Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
Pse i ngatërron kaq shumë ,ato gjëra që janë shumë të thjeshta të spjegohen??
Dashuria nuk shikohet??!!!
Kush e thotë këtë??
Dhe sikur mos shikohet,NDJEHET DHE SHIJOHET.
Tani çfarë argumenti të thjeshtë tjetër nuk kupton??
Më thuaj të të ndihmoj.
Sa për jetën e përtejme ,ti nuk di asgjë sepse ASKUSH nuk është i ardhur prej andej,dhe kështu që ato që thua janë vetëm IMAGJINATË dhe SUPOZIME,të gatuara nga priftërinj dhe hoxhallarë ,që të HANË QYL.
Ndërsa për DËNIMIN e zotit që thua,nuk surprizohem aspak,sepse ATË ndjenjë e USHQEN feja.
Përse duhet të dënojë zoti dhe jo të bindë njerëzit??!!
Nuk të çudit pak kjo ARSYE absurde.
Sot është koha e MENDIMIT dhe JO e DHUNËS,as e HAKMARRJES.
Si rrjedhim,në bazë të kësaj,(edhe sikur të ekzistonte zoti) ai është DIKTATOR.
Shihemi në shkrimin tjetër.
Por mos harro të më përgjigjesh,se KUSH E KRIJOI zotin.
Të gjithë ju besimtarët i shmangeni kësaj pyetjeje që JU VË ME SHPATULLA PËR MURI,dhe që NUK MUNDNI TA GJENI DOT KURRË PËRGJIGJEN.
Përse nuk mundeni??
Sepse është anekzistente,kjo përgjigje,në ato që trumpeton feja.
Zoti nuk eshte i krijuar, ai eshte Krijues i gjithckaje. A mund te thuash:"Kur fillon pafundesia?" Nuk ka as fillim as mbarim pafundesia. Nuk besoj se ke ndonje dyshim ne pafundesine?
E pra keshtu eshte dhe Perendia! Eshte krijues, i pafundem, pa fillim dhe pa mbarim.
Pafundesia nuk ka shpjegim, ose me mire, nuk ka shpjegim per mendjen tone te kufizuar. Ne jemi njerez, nuk mund te kuptojme gjera qe jane jashte konceptit te limitit. Eshte si te duash te futesh oqeanin ne nje kove, ose te futesh qiellin ne nje dritare, ose si te mbyllesh driten ne nje dhome te erret(drita do te ndricoje gjithcka, gjithmone)....etj si keto.
te thuash qe Zoti eshte diktator, eshte si te thuash qe Ai thjesht ben c'i do qejfi. Por ja qe nuk eshte keshtu.
Nese Zoti nuk do te kishte caktuar ligje per tere universin, universi nuk do te qendronte. Me thuaj sa ligje mbajne token te rrotullohet rreth diellit, dhe vec te tjerave qe mbajne molekula, dhe planete ne mijra e mijera galaksi te gjithesise. A mund te jene keto ligje te nje Zoti, diktator, apo te nje Zoti qe e ka krijuar gjithcka ne harmoni dhe me dashuri?
A mund te quhesh ti diktator, sepse e ujit lulen dhe e largon nga dielli i mesdites qe te mosdigjet? Lulja mbase nuk e di qe dielli i tepert eshte i demshem, por ti si kujdestar, di ta ruash ate qe ke krijuar dhe e mban te celur dhe me petale dhe te bukur!
Lules mund t'i duket qe i hiqet ngrohtesia, por ne fakt i hiqet pervelimi, dhe nese lulja do kishte vullnet te zgjidhte si ne njerezit, mbase do pervelohej, ashtu si shume njerez pervelohen ne budallalleqet dhe veset e tyre. Dhe Zoti nuk eshte fajtor dhe as diktator per zgjedhjet e njerezve. Gjithcka eshte para teje.
Ky eshte Zoti!
Pershendetje
Krijoni Kontakt