Pershendetje.Eshte gje e bukur te shohesh se ka neper bote web site qe perfaqesojne dhe i gjenden prane shqipetareve kudo qe jane.Pertej c'do veshtiresie ekonomike,sociale,raciste ose politike une si student jashte atdheut dhe si shqipetar mbi te gjitha ve re se ndonese jeta here here tregohet e ashper shumica e te rinjve qe enden sot rrugeve te botes larg familjeve sepse toka meme nuk ka c'te mire tu jape jane te forte dhe i dedikohen asaj c'ka eshte me e rendesishme dijes dhe kualifikimit profesional.Do ishte e egoiste dhe enderrimtare ideja se shume prej tyre do kthehen ne atdhe serish por me reale eshte ideja se duke qene ne te ardhmen njerez te kualifikuar dhe te pergatitur per sfidat ne jeten social-ekonomike te rinjte shqiptare do ta ngrene sadopak krenarine e perdhosur te kombit.Krenari e perdhosur (per ata qe e dine mire historine nen-politike shqiptare,nga interesat qe vershojne nen te)nga varferia dhe pamundesia per ti ofruar cdokujt vendin e vet sipas aftesive dhe kualifikimit por edhe nga pamundesia per te ndertuar nje shtet qe nepermjet strukturave te tij te vjele te drejten e tij mbi aktivitetet ne menyre te drejte dhe po ne te tille menyre ti ofroje popullit te tij sferen cilesore te sherbimeve qe aq shume i mungon.Te gjitha keto vijne nga fakti qe shume borxhlinj dhe te nenshtruar ndaj botes jemi shnderruar ne nje rruge te mjere qe sherben per te kaluar karvani pseudo politiko-mafoz dhe ai i interesave ushtarake per dominimin e Ballkanit dhe nepermjet tij te rivaleve ushtarake dhe industriale te ish bllokut sovjetik nga Europa dhe Usa.Dhe ky interes i madh per te na kontrolluar me bind se jo vetem qe kemi vlera por dhe vlera te konsiderueshme ne arenen nderkombetare.Por per faj te thithjes se intelektualeve te vertete nga bota dhe udheheqjes pseudo-intelektuale te tanishme jemi si ato aksionet ne burse qer vlejne goxha por gjenden ne duart e "operatoreve" te gabuar e ndoshta pse jo te blere nga ndonje "kompani" rivale.Prandaj ju bej thirrje te jetoni plot pasion dhe dashuri per boten tuaj dhe te pranoni fatin e mallkuar qe na ka rene sepse keshtu do ta njihni me mire dhe do te jete me e lehte ne fund(ky eshte qellimi)ta shnderroni sipas deshirave tuaja.Me urimin qe nje dite ta shihni token tuaj,ate toke qe ndoshta shume kujtime e dashuri ju ka falur,te lire dhe mikpritese si dikur ne te larget, ju pershendes.
Neser do behet me mire...
Krijoni Kontakt