Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rugoves dhe Dacit..

    Keto dite kryetari i Kuvendit te Shqiperise, zoti Servet Pellumbi po ben nje vizite ne Prishtine me ftese te homologut te tije ne Kosove, zotni Dacit.

    Nuk jam ne dijeni te takimeve e bisedave qe po kryen z Pellumbi por do te deshiroja qe si zoti Daci dhe presidenti Rugova te kerkojne nga z Pellumbi nje "Sherbim te vogel".

    Ky sherbim eshte nje Lutje ose Kerkese me shkrim ose me goje te cilen une pak a shume do te deshiroja te formulohej me kte permbajtje:

    ---------

    " Zoti Pellumbi, sic e dini ne Tirane para disa vjetesh u vra Kolonel Ahmet Krasniqi.

    Kolonel Krasniqi kryente nje detyre te caktuar nga qeveria e Bukoshit, e cila kishte me Tiranen zyrtare nje marrveshje mirkuptimi, per qendrimin ne Shqiperi te veprimtareve Kosovare te angazhuar ne detyrat atdhetare te asaj kohe.

    Zoti Pellumbi, si rregullat mes Shteteve ashtu dhe principet humane por dhe Tradita e Mikpritjes, ju detyronte juve, Shtetin Shqiptar, te mbronit personalitetet qe qendronin ne Tirane per nevojat Kombetare qe dihen.

    Z Pellumbi neve nuk e hapem kte teme (duhej ne fakt ta kishim hapur) kur ne Kosove erdhi ish Presidenti MEJDANI por e shikojme te arsyeshme qe tju a bejme juve me dije kte amanet Tonin..

    Arsye shikojme faktin se ju jeni kryetar aktual i Kuvendit dhe se njohim seriozitetin tuaj si politikan.

    Zoti Pellumbi...

    A ndihet i detyruar ligjerisht ose parimisht ose tradicionalisht Shteti Shqiptar, kryetar i Kuvendit i te cilit juve jeni z Pellumbi, qe te zbardhe vrasjen e pabese ne Tirane te Zotit Ahmet Krasniqi ?

    A eshte e nevojshme qe deshira per te zbuluar e denuar vrasesit qe vepruan nen hunden e Shtetit tuaj te nxitet prej nesh ne Kosove ose juve vet atje e keni obligim?

    Zoti Perllumbi, ne se mes nesh mungon sinqeriteti as mund te behet fjale per rruge te reja te vllazerimit e zhvillimit Kosove-Shqiperi.

    Fale mbrotjes se Natos, ne sot ne Kosove mund te ftojme politikan e Zyrtare Shqiptare pa pyetur si dikur Beogradin dhe kjo eshte tregues i Lirise qe gezojme e kjo Liri le te jete hapsire e re per mirkuptim e Miqesi mes dy pjeseve te Kombit.

    Nuk mund te kete Horizonte te ndritura miqesie mes Kosoves dhe Shqiperise ne se ngelin mes nesh hijet misterioze te Vrasjeve si ajo e Zotit Krasniqi.

    Ai ishte bir i Kosoves por, ai qendronte aty tek ju ne Tiran, si Mik i Shtetit Shqiptar dhe Shteti Shqiptar duhet te tregoj interes qofte dhe aq sa tregon per fatin e nje Kurdi ose Kinezi qe qendron disa dite ilegalisht ne Shqiperi.

    Nuk duam te lodhim e ta sakrifikojme Shtetin Shqiptar por kaq sa kerkojme besojme se nuk i kalojme as te drejtat e as normat diplomatike e as cenojme dike.

    Ju lutem Zoti Pellumbi si kryetar i Kuvendit nderhyni ne Shtetin tuaj te zhvilloje ato procedura normale per zbulimin dhe nxjerrjen ne Gjyq te vrasesve..

    Ne kemi aq fakte dhe pervoje sa ne kte kerkese te jemi modeste e te arsyeshem se nuk po cenojme sovranitetin dhe ligjet e Shtetit Shqiptar.

    Zoti Pellumbi ne mendojme se ajo Vrasje duhet zbardhur per hir te se ardhmes se te dy pjeseve te Kombit tone..per hir te drejtesise e humanizmit e per hir te vet tradites se Mikpritjes Shqiptare qe u cenua aq rende me ate Vrasje.

    Zoti Pellumbi mbetemi me shprese qe juve te vini ne levizje mekanizmat e nevojshme te Shtetit tuaj ne lidhje me Ceshtjen " Krasniqi".

    Ne besojme se ju i keni institucionet e nevojshme dhe resurset e nevojshme per ti a dale me sukses ketij Amaneti.

    Kjo le te jete nje xhest Respekti per te ndjerin Krasniqi dhe per venien aty ku duhet te drejtesise dhe te Krenarise Kombetare.
    Juve i keni mundesite te gjeni Vrasesit. Ne nuk flasim kot.

    Ju urojme vizit te kendshme e frut dhenese ne Kosove..

    Presidenti Rugova.
    Kryetari Daci.
    Pik.
    ---------



    Kjo ne nje menyre ose Tjeter duhet bere nga Z Rugova ose z Daci.
    Ne se nuk ndihen athere Rugova mban pergjegjsi per Heshtjen.




    ...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    o brari;ai me duket u vra kur sala ishte presidenti dhe pjeter arbnori kryetar i kuvendit.s'besoj se e ke fajin serveti ketu.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. "Shqiperia e Madhe"
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 13:01
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •