mbaruar; Nicola Fascicolo, 44 vjec, akuzohet per pjesemarrje dhe krijim organizate kriminale, denim 4 vjet, i mbaruar, por do te paguaje nje gjobe prej 100 eurosh; Maurizio Dal Dosso, 32 vjec, akuza, pjesemarrje ne shfrytezim prostitucioni, denuar nje vit 8 muaj, denim i mbaruar; Vincenzo Cifarelli, 51 vjec, nga Bari eshte denuar me 3 vjet dhe 8 muaj per te njejten akuze, denim i mbaruar; Tatiana Andreicik, 25 vjec, ukrainase denim i mbaruar, por do te perzihet nga Italia dhe do te paguaje nje gjobe.

    Jane shpallur te pafajshem: Ilir Guga, 25 vjec, akuzohej per favorizim dhe shfrytezim te prostitucionit; Agron Huli, 27 vjec, nga e njejta akuze; Astrit Leshi, 26 vjec, per akuzen e krijimit dhe pjesemarrjes ne grupim mafioz; Dritan Lleshi, 24 vjec, nga e njejta akuze. Gjithashtu, eshte shpallur i pafajshem dhe italiani, Daniele Mendosi.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    Tirane-Një super aksion i hetuar prej disa kohësh nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe i vënë në zbatim nga policia shqiptare dhe ajo kosovare, ka shkatërruar një grup të strkuturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës perendimore, duke perdorur tokën shqiptare.
    Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare te Morinit në Kukës, ku është shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Korrieri me origjinë nga Korça dhe banim në Tiranë e ka marrë drogën në Prishtinë.
    Burime nga grupi hetimor sqarojnë se korçari është arrestuar sapo ka hyrë në tokën shqiptarë,duke i bllokuar dhe lëndën narkotike dhe marrë dëshmi për pjesën tjetër të grupit.
    Në të njëtën kohë ka ndërhyrë edhe policia kosovare ku në kryqytetin e vendit Prishtinë, janë arrestuar në flagrancë 3 persona dhe janë sekuestruar 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.
    Ndër personat e arrestuar në Kosove është dhe një shqiptare, e cila punonte si inxhiniere kimike në firmë konfeksionesh atje.
    Ndërkohë në territorin shqiptar policia nisi një aksion të gjërë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar.
    Vëmendja e prokurorisë dhe policisë ishte e fokusuar në Laç, pasi hetimet e kryera të dwrgonin se kjo ishte zona ku do të dërgohej droga dhe nga aty do të nxirrej jashtë Shqipërisë.
    Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Celës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë,150 kilogramë kanabis sativa. Gjithashtu në cilësinë e provave janë sekuestruar 9 armë, tre snajpera,granata dhe makina të blinduara.
    Gëzim Çela nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane. Ai njihet si një nga tregtarët më të mëdhënj të drogës nga shqipëria drejt Italisë dhe më pas shitjen atje. Mbi Çelën ka një dënim nga gjykatat italiane pikërisht për trafik të narkotikëve, me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë.
    Çela është liruar nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u arrestua me pas me akuzën se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.
    Por në mometin kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ka qënë aty, duke ngritur dyshime se ai është lajmëruar për aksionin e auotriteteve shqiptare.
    Ndërkohë operacioni dhe hetimet vazhdojnë nga policia për arrestimit e përsonave të tjerë të këtij rrjeti, pasi dyshohet se kishte vite që funksiononte.
    Droga Turqi-Prishtinë- Laç
    Nga hetimet e deri tanishme të krimeve të rënda dyshohet se droga vinte nga Turqia dhe pritej në Prishtinë, në një laborator të posacëm dhe aty ajo përzihej dhe paketohej, duke u bërë e gatshme për treg.
    Dyshohet se droga vinte nga Greqia me anë të rrobave që tregtoheshin nga Turqia drej Kosovës.
    Më pas lënda narkotike trasportohej drejt Shqipërisë ku korrierët e dërgonin në shtëpinë e Gëzim Celës, në Fushe Kuqe.
    Pas këtij hapi lënda narkotike trasportohej drejt Europës Perendimore ku edhe do të shitej.
    Në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës dhe ka dyshime që vila e familjes të jetë edhe laborator për përzierjen e drogës.
    Policia shpall në kërkim Gëzim Çelën, drejtuesin kryesor të rrjetit të trafikut të drogës, që u kap sot.

    Kush eshte Gëzim Çela,” baroni i droges”



    Më 21 nëntor 2012 Gëzim Çela u arrestua aeroportin “Nënë Tereza” në momentin kur po kthehej nga Turqia pasi kishte kryer dënimin me 6 vjet burg nën akuzën e trafikut të drogës. Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si nga Italia dhe Shqipëria po për këtë akuzë. Në 2003 mediat italiane e quanin “baroni i drogës” ndërsa në Shqipëri ishte kapoja i bandës kriminale të “Fushë- Kuqes”. Në 2003 ishte dënuar nga një gjykatë italiane me 11 vjet burg për akuzën e favorizimit të prostitucionit, e trafikut të drogës ndërkohë që në Shqipëri ishte liruar nga gjykata e Tiranës pasi i ishin paraqitur raporte mjekësore të falsifikuara. Pas arrestimit në 2012, gjykata kishte ndryshuar masën e arrestit nga ai burg në arrest shtëpie.


    Njoftimi i policisë së shtetit mbi superoperacionin antidrogë

    Nё kuadër tё njё operacioni tё pёrbashkёt antidrogё ndërmjet Policisё sё Shtetit dhe Policisё sё Kosovёs, nё bashkëpunim dhe me agjenci tё tjera ligjzbatuese, ёshtё mundësuar sekuestrimi nё Shqipёri dhe Kosovё i njё sasie tё konsiderueshme lёndёsh narkotike tё forta, i njё laboratori pёr prodhimin e pёrpunimin e lёndёve narkotike, si dhe arrestimi i 4 personave.
    Falё operacionit tё strukturave tё Krimit tё Organizuar dhe Krimeve tё Rёnda nё Policinё e Shtetit, nё Shqipёri ёshtё bёrё i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainё, 18 kg heroinё dhe rreth 100 kg marijuanё, 850 litra pёrzierёs, njё mjet i blinduar, si dhe armё e municione luftarake.
    Ndёrkohё nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg droga tё forta, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.
    Nё kuadёr tё këtij operacioni nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё Pikёn e Kalimit Kufitar Morinё ёshtё kapur nё flagrancё njё shtetas, i cili po transportonte njё sasi prej rreth 7 kg lёndё narkotike tё dyshuar kokainё, sasi qё ёshtё bllokuar me cilёsinё e provës materiale sёbashku me automjetin.
    Ndёrkohё operacioni i strukturave tё Policisё sё Shtetit ka vijuar me ushtrimin e kontrolleve pranё njё vile 3 katёshe nё njё banesё nё Fushё Kuqe, nё pronësi tё shtetasit Gёzim Çela, ku u bё i mundur:
    - sekuestrimi i njё sasie rreth 18 kg e dyshuar heroinё,
    - rreth 100 kg marijuanё,
    - 20 bidonё me njё sasi prej rreth 850 litra lёndё, qё shërben si pёrzierёs i lёndёs narkotike.
    - pajisje qё shёrbejnё pёr paketimin elёndёs narkotike si presё, shtypëse tё lёndёs, pajisje pёr heqejne vakumit gjatё paketimit etj.
    Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar 9 armё zjarri nga tё cilat 3 snajper, si dhe njё sasi fishekësh dhe granata. Nga strukturat e policisё u bllokua gjithashtu dhe njё mjet tip BMV i blinduar.
    Strukturat e Policisё sё Shtetit nё bashkëpunim me Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda vijojnë punёn pёr dokumentimin e plotё ligjor dhe zbardhjen e personave tё tjerё tё implikuar nё trafikimin e shitjen e lёndёve narkotike.


    Njoftimi i prokurorisë së përgjithshme

    Pas një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria për Krime të Rënda për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, u arrit të zbulohej një rrjet që merret me trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë edhe ato të llojit të rëndë, si heroinë dhe kokainë, si edhe u arrestuan tre persona, dy prej të cilëve në Shqipëri dhe një në Kosovë. Ndërkohë një person, i konsideruar kyç në këtë grup kriminal, është shpallur në kërkim.
    Nga hetimi, ka rezultuar se disa shtetas shqiptarë me banim në rrethet Kurbin, Tiranë, etj., kanë bashkëpunuar me shtetas të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë në drejtim të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine-Kosovë-Shqipëri, e më pas për në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.
    Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë informacion për veprimet që do të realizonte ky grup kriminal dhe në orët e para të ditës së mërkurë (dt.12.06.2014) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë për sekuestrimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e personave të përfshirë në të.
    Nga bashkëpunimi ndërmjet strukturave është bërë e mundur arrestimi i shtetasit R. Hysolli në pikën kufitare të Morinës, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 7 kilogramë kokainë.
    Më pas, operacioni ka vijuar gjatë ditës së Mërkurë (12.06.2014) në zonën e Fushë-Kuqes, Mamurras, në shtëpinë e shtetasit K. Çela ku është arrestuar ky i fundit. Në këtë banesë u sekuestruan;
    -15 (pesëmbëdhjetë) kg lëndë narkotike të llojit “heroinë”;
    -Mbi 100 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”;
    -12 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm, si pistoleta, automatikë, snjapër, si dhe një sasi fishekësh luftarak. etj.;
    -Paisje për stampim lëndë narkotike të llojit “cannabis sattiva”, pasije për përzierje të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, etj. ;
    -Sasi e konsiderueshme mbi 200 kg “arsenik” që shërben si prekusor për lëndën narkotike të llojit “kokainë”;
    -Disa autovetura të markave të ndryshme, etj.
    -Një sasi prej 143 mijë eurosh, disa sende me vlerë si ora dore, bizhuteri, etj,
    Ndërkohë, në Kosovë është bërë e mundur që këtij grupi kriminal t`i sekuestrohet në të njëjtën kohë edhe 18.2 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë”, si edhe një laborator për prodhimin, përzierjen dhe paketimin e lëndës narkotike të llojit “kokainë”. Nga autoritetet kosovare u ndaluan edhe 4 (katër) persona, ndër të cilët një është shtetasja shqiptare V.Tufina, e arrestuar për llogari të Prokurorisë për Krime të Rënda të Shqipërisë.
    Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi G. Ç, i cili konsiderohet një person me rol kyç në këtë grup kriminal.


    ORA NEWS
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Shkëlqim Ç

    Operacioni antidrogë Shqipëri-Kosovë, ja detajet

    TIRANE- Policia e Shtetit zbardh detaje nga operacioni i perbashket bere ne bashkepunim me Policine e Kosovёs.

    Nё Shqipёri ёshtё bёrё i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainё, 22 kg e 323 gram heroinё dhe 207 kg e 360 gram marijuanё, 22 bidona pёrzierёs, 143 mijё euro, njё mjet i blinduar, si dhe 14 armё zjarri e municione luftarake.

    Nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg droga tё forta, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.

    Arrestimet ne Shqiperi

    - Kujtim Xhemal Çelaj, vjeç 44, banues nё Fushё Kuqe Kurbin

    - Reald Shpёtim Hysolli, vjeç 25, Tiranё

    - si dhe ёshtё shpallur nё kërkim shtetasi Gёzim Xhemal Çelaj, vjeç 46, banues nё Fushё Kuqe.

    Sipas policise nё orët e para tё mёngjesit tё datës 12 qershor nё Pikёn e Kalimit Kufitar Morinё, bazuar nё informacionet e marra, ёshtё ushtruar kontroll nё automjetin tip Benx me targё AA 188 IK, tё drejtuar nga shtetasi Reald Shpёtim Hysolli, vjeç 25, banues nё Tiranё, ku u gjet e fshehur njё sasi prej 7 kg lёndё narkotike e dyshuar kokainё, sasi qё ёshtё bllokuar me cilёsinё e provës materiale sё bashku me automjetin.

    Pas kapjes sё këtij shtetasi nga strukturat e Policisё sё Shtetit ёshtё vijuar operacioni duke ushtruar kontroll nё banesën e personit tё dyshuar qё kishte lidhje me kёtё aktivitet kriminal, pёrkatёsisht nё nё njё vile 3 katёshe nё Fushё Kuqe, nё pronësi tё shtetasve Gёzim Çela dhe Kujtim Çela, ku u bё i mundur:

    - sekuestrimi i njё sasie rreth 22 kg e 323 gram lёndё narkotike e dyshuar heroinё,

    - rreth 207 kg e 360 gr marijuanё,

    - 22 bidonё me nga 25 litёr aceton secili, lёndё qё shërben si pёrzierёs i lёndёs narkotike.

    - 6 pistoleta tё markave tё ndryshme,

    - 3 snajper

    - 3 automatikё

    - 1 pushkё

    - 1 shotgan

    - 929 fishekё, 5 krёhra fishёkёsh automatiku, 2 granata, 2 kapsolla, fitil zjarrpёrcjellёs

    - 2.8 gram kokainё.

    - pajisje qё shёrbejnё pёr paketimin e lёndёs narkotike si presё, shtypëse tё lёndёs, pajisje pёr heqjen e vakumit gjatё paketimit etj.

    Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar dhe 143.000 euro.

    Nga strukturat e policisё u bllokua gjithashtu dhe njё mjet tip BMV i blinduar.

    Nga strukturat e Policisё sё Shtetit këtyre shtetasve u janё sekuestruar gjithashtu 25 telefona celularё.

    Strukturat e Policisё sё Shtetit nё bashkëpunim me Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda vijojnë punёn pёr dokumentimin e plotё ligjor dhe zbardhjen e personave tё tjerё tё implikuar nё kёtё veprimtari kriminale.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Shkëlqim Ç

    Zbulohet laboratori i kokainës në vilën luksoze të ish-policit Gëzim Çela në Laç



    VILA KU U ZBULUA LABORATORI I DROGES DJE NE LAÇ (MAJTAS) GEZIM ÇELA (MAJTAS POSHTE) KASAFORTA KU U ZBULUAN EUROT DHE BIZHUTE

    Personazhi “u arratis” pas dënimit në Turqi.

    Ish-polici Gëzim Çela, pronar i “vilës së narkotikëve”

    Italia lëshoi fletë-arrest, prej dy vitesh shqiptari e shtyu me raporte mjekësore.

    Prokuroria ka pohuar dje se grupi kriminal i goditur trafikonte droga të forta në rrugë të largëta ndërkombëtare.
    “Nga hetimi ka rezultuar se disa shtetas shqiptarë me banim në rrethet Kurbin, Tiranë etj. kanë bashkëpunuar me shtetas të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë në drejtim të trafikimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine-Kosovë-Shqipëri, e më pas për në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Është shpallur në kërkim shtetasi Gëzim Çela, i cili konsiderohet një person me rol kyç në këtë grup kriminal”, thuhej dje në një njoftim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila drejtoi hetimin. Emri i Gëzim Çelës, të shpallur në kërkim së fundi, ka nisur të lakohet nga Policia që prej vitit 2003 në Shqipëri e më herët në Itali. Çela, një ish-oficer i Policisë së Kurbinit, ende nuk dihet se si e ka shmangur ekstradimin drejt Italisë, ku është i detyruar të kryejë mbi 19 vjet burg, por edhe t’i paguajë shtetit italian një shumë të konsiderueshme parash, si gjobë për aktivitetin e tij të jashtëligjshëm atje. Prokuroria tha dje se personi i shpallur tashmë në kërkim duhej ekstraduar në drejtim të Italisë, por e ka shmangur këtë procedurë pasi ka paraqitur raporte mjekoligjore sipas të cilave vuante nga sëmundje të rënda që i rrezikonin shëndetin nëse mbahej në gjendje arresti.

    (Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

    Zbulohet laboratori i drogës në Laç
    Bllokohen 75 kg heroinë e kokainë, bie në pranga edhe kimistja që kontrollonte cilësinë e lëndës narkotike.
    Shtatë të arrestuar në Shqipëri e Kosovë, kapen kokainë e snajperë .

    Zbardhen detaje nga trafiku i drogës nga pika kufitare e Kakavijës.
    Një laborator heroine dhe kokaine u zbulua dje në zonën e Laçit, ku veç sasive të mëdha të drogës, u sekuestruan edhe armë automatike, snajperë dhe lëndë eksplozive. Sasia më e madhe e drogës u bllokua në një vilë luksoze pranë aksit rrugor Laç- Fushë Krujë, në krah të rrugës që shkon në Patok. Pikënisja e aksionit ka qenë dy ditë më parë, kur një kimiste, që dyshohet se punonte për rrjetin e trafikut, ka shkuar nga Tirana në Prishtinë. Pasi ka analizuar cilësinë e drogës, ajo ka dhënë miratimin, ndërsa dje, korrieri i kokainës ka hyrë në Shqipëri dhe pasi është pikasur në zonën kufitare në Kukës, është ndjekur derisa ka mbërritur te vila në zonën e Laçit, ku besohet se ndodhej laboratori i lëndës narkotike. Në mënyrë të njëkohshme në pranga kanë rënë personat e dyshuar si pjesë e rrjetit në Shqipëri dhe Kosovë.

    Përzierzit e bllokuar dje në vilën 3-katëshe Laç

    Në pranga përfunduan 7 persona, 4 në Tiranë, Laç e Morinë dhe tre të tjerë në Kosovë, mes tyre edhe një grua me profesion kimiste. Drejtuesi i këtij rrjeti, që sipas Policisë së Shtetit është 46-vjeçari Gëzim Çela, është shpallur në kërkim pasi nuk është arritur të arrestohej.



    (Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Shkëlqim Ç

    "Laboratori i kokainës", policia jep detaje për operacionin

    NGA: AURORA KOROMANI


    TIRANE-Zbulohet laboratori për prodhimin dhe përpunimin e heroinës dhe kokainës në trajektoren Shqipëri-Kosovë.

    Në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare është bërë e mundur sekuestrimi i më shumë se 175 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, i 850 litrave përzierës, si dhe arrestimi i 6 personave. Sipas policies në Shqipëri është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainë, 22 kg e 323 gram heroinë dhe 207 kg e 360 gram marijuanë, 22 bidona përzierës, 143 mijë euro, një mjet i blinduar, si dhe 14 armë zjarri e municione luftarake.

    Burime policore bëjnë me dije se laboratori për prodhimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike ndodhej në Kosovë, por që prej andej droga sillej në Shqipëri dhe depozitohej në Fushë-Kuqe të Mamurrasit në banesën e Xhemal Çelës, i cili është shpallur në kërkim dhe rezulton si babai i Gëzim Çelës, i përmendur si baroni i drogës. Në këtë banesë, strukturat e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit kanë sekuestruar 18 kg heroinë dhe rreth 100 kg marijuanë, 850 litra përzierës, një mjet të blinduar, si dhe armë e municione luftarake, mes të cilave edhe snajpera.

    Vetëm pak ditë më parë, në pikën e kalimit kufitar në Morinë janë kapur në flagrancë 7 kilogramë kokainë dhe është vënë në pranga Reald Hysolli. Përveç tij nga policia shqiptare është vënë në pranga edhe Kujtim Çela, vëllai i Gëzim Çelës. Ky i fundit është konsideruar edhe si kreu i rrjetit të trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine-Kosovë-Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të Europës, kryesisht në Itali.

    Ndërkohë, Policia shqiptare ka shpallur në kërkim Gëzim Çelën dhe ka shoqëruar edhe bashkëshorten e tij, Miraldën, të cilës i kanë sekuestruar edhe supermarketin në zonën e “Don Boskos”. Ndërkohë në Kosovë është sekuestruar një sasi prej rreth 50 kg droga të forta, një laborator për përpunimin e prodhimin e lëndës narkotike dhe janë arrestuar 3 shtetas.

    Konkretisht janë vënë në pranga, 30-vjeçari K. R., 25-vjeçari P. I., 29-vjeçari K. Sh. dhe 50-vjeçarja Valentina Tufina, e njohur ndryshe me pseudonimin “tezja”, e cila ka qenë “truri” i gjithë trafikut. Policia e Kosovës sqaron se të katër këta persona janë kapur me lëndë narkotike, që mendohej se do të dërgohej në Shqipëri. Nga ana e Policisë kosovare janë sekuestruar edhe 50 kilogramë kokainë.

    Rrjeti
    Burime policore sqarojnë se trafiku i drogës ka nisur që nga vendet e Amerikës Latine dhe më pas droga çohej në laboratorin e Kosovës, ku përpunohej dhe rolin kryesor në këtë proces e luante 50-vjeçarja shqiptare me shtetësi amerikane, e cila njihej edhe me nofkën “tezja” dhe ishte eksperte në përpunimin e lëndëve narkotike.

    Pasi droga përpunohej në Kosovë, ajo sillej në Shqipëri dhe grumbullohej në shtëpinë e babait të Gëzim Çelës. Pas përpunimeve të mëtejshme në këtë banesë, droga nisej drejt Italisë, por edhe tregjeve të tjera europiane. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se trafiku i drogës është bërë i mundur falë përgjimeve që disponojnë strukturat e Krimeve të Rënda për këtë grup trafikantësh. Ndërkohë, vijojnë hetimet pasi dyshohet se në këtë rrjet janë përfshirë edhe persona të tjerë. Për këtë arsye, ditën e djeshme uniformat blu kanë kryer kontrolle në Mamurras, Fushë-Kuqe, Laç, Tiranë dhe Durrës.

    MATERJALET E SEKUESTRUARA NË VILËN TRE KATËSHE
    - sekuestrimi i një sasie rreth 22 kg e 323 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë,
    - rreth 207 kg e 360 gr marijuanë,
    - 22 bidonë me nga 25 litër aceton secili, lëndë që shërben si përzierës i lëndës narkotike.
    - 6 pistoleta të markave të ndryshme,
    - 3 snajper
    - 3 automatikë
    - 1 pushkë
    - 1 shotgan
    - 929 fishekë, 5 krëhra fishëkësh automatiku, 2 granata, 2 kapsolla, fitil zjarrpërcjellës
    - 2.8 gram kokainë.
    - pajisje që shërbejnë për paketimin e lëndës narkotike si presë, shtypëse të lëndës, pajisje për heqjen e vakumit gjatë paketimit etj.
    Po ashtu në këtë banesë janë gjetur e sekuestruar dhe 143.000 euro.
    Nga strukturat e policisë u bllokua gjithashtu dhe një mjet tip BMV i blinduar dhe 25 telefona celularë.

    (a.n/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Shkëlqim Ç

    "Tezja " e kokainës me pasaportë amerikane, u vëzhgua kur fejoi djalin

    NGA: KLODIANA LALA


    TIRANE-Fejesa e djalit duket se ka qenë ngjarja e ‘madhe’ që ka sjellë në Shqipëri Valentina Tufinën, e njohur me nofkën “Tezja”, që dyshohet si bashkëpunëtorja më e afërt e Gëzim Çelës, nga Fushë-Kuqja e Mamurrasit, pak ditë para se të përfundonte në pranga në Kosovë. Inxhinierja kimiste, e cila ka pasaportë amerikane, duket se ka shfrytëzuar këtë gëzim familjar, për të krijuar dhe lidhjet për trafikun e sasive të mëdha të kokainës, që vinin nga vendet e Amerikës Latine me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

    Festa e fejesës së djalit të 50-vjeçares që njihet me nofkën ‘Tezja’ është organizuar në një nga restorantet më luksoze në Tiranë.
    Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë ‘shfrytëzuar’ këtë moment, për të vëzhguar të dyshuarën si pjesë e një rrjeti të fuqishëm të kokainës dhe heroinës e për të rënë në gjurmët e bashkëpunëtorëve të saj. “Festa e fejesës së djalit të saj është bërë dhjetë ditë më parë në Tiranë. Pas kësaj, Valentina Tufina ka udhëtuar në drejtim të Kosovës dhe nga hetimet e para rezulton se ka shkuar atje me ‘porosi’ të Gëzim Çelës, për të provuar cilësinë e drogës që pritej të vinte në Shqipëri, në laboratorin e ndërtuar në vilën në pronësi të të kërkuarit Gëzim Çela, në Fushë-Kuqe”, tha një zyrtar i Krimeve të Rënda, pjesë e grupit të hetimit për rrjetin e fuqishëm të trafikut.

    Implikimi i ‘Tezes’
    Dyshimet e para për përfshirjen e Valentina Tufinës në një rrjet të mundshëm të trafikut të drogërave të forta lindën nga udhëtimet e shpeshta që kryente në vende të ndryshme të botës. Por, prokuroria vendosi ta ndjekë çdo lëvizje të saj kur mbërriti në Tiranë për fejesën e të birit, duke krijuar kësisoj dhe një ‘profil’ të 50-vjeçares që harxhonte miliona për bileta avionësh. Përgjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, inxhinierja kimiste është vëzhguar dhe në këtë mënyrë, prokurorët kanë informacion të detajuar për çdo person me të cilin ka pasur kontakt. Nga hetimet e para, rezulton se Valentina Tufina është në njëfarë mënyre ‘truri’ i grupit kriminal, pasi kontrollon jo vetëm çmimet dhe sasitë e drogës që shitet e blihet, por është dhe njohëse e mirë e cilësisë së saj. Vetëm pasi gruaja jepte “OK” për cilësinë e mallit, bëhej dorëzimi i parave. Kështu, për shkak edhe se dispononte pasaportë amerikane e ka pasur të lehtë, të mbërrinte në çdo destinacion ku duhej për të thënë fjalën e fundit për cilësinë e mallit që blihej.

    Udhëtimet
    Valentina Tufina udhëtonte në vende të ndryshme të botës dhe sipas një dokumenti që disponon ‘GSH’, në harkun kohor të më pak se një muaji, në vitin 2013, gruaja e njohur me nofkën “Tezja” ka udhëtuar tranzit në katër kontinente. Udhëtimi i saj ka nisur nga Tirana, në drejtim të Sllovenisë, më pas në Gjermani. Mandej ka mbërritur në Kinë në Australi dhe në fund në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa nga verifikimet e bëra nga prokurorët e Krimeve të Rënda rezulton se Tufina, e cila ka dhe pasaportë amerikane vinte shpesh në Shqipëri dhe mendohet se në këtë mënyrë arrinte të krijonte kontaktet me trafikantët e drogës në Shqipëri, Kosovë apo dhe në vende të tjera që përdoreshin tranzit për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Shkëlqim Ç

    Djemtë e drejtësisë së falur! Vendimi që shpëtoi nga burgu bosin e drogës

    Nga Aleksandra Bogdani {14/06/2014}

    Si e rifitoi lirinë në Shqipëri trafikanti i kokainës me 5 dënime në Itali. Cirku me drejtësinë shqiptare dhe kush janë gjyqtarët e Apelit që firmosën pezullimin e ekstradimit. Historia e Gëzim Çelës, që është njëherazi dhe dosja e zezë e drejtësisë shqiptare



    Ligjet i ngjasojnë rrjetës së merimangave, ku “mizat” e mëdha kalojnë lehtësisht e ato të voglat ngecin në kurth. Në Shqipëri, ligjet dhe një pjesë e mirë e sistemit të drejtësisë mbahen në këmbë enkas për njerëz si Gëzim Çela. Nuk mund të thuash se “i forti” i Fushë-Kuqes, i vetmi që ia mbathi nën hundën e policisë gjatë operacionit të dy ditëve më parë, bën pjesë në atë grup njerëzish të paprekshëm nga autoritetet. Jeta e tij, të paktën në dekadën e fundit ka kaluar mes burgut dhe lirisë, po asnjëherë e shkëputur nga rrjetet e narkotrafikut. Megjithatë, ai ia ka dalë gjithherë të gjunjëzojë drejtësinë e kalbur shqiptare. Historia e tij është pak a shumë e njohur. Në vitet 1994-2000, Gëzim Çela drejtonte një rrjet prostitucioni me rrënjë të ngulura thellë në Modena dhe Udine të Italisë. Në këtë organizatë kriminale që ushqehej me biznesin e dhunshëm të seksit kishte shqiptarë, italianë, bullgarë. Të dhënat e hetimeve të kryera në Itali tregojnë se banda e tij ka kaluar nga shfrytëzimi i prostitucionit tek trafiku i drogës, aq sa në vitet 2002, gazetat më të mëdha italiane do ta cilësonin Gëzim Çelën një ndër grosistët më të njohur. Asokohe në Shqipëri, ish-polici i kthyer në bandit po përballej për herë të parë me Gjykatën e Tiranës për njërin prej hetimeve të kopsitura nga drejtësia italiane. Këtu fillon edhe dosja shqiptare e Gëzim Çelës, që është në fakt një dosje e zezë për sistemin tonë të drejtësisë.

    2002-2014; si të shpëtosh pa lagur?!

    Në 8 maj të vitit 2002, me kërkesë të Italisë, Gjykata e Tiranës e dënoi Gëzim Çelën me 7 vjet e 6 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni, krijim të organizatës kriminale, kalim të paligjshëm kufiri dhe armëmbajtje pa leje. Dënimi u reduktua në 5 vjet, por edhe kaq ishin shumë për të. I arrestuari me të madh nga RENEA filloi të ankohej për një sëmundje të rëndë, tumor në kockën e gjurit. Bileta e lirisë ishte një raport mjeko-ligjor i marrë në spitalin Ushtarak të Tiranës, e njohur nga gjykata pa kryer ende 3 vjet burg. Një kartë e tillë nuk i piu ujë para drejtësisë turke, ku u kap për trafik heroine pak kohë pas lirimit në Shqipëri. U dënua me 6 vjet burg dhe pasi i shleu në Turqi, u kthye në Rinas ku u arrestua sërish. Koha kishte ecur, e bashkë me të edhe hetimet e palës italiane. Në shtator të vitit 2012, kur u arrestua në Rinas si i kërkuar ndërkombëtar, drejtësia italiane kishte dhënë 5 dënime për Gëzim Çelën; ai i kishte borxh Italisë 19 vjet, 9 muaj dhe 29 ditë burgim. Ajme; ishte me fat që u kap në tokën shqiptare, ku gjyqësori është streha e duhur për të bërë cirk me drejtësinë. Një proces i thjeshtë ekstradimi që zakonisht zgjat 40 ditë u kthye në një liturgji të gjatë të sistemit gjyqësor. Nëse futesh në labirinthet e vendimeve gjyqësore, nuk del kurrë me një mendim të qartë në kokë. Sa për saktësi, gjyqtari i shkallës së parë, Artur Gaxhi vendosi ekstradimin e Gëzim Çelës në Itali më 23 janar 2013. Pretendimit të avokatit, se Çela nuk mund të vuante dy herë të njëjtin dënim, gjyqtari i përgjigjet: “Në kërkesën për ekstradim janë përshkuar disa vendime penale që e shpallin atë fajtor, përveç atij për të cilin është dënuar nga drejtësia shqiptare. Së dyti, në vendimet e dënimit janë përfshirë episode të tjera krimesh, që nuk janë shqyrtuar nga gjykatat shqiptare”. Dy vjet më pas, ende nuk është vendosur nëse Gëzim Çela duhet apo jo të vuajë dënimin në Itali. Shkak u bë një vendim i Gjykatës së Apelit, që pezullon ekstradimin dhe ia poston mbrapsh, si patate të nxehtë çështjen, Gjykatës së Tiranës. Ky vendim i Apelit është marrë më 2 korrik 2013 nga kryetari i trupës, Astrit Haxhialushi, njëherazi anëtar i KLD-së, Edlira Petri dhe Shkëlqim Miri. Arsyeja: shkalla e parë nuk ka verifikuar nëse drejtësia italiane ka llogaritur apo jo burgun që Çela ka bërë në Shqipëri. I çliruar nga policët që duhej t’i kishte tek dera e shtëpisë, i forti i Fushë-Kuqes e kthen shtëpinë në një hangar të madh droge. Të vetmet kokëçarje për të janë një proces i zvarritur dhe ndalimi për të dalë jashtë Shqipërie.

    Sa herë paguajmë për luftën antikrim!

    Nëse drejtësia do të kishte funksionuar që me të parën, Gëzim Çela, i identifikuar si kreu i rrjetit të kokainës Shqipëri-Kosovë do të ishte në burgjet italiane. Edhe pse në botën e krimit, “një bie, mijëra ngrihen”, ca para do të ishin kursyer megjithatë në luftën e ndrojtur të autoriteteve me të njëjtët persona, që amnistohen më pas nga drejtësia. Tanimë, kreu i bandës së Fushë-Kuqes është në arrati. E askush nuk pret që të gjenden përgjegjësitë për historinë e lirimit të tij nga burgu. Të kontaktuar dje nga MAPO, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë lanë të kuptohet se nuk ka nisur ende inspektim për vendimin e Gjykatës së Apelit, që e shtyu në kalendat greke ekstradimin e tij. Hetimi ndërkohë po nxjerr në dritë fakte të reja për trafikun e drogës. Më së pari, Gëzim Çela dhe të tijtë punonin të pashqetësuar jo vetëm brenda vilës 3-katëshe në Fushë-Kuqe, por edhe jashtë saj. Informacionet e para janë servirur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga Shërbimi Informativ, i cili kishte të dhëna që oborrin e shtëpisë buzë rruge shtrohej për t’u tharë, sasi e madhe kanabisi. Përgjimi dhe vëzhgimet në terren identifikuan “ushtarët” e rinj të Gëzim Çelës; një korrier nga Korça, një kimiste, “ustalleshë” në certifikimin e cilësisë së heroinës dhe kokainës, ndihmës të tjerë nga Laçi dhe Kosova. Andrallat me drejtësinë nuk e kishin penguar Gëzim Çelën të shtrinte tentakulat e biznesit në Amerikën Latine, prej nga importonte kokainë. Një laborator i dytë në Ferizaj do të shërbente si ndalesë e parë për drogat e rënda, të cilat mbërrinin më pas në Shqipëri përmes rrugës tokësore. Përgjimet kanë hedhur dritë mbi bashkëpunëtorët e të njëjtit rangu të botës së padukshme. Por për ta, nuk ka prova. Arjan Shanaj, një personazh mjaft i njohur në Fier u arrestua për armëmbajtje pa leje. E njëjta akuzë edhe për Astrit Bushin, kontingjent i vjetër i krimit në Shqipëri, Spanjë e Itali. Për dosjen e trashë penale për vrasjen e një punonjësi policie, rrëmbimin e një producenti të njohur spanjoll dhe grabitjen me armë të vilave në Itali e Spanjë, Astrit Bushi u dënua vetëm me 3 vjet e 4 muaj burg dhe 300 mijë lekë gjobë. E këtu kthehemi sërish, për të zezën tonë tek drejtësia!

    Drejtësia; “wall of shame”

    Historia e Gëzim Çelës me drejtësinë nuk është një përjashtim nga rregulli; është bash rregulli vetë. Vetëm në dy vitet e fundit, vrasës e viktima, emra të njohur të krimit i ka bashkuar në të njëjtin fat, “gjyqi” me drejtësinë. Arben Tollia në Durrës, Arben Çeta në Elbasan, Gjin Nika në Kurbin e Astrit Gjepali në Rrogozhinë u vranë brenda një viti, fill pas lirimit të parakohshëm nga gjykatat. Blenë vdekjen me para! Të tjerë “përfitues” nga vrimat ligjore në “rrjetën e merimangës”, e përdorën lirinë e shpejtë për të kryer të tjera krime. Ngjarje të tilla nuk kalojnë pa zhurmë, po punë e madhe: çudia tri ditë zgjat. “Kupola” e gjyqësorit është e zënë me punë të tjera, e askujt nuk i ka hyrë gjemb në këmbë për firmën që hedh në fund të një vendimi gjyqësor. Reforma në drejtësi është një “këngë” tjetër e shpërdoruar rëndshëm nga politika. Kryeministri vetë parashikon që ajo të zgjasë nja 10 vjet të mira, aq sa na duhen për t’u integruar në Europë. Sot për sot, Shqipëria e ligjeve të panumërta jeton nën thundrën e ligjit të të fortëve!



    Kartela penale e Gëzim Çelës

    4 nëntor 2002

    Gjykata e Modenas e ka dënuar me 4 vjet burg dhe 1 mijë euro gjobë për shfrytëzim prostitucioni

    12 maj 2004

    Gjykata e Modenas e ka dënuar me 4.6 vjet burg dhe 1 mijë euro gjobë

    11 tetor 1995

    Gjykata e Modenas e ka dënuar me 1.8 vjet burg

    12 nëntor 1999

    Gjykata e Udines e ka dënuar me 4.4 vjet burg

    8 shkurt 2010

    Prokuroria e Modenas, në bashkim të dënimeve ka vendosur si dënim të përgjithshëm 11 vjet, 10 muaj e 29 ditë burgim

    5 dhjetor 2008

    Gjykata e Assise të Apelit të Triestes e ka dënuar me 10 vjet, 11 muaj dhe 149 mijë euro gjobë

    28 gusht 2012

    Prokurori i Udines, në bashkim të dënimeve ka vendosur 22 vjet, 9 muaj e 29 ditë burg. 3 vite i janë falur, duke lënë në fuqi dënimin prej 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burg

    Gjykata e Tiranës

    8 maj 2002

    E ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg. Përfiton uljen e 1/3 së dënimit dhe lirohet në mënyrë të parakohshme

    MAPO

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Shkëlqim Ç

    Artikulli thote Gezim Cela baroni I droges, titulli thote Shkelqim Cela. 2 persona te ndryshem.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    Kush e spiunoi aksionin e policisë/ Telefonata që shpëtoi bosin e drogës: Erdhën të zinjtë!

    Si u arratis Gëzim Çela nën hundën e punonjësve të policisë. I forti i Fushë-Kuqes ndodhej në një lokal pranë vilës, kur u njoftua me telefon për mbërritjen e Forcave RENEA. Ngatërresa me antenën e telefonit dhe largimi nga Fushë-Kuqja me ndihmën e një miku
    Tiranë Erdhën të zinjtë! Të kanë rrethuar shtëpinë! Ky sinjal, i përgjuar përmes telefonit i ka dhënë biletën e arratisë Gëzim Çelës, të fortitdroga gezim cela të Fushë-Kuqes, që tashmë është në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Një burim i policisë i tha MAPO-s se Çela është lajmëruar përmes telefonit në momentin që RENEA kishte rrethuar vilën e tij 3-katëshe në Fushë-Kuqe. Në këtë kohë, korrieri i kokainës, Reald Hysolli ishte arrestuar në Morinë, ndërsa të dyshuarit e tjerë po mbaheshin nën përgjim telefonik dhe vëzhgim policor. Mëngjesin e së enjtes policia ndaloi Reald Hysollin në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa Çela mësohet se ka tentuar të lidhet disa herë me të, por nuk ka mundur. Pikërisht në këtë kohë, kur u ndalua në kufi Hysolli, drejtuesit e operacionit urdhëruan edhe ndërhyrjen në banesën e Çelës në Fushë- Kuqe, si dhe në atë të rrugës “Don Bosko”, ku edhe kishte një supermarket që e menaxhonte prej një viti e gjysmë si pronë të tij. Edhe pse operacioni i policisë rezultoi i suksesshëm, mësohet se Çela i ka kaluar prej hundësh punonjësve të policisë. Në momentin e nisjes së operacionit, vendndodhja e telefonit, e diktuar përmes një antene, tregonte se ai gjendej në ambientet e vilës në Fushë-Kuqe. Mirëpo ky detaj, sipas hetuesve ishte llogaritur gabim, nisur nga fakti se antena e telefonisë tregon vendndodhjen me përafërsi, por jo vendin e saktë. Kur hetuesit kanë hyrë në banesë, kanë vënë re se Gëzim Çela nuk ndodhej në shtëpi. Pak minuta më vonë është dëgjuar në biseda kur dikush i thoshte Çelës se policia i kishte rrethuar shtëpinë. Fill kësaj momenti “baroni” i drogës ka bërë një telefonatë dhe është zhdukur në rrethana ende të paqarta për policinë, me një prej makinave të tij. Më vonë është marrë vesh se Çela kishte qenë në një lokal, rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, kur e kishin njoftuar për zbarkimin e RENEA-s. “Është larguar me ndihmën e një miku”, – shtuan më tej burimet nga grupi i hetimit. Nga verifikimet e kryera prej sistemit TIMS rezulton se Gëzim Çela nuk ka dalë jashtë vendit në rrugë zyrtare. Hetuesit dyshojnë se ai fshihet ende në Shqipëri, kjo edhe për faktin se me vendet fqinje ka probleme me policinë. Hetimet kanë zbuluar të dhëna të reja për rrjetin e kokainës të drejtuar prej tij. Sasia prej 7 kilogramësh që u bllokua në Morinë, kishte udhëtuar një herë më parë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Por ishte rikthyer në Kosovë, pasi cilësia e saj konsiderohej e dobët. Kjo situatë mësohet se ka ndodhur pikërisht pak ditë më parë se të kapej në Morinë sasia e lëndës narkotike, e cila ishte nisur fillimisht nga Kosova pasi ishte përpunuar në laboratorin përkatës. Hetuesit pohojnë se laboratori në Kosovë drejtohej nga Veim Berisha, tashmë i arrestuar. Burimet thanë se pasi lënda narkotike ishte vendosur që të nisej në drejtim të laboratorit të Kosovës, në drejtim të këtij vendi është nisur edhe Valentina Tufina, e njohur si “Tezja”. Ajo është nisur në drejtim të Kosovës dy ditë përpara se të arrestohej në Morinë. Burimet e policisë thanë se Tufina është nisur me një nga autobusët e linjës Tiranë- Prishtinë në drejtim të Morinës. Aty, ajo mësohet se është pritur nga një person i caktuar prej Veim Berishës. Ky i fundit njihej nga autoritetet policore dhe të Prokurorisë në Kosovë si nga njerëzit më të paprekshëm të krimit të organizuar, dhe i përfshirë në trafikun e drogave të forta. Pasi ka shkuar në vendin ku ishte vendosur laboratori, Valentina Tufina ka pritur mbërritjen e korrierit, Reald Hysolli nga Shqipëria. Një ditë përpara se të arrestohej në Tufinë, Hysolli është nisur me mjetin “Mercedez- Benz”, me ngjyrë të zezë në drejtim të Kosovës, ku e prisnin Valentina Tufina, Veim Berisha dhe personat e tjerë të caktuar prej këtij të fundit për përgatitjen e lëndës narkotike që do të blihej nga Gëzim Çela. Ndërkaq, gruaja me profesion inxhiniere kimiste mësohet se ka fjetur në një hotel që ishte i vendosur në një pikë të tregtimit të karburantit, anës rrugës nacionale të zonës. Po ashtu, aty ka qëndruar edhe bashkëpunëtori i Gëzim Çelës. Gjatë qëndrimit tij në Kosovë, apo gjatë komunikimeve telefonike mësohet se Hysolli është identifikuar si “Nipçja”.

    MAPO

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Për: Shkatërrohet rrjeti i drogës Turqi-Prishtinë-Tiranë, në kërkim baroni Gëzim Çela

    nje gazete thote i therisnin nipcja, nje tjeter dhendri, prite kur te na doli ndonje tjeter qe te na thoj qe pseudonimi i corrieirit ne fjale ishte vjerra hahahah
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •