Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    "GRA PA KRAHE"...(Women Without Wings)




    Grate pa krah eshte nje film i bere ne bashkpunim te Kanadase dhe Shqiperise.

    Filmi eshte per Marien qe jeton ne Kanada me te emen e semure dhe nuk mund te zgjedh midis dy dashnorve te saj. Ajo shkon ne nje funeral familjar ne malet e Shqiperise dhe shkel ne nje te kaluar gjakmarrje tradita te vjetra me rrenje ne legjenda. Maria vendos te behet nje vajze e betuar (?) dmthn nje grua qe nuk martohet dhe jeton jeten si burre.

    The Canada/Albania feature film, "Women Without Wings", starring Katya Gardner, Micheline Lanctōt, Besa Imani, Gjovalin Gjoni, and Alfred Trebicka, was presented at the Montreal Film Festival in September, the Mannheim-Heidelberg Film Festival (international discoveries section) in November, the Victoria Film Festival in February, the Edmonton International Film Festival, the Tiburon Film Festival (California), the Newport Beach Festival (California) and the Bergamo Film Meeting (Italy) in March.

    This film about Albanian virgins (women who live out their lives as men) opened at the Kino Xenix in Zurich on May 8 and will open at the Cinema Village in New York City in late May 2003. A five-city US release is planned. The film opened in Quebec on March 14 with a strong showing and will be released across Canada in Vancouver, Edmonton, Calgary and Toronto in May and June. In addition, the movie will have its Albanian premiere in Tirana and in Prishtina, Kosovo in June..

    "eminently watchable curiosity, amazing
    scenery, stone-age twists on family values
    and standout supporting performance
    by Micheline Lanctōt"
    Variety, September 17, 2002

    "histoire peu ordinaire faisant
    écho ą la solidarité feminine"
    La Presse, Montréal, August 26, 2002

    "Try it" (***/5 stars)
    The Movie Times

    "an excellent and very important film
    for us in Serbia"
    Borislav Andelic, film critic, Vecernje Novosti, Belgrade

    "Une franche découverte que ce film de Nicholas Kinsey
    ou se chevauchent le drame sociale et le récit de guerre,
    la fiction et le documentaire"
    Cinéma Le Clap, Quebec


    Filmi eshte i drejtuar nga kanadezi Nicholas Kinsey me drejtim te artit nga Ilia Xhokaxhi dhe muzike nga Aleksander Peēi.
    Disa nga akoret shqiptare ne film:
    GJELINA: Besa Imani
    LULA: Linda Bush
    BARIAKTAR: Gjovalin Gjoni
    HAZBIU: Alfred Trebicka
    DEDE: Ermal Rama
    OLD SIGURIM: Agron Dizdari
    DILJE: Himena Imeri
    NORA: Ina Mexhitaj
    GEG: Leonard Ujka
    SONILA: Merita Smaja
    ARMAND: Visar Vishka
    HUDA CHIEF: Ramis Rama
    PRIEST: Gjon Kola
    BANDIT: Enver Hyseni
    YOUNG ZEF: Lucjana Vata
    YOUNG LULA: Terezima Rakaj
    HUDA WOMAN: Rajmonda Marko
    ALBANIAN DOCTOR: Florenc Cani
    STREET THUG: Gentian Hazizi
    HOTEL MANAGER: Ismet Drishti
    MOUNTAIN GUIDE: Gjelosh Olaj
    GRANDFATHER: Lek Dushmani

    per me shume vizitoni faqen e filmit http://womenwithoutwings.com/
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    me nje femen te tille jam takuar, tymi cigares se saj me ka pas djege syte. me fat jo?

  3. #3
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    doli ne Cinema Village filmi se data 31 maj sot?
    timeo Danaos et dona ferentes

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Deri ne cfare date do te shfaqet ne NY dhe cilat jane 4 shtetet e tjera te cilat do ta shfaqin ne SHBA ?!
    (I hodha nje sy faqes po nuk me zuri syri data te tilla)

    Me lajmeroni qe te di kur te planifikoj nje vizite andej nga ju


    Pershendetje!

