Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 65
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Lajme nga bota e muzikės shqiptare!

    Opera e ndaluar nga Stalini vjen nė Shqipėri

    Nė Akademinė e Arteve nis festivali i Muzikės sė re; mė 28 maj nė "Houes of arts" do tė luhet opera e Shostokovich

    Ėshtė njė grishje e shkėlqyer nė muzikė. Nuk vjen vetėm kultura por pėr herė tė parė nė Shqipėri mbėrrin njė opera e veēantė. Bėhet fjalė pėr engimėn e operas qė e pat ndaluar Stalini. Intepretimi i saj, pėrpos muzikės sė vlereėsuar, ka qėndruar nė heshtje pėr njė kohė tė gjatė. Ndėrsa mė 28 maj nė "Hous of arts" vjen kompozitori Shostakovich, pikėrisht autorit tė kėsaj opere.
    Nuk ėshtė ftesė e veēantė porse kjo shfaqje hyn nė axhendėn e festivalit tė 11-tė tė muzikės sė re.
    Prej njė dekade kjo veprimtari po mban muzikėn shqiptare nė kėmbė. Festivali i muzikės sė re ngritur prej 11 vitesh ėshtė bėrė e vetmja veprimtari inkurajuese pėr muzikantėt.
    Pėr muzikėn shqiptare ėshtė mirfilli krijimtari dhe pasuri qė nuk e ka lėnė traditėn. Ndėrsa kėtė vit mendohen tė tjera prurje nga kompozitorėt tanė. Ashtu si nė edicionet e kaluara ky festival ėshtė nismė qė nuk ballafaqon vetėm kulturėn shqiptare. Pėrballja me muzikėn e huaj ėshtė pika nė tė cilėt ėshtė mbėshtetur fort kėtė vit kjo veprimtari.
    Nga Amsterdami nė sallėn e Akademisė sė Arteve do tė vijė pėr tė interpretuar Marcel Ėorms. Mė 31 maj ai ka zgjedhur pėr publikun shqiptar interpretimin nė Piano Blues.
    Ndėrsa muzika kontemporane do ketė befasi ndryshe nga interpretimi i muzikantėve italiane qė priten tė ngjiten nė skenė mė 29 maj.
    Mund tė thuhet pa frikė sė ėshtė ndėr krijuesit mė vitalė dhe nė formė tė pėrhershme tė muzikės sonė. Pasi ngrihet sukseshėm opera e parė shqiptare nė kėto 13 vite, kompozitori Aleksandėr Peēi nuk rresht sė krijuari pėr tabanin origjinal tė muzikės. Fanatik dhe cilėsime melodioze tė vlerėsuar nga kritika brenda dhe jashtė vendit, pėr pėrfaqėsime kontemporane dhe dinjitoze, Peēi vjen nė kėtė eveniment muzikor, mė datė 30 maj me visare tė kėngės popullore tė orkestruara prej tij.

  2. #2
    Elita 5, koncert ne Tirane

    Elita 5, grupi I njohur kosovar ka dhene mbreme koncertin ne amfiteatrin Kalvin. Per dy ore me rradhe djemte nga Tetova kane mbajtur ne kembe 2 mije spektatore me hitet e tyre te njohura, qe nga kenga Al Kapone dhe deri tek ato me te fundit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Tenori Josif Gjipali protagonist nė operan kanadeze
    Josif Gjipali kėtė vit do tė interpretojė nė Teatrin e Torontos. Tenori shqiptar do tė luajė poetin Rudolf nė operan e njohur tė Puēinit, "La Bohemė". Kjo opera, e ka hapur sezonin teatror mė 20 janar tė kėtij viti. Tenori shqiptar, fitues nė vitin 2003 tė Operalias sė Plaēido Domingos, do tė ketė njė vend tė rėndėsishėm nė kalendarin e shfaqjeve tė teatrit kanadez.


