Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Shqiptaret qe duan te punojne ne Greqi duhet te nderrojne emrat

    PROTESTE PER NDERRIM EMRASH

    Zenepe Luka

    Vlore - Emigrantet shqiptare ne Greqi kane kerkuar me force nga policia e Vlores te pajisen me pasaporta me emra greke. Pasi kane jetuar per disa vite ne Greqi, te regjistruar me emra greke ne pasaportat e tyre, tani qe ka ardhur momenti i rinovimit te pasaportave, kane ardhur ne Vlore dhe kerkojne nga policia te pajisen me dokumentin e ri. Ata kerkojne ndihmen e Policise se Shtetit per t'u pajisur me dokumentin e identifikimit, me emrat e rinj qe figurojne ne dokumentet qe perdorin ne emigracion. Ata shprehen se po rrezikojnee vendet e punes dhe kthimin e tyre vetem per shkak te pasaportes qe iu ka mbaruar afati. Ata kerkojne qe pasaportat e reja te ribehen me emrat e rinj qe u kane vene efendikonjte greke qe i kane punesuar. Ne mes te nje grumbulli emigrantesh, te cilet presin para dyerve te komisariatit, njeri prej tyre tregon domosdoshmerine qe ka per t'u pajisur me nje pasaporte me emer grek. Musa Bodo nga Dukati, thote se ne Greqi e njohin me emrin Andreas Lico, madje, me kete emer ai ka bere edhe kontraten e punes. Por kerkesa e tyre hidhet poshte nga drejtuesit e Policise se Vlores, pasi, sipas tyre, kjo eshte e paligjshme. Pas reagimit te emigranteve ne sheshin perpara komisariatit, kontaktuam me njeren nga gradat e larta te komisariatit, i cili tha se eshte nje absurditet kerkesa e emigranteve qe jane ne Greqi. "Ne e kuptojme hallin e tyre, por kjo nuk eshte ne doren tone per ta vene ne rrugen e zgjidhjes. Pasaporta behet ne baze te dokumentacionit qe paraqitet nga gjendja civile, verifikimet qe behen ne rajon, ku emigrantet figurojne me emrat e vertete. Vetem nderrimi i emrit dhe ndryshimet ne gjendje civile, do te bejne te mundur pajisjen me dokumentin e identifikimit", thote drejtuesi i policise. Versionin e policise e kane mbeshtetur edhe autoritetet e Bashkise se Vlores. Juristi i bashkise, Vaso Strakosha, ka deklaruar per "KJ" se i mirekupton emigrantet per hallin qe kane dhe kjo vjen nga mosinteresimi i shtetit tone per masen e madhe te emigranteve ne Greqi per t'i legalizuar me emrat e tyre si shqiptare. "E vetmja mundesi per t'i ndihmuar ata, eshte nderrimi i emrit, duke i greqizuar shqiptaret hallexhinj. Ky veprim kryhet nga nje komision i posacem qe eshte ngritur ne bashki", thote juristi i bashkise.

  2. #2
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Cfare jane keto gjera dhe emrat duan ti nderrojne ? Jo mi emrin qe me ka dhone mami dhe mbiemrin e babit ate do mbaj. Nuk e di por vetem ne Greqi ndodhin keto gjera pune ndrrime emrash ata greket jane vertet rracist.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  3. #3
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk e bejne vetem nga racizmi malli, i ka zene halli se po plaken .... dhe nuk duan te lene pas vetes ilret arbenet, agronet .

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Orku ēa ngatarron pash neren, ēlidhje kane keto.
    Shqiptaret kur shkuan ne Greqi u paraqiten me emra falls si VORIO-EPIROTE tek greket. Kete e bene per interes, nga frika mos i kthenin, pra per LEK.
    Mirepo gjer atekohe ka rrjedhur goxha uje. Greket sot nderruan politike ne lidhje me shqiptaret. Ata per ti ASIMILUAR (kjo tregon qe veprimi shqiptar i vetparaqitjes si greke, s'kishte ne fakt asnje efekt) kerkojne ti REGULLARIZOJNE me letra emigrimi te vlefshme si kudo tjeter ne bote. Mirepo keto proēedura kane regulla strikte. Shqiptaret duhet te kene nje pasaporte te tyre te vlefshme ndryshe s'behet. Eshte pikerisht kjo qe paraqet veshtiresi, pasi ata kane emer tjeter ne Greqi tek letrat-paēavure te deri sotme (dhe qe ata i merrnin per te verteta) si dhe emer tjeter ne regjistrat e gjendjes civile te qyteteve te tyre te lindjes.
    Tani keta kerkojne qe dhe emri ne shqiperi t'ju behet sipas atij FALLS te Greqise. Ketu eshte konflikti, shpresoj qe Malli te ket kuptu diēka, po aq mire sa ndryshimi i fotove ne forum.

    Diēka ne fund, mos kerkoni ta POLITIZONI ēdo gje, edhe aty ku s'ka ēfare. Shqiptareve s'ja u ka fajin njeri perveē vetes-tyre. Le t'ju sherbeje kjo per nje RILINDJE te trete. Le te jete kjo e treta e verteta.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    PO shteti shqiptar pse nuk proteston?

    Per aq kohe sa ata kane shtetesine shqiptare, ata duhet te gjejne mbrojtje tek shteti ame.
    Zgjidhja nuk eshte qe ata te vijne te kerkojne me dhune emra greke ne Vlore apo qytete te tjera te Shqiperise, por shteti te ngreje zerin ne institucione nderkombetare ku eshte i aderuar dhe te kerkoje zhdukjen e kerkesave te ketij lloji. Kjo eshte poshtersi. Ne vende te tjera ku jetojne emigrante shqiptare nuk kerkohet dicka e tille. as ne Itali, as ne Gjermani, as ne France, as ne Austri, as ne SHBA, as ne Kanada, etj.

    Ku jane ato institucionet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut?
    Pse nuk e ngrejne zerin per te tilla raste flagrante?
    Per cfare qendrojne ne kembe e marrin fonde?

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Drita kudo te jesh kerkohen pak-a-shume te njejtat dokumenta. Shtetet europiane kane dallime por jo qe shkojne gjer ne kontradikta si ky rasti me lart.
    Pastaj e gjitha varet nga STATUSI i EMIGRANTIT. Po ta kesh politik, asgje kerkohet tjeter. Po ta kesh ekonomik si rasti ketyre shqiptareve kudo duhet nje pasaporte valide (e vlefshme) sepse ne te vendoset vula.
    Greqia deri me sot nuk ka respektuar ligjet komunitare kundrejt emigracionit shqiptar por "ligjet" e saja. Mnjf kan bere siē kane dash vete.
    Ka mundesi qe sot ajo kerkon te beje si kudo ne europe, regjistrim te rregullt e te dokumentuar te emigranteve te saj. E pikerisht kjo po sjell ngaterresa tek shqiptaret. Pastaj s'kuptoj ēfare proteste duhet te beje shteti shqiptar kur shqiptaret ka kohe nuk figurojne si shqiptare por si Vorio-epirote imagjinare e virtuel. Faji mbetet i tyre.
    Pastaj ti thua shteti, po cili shtet. Kush eshte shteti shqiptar. Njerez si ty dhe une me halle e deshira. Te gjithe kerkojme te njejten gje, MIREQENIE. Dhe ate s'e kemi.
    Ambasadoret e diplomatet shqiptare mbas detyres kerkojne menjehere Strehim Politik ne vendin ku ndodhen vetem e vetem per te qendruar jashte, ku kane rregulluar gruan si sherbyese diku e vendosur femijet ne nje shkolle publike diku tjeter. Kjo eshte tragjedia shqiptare.

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Mos u ngaterro mor ornament apo e ke nga emocionet se u permend greqia... mbaje veten se hiqesh si burre.

    Nese Shqiptaret ne Greqi paraqiten me emra te tjere kjo nuk vjen prej deshires se tyre por prej kushteve te grekerve. Cfare kujton ti se nuk e dine ata se vetem 1/100 e shqiptareve qe jane ne Greqi jane minoritare ???? Sigurisht qe e dine se te tjeret genjejne por problemi shtrohet kush eshte aresyeja e vertete e genjeshtres dhe cfare i shtyn shqiptaret te genjejne ???

    Kushtet !!!!! Ato te pashkruarat qe i imponohen dhunshem atyre qe nuk kane, atyre qe nuk munden, atyre qe jetojne si ilegale ... nga kush ??? nga ata qe i punesojne, nga ata me te cilet shoqerohen, nga ata te cilet i ndihmojne, nga ata qe i trajtojne kafsherisht neper birucat e policise, nga ata qe vendosin per qendrimin e tyre atje, nga ata qe u mesojne neper shkolla shenjat greke, nga ata qe i kurojne kur jane semure .... shkurt nga cdo hallke e shtetit apo shoqerise raciste greke.

    Identiteti eshte gjeja e fundit siper se ciles nje njeri shkel, dhe e ben atehere kur i rendon e kaluara ose kur i rrezikohet e ardhmja, e ben atehere kur presioni eshte aq i madh sa ai pranon te tjetersohet per t'i shpetuar dhunes, urrejtjes, perbuzjes, pa - drejtesise dhe sigurisht racizmit.

    Luan Shabanit peshengritesit tone, talenti i tij prej kampioni nuk i mjaftoi per ngritur flamurin e shtetit grek, jo jo u desh qe ai ta nderronte emrin ne Leonida Sabanis sepse keshtu nuk stonon ne edicionet e lajmeve apo ne pasaporten greke ku me siguri i eshte sigluar edhe feja e re. Do thuash ti vete deshi ... e di e di qe edhe ai nuk eshte krejt pa faj por ja qe edhe atij qe eshte kampoin per te mbajtur pesha kete peshe nuk e mbajti dot dhe e ndryshoi ..... Mendo pak sa mund ta perballojne ata fakiret e tjere te ushqyer me tallona apo me fotoksine.

    Cuditerisht keto gjera nuk para ndodhin me ata shqiptare qe jetojne ne vende te tjera te europes qofshin ilegale apo kampione jo sepse jane burra me te mire se ata qe shkojne ne Greqi por sepse shtetet apo shoqerite ku strehohen nuk i trajtojne si sende mbi te cilat u takon e drejta e emertimit.

    Nuk po futem pastaj te diskutoj rastet kur ndonje emer shume shqiptar apo shume mysliman te jep ne dore nje pasaporte te grisur.

    Thirrja jote per te heshtur dhe mos politizuar nje fenomen ka flagrant qe eshte jashte cdo standarti te sanksionuar ne institucionet nderkombetare ku ben pjese greqia eshte shume me e politizuar dhe bashkefajtore se cdo proteste ne lidhje me kete problem.

    Per cfare rilindje e ke fjalen per ate me emer te ri apo per te <> se camet nuk jane etnike ..... po te pyes qe ta dime se cfare do te jete e treta e verteta ..... po ti edhe po nuk e dite mos u shqeteso e dine te tjere edhe per ty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 29-05-2003 mė 12:14

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ork balena partizane, e gjete gazeten e vjeter a jo, ēfare thu mor lal, ēa ngatarro.

    Mos u hallakat gjithanej, ēeshtja eshte ketu, ti te jesh neser kryeminister a ja u nderron emrat SHQIP ne GREKE emigranteve shqiptare atje, a JO.

    pergjigju me PO ose JO, e leri dokrrat e tjera debile.

    Ndersa per RILIDJE te tyre, e kisha fjalen; TEK KTHIMI PER NGAHERA NE SHQIPERI, neqofte se i thone vetes shqiptare duhet me e llogarit si "mundesi jetese" kete opsion, ndryshe ne P te nones vafshin se s'ja u ka fajin njeri. Le ti qahen greqise si Vorio-Epirote qe jane.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Greqia deri me sot nuk ka respektuar ligjet komunitare kundrejt emigracionit shqiptar por "ligjet" e saja. Mnjf kan bere siē kane dash vete.
    Ka mundesi qe sot ajo kerkon te beje si kudo ne europe, regjistrim te rregullt e te dokumentuar te emigranteve te saj. E pikerisht kjo po sjell ngaterresa tek shqiptaret. Pastaj s'kuptoj ēfare proteste duhet te beje shteti shqiptar kur shqiptaret ka kohe nuk figurojne si shqiptare por si Vorio-epirote imagjinare e virtuel. Faji mbetet i tyre.
    Pastaj ti thua shteti, po cili shtet. Kush eshte shteti shqiptar. Njerez si ty dhe une me halle e deshira.


    Kane bere sic kane dashur vete.......e meqe paskan bere keshtu duhen te lejohen te vazhdojne ne pafundesi. Nese kete e sjell si arsyetim, atehere te them se eshte marrezi.
    Ata jane sjelle ne kete menyre, se nuk kane marre ndonje grusht turinjve deri tani, po vec lutje nga ana e shtetit shqiptar qe i eshte kthyer ne vasal.

    Greqia regjistrimin e rregullt te popullsise ta beje si ne cdo vend te Evropes. Nuk kam degjuar une qe njerezit qe jetokan ne Itali te jene te detyruar ta bejne emrin le te themi Ciro, apo Francesco, apo Marcello, apo Franca apo Gianna, Ata ne France ta bejne Julien, Jean, Dominique etj, ata ne Gjermani ta bejne Hans, Franz, Jutte etj ata ne Amerike ta bejne James, John, Bill, Chelsea, e vazhdo keshtu per kudo ku ka shqiptare emigrante.

    Shteti shqiptar te protestoje e te kerkoje regjistrimin e ketyre njerezve me ata emra me te cilet ata jane te regjistruar ne gjendjen civile ne Shqiperi.


    Po Komiteti i Helsinkit pse nuk e ben nje ze per kete rast flagrant?
    Sa vjet ka qe eshte ne dijeni te dickaje te tille. Perse bejne gam-gam per gjera te tjera qe jane me pak te rendesishme e mbyllin sqepin kur vjen puna tek te drejtat e shqiptareve vete.


    Shqiptaret e shkrete robtohen aty qe te bejne pak katandi e ta sjellin jeten ne vije e greket i zhdukin emrin, identitetin, te shkuaren e tyre. Kjo eshte nje baze shume e mire per proteste ne arene nderkombetare dhe cdo institucion te cilit do t'i drejtohej nje note proteste ne rang shteteror, do te ishte e detyruar ta merrte parasysh dicka te tille.

    Te kemi parasysh qe nga ana tjeter minoritaret shqiptare gezojne te drejta maksimale ne Shqiperi e guxojne e shkojne e paraqesin kerkesa qe t'u njihen te drejta si shqiptareve ne Kosove.


    E per ta mbyllur ne lidhje me shtetin. Shteti eshte institucion e nuk eshte njeri, as ti e as as une. Shteti eshte institucion qe qendron mbi njerezit e ka te drejta e detyra perpara tyre. Mbrojtja e te drejtave te shtetasve ben pjese tek detyra e nje shteti. E te drejtat e shtetasve shqiptare ne Greqi jane shkelur ne menyren me te poshter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 29-05-2003 mė 13:04

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Midhje, mos u dhjas

    Se cfare bej une nuk po ta them se nuk ka lidhje me temen por pjesa tjeter e kryeministrave te perendimit nuk i detyrojne te ndryshojne emrat apo grisin pasaportat shqiptareve ... kupton llaxore apo ta kane nxjerre jashte perdorimit.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •