DJ-ALDO

Une solla nje ngjarje reale, deshmine e dikujt qe vuajti nga fatkeqesia qe i ndodhi. Ti mund te mos te pajtohesh me qendrimin qe ky person mbajti, por ja qe ky eshte realiteti.

Ne fillim Wilfridi pati te njejtin reagim qe ke edhe ti, Ai donte te hidhte Perendine ne gjyq dhe ta akuzonte Ate per vdekjen e birit te tij, por kur Perendia tregoi meshiren e Tij ndaj tij dhe i beri te kuptoje ate qe Zoti beri me kryqin e Krishtit per cdo njeri dhe per te, atehere ai ndryshoi qendrim. Ketu eshte ceshtje qendrimi, le te jap nje shembull te thjeshte.
Ne rast se dikush te thote mos e pi kete gote me uje sepse ka helm brenda dhe megjithe paralajmerimin ti perseri e pi ate gote me uje, atehere fajin duhet ta kerkosh tek vetvetja dhe jo tek personi qe te paralajmroi.
Keshtu eshte edhe midis nesh dhe Perendise. Ai na ka folur ne njerezve nepermjet librit te Tij, Bibles dhe na tregon se cfare na pret po te mos i bindemi urdherave te Tij, por ne perderisa nuk i shohim efektet menjehere, rebelohemi dhe jemi moskokecares, por nje dite durimi i Tij merr fund dhe atehere eshte teper vone dhe do na kerkohet llogari. Kjo gje ne Bibel quhet mekat, mosbindja ndaj Perendise.
Perendia qe ka krijuar gjithe universin dhe gjithshka ka ne to di ti rregulloje vete punet, neve na kerkohet ti bindemi Atij, sepse nuk mund ti dime te gjitha gjerat, por ne dime dhe kuptojme vetem ato gjera qe shohim dhe degjojme.
Realiteti eshte ky Krishti vdiq ne kryq dhe vuajti per ne qe ne te rrojme me ane te Tij. Ai pret qe krijesat e tij te kthehen tek Ai dhe te pranojne dhuraten e Tij, qe eshte jeta e perjetshme. N.q.s. ne refuzojme ta marrim kete dhurate, atehere gjithe faji eshte yni, por nese e pranojme Krishtin, marrim dhuraten e Perendise dhe shpetojme nga mekati yne qe i ka rrenjet thelle ne zemren tone. Aty eshte burimi i gjithe te keqijave qe shikon sot kudo.

Ndoshta fola pak si shume dhe per gjera qe ti ndoshta nuk i prisje, por bazuar ne temen qe eshte hapur cfare i dallon veprat e Zotit?, kjo eshte gjeja themelore qe i dallon ato. Zoti per te gjitha problemet tona ka dhene zgjidhje. Zbato urdherimet e Tij dhe gjithshka do te jete ne rregull me ty dhe me kedo. Mosbindja ndaj Zotit ka pasoja te tmerrshme.

Zoti ju bekofte!