Mbi disa momente tė marrėdhėnieve shqiptaro-serbe gjatė kohės sė Lidhjes sė Prizrenit
Kjo kumtesė del nga njė studim i gjerė, i cili ėshtė rezultat i punės disavjeēare dhe mbėshtetet kryesisht nė burime tė dorės sė parė tė proveniencės sė ndryshme, jo vetėm tė botuara por edhe tė pabotuara e shfrytėzuar, sidomos serbe dhe austro-hungareze, si dhe nė shfrytėzimin kritik tė literaturės jo tė pakėt tė botuar nė gjuhė tė ndryshme ballkanike dhe evropiane, e cila sado pak e ka prekur ēėshtjen e cila ėshtė objekt i saj studimi. Pėrndryshe, kjo ēėshtje gjer mė sot ka ngelur periferike apo e pa studiuar.
Duke u nisur nga hulumtimet tona mė se tetėvjeēare arkivore, tė bėra lidhur po me kėto marrėdhėnie tė njė pjese tė madhe tė shekullit XIX, kemi konkluduar, pa asnjė dyshim, se marrėdhėniet nė fjalė tė kohės sė Lidhjes sė Prizrenit nuk rnund tė shtrohen, kuptohen e shpjegohen drejt pa e njohur sė paku esencėn e tyre gjatė viteve 30-70 tė shekullit qė kemi zėnė ngojė. Aq mė parė, meqė i viteve 30 tė .a. sh. shėnon pranimin e Serbisė si shtet autonom, gjė kjo e cila ka ushtruar ndikim jo tė vogėl nė marrėdhėniet serbo-shqiptare nė tėrėsi, ndėrsa pėr shqiptarėt vitet '30 qenė fillim i lėvizjes sė tyre ēlirimtare kombėtare qė po ashtu pat rėndėsi tė madhe pėr kahjen dhe karakterin e marrėdhėnieve nė fjalė. Gjatė viteve '30 shqiptarėt ndėrmorėn njė sėrė kryengritjesh tė armatosura, tė cilat nxorėn nė pah edhe idenė e autonomisė, qoftė edhe lokale, apo krahinore, ndėrsa krahas me thellimin e luftės antiosmane ata papra shprehen gatishmėrinė qė tė bashkė punojnė, por nė baza tė barabarta, jo vetėm me popujt e ndryshėm fqinjė, sidomos me serbėt, pa mohuar edhe synimet e tyre tė ngjashme, por edhe me Serbinė. Mirėpo, shteti i atėhershėm serb, me regjim absolut e despotik, nė thelb antipopullor, ishte kundėr bashkėpununit serbo-shqiptar. Bile, Millosh Obrenoviqi qysh gjatė sundimti tė tij tė parė (1815-1839) bėri pėrpjekje tė mėdha qė t'i shpėrngulė shqiptarėt, si dhe myslimanėt nė pėrgjithėsi, nga territori shtetėror serb. Ai i porosiste eksponentėt e tij qė tė bėnin ēdo gjė qė ishte e mundur pėr t'ua blerė tokat dhe shtėpitė shqiptarėve vetėm e vetėm qė t'i hiqeshin qafet sa mė parė. Kėshtu pėrmes presionit tė nduarndurshėm dhe bashkėpunimit edhe me organet e pushtetit osman, Milloshi shpėrnguli jo pak shqiptarėt nga Aleksini e Quprija. Ekskluziviteti i tij fetar e nacional qe aq i shfrenuar, saqė ai bėri pėrpjekje tė mėdha edhe rreth shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Gjashtė Nahiet, territore kėto qė gjendeshin ndėrmjet Serbisė sė asakohshme tė vogėl dhe tė vijės horizontale diēka mbi Nish, kur ato ende gjendeshin nėn administrimin e drejtpėrdrejtė osman. Pėrkundėr kėtyre fakteve tė pamohuara, dolėn autorė tanė jugosllavė edhe tė pasluftės, mi¬dis tyre edhe njė shqiptar, tė cilėt ose kaluan pa i pėrmendur fare kėto argumente lidhur me qėndrimin e zėnė ngojė tė Milloshit ndaj shqiptarėve, qė do tė thotė bėnė nė njėfarė mėnyre falsifikime tė fakteve e rrjedhave historike, ose pohuan pėr shkak tė cektėsisė apo injorancės pa asnjė tė drejtė, mbi atė se gjoja Millosh Obrenoviqi pati botėkuptime tė gjera e tė drejta mbi barazinė fetare e nacionale.
Qėndrimi i Serbisė zyrtare ndaj shqiptarėve nuk ndryshoi as gjatė viteve '40-70, meqė politika e saj mbėshtetej nė Naēertanijen" e Ivo Garashaninit (1844), qė ishte programi i saj i parė i politikės sė jashtme dhe i cili parashihte pėrtėrirjen e perandorisė mesjetare serbe. Njė program i tillė, tė cilit ju pėrmbajtėn qarqet qeveritare tė Serbisė gjatė tėrė kėsaj etape rreth sė cilės e kemi fjalėn, madje edhe disa dhjetėvjetėsha mė vonė, pengonte, minonte dhe pamundėsonte ēfarėdo ofrimi midis Serbisė dhe shqiptarėve e lėvizjes sė tyre kombėtare, rrjedhimisht ushtronte njėfarė ndikimi negativ edhe nė marrėdhėniet serbo-shqiptare nė pėrgjithėsi. Oreganet e saj propagandistike apriori i hidhnin poshtė ēdo kontakt e lidhje me individė tė masės shqiptare e tė lėvizjes sė tyre kombėtare, ndėrsa preferonin kontakte e lidhje vetėm me individė konservativė, feudalė e krerė tė feudalizuar shqiptarė, tė cilėt ia dilte t'i pėrfitonte apo i pėrfitoi pėr qėllimet e ngushta shtetėrore serbomadhe. Karakter tė kėtillė kishin lidhjet ndėrmjet atyre organeve dhe Naum Sidos e Xhelal Pashė Zogut nė vitet '60, prandaj ato kontakte apo lidhje nuk mund tė quhen lidhje a marrėdhėnie tė mira miqėsore serbo-shqiptare, siē na dalin nė disa punime tė disa autorėve tanė jugosllavė, midis tė cilėve gjendet edhe punimi i njė autori shqiptar, nė disa histori nacionale jugosllave, nė disa enciklopedi, monografi etj. Serbia e atėhershme burokratike e me regjim thuajse policor jo vetėm qė mbeti e shurdhėt ndaj kėrkesave tė shqiptarėve e lėvizjes sė tyre ēlirimtare kombėtare, por edhe pėrmes njė sėrė planesh, memorandumesh, aranzhmanesh, projektesh dhe marrėveshjesh tė qeverisė sė saj me shtetet dhe qarqet e caktuara shoqėrore politike tė disa popujve tė Ballkanti, copėtonte territoret e banuara me shumicė nga shqiptarėt dhe kryesisht nga ata. Prandaj gjatė tėrė asaj etape, kur shqiptarėt dita-ditės erdhėn duke e thelluar e zgjeruar luftėn ēlirimtare kombėtare kundėr Perandorisė sė urrejtur Osmane dhe shprehnin gatishmėri qė tė afroheshin e bashkėpunim mbi bazat e njė lufte tė barabartė antiosmane jo vetėm serbėt e popujt e tjerė fqinjė, por edhe me shtetet e tjera ballkanase dhe me Serbinė, nuk u arrit kurrfarė afrimi dhe bashkėpunimi nė mes tė Serbisė e shqiptarėve. Pasojisht tė gabuara janė mendimet e disa autorėve tanė jugosllavė, tė cilėt e mbivlerėsojnė propagandėn politike tė Serbisė ndėr shqiptarėt dhe pohojnė, pa asnjė arsye, nė mėnyrė deklarative, mbi ate se gjoja serbia ia doli t'i pėrfitonte nė pjesė tė madhe shqiptarėt pėr politikėn e saj shtetė¬rare apo shtetėmadhe.
Qėndrimi i Serbisė zyrtare ndaj shqiptarėve nuk pėsoi kurrfarė ndryshimi as gjatė viteve 1870-1878, vite kėto kur lėvizja kombėtare shqiptare pėrjetoi ngritje dhe mė tė hovshme e tė gjithanshme, duke pasur dhe pėrforcuar tė gjitha komponentet e lėvizjes masive kombėtare (ekonomike, sociale, kulturore, ideologjike, politike ) , dhe duke u zgjeruar dita-ditės nė masa, kur antagonizmat shqiptaro-osmane u ashpėrsuan shumė dhe shgiptarėt parreshtur kėrkonin bashkėpunim, s'do mend, me tej nė bazė tė barabarsisė dhe tė drejtės pėr vetėvendosje, edhe me Serbinė. Ser¬bia autokratike e mbylli etapėn nė fjalė nė frymėn e politikės sė saj naēertaniste, duke i shpėrngulur me dhunė jo 30.000 apo mė shumė se 30.000 mijė qytetarė gjatė luftėrave ruso-osmane, serbo-osmane e malazezo-osmane tė viteve 1877-1878, siē pohojnė disa autorė tanė jugosllavė, por 3-4 herė mė tepėr nga tė ashtuquajturat 4 qarqe qė i mori kur i ēliroi nga sundimi osman.
Ndėrkaq, marrėdhėniet midis masave tė gjera tė tė dy popujve tanė fqinjė, tė serbėve e shqiptarėve, gjatė tėrė kėsaj etape qenė dhe mbetėn tė mira, fqinjėsore dhe miqėsore, duke pėrfshirė kėtu edhe tentimet pėr tė arritur bashkėpunim konkret mbi bazat e luftės antiosmane, si dhe rastet jo tė pakta tė lidhjeve tė kumbarisė e pobratimisė ndėrmjet fshatarėve shqiptarė e serbė, sidomos tė viseve tė Serbisė Jugore tė pas viteve 1877-1878. Kėto momente pozitive nuk figurojnė nė punimet e disa autorėve tanė jugosllavė e as nė disa enciklopedi e historitė tona nacionale.
1. Qėndrimi i shqiptarėve dhe i Lidhjes sė tyre tė Prizrenit ndaj popullsisė serbe tė Kosovės dhe Serbisė
Shqiptarėt gjatė viteve 1878-1881 vazhduan, thelluan e zgjeruan lėvizjen e tyre ēlirimtare kombėtare, duke themeluar Lidhjen e Prizrenit si organizatė unike udhėheqėse politike e ushtarake ata bėnė pėrpjekje tė jashtėzakonshme pėr ta themeluar shtetin e tyre autonom, nė mos edhe tė pavarur. Edhe gjatė kėsaj etape shumė tė rėndėsishme tė sė kaluarės sė tyre, tė tė gjithė popujve dhe shteteve ballkanike dhe mė gjerė, shqiptarėt dhanė prova tė gatishmėrisė qė tė bashkėpunojnė me serbėt dhe popujt e shte¬tet e tjera ballkanase, u muar vesh, sikurse edhe gjer atėherė, nė baza tė barabarta e me kusht tė ruajtjes sė tėrėsisė sė territoreve tė banuara me shumicė prej tyre. Lidhja e Prizrenit prisit e saj, Haxhi Ymer Prizreni sidomos, dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi patėn qėndrim tė drejtė, njerėzor e miqėsor ndaj popullsisė serbe tė Kosovės dhe tė territoreve ku kjo bashkėjetonte me shqiptarėt. Prandaj mendimet e disa autorėve tanė jugosllavė mbi atė se gjoja Lidhja shqiptare e Prizrenit apo lėvizja kombėtare shqiptare e udhėhequr prej saj qe e drejtuar kundėr lėvizjeve ēlirimtare tė popujve tė krishterė fqinjė nuk pėrkojnė me tė vėrtetėn, janė tė njėanshme dhe, nė disa raste, edhe qėllimisht tendencioze. Lidhja shqiptare e Prizrenit u themelua edhe me qėllim qė t'i udhėhiqte shqiptarėt nė luftė kundėr lakmive grabitqare tė shteteve fqinje ballkanike dhe hapave konkrete qė i ndėrmorėn ato nė kėtė drejtim pėr t'i copėtuar tokat e popullzuara nė mė tė shumtėn dhe kryesisht prej tyre, si dhe kundėr fuqive tė mėdha e politikės sė tyre ndrydhėse antishqiptare, dhe nė momentet e para nė njėfarė dore pati disa interese tė pėrbashkėta tė ēastit me Portėn. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė kurrsesi se Lidhja e Prizrenit dhe shqiptarėt nė tėrėsi qenė tė disponuar armiqėsisht kundėr popujve e shteteve fqinje dhe bashkėpunuan me Perandorinė Osmane. Edhe nė ato momente tejet tė vėshtira e tė ndėrlikuara dhe me rėndėsi jetėsore pėr ta, kur ata ndodheshin midis disa armiqve pa asnjė aleat, pa ndihmėn e pėrkrahjen e askujt, shqiptarėt vazhduan ta konsiderojnė pushtetin osman si njėrin nga armiqtė kryesor. Shqiptarėt, tė prirė nga Lidhja e Prizrenit dhe udhėheqės tė shkėlqyeshėm e vigjilentė, nė asnjė moment nuk u gjunjėzuan para vėshtirėsive, tė themi, mbinjerėzore dhe nuk pranuan kompromise nė dėm tė synimeve tė tyre kombėtare.
2. Qėndrimi i Serbisė ndaj Lidhjes sė Prizrenit dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi
Serbia apo qeveria serbe nuk e shikonte me sy tė mirė Lidhjen e Prizrenit, lėvizjen kombėtare shqiptare dhe ēėshtjen shqip¬tare nė tėrėsi, madje synimet autonomiste shqiptare i konsideronte si pengesė kryesore pėr realizimin e pretendimeve tė saj mega¬lomane naēertaniste. Kėshtu qė, midis tjerash, ndonėse nga luftėrat serbo-osmane doli mjaft raskapitur dhe me njė varg problemesh tė brendshme, lakmitė e Serbisė zyrtare pėr zgjerim territorial nė drejtim tė pėrtrirjes sė perandorisė mesjetare qenė fare evidente. Pikėrisht me kėto qėllime qarqet qeveritare serbe i ndoqėn me vėmendje ngjarjet qė po zhvilloheshin ndėr shqiptarėt, si dhe marrėdhėniet e tyre me shtetet fqinje dhe Portėn, duke mos lėnė anash as angazhimin pėrmes kanaleve tė ndryshme kundėr zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes shqiptare.
a. Qėshtja e ēarmatimit tė shqiptarėve tė ngelur nė Serbi pas luftėrave serbo-osmane tė viteve 1877-1878
Ēarmatimi i shqiptarėve tė ngelur nė Serbi pas luftės sė pėrmendur qe njėra nga ēėshtjet e para me tė cilat qe preokupuar pushteti serb nė tė ashtuquajturat katėr qarqe qė iu bashkuan Serbisė mė 1877-1878. Organet e pushtetit civil kėtė detyrė e realizuan edhe me ndihmėn e forcave ushtrake. Do thėnė njėherit se ēarmatimi i shqiptarėve qe nė tė njėjtėn kohė edhe njė nga format e regjimit pėr ti shtrėnguar qė tė shpėrngulen tėrėsisht. Individėt e ndryshėm, organet e pushtetit lokal, gjyqet po ashtu, ju bėnė presion tė ashpėr e tė llojllojshėm shqiptarėve tė rrethit tė Pēinjės e tė Jabllanicės, sidomos atyre tė Masuricės, duke mos hequr dorė as nga vrasjet e vrazhdta tė individėve plotėsisht tė pafajshėm. Veprimtarinė e kėtillė e pranojnė, kuptohet nė mėnyrė sekrete, edhe pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal.
b. Ēėshtja e kthimit tė muhaxhirėve shqiptarė nė vendlindje nė Serbi
Kėtė ēėshtje e shtronin papra pėrmes lutjeve e peticioneve vetė muhaxhirėt, por edhe Porta e Anglia pėr arsye tė caktuara, ndėrsa njė gjė e tillė e rekomandonte, ndonėse me qėllime aspak tė mira pėr shqiptarėt, edhe pėrfaqėsuesi rus Liabanov, qysh kah fundi i vitit 1878. Prandaj, dasht e pa dasht, kjo ēėshtje u shtrua edhe para Kėshillit Ministror tė Serbisė, i cili formalisht dhe, gjithsesi pėr arsye taktike dha rekomandim pėr kthim eventual tė muhaxhirėve shqiptarė nė vendlindje. Pra, duke u mbėshtetur nė burimet serbe me tė cilat disponojmė, na mendojmė se mendimet e disa autorėve tanė qė pohojnė se kinse Serbia zyrtare qenka pėrpjekur maksimalisht qė t'i kthente muhaxhirėt nė vendlindje, janė kryekėput tė pa baza, nė mos edhe subjektive e tendencioze.
c. Ēėshtja e shpėrnguljes sė muhaxhirėve shqiptarė tė cilėt u kthyen nė Serbi pas armėpushtimit apo vendosjes sė paqes sė Shėn Stefanit
Qarqet sunduese tė Serbisė i shpėrngulėn nė mėnyrė jashtėzakonisht tė vrazhdtė, e brenda 2-3 ditėsh edhe ata shqiptarė tė cilėt ia dolėn tė kthehen nėpėr vendbanimet e tyre tė mėparshme pėrreth kufirit atėbotė tė Serbisė Jugore, pas armėpushimit apo edhe pas nėnshkrimit tė traktatit tė Shėn Stefanit. Shpėrngulja e zėnė ngojė ndodhi nė vjeshtė tė vitit 1878, thuajse shumė shpejt pas pėrfundimit tė punės sė Kongresit tė Berlinit, edhe pse shqiptarėt nė fjalė llogariteshin si njerėz tė mirė, bujq e blegtorė tė vyeshėm.
3. Ēėshtja e shpėrnguljes sė serbėve nga territori osman, sidomos nga Kosova gjatė dhe pas luftėrave serbo-osmane tė viteve 1876-1878 dhe nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit.
Sipas shkrimeve tė disa autorėve tanė jugosllavė, del se shumė serbė qenkan detyruar tė shpėrngulen nga territori osman, nga Kosova, Maqedonia e sanxhaku i Novi Pazarit, kryesisht apo vetėm pėr shkak tė zullumeve tė papara tė shqiptarėve, tė cilėt, sipas tyre, ishin armiq tė pėrbetuar tė Serbisė e serbėve vegla e Portės dhe gati gjysmė tė egjėr. Ndėrkaq, sipas njė akti mė tė vonshėm tė ministrit serb tė punėve tė jashtme tė Serbisė, faji pėr shpėrnguljen e serbėve nga Kosova e viset e tjera tė territorit osman i bie pushtetit osman, atij lokal sidomos, i cili bėri keq- pėrdorime tė mėdha. Na mendojmė se kjo ēėshtje meriton trajtim tė veēantė dhe objektiv, tė gjithanshėm. Sidoqoftė, kėtu po i shėnojmė disa nga shkaqet e ,shpėrnguljes nė fjalė.
Disa mėsues e individė serbė u shpėrngulėn nga Kosova e viset e tjera tė territorit osman nė vitin 1876 e 1877, me qėllim qė tė merrnin pjesė si vullnetarė nė luftė kundėr Perrandorisė Osmane e nė anėn e Serbisė e tė Rusisė.
Disa serbė u shpėrngulėn bashkė me tėrheqjen e ushtrisė serbe nė fillim tė vitit 1878, meqenėse ishin kompromituar si bashkėpunėtorė tė ushtrisė serbe, e cila bėri zullume ndaj popullsisė shqiptare.
Disa u shpėrngulėn duke e respektuar urdhėrin e qarqeve qeveritare serbe, tė cilat synonin t'i vendosnin nėpėr vendet nga tė cilat qenė dėbuar ose po dėboheshin shqiptarėt pėrkrye dhunės.
Disa serbė u shpėrngulėn ikėn nė Serbi, meqenėse llogaritnin se ai ishte shtet mė pėrparimtar dhe i tyre kombėtar.
Disa serbė u shpėrngulėn apo ikėn nė Serbi, pėr arsye se e dinin qė atje kishte shumė vendbanime e toka tė pabanuara e tė pazotė, plotėsisht tė zbrazėta e shumė pjellore.
Pjesa mė e madhe e serbėve u shpėrngul nė Serbi pėr shkak tė presionit tė ashpėr tė pushtetit osman, i cili, pas disfatės qė pėsoi ushtria osmane nga Rusia e shtetet sllave, edhe nga Serbia pra, ishte i pezmatuar ndaj shteteve nė fjalė dhe serbėve gjithashtu.
Disa serbė u shpėrngulėn edhe pėr shkak tė presionit qė ua bėnin disa nga feudalėt edhe pėrmes disa muhaxhirėve etj.
Pėrkundėr tė gjithave, numri i serbėve tė shpėrngulur nga Kosova ėshtė shumė i vogėl, nuk arrin me tepėr se nė disa qindra apo mė sė shumti mijėra frymė.
Sadulla Brestovci
Prishtinė, mė 12. IV. 1978
Krijoni Kontakt