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    dhe ca info ...

    The Canada/Albania feature film, Women Without Wings, starring Katya
    Gardner, Micheline Lanctōt, Besa Imani, Gjovalin Gjoni, and Alfred Trebicka,
    was presented at the Montreal Film Festival in September 2002, the
    Mannheim-Heidelberg Film Festival (international discoveries section) in
    November 2002, the Victoria Independent Film Festival in February 2003, the
    Edmonton International Film Festival, the Tiburon International Film
    Festival and Bergamo Film Meeting in Italy in March 2003, and the Newport
    Beach Film Festival in California in April 2003.

    This 35mm movie about Albanian virgins (women who live out their lives as
    men) opened recently at the Kino Xenix in Zurich, Switzerland and in Quebec
    City. The film opens in Toronto at the Carlton Cinema on June 6. Theatrical
    release in the rest of Canada is planned for June in Vancouver, Edmonton,
    Calgary and Montreal.

    A five-city US release is planned starting at the Cinema Village in New York
    in June, 2003 followed by Boston, Washington DC, Baltimore and Philadelphia.
    Further screenings are planned for Tirana (Albania) and Prishtina (Kosovo)
    this summer.



    zara e kerkova tek cinema village po aty nuk e jep si film as ne upcoming listings. sidoqoft te lajmeroj un nese degjoj gje.

    fiori meqe shfaqeshka dhe ne philly ti kepus shpresat qe do vish ketej nga un ti? lol
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kata per ne Philly nuk kam nevoje te gjej arsye per te shkuar ndersa per ne NY gjeta nje me shume kete vere Keshtu kur te degjosh datat qe do te shfaqet, me lajmero tek kjo teme dhe shkojme si "grupi forumi" e shikojme.

  7. #7
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    une isha ne Cinema Village para 1 jave se pashe nje film rus (Lilya 4ever) dhe nuk me zuri gje syri ne upcoming features.
    nejse ajo kinema megjithe kushtet e "tmerrshme" qe ofron ne krahasim me kinemate moderne te zinxhireve te medhenj Amerikane eshte nje xhevahir i vertete per filmdashesit sidomos atyre te filmave te huaj. Bashke me "Angelika" dhe "Film Forum" jane nga me te preferuarat e mia (pavaresisht se aty kam pare dhe filmat me te merzitshem te jetes sime.)
    timeo Danaos et dona ferentes

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Marre nga "Spektri"

    "Femra pa flatra", filmi qė po prezanton shqiptarėt nė Botė


    Filmat pėr Shqipėrinė, nga shqiptarėt apo tė huajt, janė tė destinuar tė mbajnė nė vetvete njė dramė e cila e ka krijuar shtėpinė nė seicilin prej nesh e s'do tė ikė (ne edhe gėzojmė ndonjėherė apo jo?).Por ndryshe nga shumė popuj tė tjerė, kjo dhimbje nė zemrat tona ka njė tjetėr ngjyrė, tjetėr histori, tjetėr zgjidhje."Femrat pa flatra" ėshtė njė film qė e vėrteton kėtė gjė. Edhe pse filmin e kam parė pjesėrisht, pėr faktin qė premierat e tij kanė qėnė tė pakta dhe larg vendit ku unė jetoj, personazhet e kėsaj historie unė i kam jetuar nė fėmijėri nė tė njėjtat skena ku filmi ėshtė xhiruar maleve tė veriut. Historia ėshtė ajo e njė femre, Marijes (Katya Gardner) e cila viziton Shqipėrinė, pėr tė marrė pjesė nė njė varrim familjar,por gjen veten nė mėnyėn e tė jetuarit qė vendasit kane krijuar. Njė pjesė e sė shkuarės,harruar nė tė ardhme. Ajo dashurohet me mėnyrėn e jetės nė kėtė vend, dhe vendos tė bėhet njė "virgjėreshė e vetshpallur", qė do tė thotė tė mos martohet e tė mos ketė fėmijė kurrė. Duke zgjedhur veten midis dy dashurive qė kish lėnė pas nė Kanada. Pėr tė virgjėra tė tilla, rrallė dėgjohet nė Shqipėri, e akoma mė rrallė, ndoshta asnjėherė nė pjesėn mė tė madhe tė botės.Personalisht, gjithmonė kam menduar se Shqipėria ėshtė njė vend sa strikt po aq edhe tolerant e ndoshta kjo e bėn gjithmonė e mė interesante njohjen me tė. Nuk ke si ndryshe ta shpjegosh egzistencėn e njė personazhi tė tillė si Zefi (Micheline Lanctot), qė duke u nisur nga emri jeton njė jetė prej mashkulli por nė tė vėrtetė ėshtė po aq femėr sa ēdo femėr tjetėr...nė film. Gjithsesi, duhet pėrmendur fakti qe ky film trajton njė temė kaq interesante e kaq tė veēantė edhe pėr vetė ne shqiptarėt, qė nė importin masiv tė sė "huajės" po lėmė nė harresė atė ēka ėshtė mė e rėndėsishme...tonėn. Besa Imani, Alfred Trebicka, Ermal Rama, Gjovalin Gjoni, janė disa prej aktorėve shqiptarė qė interpretojnė nė kėtė film, ndėrkohė qė nė njė bisedė me regjizorin e "Femrat pa flatra" Zotin Nicholas Kinsey u pėrpoqa ti jap pėrgjigjie disa pyetjeve qė po ashtu si edhe juve, mė kishin lindur nė mendje kur mėsova pėr njė projekt tė tillė.

    Elbino Llalla: Kush ėshtė Nicholas Kinsey?
    Nicholas Kinsey: Unė jam njė shkrimtar, regjizor, producent filmi.Kam lindur nė Kanada por studimet i kam ndjekur nė Angli dhe aktivitetin nė industrinė e filmit e kam nisur nė vitin 1970.
    Si u njohėt me Shqipėrinė e pėr mė tepėr me "tė virgjėrat" shqipėtare?
    Unė gjithmonė kam qėnė shumė i interesuar nė etnicitet, sepse kjo ėshtė mėnyra me tė cilėn kulturat prezantojnė, pėrcaktojnė vetveten. Nė rastin e Shqipėrisė, mė tėrhoqėn historitė qė po "shfaqeshin" nė perėndim, rreth shoqėrisė shqiptare si edhe lexova librin "High Albania" tė Edith Durham, ku flitet pėr udhėtime nė Shqipėri nė fillimin e shekullit tė shkuar. Fenomeni i tė virgjėrave shqiptare mė la shumė mbresa qė prej fillimit. Kėto virgjėresha janė pjesė e tė shkuarės shqiptare dhe janė trashėguar nga burrat e menēėm qė drejtuan malet veriore tė vendit tuaj nė shekullin e 15. Ato u bėnė pjesė e kulturės suaj, kur Leka shkruajti Kanunin. Ndaj, ėshtė shumė suprizuese tė shikosh njė lloj "mekanizmi" tė tillė qė e lehtėson "arratisjen" e femrave e mė tė veēantė e ben fakti qė njė gjė tė tillė nuk e gjen nė besimin Mysliman.
    Keni pasur ndonjė lidhje personale me Shqipėrinė pėrpara xhirimit tė filmit?
    Nuk kam pasuar asnjė lloj lidhjeje personale me Shqipėrinė pėrpara realizimit tė kėtij filmi.