    Inva Mula interpreton Puēinin nė teatrin italian
    Sopranoja Inva Mula ėshtė zgjedhur pėr tė interpretuar nė kalendarin e operas sė qytetit tė Kaljarit, nė Itali. Ajo do tė luajė rolin e Liu, nė operan "Turandot" tė Puēinit, sė bashku me italianen Mina Taska. Nė kėtė opera jepet drama e dashurisė sė njė princi, ku Liu ėshtė shėrbėtorja besnike e tij. Kjo shfaqje do tė realizohet nė muajin mars

  4. #4
    Zog-Zotnijet....
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    bristol/angli/npun teme..
    Postime
    125
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    Elita 5, koncert ne Tirane

    Elita 5, grupi I njohur kosovar ka dhene mbreme koncertin ne amfiteatrin Kalvin. Per dy ore me rradhe djemte nga Tetova kane mbajtur ne kembe 2 mije spektatore me hitet e tyre te njohura, qe nga kenga Al Kapone dhe deri tek ato me te fundit.
    Elita-5 jan nga TETOVA e MAQEDONISI,jo nga kosova
    Mos E Maj Mendjen nKobure Per Mi Kndu Gjithmon Trimnis
    Se Me Qa Shohim Neper Filma->Iky Shekull Asht i Dashnis
    ------------------------------------------------------------------------
    ----Me--Shum--Rrespekt--Per--JU-->Degjoni--Kte-Kang --Nga--SCORPIONS----

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    "Shyqyri Fuga" grupi nga Berati, koncert nė Ulqin

    E Marte, 31 Gusht 2004


    GRUPI BERATAS "SHYQYRI FUGA", KONCERT NE ULQIN

    Kenga e bukur popoullore beratase, e dale me embelsi nga zerat e kengetareve dhe nga tingujt e instrumentave te talentuar te grupit artistik eshte pelqyer dje dhe ka bere jehone brenda dhe jashte vendit. Pas perfundimit me sukses te koncerteve, dhene ne Berat, Tirane, Korce Prizren jane qytetaret e Ulqinit qe kane shijuar kengen beratase. Madje shume turiste nga shtete te ndryshme, qe kane qene me pushime ne Ulqin kane ndjekur me vemendje kenget e bukura beratase. Kenaqesia e tyre arriti deri aty sa ata te bejne kerkese dhe te degjojne disa here kabane dhe kengen beratase me klarinete nga Muhamer Collaku "usta Mekja). Koncerti ishte i bukur. Ai mbajti me emocione artedashesit e Ulqinit, te cilet here pas here shperthenin ne duartrokitje dhe brohoritje, deshmi te kenaqesise qe iu jepte kenga e bukur beratase, "Asaman o trendafil i Celes", kenduar nga Loreta Kasho, kenga "Si dukat i vogel je", kenduar nga dueti Kasho-Kule u pelqyen mjaft. Po ashtu dhe kabaja beratase me klarinete nga Mekja virtuoz. Stavri Bono, pergjegjes artistik i "Shyqyri Fuga" tha per "Koha jone": "Koncerti, duke qene i suksesshem na beri te ndiejme kenaqesi, pse jo dhe te jemi krenare, sepse me kenget e melodite e bukura popullore te qytetit tone pushtuam zemrat e ulqinasve, te cilet na falenderuan. Ne keto shfaqje grupi artistik tregoi aftesi profesionale te muzikes sone popullore. Per nder te grupit, kryetari i bashkise se Ulqinit shtroi nje darke, e cila kaloi gezueshem ne atmosferen e bukur te valleve, kenges dhe humorit. Gjate darkes kryetari i bashkise pershendeti grupin dhe shprehu deshiren ne emer te banoreve te qytetit te tyre se grupin artistik e presim dhe ne veren e vitit 2005

    D.xhelili









    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    "Marie Kraja", tradite edhe ne juri

    Ne edicionin e gjashte te Festivalit Operistik Nderkombetar "Marie Kraja", i cili do te zhvillohet ne datat 28-29 dhe 30 tetor ne skenen e Akademise se Arteve, do te konkurojne 19 artiste, qe vijne nga Amerika, Kanadaja, Italia, Turqia, Venezuela, Koreja e jugut, Meksika etj. Ne naten finalen do te prezantohen 10 me te miret. Festivali i ketij viti perkon me 45 vjetorin e operas se pare shqiptare "Mrika" e Prenk Jakoves, qe u interpretua nga Marie Kraja ne skenen e Akademise, qe atehere ishte Teatri i Operas. Te tre netet e Festivalit do te kene si lajtmotiv "Mriken". Gjithashtu do te rivijne ne kohe ariet me te bukura te kesaj opere. Pjesa e spektaklit nuk do te kete vetem kete element. Si ne te gjitha edicionet e tjera edhe kete vit nje grup artistesh do te bashkepunojne per te ndertuar ate qe quhet pjesa e dyte e Festivalit, pra spektakli qe i eshte bashkangjitur gjithmone konkurimit te artisteve. Juria, e cila tashme eshte menduar te jete pak a shume kostante, e perbere nga te njejtet emra te njohur te muzikes operistike boterore, te cilet kane qene prezent edhe ne edicionet e tjera te festivalit "Marie Kraja". Kryetare e jurise do te jete serish sopranoja e mirenjohur Inva Mula, ndersa anetare te saj do te jene: Claudia Eder nga Gjermania, Kim Von Binzer-Danimarke, Claudio Buchler-Austri, Philip Botheel-Kanada, Giovana Lomazzi-Itali. Nancy Rhodes-Amerike, Martin Andre-Angli dhe Suat Arikan-Turqi.

    marr nga Korrieri
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Albano, Tusha Hushi Cerma etj..

    Dje dhe sot RTSH dha koncert me Albanon.

    Nje mrekulli e vertete kenget, zeri i tij fantastik dhe biseda e ngrohte e Albanos me publikun shqiptar..
    Ai tregoi se e do Popullin tone sinqerisht e kjo u pa ne mesazhet qe dha, ne angazhimin e tij total ne kenget qe kishte zgjedhur e qe i interpretoi me shpirt..
    Nga kenget Napolitane ,Sole mio-n e Famshme e deri tek Caruso, Verdi e Cajkovski u kenduan nga i madhi Albano..

    Po ashtu tre tenoret tane dhan Koncert me orkestren simfonike te TOB -it..
    Tusha Hushi dhe Cerma kenduan ne nivele boterore sikurse tre Tenoret e famshem Pavarotti, Domingo e Careras..
    Ata kenduan kenge te muzikes tone te lehte e popullore..
    Dafina, Po ku ka si ti o Shqiperia ime, Margjelo, Debora Zbardhi malet si dhe kenge te repertorit boteror sikurse Granada e Lares dhe pjese nga opera te Pucinit, Verdit etj..
    Gjithashtu orkestra ekzekutuan dhe pjese klasike simfonike te mrekullueshme..
    Lum ata qe jan ne Tirane por dhe ne me satelit u kenaqem..
    Suksese artistave tone..

    bravo RTSH..

  8. #8
    Viti i ri paska ardhur vertet me ca programe te bukura.

    Ja c'eshte kur ke satelit....ne te tjeret mire qe i lexojme ne internet lol
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kėnga Magjike

    Nga 21 deri mė 23 janar nė Prishtinė do tė mbahet edicioni i gjashtė i festivalit "Kėnga Magjike"

    Prishtinė, 17 janar - Qė nga 21 deri mė 23 janar nė sallėn "1 Tetori" nė Prishtinė do tė mbahet edicioni i gjashtė i festivalit "Kėnga Magjike". Sivjet festivali do tė mbahet nėn patronatin e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Qeverisė sė Kosovės.
    Tridhjetė kėngėtarė nga tė gjitha trevat shqiptare do marrin pjesė nė pjesėn garuese ndėrsa mysafirė tė ftuar, vendorė dhe ndėrkombėtarė do t'i japin pamje edhe mė tė bukur kėtij festivali. Do tė marrin pjesė shumė emra tė njohur skenės ndėrkombėtare, siē janė ABBAriginal nga Suedia, kėngėtarja e mirėnjohur Samanta Fox, grupi Rednex etj.
    Pėrveē kėngėve konkurruese njė rėndėsi mjaft e madhe nga organizatorėt i kushtohet edhe elementeve spektakulare. Pėr kėtė qėllim punon njė staf me njerėz tė afirmuar, me nė krye regjisoren Vera Grabocka.
    Bashkorganizatorėt kanė arritur tė rikonstruktojnė pjesėrisht
    ambientet e sallės 1 Tetori ku do tė mbahet festivali.
    Festivali do tė transmetohet nė tė tri netėt e tij drejtpėrdrejt nga RTV 21 nė Kosovė dhe Televizioni Kombėtar Klan nė Shqipėri si dhe do tė ritransmetohet si nė rrjet tokėsor ashtu edhe nė satelit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Instrumentet muzikorė, tradita e familjes Xuxi nė tre breza

    Sagė mandolinatash mes maleve tė Vergoit


    Thoma Nika

    SARANDĖ. Kostaq Xuxi ėshtė mėsues muzike nė njė shkollė fshati. Aventura e tij ėshtė ngritur nė njė zonė tė thellė malore, siē ėshtė ajo e Vergoit, ku edhe patatja e perimet e tjera vijnė nga Saranda e Delvina. Ndėrsa arti ėshtė ndoshta nga tė vetmet “prodhime vendi”. Gjithēka ē’ėshtė e mundur tė dalė nga telat e mandolinės dhe violinės, derdhet odave e avllive tė shtėpive tė shtatė fshatrave, prej Kopaēezes nė Tatzatin e skajshėm. Mėsues Kostaqi, qė ėshtė edhe trajnues muzikor i fėmijėve nga gjithė zona, ka lėnė pas gjurmė 30-vjeēare nė kėtė fushė. Kurset e mandolinės, violinės e kitarės, pas njė pauze disavjeēare, vitet e fundit janė ripėrtėrirė nė mėnyrė gati tė pabesueshme.
    Nga ka nisur ajo? Fillimet e Kostaq Xuxit ishin ato tė njė mėsuesi muzike nė shkollėn 8-vjeēare, nė vitin 1975, si zotėrues i disa instrumenteve muzikorė si mandolinės, violinės, fizarmonikės e kitarės. I kujtohen 15 nxėnėsit e parė kur nisėn kursin e violinės dhe tė mandolinės, derisa nė fund tė viteve ‘90 numri i nxėnėsve instrumentistė qė dolėn nga bankat e shkollės, do tė bėhej 100. “Bazė ka qenė mandolina, me 12 nxėnės. Sidomos nga vajzat ajo ishte shumė e preferuar”. Ai tregon pėr 8 nxėnės tė tjerė qė iu frekuentonin mėsimet pėr violinė, djem dhe vajza qė sot kanė mbaruar studimet e larta. Natyrisht, jo pėr muzikė, po atė e kanė si njė dhuratė nga vitet e shkollės dhe pasion qė i shoqėron nė jetė. “Instrumenti, shpjegon ai, nuk mėsohej mbi baza amatore, por me metoda tė siguruara nga shkolla pedagogjike e Gjirokastrės, shkollė nė tė cilėn ka studiuar Xuxi. Nė radhėn e njerėzve tė cilėve dėshiron t’u transmetojė mirėnjohje ėshtė edhe profesori i njohur Zhani Ciko, qė e ka ndihur me shumė literaturė, tė vlefshme pėr veten dhe nxėnėsit e tij.

    Instrumenti i shtėpisė
    Ēfarė ka nė themelet e “godinės” muzikore? Eshtė fjala pėr mėsuesin e shquar, metodist i tėrė zonės e mė gjerė, i pari i kėsaj sage muzikantėsh, i atij i Kristaqit, Anastas Xuxi. Ai ka qenė muzikant, intelektual i kompletuar, qė tani nuk jeton mė. Nė konviktin “Ēamėria” nė Sarandėn e viteve ’30, studiohej edhe mandolina. Nė gjimnazin e shtetit nė Shkodėr, pėrsėri studioi muzikė, edhe violinė. Ai mbahet mend dhe si kėngėtar i mirė i natyrės operistike. Nė qytetin e Gjirokastrės profesor i tij ishte Kristo Kono, njė nga kompozitorėt mė tė njohur tė vendit nė ato kohėra. Po kėshtu nė qytetin e Shkodrės shok i tij i klasės ishte i mirėnjohuri Ramadan Sokoli. Kostaq Xuxi kujton se babai, ēdo fundjavė, shkonte nė familjen e tij dhe ushtrohej nė instrumente. Ndėr shokėt e tij ka qenė edhe Qemal Stafa, me tė cilin, duke qenė nė tė njėjtėn shkollė, e lidhnin shijet pėr artin e muzikėn.
    Baba Tasja, siē e thėrrisnin fėmijėt nė Vergo, ishte nga mėsues dhe drejtues shkolle, qė rrezatonte kulturė.
    Mandolina ishte instrumenti i shtėpisė, tė cilėn ua mėsoi tre fėmijėve, pavarėsisht nga rrugėt e ndryshme qė morėn nė jetė. “Ne si familje kemi pasur njė orkestrinė interesante, -flet me nostalgji Kostaqi.- Studionim, por edhe kėndonim, kryesisht kėngė shqiptare, kėngė shkodrane, tė cilat babai i kishte tė repertorit tė tij, por dhe pjesė nga kompozitorė tė mėdhenj, pjesė nga operat, si “Nabuko”, “Traviata” etj.

    Ndihma
    Kitarat nga Hollanda
    Ndoshta ėshtė nga tė rrallat shkolla fshati, ku tradita e rretheve muzikore ka bėrė njė hop. Veē pasionit gjithnjė tė ngrohtė tė Kostaq Xuxit, kjo ka ndodhur falė edhe ndihmės qė jep Fondacioni “Lidia”. Instrumentet janė siguruar nga njė donator hollandez. Jasper Otte, “Qytetar Nderi” i Delvinės ka sjellė disa instrumente kitare nga Hollanda dhe ka nisur njė punė tė programuar e tė kualifikuar nė kėtė drejtim. Me instrumentat mandolinė, kitarė dhe fizarmonikė, nxėnėsit kanė arritur tė luajnė jo vetėm pjesė tė programit muzikor shkollor, edhe pjesė klasike, si solistė dhe nė grup. Tė rinjtė ekzekutojnė nė grup, nga Moxarti “Serenatė e vogėl”, nga Bethoven “Pėr Elizėn”, edhe pjesė nga kompozitori i kėsaj krahine, Limoz Dizdari, njė repertor me motive tė zonės apo dhe pjesė popullore tė Shqipėrisė sė Mesme, tė Veriut, kosovare etj.
    Sot, Kostaq Xuxi punon me 12 instrumentistė. “Kanė vėshtirėsi nė pėrdorimin e instrumentit. Janė ende tė vegjėl, kryesisht nė klasėn e 5-6, -thotė mėsuesi Xuxi -por premtojnė”. Ndėrkohė qė njė grup i ri instrumentistėsh sapo ka nisur mėsimet kėtė fillim shkurti. Janė nė klasėn e tretė fillore. “Ėshtė dėshirė e fėmijėve dhe e familjeve tė tyre”,- thotė i ngazėllyer. Orėt e muzikės zhvillohen pas shkollės dhe kryesisht nė ditė pushimi, kur fėmijėt janė tė lirė.

    Familja “orkestėr”
    Ashtu si i ati, nė rrugėn e muzikės Kostaqi ka futur sė pari fėmijėt e vet, njė djalė dhe tri vajza. E madhja ka studiuar pėr gjuhė frėnge, dhe ka dobėsi violinėn. Vajza tjetėr ka studiuar infermieri, punon si laborante, ndėrkohė qė ka mbaruar kursin e kitarės nė Tiranė. Ndėrsa e vogla qė studion nė Gjirokastėr, ka mbaruar kursin e mandolinės dhe ėshtė shumė e dhėnė pas kėtij instrumenti. Sa pėr djalin, Gentin, ai kujton se mėsimin e violinės e ka nisur qysh nė moshėn 6-vjeēare. Pėr 4 vjet merrte mėsime nga mėsues tė tjerė mė tė kualifikuar, si Tomi Stefanidhi nė Sarandė, apo Zhani Ciko nė Tiranė. Para disa vitesh pėrfundoi studimet nė degėn histori-gjeografi, por violinėn nuk e ka ndarė nga vetja. “Nuk dua ta humbas instrumentin e dashur, violinėn, aq mė tepėr qė ėshtė tradita e familjes nė tre breza dhe ndiej detyrimin ta pėrcjell edhe tek djali im”,-thotė Genti duke treguar pėr tė voglin 3-vjeēar. Ai ndjek me sy tė birin, Anastasin, se si sillet me violinėn. “Veē ta shihni,-thotė i ngazėllyer-nuk e mban si lodėr fėmijėsh, por e mban ashtu siē duhet, duke mė imituar mua”.



    09/02/2005

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •