Kush eshte Ali Ahmeti?
Kryetar i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, dhe deputet nė Parlamentit e Maqedonisė, ka lindur mė 4 janar 1959 nė fshatin Zajas, Kėrēovė.Angazhimi politik i tij ka filluar qysh nė shkollė tė mesme, kur arriti qė me sukses tė vendoste pėrdorimin e gjuhės shqipe nė gjimnazin e tij nė Kėrēovė. Nė vitin 1979 Ahmeti fillon studimet nė Fakultetin filozofik pranė Universitetit tė Prishtinės, ku diplomon nė vitin 1983. Gjatė viteve 1981 dhe 1983 ai bėhet njėri nga bartėsit e lėvizjes studentore qėllimi i sė cilės ka qenė pėrmirėsimi i statusit politik tė shqiptarėve nė Kosovė dhe Maqedonis dhe ka ndihmuar nė organizimin e protestave studentore nė Prishtinė, aktivitet i cili kulminoi me arrestimin dhe dėnimin nė njė vit bur pėr bindje politike.
Nė vitet 1984/86 ka ndihmuar nė ripėrtėrirjen e lėvizjes studentore dhe popullore nė Kosovė. Nė vitin 1986, Ahmeti fiton azil politik nė Zvicėr, ku jeton deri nė vitin 2001 dhe vepron si koordinator i grupeve tė ndryshme. Nė vitet 1988/89 ai ėshtė njėri nga udhėheqėsit e protestave tė minatorėve dhe studentėve tė cilat pėr herė tė parė mė seriozisht e sfiduan regjimin e Sllobodan Miloseviqit. Nė vitet 1989/90 ai ka qenė njėri nga organizatorėt e protestave masive tė diasporės shqiptare nėpėr Europė.
Mbėshtetjen e tij politike gjatė kėtyre viteve Ahmeti e ka pasur nė Lėvizjen Popullore tė Kosovės. Nė vitin 1986 ai ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm, me detyrė ndėrlidhjen ndėrmjet Kosovės dhe Europės. Nė vitin 1988 ai ėshtė zgjedhur anėtar i Kryesisė sė Lėvizjes Popullore tė Kosovės, funksion nė tė cilin ėshtė rizgjedhur nė vitin 1993, me detyrė special sektorin ushtarak.
Nė vitin 1996, nė vlugun e rritjes sė presionit dhe dhunės kundėr shqiptarėve tė Kosovės, Ahmeti ka qenė njėri ndėr themeluesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe nė vitin 1998, nė fillim tė luftės, ai ėshtė zgjedhur anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Nė vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Pėrfaqėsues Politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni. Pas Marrėveshjes kornizė tė Ohrit tė nėnshkruar nė gusht dhe shpėrbėrjes sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė shtator tė kėtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht nė procesin e implementimit tė Marrėveshjes Kornizė. Pėr kėtė qėllim, nė fillim tė vitit 2002 ai e inicoi dhe u emėrua Kryesues i Kėshillit Koordinues qė bashkonte partitė politike shqiptare nė Maqedoni dhe strukturat e mėparshme tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė njė platformė tė disenjuar pėr ta shtyrė pėrpara implementimin e marrėveshjes paqėsore.
Nė qershor tė vitit 2003, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik pėr Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kėsaj partie. Nė shtator tė vitit 2002, Bashkimi Demokratik pėr Integrim e fitoi besimin e shumicės dėrrmuese tė elektoratit shqiptar nė zgjedhjet parlamentare tė Maqedonisė. Ali Ahmeti u zgjodh deputet i Parlamentit tė Republikės sė Maqedonisė, ndėrsa Bashkimi Demokratik pėr Integrim hyri nė koalicionin qeveritar. BDI mbanė pozicionet e njė Zėvendės-Kryeministri, 5 ministrave dhe pesė zėvendės-ministrave.
Nė zgjedhjet e 5 korrikut 2006, koalicioni BDI-PPD qė e udhėhiqte Ali Ahmeti fitoi 17 deputė dhe paraqet grupin mė tė madh parlamter shqiptar.
![]()
Krijoni Kontakt