    Keni parė filma shqiptarė?
    Po, kam parė filma shqiptarė.
    Ndryshe nga librat qė kemi lexuar apo filmat qė kemi parė, ku virgjėreshat zakonisht kanė imazhin e Shėn Mėrisė apo tė murgeshave...njė imazh shumė femėror....nė "Femrat pa flatra", virgjėreshat kanė njė pamje tepėr burrėrore ashtu si edhe mėnyra e tyre e jetesės...
    Kėto virgjėresha nuk kanė tė pėrbashkėta me tė virgjėrat qė ne jemi mėsuar tė shohim mė parė. Nė kėtė sens ato janė thjesht femra tė pamartuara.
    Mendoni se imazhi burrėror qė mbartin kėto femra duke filluar qė nga emri (Zef) do tė lėnė pėrshtypjen se historia e filmit flet pėr njė farė shpėtimi qė femrat lezbike kanė gjetur nė shoqėrinė shqiptare...qė jeton nė kohėn e tashme,por duke respektuar ligjet e tė shkuarės?

    Askush deri tani nuk e ka bėrė kėtė pyetje. Ndoshta do tė ndryshoni mendje kur tė shikoni filmin e plotė. Publiku nė Gjermani dhe Kanada reagoi pozitivisht, askush nuk do tė nėnkuptojė me "tė virgjėrat shqiptare" njė lezbike. Njerėzit arrijnė tė kuptojnė madhėshtinė e shqiptarėve nė ndėrtimin e njė mekanizmi tė tillė pėr femrat qė dėshirojnė t'i shpėtojnė njė martese tė padėshiruar.
    Historia e kėtij filmi ėshtė e ēuditshme edhe pėr vetė shqiptarėt,sepse puthuajse askush nuk e ka trajtuar kėtė temė qoftė nė dokumentar, emision kulturor televiziv apo film. Mund tė mė thoni se cila ishte shkėndija qė ju shtyu tė realizonit filmin mbi kėtė histori?
    Shkėndija pėr mua lindi nė idenė e dy femrave qė konfrontonin jetėn nė dy pika krejt tė kundėrta. Marija nga Kanadaja me mėnyrėn perėndimore tė jetesės, takohet me njė grua mė tė vjetėr, Zef, nga Shqipėria, qė bėn jetėn e njė burri. Marija mrekullohet nga eksperienca e jetesės sė Zefit. Ajo s'ka vlera, ėshtė njė pank, njė fėmijė i brezit X, dhe ėshtė gati tė lėrė jetėn perėndimore, pėr tė jetuar nė male rrethuar nga njerėz qė e duan atė. Janė kėto rrėnjė tė forta familjare, qė i japin njė kuptim tjetėr jetės sė saj.Njė gjė e tillė ndodh shpesh me kanadezėt. Ne kemi misionarėt, biles edhe njė doktoreshė e cila shkoi nė Afrikė tė punojė si infermiere nė njė varfėri ekstreme. Marija ėshtė nė njė fare mėnyre si kėta njerėz....nė kėrkim tė kuptimit tė jetės sė saj.

    Sa tė ndryshme e gjetėt jetėn nė veriun e Shqipėrisė. Ishte ashtu siē e mendonit dhe ēfarė ju ka bėrė pėrshtypje mė tepėr?

    Ishte pothuajse primitive jetesa pėr dy muaj nė malet veriore tė Shqipėrisė, periudhė e xhirimeve pėr filmin. Sidoqoftė, ishte jo mė shumė primitive se nė shumė pjesė tė tjera tė botės. Shqiptarėt janė njerėz tė mrekullueshėm ndaj ishte gjithmonė kėnaqėsi tė bisedoje me njerzit. Provuam ushqime tė mrekullueshme dhe festuam bukur me malsorėt, shoqėruar me kėngė dhe dolli pafund, njė pas njė. Eksperiencė e mrekullueshme.
    Fjala e parė shqip qė mėsuat....
    "Faleminderit". Nuk pata shumė kohė tė mėsoj mė tepėr shqip, sepse puna me filmat ėshtė tepėr e vėshtirė dhe kėrkon dedikim total.
    Pėrveē regjisė, ju gjithashtu edhe shkruat skenarin e filmit. Ishte e vėshtirė pėr ju, ti qėndronit i "vėrtetė" mėnyrės shqiptare tė jetuarit, tė folurit, tė vepruarit...Unė vetė jam shqiptar e sidoqoftė nė disa zona tė Shqipėrisė, mėnyra e jetesės dhe zakonet e njerėzve nė kėto zona janė tė vėshtira pėr tu kuptuar edhe pėr mua....
    Pa librin e Edith Durham mbi zakonet shqiptare, mendoj se nuk do kishim ditur se si ta realizonim kėtė film. Ndėrkohė edhe ndihma e aktorėve dhe pjestarėve tė grupit tė xhirimit njė pjesė e mirė e tė cilėve ishin shqiptarė. Njerzit i dinė zakonet. Si tė kėndosh nė njė funeral? Ēfarė duhet thėnė nė njė moment tė caktuar? Malėsorėt sidomos kanė opinionet e tyre, ndaj edhe ne gjithmonė i pyesnim njerzit pėr gjėra tė tilla.

    Ky film ėshtė shfaqur nė shumė festivale filmi, apo kinema nėpėr botė.Si ka qene reagimi i publikut nė pėrgjithėsi?
    Reagimi i publikut ka qėnė i mirė nė pėrgjithėsi. Nė botė egziston njė kuriozitet shumė i madh pėr "tė panjohurėn". Shqipėria ėshtė e panjohur pėr shumicėn e njerėzve nė perėndim.

    Sė fundi shumė filma shqiptarė kanė premierat nė Tiranė, po kėtė film kur do ta shohim nė Shqipėri?

    Shpresoj tė kem premierėn e filmit nė Tiranė dhe Prishtinė kėtė dimėr.
    Kjo ėshtė agjenda, por kemi patur shumė ndryshime.Kini parasysh qė ky ėshtė njė film shqiptaro/kanadez i cili i adresohet qytetėrimit perėndimor. Ne nuk kemi ide sesi publiku shqiptar do te reagoje.


    Intervistoi:
    Elbino Llalla (Sh.B.A)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    Ky ishte filmi nder me te ultit ku si dhe keta 10 vitet e fundit regjizoret tane dritshkurter dhe medioker (tani me dhe ne bashkpunim me te tjere modele e tyre ne bote ) i serviren perseri publikut. Ky film eshte nje turp per ate rregjizor qe per 1000 CAD te ndyra shkon e denigron vendin e tij ne sy te nje publiku qofte kanadez apo shqiptar. pata rasti qe kete film ta shikoja vjet ne Festivalin boteror te filmit ne Montreal , ku njerezit ngelen te llahtarisur kur pane se si nje njeri me nje arme vret nje femije, dhe morali i eij filmi ishte i qarte; Shqiptaret ngado qe te shkojne cfardo shtetesie qe te marrin gjithone mbeten me mentalitetin e tyre kanunor . regjisorit shqiptar te ketij filmi i them nje idiot! sa keq qe nu isha ne Tirone kur u dha premiera e ketij filmi te ndyre se do ta kisha peshtyre ne fytyre kete poshtersi qe mbanemrin shqiptar !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-01-2005 mė 01:26 Arsyeja: gjuhe e huaj

  10. #10
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321

    Post "GRA PA KRAHE"...(Women Without Wings)

    Pershendetje forumisteve dhe dashamiresve te kinematografise!

    ju thote gje kjo foto?


    Eshte pra nje pamje, nga filmi "Women Without Wings" ose ne shqip "Gra Pa Krahe". nje prodhim ky shqiptaro/kanadez, ku luajne Katya Gardner, Micheline Lanctōt, Besa Imani, Gjovalin Gjoni, dhe Alfred Trebicka, eshte prezantuar ne Festivalin e Filmit Montreal 2002, Festivalin e Filmit Mannheim-Heidelberg 2002 (seksioni i zbulimeve nderkombetare), Festivalin e Filmit Victoria, Festivalin Nderkombetar i Filmit Edmonton, Festivalin e Filmit Tiburon (California), Festivalin Newport Beach (California), Mitingun e Filmit Bergamo (Italy), Houston Worldfest (Texas), Festivalin Atlantik te Filmit dhe Festivalin Nderkombetar te Indise ne New Delhi.

    Fitues i nje Cmimi Remi te argjendte ne Houston Worldfest, Prill 2003.

    Ky film per virgjereshat shqiptare (femra qe e kalojne jeten si meshkuj) eshte prezantuar ne Kinema Le Clap ne Quebec City, Kino Xenix ne Zyrih, Kinema Carlton ne Toronto dhe Kinema Cōte des Neiges ne Montreal. Filmi ka patur premieren ne 27 Nentor, 2003 ne Tirane, dhe nje amerikan eshte shfaqeur ne New York.

    HISTORIA E FILMIT
    Kjo eshte historia e Marijes, e cila jeton me nenen e semure ne Kanada dhe eshte e pazonja per te zgjedhur midis 2 te djemve. Ajo shkon per nje varrim familjar ne malet e Shqiperise dhe shkel ne te kaluaren e hasmerive dhe traditave antike me rrenje neper legjenda. Ajo eshe aq e mahnitur nga jeta e re, aq sa vendos te behet nje "virgjereshe e betuar", nje grua qe e kalon jeten e saj si nje mashkull, pa u martuar ose patur femije.

    PER REGJIZORIN-SKENARISTIN-PRODUCENTIN
    NICHOLAS KINSEY

    Nicholas Kinsey eshte Kanadez me origjine angleze, lindur ne Ontario dhe rritur ne Angli. Me nje te kaluar shkencore dhe aftesi per te shkruar te trasheguar nga e ema, shkrimtar letrash te shkurtra, filloi te punoje ne industrine e filmit si kameraman. Ai prodhoi, drejtoi dhe fotografoi mbi 500 filma dhe video ne 25 vitet e fundit dhe midis tyre disa fitues cmimesh.
    Dokumentaret e tij perfshijne "Short Change" (1989), "Women Without Wings" (2002) dhe "Sundown" (2003).

    PER DREJTORIN ARTISTIK
    ILIA XHOKAXHI

    Drejtori Artistik eshte Ilia Xhokaxhi nga Tirana i cili beri nje pune te mrekullueshme me freskot dhe eshte artisit i merituar ne Shqiperi. Ai u asistua nga Eduard Leshnja gjithashtu nga Tirana i cili ndertoi disa skena.

    PER DREJTORIN E FOTOGRAFISE
    IVAN GEKOFF

    Shqiperia quhet vendi i shqiponjave per shkak te relievit te shumte malor. Filmi eshte plot me pamje dhe peisazhe qe te lene pa fryme. Ivan Gekoff, eshte me prejardhje Bullgare dhe ka jetuar ne Kanda per shume vite. Ai ka punuar ne shume filma dokumentare si ne Kanda ashtu edhe ne Bullgari.

    PER KOMPOZITORIN E MUZIKES
    ALEKSANDER PEĒI

    Kompozitori Aleksander Peēi eshte nje prej muzikanteve me te mire bashkekohes ne Shqiperi Me nje karriere nderkombetare te shtrire ne 3 dekada. Kompozimet e tij muzikale jane degjuar ne Mbreterine e Bashkuar, France, Kore dhe SHB. Dy prej CD-ve te tij me te fundit kane dale nen emrin e Labor Records ne New York. Muzika e tij per filma eshte vecanerisht e njohur ne Sqhiperi per "Gjeneral Gramafoni" (1979) dhe "Dasma e Sakos" (2000).
    -=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=
    nqs ndonjeri prej jush ka patur mundesine ta shohe kete xhirim 35mm, mund te shkruaje ketu per pershtypjet e lena.

    materiale: F A Q J A

    mad
    {^_^}
    ::|maDes!gn © 2009|::

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •