Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Cfare i dallon veprat e Zotit?

    Duke qene se te gjitha fete besojne ne NJE ZOT TE GJITHEPUSHTETSHEM, atehere besoj se veprat e Zotit duhet te dallohen kollaj ne jeten e gjithe besimtareve qe kane bekimin dhe frymen e shenjte te Zotit me vete.

    Ku duket madheshtia e nje doktrine fetare?
    Ku duket madheshtia e Zotit ne jeten e nje besimtari?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    IL-ALTO
    i/e ftuar
    ti se di kush eshte fryma e shenjte pse e perdor heee.madheshtia e nje doktrine fetare eshte kur ajo eshte e pastruar nga politeizmi dhe panteizmi .pra nga idhujtaria dhe krahasimi i krijesave me Zotin po ashtu edhe kur i ndalon njeriut gjerat e keqia si do te ishte madheshtore nje fe kur ajo lejon homoseksulizmin prostuticionin etj

  3. #3
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    wow

    Jezusi eshte vepra e Perendise. Ne te gjitha fete Jezusi eshte pika e dobet dhe ku nuk dua te degjojne kurre per arsyen qe Jezusi tha:
    Bota nuk mund t'ju urrej juve por mua sepse une deshmoj se veprat e saja jane te mbrapshta
    dhe me e bukura eshte se per kete arsye dhe e akuzuan. e bukur eshte me te gjithe myslymant sepse me goje thone se e quajne se vjen nga Perendia por ne realitet kur degjojne per Jezusin fillojne dhe shajne fillojne dhe bejne rremuje.
    nje ishte ai qe tha se ishte e verteta. Te tjeret kane thene se sjellin nga e verteta por nuk kane folur kurre si Jezusit.
    Ja se çfare thote apostulli Gjon ne nje nga letrat e tij:
    Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.
    Kushdo që mohon Birin, s`ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.
    me respekt i krishteri
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Me duket se asnje nga ju nuk i eshte pergjigjur temes se shtruar "Cfare i dallon veprat e Zotit?"

    Nje besimtar i vertete dhe i paster kurre nuk e ben nje te mire qe te fitoje konsiderate nga te tjeret, as pse ka konsiderate per dike. Veprat e nje besimtari te vertete dallohen se ato tashme jane e vetma menyre veprimi dhe jetese e tij/saj. Vete karakteri i tij percaktohet nga veprat e tij te frymezuara per mire dhe gjithmone me qellim te mire. Ai ka zgjedhur te beje vetem te mira, jo per te fituar parajsen me anen e ketyre te mirave, por per te deshmuar me vepra(dhe jo pallavra sic bejne shume gjoja besimtare) se ai/ajo eshte i ndricuar nga Zoti dhe e njeh madheshtine e tij. Qellimi i jetes se tij eshte te ndjeke nje rruge ne perputhje me urdheresat e Zotit dhe nje rruge per nder te Zotit. Pra cdo veper qe nje besimtar kryen, eshte ndryshe nga nje e mire qe nje jobesimtar kryen, sepse veprat e tij jane manifestim i kryerjes se vullnetit te Zotit ne jeten e besimtarit dhe te tjereve qe e marrin te miren. Nje besimtar i vertete kurre nuk t'i permend te mirat qe ben, as i numeron ato c'ka ka bere, por gjithmone kerkon vetem te kryhet e drejta dhe e mira. Eshte me i bekuar ai qe dhuron se ai qe merr.
    Gjithashtu ne thenien e mencur te popullit tone: Beje nje te mire, hidhe ne dete, ne s'e di ti, e di Zoti vete.

    Zoti ju ndricofte mendjet e zemrat!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thjeshtesia : 11-07-2003 më 01:13
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    Brisbane Australi
    Postime
    32

    Smile Cfare i dallon veprat e Zotit

    Veprat e Zotit nuk vehen re nga shume njeres nga thjeshtesia qe kane. ne qofte se rri ne nje dhome dhe shikon si eshte krijuar cdo gje studioje mire atehere do te kuptosh se cdo gje eshte krijuar nga Zoti. Zoti pajisi njeriun me tru qe mund te krijoje shume gjera por njeriu si i pa mirenjohtes qe eshte, fillon dhe dyshon per kete dhe per ate gje.
    me respekt Durrsakja.
    AP

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e joti
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    michigan
    Postime
    54
    tjeta
    ti fut dhe une pak hundet te keto veprat e larta
    dmth vepra e zotit eshte pasqyruar nga existenca tone dhe e gjithckaje qe na rethon kjo ishte pergjigja me e sakte qe mund te jepnit. pervec te krishterit qe ishte shume i frymezuar nga puna e krishtit dhe haroi te jepte pergjigje. { no offense brother}
    ju thoni qe ekzistenca tone eshte prove e ekzistences se zotit
    por une do kthehm te teoria tjeter, e krijimit te gjithckaje nga bashkimi i rerave dhe ujit ne hapesire dhe ja u krijua toka e gjithcka ne te po ashtu dhe planetet e tjera dhe gjithe galaktika.qe mos te futem shume ne detaje biologjike e fizike.
    juve do thoni qe kjo eshte nje teori qe ka nje shanc shume te vogel 1 ne 1,000,000. une ju them qe po deshet cojeni dhe 1 ne 1,000,000,000,000 . POR ekziston si mundesi.
    Pra per sa kohe qe kjo ekziston si mundesi nuk mund te themi me siguri te plote qe gjithe kjo ishte vepra e zotit.
    Pra mendoni dicka me te mire the thoni dica me te llogjikshme sesa besimi i verber i veprave te shkruara mijera vjet me pare ne nje kohe ne te cilen nuk kemi jetuar dhe nuk e njohim realitetin e asaj .
    Me vjen keq por une nuk besoj dot verbazi si shumica.
    Ju lutem mos me ktheni pergjigje ne vargje nga librat e shenjte se nuk kane vlere per vete faktin qe une po ve ne dyshim prejardhjen e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga joti : 09-09-2003 më 19:27
    mos degjoni kisha e xhamija
    feja e shqiptarit eshte shqiptaria

  7. #7
    Postuar më parë nga joti
    tjeta
    ti fut dhe une pak hundet te keto veprat e larta
    dmth vepra e zotit eshte pasqyruar nga existenca tone dhe e gjithckaje qe na rethon kjo ishte pergjigja me e sakte qe mund te jepnit. pervec te krishterit qe ishte shume i frymezuar nga puna e krishtit dhe haroi te jepte pergjigje. { no offense brother}
    ju thoni qe ekzistenca tone eshte prove e ekzistences se zotit
    por une do kthehm te teoria tjeter, e krijimit te gjithckaje nga bashkimi i rerave dhe ujit ne hapesire dhe ja u krijua toka e gjithcka ne te po ashtu dhe planetet e tjera dhe gjithe galaktika.qe mos te futem shume ne detaje biologjike e fizike.
    juve do thoni qe kjo eshte nje teori qe ka nje shanc shume te vogel 1 ne 1,000,000. une ju them qe po deshet cojeni dhe 1 ne 1,000,000,000,000 . POR ekziston si mundesi.
    Pra per sa kohe qe kjo ekziston si mundesi nuk mund te themi me siguri te plote qe gjithe kjo ishte vepra e zotit.
    Pra mendoni dicka me te mire the thoni dica me te llogjikshme sesa besimi i verber i veprave te shkruara mijera vjet me pare ne nje kohe ne te cilen nuk kemi jetuar dhe nuk e njohim realitetin e asaj .
    Me vjen keq por une nuk besoj dot verbazi si shumica.
    Ju lutem mos me ktheni pergjigje ne vargje nga librat e shenjte se nuk kane vlere per vete faktin qe une po ve ne dyshim prejardhjen e tyre.


    Pershendetje Joti.

    Sic e thua edhe vete, ekziston mundesia e evolucionit. Nderkohe qe ekziston edhe mundesia e krijimit, mundesia e krijimit nga UFO-t, etj mundesi qe mendojne njerezit.

    Per shkak se mundesia e krijimit nga Perendia eshte shume e thjeshte, njerezit kane kerkuar ta nderlikojne ceshtjen me qellim qe te behen te zgjuar me keto mundesite e tjera. Dhe kuptohet besimi i cfaredolloj teorie eshte zgjedhje personale.

    Une do te bej nje pyetje, pse nuk evolon nje biciklete ne aeroplan, dhe pse nje ore e vogel nuk evolon ne nje Big Ben.
    Sepse jane krijesa qe jane krijuar ashtu dhe nuk kane si te evolojne. Edhe biologjikisht, te gjitha qelizat kur shumohen krijojne te njejten qelize, dhe asnje nga ato, persa kohe qe jane studiuar nuk kane evoluar ne ndonje dicka tjeter.

    Nejse c'i dallon veprat e Zotit.
    Kur Zoti krijoi gjithesine, mbas krijimit te cdo gjeje qe beri tha:"Eshte e mire!"
    Ky eshte dallimi. Cdo gje qe ben Perendia eshte e mire, dhe jep paqe.

    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  8. #8
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    __________________________________________________ _
    Une do te bej nje pyetje, pse nuk evolon nje biciklete ne aeroplan, dhe pse nje ore e vogel nuk evolon ne nje Big Ben.
    Sepse jane krijesa qe jane krijuar ashtu dhe nuk kane si te evolojne. Edhe biologjikisht, te gjitha qelizat kur shumohen krijojne te njejten qelize, dhe asnje nga ato, persa kohe qe jane studiuar nuk kane evoluar ne ndonje dicka tjeter.
    __________________________________________________



    Bicikleta nuk eshte trup i gjalle,prandaj nuk evulon!
    Ti nese pret qe bicikleta te evuloi e te behet aeroplan,atehere me mire beje nje vizite tek mjeku,kete te them pa ofendime.

  9. #9
    Per te qeshur, te falenderoj
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  10. #10
    Filipianeve.4:8
    "Se fundi vellezer, te gjitha gjerat qe jane te verteta, te gjitha gjerat qe jane te ndershme, te gjitha gjerat qe jane te drejta, te gjitha gjerat qe jane te pastra, te gjitha gjerat qe jane te dashura, te gjitha gjerat qe jane me fame te mire, nese ka ndonje virtyt, dhe nese ka ndonje levdim, keto mendoni."

    Keto jane fryt i dallimit te veprave te Perendise. Keto gjera ben Perendia ne jeten e dikujt, asgje me pak se kaq.

    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Aferdita Sharxhi: Thesaret që fshihen në vëllimet e “Albanica-s”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 06:35
  5. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •