Marrëveshje për Tregtinë e Lirë
Shqipëri-BE, nisin bisedimet për kalimin e mallrave pa doganë
--------------------------------------------------------------------------------
a.s
TIRANE
Shqipëria do t'i liberalizojë tregjet edhe me vendet e Bashkimit Europian. Pas nënshkrimit të pesë Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit, tarifat doganore të mallrave do të reduktohen edhe me vendet e BE-së. Negociatat për këtë proces pritet të fillojnë pas një muaji. Lajmi është dhënë nga Adriana Civici, kryenegociatorja për MTL-të e vendit tonë. Sipas Civicit, aktualisht janë duke u përgatitur ofertat tregtare të mallrave, informacioni për të cilat po sigurohet në bashkëpunim me institucione të ndryshme. Liberalizimi i tregtisë me vendet europiane parashikohet të japë efekte negative në ekonominë shqiptare, pasi do të goditen të ardhurat doganore, të cilat kanë peshë të konsiderueshme në GDP. Ky ndikim pritet të ndihet për gati një dekadë, pasi vetëm pas 10 vjetësh vendi ynë do të mund t'i ketë gati instrumentet për kompensimin e kësaj rënieje. Civici ka sqaruar se fillimisht do të shkëmbehen pa doganë vetëm produkte që janë të leverdisshme për vendin tonë. Ndërsa për produktet sensitive, tarifat do të reduktohen gradualisht për të arritur nivelin zero pas 10 vjetësh, me qëllim që të shmanget një rënie e menjëhershme e të ardhurave.
..........................
..........................
Shqiperia po hedh hapat e para per hyrjen ne bashkimin evropian.
Be-ja po e pergatit Shqiperine per kete hyrje, duke shpresuar se deri sa te vije koha qe Shqiperia te jete gati per tu futur ne BE do ta kemi marre veten nga tregetia e lire dhe do te jemi te gatshem ta perballojme futjen ne BE me me pak dhimbje sesa vendet qe po futen tani (cekia polonia hungaria letonia........).
Shpresoj qe pas kesaj hapjeje te kete me shume investime, pasi thene troc ajo qe i intereson vendeve te EU-se eshte forca e punes qe ne Shqiperi eshte me tepric dhe shume here me e lire.
Krijoni Kontakt