Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20

Tema: Bishtra...

  1. #1

    Bishtra...

    Muri mua

    Vij vėrdallė nėpėr apartamentin e vogėl qė kam marrė me qera e nuk di nga t’ia mbaj. Rrotullohem sa andej-kėndej. Gjithmonė ndesh nė tė njėjtat mobilje, tė njėjtėn VC, tė njėjtin krevat, tė njėjtėn tavolinė buke si dhe tė njėjtin televizor qė jep gjithmonė tė njetin filėm.
    Fillova tė mendoj pėr apartamentin tim tė ardhshėm. "Me qera do e kem edhe atė apo do jetė imi pėrgjithmonė? Pastaj si do jete? I nxehtė a i freskėt, i gjerė a i ngushte? Apo rrezik mbes pėrjashta fare mes katėr rrugėve"?
    I shkrova kėto nė mėnyrė tė ndjerė. Mė pėlqeu, m’u duk e thellė. Ia lexova murit tė ftohtė ngarkuar llaē e ngritur tulla. Nuk e pėlqeu. C’tė bėja? E modifikova shkrimin. E bera tė thellė sa themelet e tij, tė ftohtė si ai. Muri tregoi ca vėmendje po shpejt u lodh e nuk ma vari sa desha. E mora shkrimin, e grisa. Shkrova diēka tjetėr. I lexova murit shkrimin e ri me temė nga shkenca e muratorisė. I pėlqeu. Nė atė moment u ndjeva mur. I trembur nga vetja e mora dhe e grisa pėrsėri ē’kisha shkruar. Muri i ēuditur mė bėrtiti.
    -C'ben...ėsht i bukur ore!
    -Mos u bej merak se do shkruaj diēka tjetėr, akoma mė te bukur.
    Shkrova nxitimthi nė kėmbė diēka tjetėr e ia lexova.
    Kisha krahasuar rininė me momentin kur llaēin e kish akoma tė njomė, karakterin me themelet e tij, lėkurėn time me suvanė, gjakun qė mė vlon ndėr deje me llaēin qė fle i ftohtė nė tė, martesen me zgjerimin e aneksit ne kurris te banjes, frikėrat me tėrmetet, fatkeqsit e jetės me plasaritjet nė tė, pleqėrin me vjetėrimin e bojės, vdekjen me rrėnimin.
    Megjithse nė sytė e tij gjith sklepa merimangash nuk vezulloi fare ajo shprehia e atij qė merr vesh ēka i thonė, u duk qartė se e pat ndjerė.
    C’ti bėsh... Nė kėtė shtėpi tė vogėl ku jetoj mė duhet tė socializoj dhe unė.

    © SOKOL NIKA
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sokol i dashur!
    Lexova tregimin tėnd. Ėshtė tronditės! Ti sa vete dhe po mė kujton stilin e Franz Joseph Kafka-s. Tė lumtė. Ke njė pendė plot dhėmbje e mall. Ndonse pasigurinė e shpreh me metaforė prej ustai, mos harro: - Je ti qė e ke nė dorė fitoren e betejės me jetėn! Unė tė lexoj me ėndje.
    Tė pėrqafoj Agimi.

  3. #3
    Faleminderit, nuk e dija qe paska qen kaq kenaqsi te merrje komplimenta nga njerez te letres. E provova dhe une. Sa qef...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 28-05-2002 mė 04:24
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4
    Lakuriq!!!


    Megjithse tė kam pranė ēdo ditė, bile mė pranė se ēdo gjė tjetėr, desha tė tė them disa gjėra i dashur Shpirt. Nuk kam burrėrinė tė t’i them nė sy, prandaj tė shkruaj kėtė letėr.

    E di ē’ke o shpirt, po, mė fal, s’kam ē’bėj. E di, tė kam lėnduar. Kam kohė qė s’tė pėrgjigjem, bėj sikur nuk dėgjoj renkimet e tua rrėzė veshit. Ke kohė qė mėrmėrit sa vjen e mė mekur, si i sėmuri nė ethe, pa patur ndėrmend tė pushosh. Ka kohė qė tė injoroj, megjithse tė dy e dimė se dhembim sė bashku. Edhe pse zhurmat e Jetės qė na bashkoi mė shungullojn fuqishėm vesheve tė mėndjes, vazhdoj tė ta dėgjoj tė qarėn, qė ēuditėrisht, sa vjen e bėhet mė fėminore. Detyrohem ti zė dhe me duar, pėr mos tė tė ndier Ty, se dhembim tė dy.
    Mė fal qė kam lėn Nevojen tė tė lidhė kaq keq me zinxhirėt e saj. Te vrasin, e di! E ndiej pėrherė nė kuisjet e tua, kur tė shtrėngoj zinxhirėt qė nuk u ndryshkėrkan kurrė, liruar pa dashje ndonjė momenti delirimi. Falmė pėr tė gjitha herėt qė tė kam shtytur tė durosh kamzhikun e Vullnetit. Nuk e dija qė ai hale Vullnet paskėsh qėn njė dobiē konceptuar ditėn qė Nevoja pėrdhunoi tė bijėn e Endrrės, Dėshirėn. Po ti ama, s’mė ke vėn re kur tė mbyll gojėn, pėrditė me shtupa materializmi. Sytė i kam tė zėnė prej balukeve tė Dhimbjes, nuk tė shoh dot ashtu...
    Tė dy e dimė qė mė shum borxh tė kam se mė ke. Prandaj e vetmja gjė qė mund tė bėj pėr ne ėshtė tė tė lutem, tė mė falėsh.
    Mė fal qė tė tėrhoqa zvarrė sokaqeve tė zbrazur e tė servira pėr ėmbėlsire ēorba kazanėsh gatuar Ti e ndien se ku. Mė fal qė tė detyrova tė ulesh pranė shpirtrash pa shpirt, bile dhe tu buzėqeshėsh, tu japesh doren e copėza tė vetes. Ti e dije mirė qė ato fjalė e mendime qė tė vinin pėrkundrejt ndiqnin ate rrugėn tradicionale qė ti e urren aq shumė. Tė lindura as ti s’e di se ku, merrnin forėm nė mėndje me balle tė parrudhur, pėr tė dalė pastaj dhėmbėve me nerva tė vdekur ngulur kucrave mishtore. Vinin e pėrplaseshin me zhurėm mbi fytyrėn tėnde qė sa vjen e tingėllon mė fėminore se dje. Po ti prapė buzėqeshje. E di, e bėje pėr mua.
    Mė fal qė s’tė gjeta dot njė shoqe si tė duhet. Po mos i pri shpresat, se kjo Jetė ka mė shume fantazi se Ti e unė bashkė.
    Kam pėrshtypjen se ti gabimisht ndihesh i grisur, po dhe ne qofsh, ka plot kohė tė tė arnoj, bazuar nė teorinė e probabilitetit. Kam kohė tė tė arrnoj tė sotmen, se tė ardhmen e ndien dhe ti qė ka hikur bashkė me tė shkuarėn, mbase dhe mė parė.
    Mos mu mėrzit tani tė lutem, po vetėm fal.
    Fale nje rob tė vogėl lufte si unė, kapur nga ushtria e madhe e Egos, ndėshkuar mbase mė rėndė nga tė tjerėt se luftoi ca mė ashpėr. Fale kėtė gladiator shpatėthyer qė ndeshet me lolot e oborrit pėr kėnaqsi e konfirmim perandorak. Fale njė dėshmor tė mjerė pa lapidar, rėnė nė kėtė betejė tė shkurtėr e tė heshtur, si shum tė tjerė. Fale kėtė Don Kishot kaluar mbi gomar e veshur tebtil. Fale kėtė sofist tė mjerė qė noton kaq bukur nė halen e Jetės.
    Falmė o mik, falmė!
    Falmė nė s’tė nxjerr dot shėtitje lėndinės, por e di mirė qė do marrėsh shpatin mė tė thepisur tė malit e s’do shohėsh mė prapa porsa tė tė liroj nga zinxhirėt. Falmė qė tė kam mbyllur nė kėtė kolibe kaq tė dyndur e bosh bashkė. Falmė qė s’tė nxorra njėher Hėnės sė plotė tė gėrvishje mirė bajamet mes ulėrimave tė tua. Shhh... se zgjon tė tjerėt, e tė llahtarisur nga vetja vijnė tė tė vrasin pėr fare.
    Po tė vogėl a mė mban mend? Eh, Ti at’her ishe i madh... shum i madh. Mė merrje prej dore e mė fluturoje ti s’e di se ku. Un tani po rritem o Shpirt, ti po zvogėlohesh. E sa mė tepėr shtohen ditėt ndėr kalendarėt e mi, aq mė pak mbesin tė tuat. E un rritem duke socializuar me kėtė Jetė, ndėrsa ti rinohesh i pėrgjumur sa vjen e mė larg saj.
    Po dhe Ti na ke njė borxh tė dyve ama. Pse vazhdon e mė rri brenda, kur di fare mire se tė gjitha ato qė do, realizohen vetėm nė mė lėnē.
    Nė qoftė se nuk je aq katil ndaj mishit e zemėrmirė ndaj vetes, prit! Pritmė ca, tė rrudhem e plakem qė tė rinohesh e bėhesh bebe, derisa tė vije dita kur dhe ti tė shkosh aty prej nga kam dal unė.


    p.s.
    Megjithse e dimė fare mirė, se qė tė dy shkojme nė kahe tė kundėrt, asnjėri prej nesh nuk e di se cili po rritet e cili po zvogėlohet me tė vėrtetė. Matematkisht rezulton tė takohemi njėherė, diku, nė njė pikė. Nė qoftė e saktė, bėhu gati tė tokim ca shpatullat. Kam mall per ty.

    Tė pėrqafoj tėrthorazi.
    Me admirim, i Yti Robėrues.

    © SOKOL NIKA
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sokol!
    Nuk janė komplimente ato qė tė shkrova, janė vlersime! Ti shkruan bindshėm dhe me njė kthjelltėsi qė mban brenda vizion. Unė e shoh tregimin tėnd sepse ay ka vizion! Janė sekuencat e njė dokumentari, ose mė saktė copėza jete tė njė njeriu qė shkruan kthjellėt dhe me vėrtetėsi. Ti nuk bėn stisje, ty penda tė rrjedh! Tė lutem shkruaj, shkruaj dhe kėshtu do tė mund tė shkarkosh artin tėnd tė brendshėm. Ajo qė desha tė theksoj, ėshtė se ti "nuk merr poza" kur shkruan! Pra nuk imiton! Tė pėrgėzoj Sokol!
    Pėrqafime Agimi

  6. #6
    Agim! Te falenderoj, at'here per kurajon, se eshte si puna e baterive qe duhen karikuar here pas here(ne mos i karikofte ndonje tronditje Jete a ndonje harabel qe me cicerin dritares mi karikoka Agim Doci )
    Nuk e di ne te thote gje mbiemri im, por mbase mban mend ate poeten qe te ka dhene librin Kaltersi dhe kthjelltesi me nje dedikim konstelacionesh e yjesh ...
    Eshte ime me. U entuziazmua shume kur i tregova per vleresimet e tua e nisi te tregoje historira poezish te shkruara mitingjeve... Te dhjefsha diktature (a nje gje e perafert)

    me respekt te sinqerte Sokol Nika
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 28-05-2002 mė 19:02
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    sokol

    lavdi qe e morem vesh nje titull libri qe kemi aq shume kohe qe te kruajme me kurshtje.
    jam e sigurt se duhet te jete liber i bukur.
    duket nga i biri.
    sapo ta gjej....do ta rrefej mrekullimin .
    ne lidhje me tregimin (et) nuk kam c'i shtoj atyre qe tha..agimi me lart.
    As atyre qe kam thene ke "zhgarravinat" vecse nuk kam perdorur emrat e lexuar me pare per te te bindur se jane vertete krijime te bukura.
    Ndoshta ngaqe duhet te kem qene e harruar mbas biberonit, qe kot e mbaj se ne fakt nuk pajtohem...
    C'ti besh disa jane rritur me tre thithje..dy gjinj dhe nje biberon.
    (une nuk kisha asnjerin, edhe po ti gjej tani nuk me bejne pune... , loja me vargun me duket tjeter gje....dhe shume gje...po vec biberon nuk me duket.)


    "me sa kam vene re ne krijimet e tua....
    ty te pelqen me shume nje statuje antike,
    nje mitologji(ndoshta ajo e bariut ke alk...)
    nje tragjedi e filozofuar
    se sa nje kenge lirike
    here e kenduar here e pakenduar.

    duke te dashur njesoj e te vleresuar me shume .
    uruar po se po.
    macia_blu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 28-05-2002 mė 20:12

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    koli

    sa per te thene se te rilexova....
    dhe mos e tradheto murin
    per nje dollap te maces.

    (kisha pershtypjen se macia...kjo
    ishte me shume se nje pis pis....
    te perulem per sinqeritetin,
    pa ta mohuar fisnikerine)

    e jote mace se mace!

  9. #9
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    sokolit

    Proza jote eshte e lodhshme, ka teprice fjalesh dhe nuk thote ndonje gje kushedi se cfare. Megjithate te gjitha keto ti i mbulon me nje krenari per tu pasur zili.

    Take care...

  10. #10
    Pentesilea, mbretereshe e Amazonave vrare nga Akili, nuk e dija qe ishe ringjallur
    Fjalet e tua i kam per kompliment.
    Megjithse komplimentat do kishin qene me te plote po te me kishe goditur edhe vargjet e jo vetem prozen.


    p.s.
    S'ka Rendesi ne mberriti a jo Odisea, rendesi ka rruga qe ndoqi...per te mberrire. Pa te (rrugen), as qe do kishte Odise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 02-06-2002 mė 03:48
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •