Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vinny_T

    Ajo qe ka interesat me te medha ne mardheniet dypaleshe eshte Greqia pasi ze vendin e dyte ne vendet qe importon Shqiperia
    dhe vendin e 7 per exoprtet ne mos gabohem.


    Para tre ditesh (me duket ishte) lexova tek Gazeta Shqiptare nje artikull ku ekonomisti Robert Ceku mbante qendrim mbi marreveshjen e tregitese se lire me vendet e BE-se qe do te nenshkruaje Shqiperia. Ai sqaronte aty se eksportet e Shqiperise perbenin 5% te vleres se importeve.
    Pra imagjinoni se cfare "perfitimi" ka shteti shqiptar nga tregtia e lire me BE, mes te tjerave me Greqine.
    Duke u nisur dhe nga kjo qe ke shkruar me lart ne pjesen e cituar nga shkrimi i Vinny_T mund te kuptojme akoma dhe me mire se kush eshte pala qe ka me shume interes ne marredheniet Shqiperi-Greqi.

  2. #42
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Grekėt jan per ti fut plumin ne.....kurse Greket per tja fut ne....
    Por cfare ti besh qe ne Shqiptaret qelluam gjithmon hallxhinj dhe mundohemi per nje jet me te mire jasht atdheut por me .......eshte ....

    P.S Turp per ato qe ndryshojne emrat!! Indentiteti!!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  3. #43
    Gate 7 Maska e Noerti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    213
    Un ne Greqi jam dhe Kam par shum qe ndryshjn kjo ishte me par 1990-1998 tani ska me gjith me emrat e tyre.
    Noerti e kam Noerti me theresin ska pse ta ndryshoj perderi sa esht emri im po ata kan nje problem qe nuk e shprehin dot , dhe duan te vejn nje qe mund te ferasin ai qe do ta mbaje emrin e tij e mban dhe se lot topi.
    Gjith te mirat!
    Ku ėshtė besa aty ėshtė dhe shpresa.

  4. #44
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    1) Nga komentet e bashkiakut te Vlores rekomandohet qe njerezit qe duan te ndryshojne emrat, fare mire mund te paraqiten ne gjendjen civile e te ndjekin proceduren. Me ndihmoni ca me informacion se si behet legalisht nderrimi i emrit. A ka ndonje kriter te vecante qe duhet te plotesosh per te nderruar emrin?

    2) Ju thoni qe greku duhet te nderroje qendrim. E drejte, po ne kete rast greku nuk po mban ndonje qendrim. Greku para ca kohesh i pajisi shqiptaret me leje provizore pune; keto leje i leshoi ashtu sic shqiptaret ua kerkuan (_________ e ketu mund te rreshtohen shkaqet qe i shtyne shqiptaret), per Micon, Dhimitren, Andrean etj. Ne te njejten kohe, Shqiptaret, nga punetore ilegale qe ishin shumica ne fillim, tani kane hapur llogari bankare, u mbahet pension nga rroga, kane mbaruar shkolla me ato emra etj. Nqs pasaportat e reja u leshohen me emrat e tyre origjinale, te gjitha keto te mesipermet u shkojne per lesh, e shqiptari e shef veten ne 2003 aty ku ishte ne 1993, pa pune, pa dokumenta, pa leke. Kjo jo ngaqe greku do inatoset nga emrat Mahmut e Idriz, po ngaqe nuk do kete asnje rekord te meparshem mbi keta persona, koheqendrimin e tyre ne Greqi, mbi punesimin e tyre etj.

    3) Ca nga idete me lart eshte t'i behet presion Greqise edhe per kete rast. Jam me shpirt pro qe greqia te detyrohet te nderroje sjellje ndaj shqiptareve, po ne rastin konkret, cfare do t'i kerkoje KE Greqise, te hyje ne cdo dikaster e te nderroje informacionin qe ka mbi shqiptaret? E Greqia normalisht do thoje: pse nuk u nderron shqiptari emrat, meqe kjo ishte de deshira themeltare e shqiptareve kur erdhen ne Greqi?

    Sado tundues eshte emri i Greqise ne kete teme, nuk rri dot pa iu bashkangjitur komenteve te Ornamentit: kjo nuk eshte teme per te analizuar serish te shkuaren e per te thene: E shifni, a nuk iu thashe? Kjo eshte teme per te analizuar te sotmen e te nesermen e gjithe atyre klandestineve shqiptare qe do vuajne nga kjo situate. Nje ide shume temptuese eshte kthimi i te gjitheve atyre shqiptareve qe preken nga ky problem ne Shqiperi. Pyetja eshte, sa do jete ne gjendje Shqiperia te perballoje nje influks njerezish aq te madh e nje shterim te ardhurash qe dikur keta njerez dergonin ne Shqiperi?

    Perseri kurioze mbi rregullat mbi ndryshimin e emrit ne Shqiperi; mbi cfare kriteresh behet?

  5. #45
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630

    ..............................

    Per ato qe shkruajti e dashur Henri me pare jame dakort por dua edhe une te plotesoj nja dy gjera!
    kane nga ata qe per halle pune ne fillim kur erdhen u DETYRUAN te dronin emrin!dhe theme detyruam se nuk te merte njeri ne pune me emrin Lloshi ose Kujtim ose Qemal.....!
    Kshu qe per te fituar nje vende pune ne per perivolet edhe bacet e grekeve u detyruan te ndronin emrin pa gjendje civile ne emer greke!

    Kan nga ata qe ekane ndruar emrin qe ne fillim edhe te gjitha dokumentat i kane me emrin e ndruar!


    Kuk ma ha mendja njeri qe ka hapur llogarira edhe dokumenta me emre tjeter ta ktheje ne emer greke!kjo do ishte shume e veshtire po jo e pamundur!

    Sa per ndrimin e emrave per vece atyre qe thashe me pare qe e bene nga halli jane edhe ata qe e bejne mer qejf!
    duke ndruar emrin ndrone nje histori!ndrone nje fe!

    Nuk e gjeje te arsyeshme te ndroshe emrin qe te dhane njerezit e tu!nuk mundet te ndroshe emrin qe te kan thirur gjyshi e gjyshja, shoket e shoqet!nuk mundet te dryshosh tingullin qe me te je ritur!
    Une Jam Roeli edhe Roeli do kem per te ngelur per gjith jeten time!nuk kam per te shitur emrin edhe veten per nje kryq edhe per nja dy leke te qelbura!



    me respekt ROELI!



    ":"""""""""""""""""""""""""""""""""roeli"""""""""""""""""""""""""""""""":"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rolua : 07-06-2003 mė 12:38
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  6. #46
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    E keqja me ndryshimin e emrave te emigranteve ne Greqi nuk filloi sot. Filloi qe ne 1991 kur administrata e korruptuar komuniste shiste pashaporta e certefikata lindjeje dhe vazhdoi me vone me administraten e korruptuar qe Sala e la poshte hundes se tij. Dhe po vazhdon akoma dhe sot e kesaj dite me socialistet gjithashtu te etur per korruptim. Ndryshe si mund te me shpjegoje dikush se si per 3 milion shqiptare nga 1991 deri ne 1996 ishin leshuar 10 milione pashaporta!!!!!!
    Ne Greqi ekzistonte dhe ekziston nje diskriminim ndaj shqiptareve, me shume per shkak te fese myslimane qe ka shumica. Dhe nderrimi i emrave te shqiptareve myslimane ( se per ata po behet fjale) u be me nje kompromis te heshtur me palen "punedhenese" greke: Ne nderrojme emrin ne Thanas . Kosta , Evllambi, etj, ndersa ju na ofroni pune dhe nuk na deboni ne Shqiperi. Dhe shume bashkeatdhetare u treguan me se te zellshem ( per arsye mbijetese) te nderronin jo vetem emrin dhe fene , madje te arrinin sa te kerkonin dhe te gjenin ( dhe aty ku nuk kish) origjine greke ne familjen e tyre. Dhe na dolen "vorio epiriotet " me shumice. Pra te keqijat ishin shume: qeverite indiferente dhe te korruptuara shqiptare, qeverite greke, punedhenesit greke te preferonin tu behej puna nga " te krishtere ortodokse" dhe "vorioepiriote", varferia qe i shtyu emigrantet shqiptare te pranonin nderrimet e identitetit etj
    Por tani nuk besoj se ka te tille ceshtje ne kete mes ( helenizimi te shqiptareve). Tani ajo qe kerkohet eshte se si keta emigrante qe per 5 deri ne 10 vjet kane ndertuar nje jete normale ne Greqi, jane pajisur me dokumenta ( me se fundi pas shume torturash shumevjecare neper rradha ministrish e dikasteresh, pagesave te pullave te IKA-s etj.) te kene dhe pashaporta shqiptare ( te ligjshme) me emrat qe u korrespondojne ne Greqi. Sepse qeveria socialiste sot, u ngop se mjeluri parate duke shitur pashaporta..duhet ta kete mire dhe me Evropen dhe me Ameriken dhe ne dukje duhet te duket se nuk po i jep pashaportat kaq lehte..Po duhet ta kete mire dhe me Greqine , se deri dje mafiozet kalonin ne Greqi me pashaporta fallco. qeverise dhe benin krime duke diskretituar te gjithe shqiptaret emigrante. Dhe e gjeti zgjidhjen ne "patriotizmin" dhe ne "zbatimin" e ligjeve ne fuqi. NUK ka me pashaporta me emra te tjere nga ato te gjendjes civile............
    Natyrisht pashaporta do te kete me vone, kur ky problem te behet me masiv dhe me akut dhe kur cdo emigrant qe do te nxjerre nje pashaporte me emer tjeter do te jete gati ta paguaje sa frengu pulen ........Ketu rreh cekani vellezer dhe motra. Jo se iu hap barku Nanos me shoke se po helenizohet Shqiperia ( se fundi i fundit Shqiperine ua kane shitur kompanive dhe bankave greke me kohe), por se cmimi qe jepet sot per pashaportat fallso eshte shume i ulet. Si eshte e mundur sipas llogjikes se Nanos qe shqiptaret japin nga 150-200 Euro per nje green card... po tua u shtrengosh pak rripin nuk do ta japin dhe nje 500 euro per nje pashaporte?
    He ju befte Fatosi juve......keni para boll se u bete te ligjshem tani qe paguheni sa greket.....keni hapur dhe llogari bankare dhe keni blere dhe ca shtepira......nje 500 euro per nje pashaporte nuk do ta gjeni? Ne si PS qe ju japim pashaportat nuk do nxjerrim gje?

    Keshtu puna cuna dhe goca!
    Cdo gje shkon sipas ofertes dhe kerkeses.EKONOMIA E TREGUT.....
    "Who is John Galt?"

  7. #47
    Loli Maska e DJ KOSMONOVA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    www.alb-club.com
    Postime
    43
    HEJ PERSHENDETJE.

    Une vetem nje gje dua te them.
    Qe sa te jete jeta nuk do marrim dokumenta te rregullta ne Greqi.
    E kam fjalen per karte jeshile se per te marre pashaporte as qe duhet ta mendojme.
    Kjo ndodh per dy arsye.
    1) Jane racistet me te medhenj ne rruzullin tokesor.

    2) Kur nuk kemi president dhe kryeminister qe ti bjere nder mend per emigrantet ju them bravo jo vetem grekerve po te gjitheve atyre qe perfitojne nga ne.
    alba-club.blogspot.com
    Linke nga Rapidshare.Muzike,filma,lojera,tutoriale.

  8. #48
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176

    Re: Shqiptaret qe duan te punojne ne Greqi duhet te nderrojne emrat

    Postuar mė parė nga Orku
    PROTESTE PER NDERRIM EMRASH

    Zenepe Luka

    Vlore - Emigrantet shqiptare ne Greqi kane kerkuar me force nga policia e Vlores te pajisen me pasaporta me emra greke. Pasi kane jetuar per disa vite ne Greqi, te regjistruar me emra greke ne pasaportat e tyre, tani qe ka ardhur momenti i rinovimit te pasaportave, kane ardhur ne Vlore dhe kerkojne nga policia te pajisen me dokumentin e ri. Ata kerkojne ndihmen e Policise se Shtetit per t'u pajisur me dokumentin e identifikimit, me emrat e rinj qe figurojne ne dokumentet qe perdorin ne emigracion. Ata shprehen se po rrezikojnee vendet e punes dhe kthimin e tyre vetem per shkak te pasaportes qe iu ka mbaruar afati. Ata kerkojne qe pasaportat e reja te ribehen me emrat e rinj qe u kane vene efendikonjte greke qe i kane punesuar. Ne mes te nje grumbulli emigrantesh, te cilet presin para dyerve te komisariatit, njeri prej tyre tregon domosdoshmerine qe ka per t'u pajisur me nje pasaporte me emer grek. Musa Bodo nga Dukati, thote se ne Greqi e njohin me emrin Andreas Lico, madje, me kete emer ai ka bere edhe kontraten e punes. Por kerkesa e tyre hidhet poshte nga drejtuesit e Policise se Vlores, pasi, sipas tyre, kjo eshte e paligjshme. Pas reagimit te emigranteve ne sheshin perpara komisariatit, kontaktuam me njeren nga gradat e larta te komisariatit, i cili tha se eshte nje absurditet kerkesa e emigranteve qe jane ne Greqi. "Ne e kuptojme hallin e tyre, por kjo nuk eshte ne doren tone per ta vene ne rrugen e zgjidhjes. Pasaporta behet ne baze te dokumentacionit qe paraqitet nga gjendja civile, verifikimet qe behen ne rajon, ku emigrantet figurojne me emrat e vertete. Vetem nderrimi i emrit dhe ndryshimet ne gjendje civile, do te bejne te mundur pajisjen me dokumentin e identifikimit", thote drejtuesi i policise. Versionin e policise e kane mbeshtetur edhe autoritetet e Bashkise se Vlores. Juristi i bashkise, Vaso Strakosha, ka deklaruar per "KJ" se i mirekupton emigrantet per hallin qe kane dhe kjo vjen nga mosinteresimi i shtetit tone per masen e madhe te emigranteve ne Greqi per t'i legalizuar me emrat e tyre si shqiptare. "E vetmja mundesi per t'i ndihmuar ata, eshte nderrimi i emrit, duke i greqizuar shqiptaret hallexhinj. Ky veprim kryhet nga nje komision i posacem qe eshte ngritur ne bashki", thote juristi i bashkise.
    Aman e nderuar anetare pse ke futur emrin e Zenepe kurves me fal per shprehjen,se prape del ne skene kjo femer e shperfytyruar e vitit te paharruar 1997 ku e dogji vloren e gjithe shqiperine me ndihmen e grekeve se ajo punon ne interes ne shtetit greke e jo shqipetar.

  9. #49
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Une ne Greqi jam dhe emrin s'e kam ndryshuar. Ky eshte nje fakt. Fakti tjeter ka te beje me ate qe une jam ketu per te studiuar dhe as qe ka mndermend te vazhdoj t jetoj ne kete shtet, qe vetem miqesor, s'mund te karakterizohet.

    Ceshtja me emrat greke duhet pare ne kompleksitetin e saj. Eshte nje ceshtje qe ka shume parametra.

    I pari eshte nevoja e shqiptareve per mbijetese ne nje mjedis grek qe s'eshte aspak i favorshem dhe mikprites ndaj shqiptareve. Kjo nevoje per mbijetese rrjedh pikerisht nga kushtet nga te cilat jane te detyruar te largohen nga atdheu i tyre i cili s'u jep as kushtet elementare te sigurimit te mbijeteses. Eshte nje nevoje qe rrjedh nga nevoja qe kane per te siguruar nje pune, nje shtepi dhe nje jetese minimale.

    I dyti parameter eshte dhe politika e caktuar e shteti grek ndaj emigranteve shqiptare, politike e cila paraqitet si nje plus i madh ne doren e shtetit grek, nje karte e cila mund te perdoret sa here qe ata jane te pakenaqur me ndoje politike teshtetit shqiptar dhe qe duan te ushtrojne presion ndaj saj. Prandaj dhe nderrimi i emrave eshte favorizuar prej shtetit grek, sidoos ndaj baptisjeve te shqiptareve dhe shndrrimit te tyre nga ateiste ne ortodoks. Mos harrojme ketu as rolin qe luan kisha ortodkse greke, teper nacionaliste dhe raciste megjithese kisha duhet te jete shembulli i paqes, prosperitetit dhe vellazerimit (asnje nga keto mbiemra s'i pershtatet kishes greke ortodokse), e cila i fryn me te madhe zjarrit te urrejtjes ndaj shqiptareve si nje rrace me e ulet se ajo ortodokse greke.

    Keto s'jane fjale prej te cmenduri, as nacionalisti, dhe as fjale te dikujt qe eshte racist ndaj grekeve. Por jane fjalet e realitetit qe une aq mire e njoha duke qene ketu ne Greqi me studime universitare dhe pasuniversitare. Shpresoj qe arrita ta njoh mire shoqerine greke, aq mire saqe si perfundim s'dua te rri asnje dite me teper ketu mbas studimeve te mia.

    Nje parameter tjeter eshte dhe ai i rolit pasiv, deri diku kriminal qe ka luajtur qeveria shqiptare gjate ketyre vjeteve, duke mbyllur syte ndaj degjenerimit te shqiptareve te Greqise, duke ju permbushur te gjitha kerkesat grekeve per sa i perket te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperine e Jugut, duke rene pre e presioneve te Ministrise se Puneve te Jashtme Greke per cdo kerkese te kesaj te fundit, duke mos u ankuar qofte dhe nje here te vetme seriozisht per trajtimin shtazaralk te shumices se shqiptareve neper doganat greke, duke mos e kuptuar qe Shqiperia eshte ajo qe ka avantazhin sepse ato qindra mijerat e shqiptareve qe jane ketu, ne Greqi, jane krahu i punes teper i nevojitshem i Greqise per te vene ne pune motorin e ekonomise se saj te kalbur (te Greqise) sidomos gjate kesaj periudhe kurshqiptaret kane dhene kontributin dhe djersen e tyre per ndertimin e rrugeve dhe autostradave si dhe objekteve te Olimpiades se 2004-es.

    Keto gjera s'jane fjale, por jane realitet, qe duhet te ndryshoje, te gjithe se bashku duhet te ushtrojme presion ndaj tyre per te fituar keta shqitare qe jane ketu, dhe rropaten e rraskapiten rrugeve te Greqise per nje jete me te mire, te drejtat e tyre si dhe gjene me te shtrenjte:
    BESIMIN NE VETVETE DHE NE SHTETIN E TYRE!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2005
    Vendndodhja
    Greece
    Postime
    25

    Bravo Enri

    Jam Shume Dakord Me Ty.kam Mbarruar Dhe Une Studimet Ne Greqi Dhe Jam Perpjekur Shume Ti Pershtatem Kesaj Shoqerie Por Te Vetmen Gje Qe Kam Arritur E Di Se C Eshte???? Te Ndydh Ndjenjat,mendimet Dhe Me E Keqja???te Ndjej Qe Mbetem Shume Mbrapa Ne Cdo Aspekt.megjithate Jeta Vazhdon Dhe Ne Vazhdojme Dhe I Japim Nje Vazhdim Kesaj Jete...sa Per Emrin Une Personalisht Nuk E Kam Ndryshuar Dhe Gjithe Te Njohurit E Mi,per Te Ma Mbajtur Mend Emrin ( Ne Fillim) E Shkruanin Ne Dore Dhe Sa Here Me Drejtoheshin.. E Lexonin.pastaj Me Kalimin E Kohes E Mesuan.disa Te Tjere Me Ngjiten Emrin ''katerina'' Keshtu Kot Se Me Shkonte!? Por U Zume Keq Dhe Nuk E Degjova Me.greket Edhe Emer Grek Te Kesh,nuk E Besojne.duan Te Te Pagezojne Ata I Madh Apo I Vogel Qofsh.e Quajne Merite Te Tyre Dhe Kjo Eshte Shume Injoruese..

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •