Në temë flitet për hoxhallarët...
Në Kosovë sipas statistikave shumica është muslimane kurse pakica është e feve tjera. Muslimanët pra duhet të jenë dukshëm të angazhuar për të dhënë kontributin e tyre për shqiptarinë. Sipas artikujve këtu hoxhallarët paskanë qenë të angazhuar për shqiptarinë në të kaluarën. Pa hyrë në diskutim për këtë që u tha unë jam i interesuar për të tashmën, pasi një vepër e mirë nuk bëhet vetëm një herë.
Kosova kaloi një tragjedi të tmerrshme viteve që kaluan. Këto i dimë të gjitha. Kjo luftë ka lënë pasoja po ashtu.
Dëshiroj të di çfarë kontributi dhanë institucionet fetare Islame në zbutjen e këtyre plagëve të shqiptarëve, pikë së pari në lidhje me nevojat elementare të jetës: ushqim, veshmbathje, ngritje shkollash, etj.?
Kur shikojmë raste të tmerrshme në TV të njerëzve që nuk kanë as ku të banojnë, atëherë me të vërtetë shumë i dyshueshëm më duket ky kontributi për të cilin po flasim...
Thjesht, nëse keni ndonjë informacion për bamirësitë e organizatave fetare Islame, ndoshta të një hoxhe, na sillni ju lutem, sepse kështu siç ka ndodhë deri më sot, kot quhen fetarë besimtarët e fesë Islame! Me sa e di angazhimi i fetarëve duhet të jetë për njeriun nevojtarë në rend të parë. Si mund ta dëshmoj unë fenë ndryshe se t`i ndihmoj të afërmit që ka nevojë?!
Duke i krahasuar hoxhallarët dhe kontributin e tyre për shqiptarinë me priftërinjtë e fesë krishtere, statistikat tregojnë një realitet të hidhur të pakicës dhe shumicës.
Kam përshtypjen se problemi qëndron te çajat!
Më bindni se është e kundërta!
Krijoni Kontakt