Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Sot, një qershor, më shumë se çdo ditë kam parë qiellin. Që në mëngjes e ndjeva më shumë se ditë të tjera. Mbarova diçka të rëndësishme që kisha për të bërë, dhe qielli ishte pa re. Në motor dielli më rrihte shumë, saqë krahët më janë skuqur. Në shtëpi prap kam parë qiellin në ballkon, dhe për çudi syri më zinte më shumë avjona sesa zogj. Desha të isha në ajër, tek ai qiell, tek ajo frymarrje. Po e ndjej afër shumë ktë frymarrje, dhe koiçideca po më habit. Edhe në ëndërr dje i putha faqen, dhe ndjeva atë frymarrje. Dhe prap është ai qielli, është atje që realiteti më qorron. Më duket si një ëndërr, por më shumë më duket sikur ëndrra po puth realitetin. E mbaj mënd mirë atë ëndër, saqë s'po e kuptoj pse ndodhi tani. Pse ishte aq e fortë ajo ndjenjë në atë ëndërr. Çfarë s'di është si vazhdon, por nëse fillimi është çfarë pash at'here s'kam pse të pyes. Do të ngelet thjeshtë një fjalë e pathënë.

  2. #12
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Hajde me Mua
    (2 qershor 2003)

    Hajde me mua
    t'hikim në malin më të afërt
    në malin e harruar
    në atë mal të paemërtuar
    hajde me mua
    shkojmë në rrugën paemër
    do e gjejmë drejtimin
    dorë më dorë të vetëm

    Do jemi larg atyre që nga marrëzia marrin përfitim
    larg njerëzve që nga iluzioni gjejnë adhurim
    larg zhurmave të pafundme të qytetit
    larg zhgënjimeve të panumërta të të eturit

    Do t'na bjer rruga tek ata njerëz
    që vallzojnë traditën me gjithë zemër
    çobanin që me çifteli i kallzon malit
    vashën që me natyrë i thurr djalit

    Në qetësi do t'shohim hënën dhe diellin
    sesi njëra-pas-tjetrës fshihet pas detit
    dhe kur t'fryj era do dëgjojm pyllin
    duke u përqafuar të dy nën dritën e yllit
    Do harrojmë pse ndodhemi ktu
    duke ndjerë puthjen tonë gjuhë më gjuhë
    do mësojmë fjalët e të parëve
    të ilirëve që s'i dihet prejardhje

    S'do kemi nevojë të flasim
    natyra do na thotë kujt i përkasim
    do ta dimë se bota me një zemër
    s'vdes kurr edhepse pa emër
    Do ta lëmë dridhjen bashkë t'na përshkroj
    nën ujë të lumit do lëmë frikën të shkoj
    pa fjalë do kuptojmë se ç'themi
    duke parë në vështrimin e syve që kemi

    Dhe kur t'kthehemi në qytet
    do gjejmë gëzim në çdo cep
    do qeshim me ata që s'gjejnë vënd
    do ndihmojmë ata që në shpirt s'kanë nënë.

    Live Long
    Look Alive
    Die Hard

    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 03-06-2003 më 03:07

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    në ndonjë cep bote do jesh, e largët, e bukur dhe e vetmuar. kur ike s'të thashë asgjë, dhe kur të kthehesh s'do të them asgjë. nëse kthehesh kuptohet por,... nejse. rëndësia e çdo gjëje humbet atëherë kur fillon ta mohosh ekzistencën e saj. nejse de nejse, ti njeri je dhe si e tillë, mohuese je. e ke në natyrë ashtu siç e kam unë, siç e ka kadriu i biri i sadës dhe kojshiu i vesës..

    s'të kam thënë ndonjëherë që sa herë të jesh këtu kam frikë. e di ti, urrej largësitë. por jo, më duket se di, se prap "s'të kam thënë ndonjëherë...". humor more, doli kjo fraza e ditës. s'të kam thënë, s'më ke thënë, s'do të them, s'do të flas, s'do të jem... kush tha që koha shëron plagët? epo, paska gabuar i/e shkreti... se të miat nuk i shëroi. mos i tregoni që e quajta të shkretë, sidoqoftë sipas kësaj teorie, kurrë s'i kam thënë..

    besoj se s'të kam thënë ndonjëherë që të dua ti fantazmë e një jetë të largët?

    epo, mami babi, ka ardhur koha... dhe duhet të bëhem burrë. (thuase kështu po u bënka njeri burrë).

    të dua ti flakëruesja e pasioneve t'mia... të dua ti ëndrra ime e pakonsumuar.. ti fjala ime e pathënë, kafshata ime e pangrënë, gangrena e shpirtit tim...

  4. #14
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Calexico përshëndetje Paske hapur të njëjtën radio në një frekuencë me mua. Veç s'di nëse ajo për të cilën flet ekziston

    Përshëndetje edhe një herë

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    drin, ekziston por shhhh.. mos i trego asgjë. e kam të "ndieshme" prandaj..

    filluan reklamat tani në radio, ika unë të dëgjoj Fire in Cairo nga ata që mban në firmë.

    salut.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Postime
    109

    Re: Fjalët që s'kam thënë

    ....ato do shuhen brenda meje si fytyre meitësh ne frymen time te fundit, (e pathena nuk ben te thuhet)

    sepse, kurre nuk dita se c`duhet te bej kur NUK duhet te bej ASGJE....

    ---------------------------------------------

    Drin sa me pelqyen kto vargjet:


    unë thjesht të desha
    unë jam trupi që s'flet
    që ndrydhet kur ti je mungesa

  7. #17
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Symbyllur
    (5 qershor, 2003)

    I mbyll sytë për të përpirë
    botën që më rrethon
    dhe ndjej të vetmen dritë t'më thy
    kur me sytë e mbyllura shoh kokulur
    dhe s'di pse mendoj për ty

    I bashkuar dhe i ngjitem më shumë
    dhe dal dhe përpij me kafshim
    dhe kputet dhe s'lëshohet më
    pse kështu jam unë
    kaq shumë i përkryer në sytë e tu

    I goditur përbrëndshmi nga tingullthesit
    po po, dhe një qiri që mban aromë
    më thuaj se kjo s'është e vërtetë
    që kur bota ekziston tek sytë
    s'e dija se do ishte më bukur symbyllur

    Në mes të natës
    i shtriqur e i rrutulluar
    më duket sikur zhgarravis më mirë
    sesa t'ishte në mes të ditës
    sapo pronsova diellin personal të natës

    Dhe është në shikim
    dhe të shoh ty, dhe shoh vetveten
    dhe të kërkoj të falur
    për çdogjë që s'jam gjatë ditës
    se çdogjë ndriçon më bukur nën diellin e botës symbyllur.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Calexico
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Postime
    61
    ka do kohë, që e marrë më behësh,
    nuk di të përgjigjesh në pyetje
    flet si një robot, nuk ke më ndjenjë,
    flet si përçart,
    rren ndoshta, hutohesh ndoshta,
    je mërzitur ndoshta.

    ka do kohë që,
    asgjë më nuk të intereson,
    asnjë fjalë e imja s'të lë pështypje,
    ndoshta ngaqë ti kam thënë më herët,
    ndoshta ngaqë ti thotë tjetër kush,
    apo ngaqë je ngopur me përralla dashurie.

    s'do të them asgjë më,
    prandaj edhe këtu shkruaj,
    se s'të kam thënë se,
    e di që me tjerët je..

  9. #19
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Asgjë Sikur Vajza

    Eci në buzë të liqenit duke kërkuar
    sodis dhe s’flas
    midis frymarrjes së pemëve të kohuar

    Ti më vjedh diellin që ndrin kur je pranë
    kur largohesh pa asnjë arsye
    m’lë të qorruar prej dritës së bardhë

    Më djallzon me sytë që vështron
    t’mendoj kurthe dhe sivënde
    që t’mbaj afruar shtatin tënd

    Dhe kur t’shoh ty qorrohem prej diellit
    që zoton prej natyrës
    prejnga m’rrëmben fjalët që pata gjetur

    Më mbërthen kur ngjitesh afër
    më shkëndin përbrëndi
    të pavdekurin gjarpër

    Kuptoj sesi toka shkon në rrotullim
    por kurrsesi ti ja harrin
    t’heqësh diellin nga ky qiell
    dhe t’më lësh veç natën t’strukem si i mjerë

    Si një ujk t’më bësh t’i kallzoj hënës
    për dritën e bardhë që m’pushton zemrën
    kur ti hikën pa thënë gjë
    m’lë veç hijen e natës për të zënë

    T’kesh në zotërim zhdukjen e diellin
    ta zhytësh në pafundësinë e një deti
    pakuptimshëm ta vrasësh djalin që t’ka dashuruar
    dhe unë në mundin t’kuptoj ty i verbuar

    Los Angeles 18.6.03

    p.s. Calexico a i ke dëgjuar ndonjë herë Asgjë Sikur Dielli? Të paktën diellit i dihet mirë funksioni, dhe lëvizja por a e kupton kush vajzën? Ndaj -> Asgjë Sikur Vajza
    drini.

  10. #20
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anëtarësuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    aman drino se na semure
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Akili ishte Ilir dhe jo grek ...
    Nga gabriel në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 20:15
  2. Fjalët e huaja në gjuhën shqipe
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 14:55
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  4. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •