Si?
400 Miliarde? Po si do i paguajme keto borxhe?
Of of.![]()
Si?
400 Miliarde? Po si do i paguajme keto borxhe?
Of of.![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
ndoshta nje pjese na e falin... por pjesen me te mire do e pagujme patjeter...Postuar më parë nga bebushe
Duke shitur edhe ato pak kompani te cilat punojne.Postuar më parë nga sh.hasanaj
Dhe pas ca viteve borxhi ka shanse te mira qe edhe te zmadhohet.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Korrieri
---
Shqiperi, borxhi i jashtem 1 miliarde euro
E Diele, 20 Shkurt 2005
Bisedimet midis qeverise shqiptare dhe perfaqesuesve te Bankes Boterore dhe FMN u perqendruan ne sherbimin ndaj borxhit te jashtem te vendit, sipas raporteve te medias ne Tirane. Institucionet financiare nderkombetare po i kerkojne qeverise te forcoje mbledhjen e taksave dhe garantimin e pagesave ne kohe te borxhit i cili ishte 1 miliard euro ne fund te 2004.
A ndikon ne ekonomi ?
Kur mendohet te fillojme te japim borxh?
shshshshs shiteso mos jau u kujto se ishalla e harrojne![]()
Lool evelyn harrojne ata po nuk harrojme ne se jemi te ndercem
Nejse une pyeta ndoshta e dinte ndonjeri me afersi se ai ndryshon perdite besoj.
Te tjere e marrin bashke me ca te tjere e perdorin por ne e paguajme ndaj diku duhet te na tregojne se sa si pse i marrin dhe ku jane.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Mesa mbaj mend nga Europa kemi marre qe nga '91 e deri ne 2004 rreth 1200 milion Euro. Nuk e di nqs kane interes apo jo , por ma merr mendja se perderisa quhen "borxh" dhe jo "ndihme" atehere duhet te kene interes.Postuar më parë nga shitesi
Ndersa nga World Fact Book i CIA thote se borxhi i jashtem eshte : $1.41 billion (dollare). Llogarite bejini vete per sa i perket per secilin shqiptar te paguaj per te shlyer borxhin. Kurse per sa i perket Economic aid - recipient nga i njejti burim thuhet se kemi marre rreth $315 million (top donors were Italy, EU, Germany) (2000 est.).
Ndryshuar për herë të fundit nga toni_d : 13-07-2005 më 02:04
ME MIRE GJALLE SE SA VDEKUR!!!
Shqiptaret u kane borxh institucionet financiare CEB, EBRD, EIB, IFAD, IDA, IDB etj; Klubit te Parisit me shtetet anetare Austri, Angli, Danimarke, Gjermani, Holande, Itali, Japoni, Rusi dhe kreditoreve dypalesh si Austri, Gjermani, Greqi, Itali, Japoni, Kine, Kuvajt, Norvegji, Suedi, Kore. Si dhe kreditoreve te renditur ne grupin "te tjere"
Eglantina Nasi
Borxhi i jashtem i shtetit shqiptar qe prej vitesh i afrohet miliardit, tani ka kaluar edhe shifren prej 1.3 miliarde dollare. Kjo eshte kuota me e fundit qe rezulton sipas te dhenave fiskale te qeverise per gjashte-mujorin e pare te vitit 2005. Po t"u referohemi shifrave, borxhi i jashtem i Shqiperise ka arritur deri ne 1.3 miliarde dollare, pa llogaritur ketu kredine e fundit te dhene nga ana e Fondit Monetar Nderkombetar. Pra kjo shifer rezulton deri ne fund te muajit qershor, qe perkon edhe me fazen e fundit te qeverisjes socialiste per tete vjet me radhe. Te mos harrojme se nga shume totale, 200-300 milione dollare u trasheguan nga faturat e papaguara te regjimit komunist. Por nuk duket se bankat e huaja jane aq dorelira ne dhenien e huave. Dihet qe bankieret pasurohen duke dhene para hua dhe ne qofte se ato nuk u kthehen, ata falimentojne. Por a do te jete ne gjendje Shqiperia qe te ktheje miliarda dollare borxh?
Shuma reale e borxhit te jashtem, eshte gati e barabarte me te ardhurat nga tatimet dhe doganat ne buxhetin e nje viti, ose ndryshe me me shume se gjysmen e Prodhimit te Brendshem Bruto te vendit gjate nje viti te tere, duke kaluar keshtu kufijte e lejuar per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Si pasoje e kesaj situate, shpenzimet buxhetore per shlyerjen e detyrimeve te huaja po vijne e po rriten nga viti ne vit, sidomos per shlyerjen e interesave. Edhe gjate viteve ne vazhdim, shpenzimet per shlyerjen e borxhit do te vijne duke u rritur per t"u stabilizuar ne nje periudhe te mevonshme, kur Shqiperia do t"iu nenshtrohet kredive tregtare. Nderkaq, qe dy vjet me pare, Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore kane terhequr vemendjen e qeverise per frenimin e rritjes se borxhit duke pare kapacitetet e dobeta te ekonomise shqiptare per shlyerjen e tij. Autoritetet shqiptare te Financave gjithsesi, nuk e kane vleresuar situaten alarmante ne kete aspekt, duke i konsideruar normale shifrat e detyrimeve.
Kujt i jemi borxhlinj?
Institucionet financiare nderkombetare jane kreditoret tane me te medhenj gjate viteve te fundit. Banka Boterore "BB), Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim "BERZH), Fondi Monetar Nderkombetar "FMN), Fondi Nderkombetar per Zhvillimin Bujqesor "IFAD), Fondi i OPEK-ut, CEB, EBRD, EIB, IFAD, IDA, IDB etj, jane disa prej tyre. Ky perben grupin e borxhit shumepalesh. Nga ai eshte akumuluar pjesa me e madhe e borxhit te jashtem te Shqiperise. Behet fjale per shifren rreth 847 milione dollareve qe rezulton ne fund te muajit qershor 2005. Nderkaq, nje grup tjeter shtetesh te cilit Shqiperia i detyrohet jo pak eshte edhe Klubi i Parisit. Brenda tij, futen vendet Austri, Angli, Danimarke, Gjermani, Holande, Itali, Japoni, Rusi, prej te cilave ne grup me shifren me te larte rezulton Rusia me 36 milione dollare.
Nga ana tjeter, renditen edhe kreditoret dypalesh si Austri, Gjermani, Greqi, Itali, Japoni, Kine, Kuvajt, Norvegji, Suedi, Kore. Por edhe kreditore te renditur ne grupin "te tjere" me rreth 70 milione te tjere borxh qe Shqiperia u detyrohet atyre si Turqise, Kine, Hungari dhe Maqedoni. Nga kjo shume borxhi, ai shteteror vertitet me i ulet ne 1.13 miliarde dollare, per shkak te zvogelimit te borxhit nga kreditoret shume dhe dypalesh. Ne total, nga keto shifra, borxh i jashtem i garantuar eshte vetem ai ne shifren e 203 milione dollare. Ngfa ana tjeter, rezulton edhe nje pjese e mire, rreth 606 milione dollare borxh i paterhequr.
Sa kredi rezulton ende e paterhequr?
Pjesa e paterhequr e kredive, ne vitin 1997 ka qene 115 milione dollare, ne vitin 2002 ka qene 111 milione dollare dhe eshte rritur ne menyre mjaft progresive deri ne vitin 2005 ku sipas te dhenave rezulton se ne fund te muajit qershor 2005, kemi 193 milione dollare te paterhequra ne menyre totale, ku pjesen me te madhe te tyre e ze borxhi i paterhequr prej kreditoreve shumepalesh me nje shume te perafert rreth 140 milione dollare. Ky lloj borxhi futet ne pjesen e borxhit te garantuar dhe i perket asaj pjese qe nuk ka mundur te terhiqet nga ana e shtetit shqiptar megjithese, jane nenshkruar kontratat apo te pakten, jane bere premtimet nga ana e shteteve perkatese kundrejt Shqiperise. Ndersa borxhi i jashtem shteteror i Shqiperise, persa i perket kredive te paterhequra eshte 413 milione dollare, nga 158 milione qe ka qene ne vitin 1997 dhe 357 te tjera ne vitin 2002.
Banka Boterore: "Shqiperia te mos i shtoje me borxhet!"
Ka qene institucioni i Bankes Boterore ai qe ka shtruar paralajmerim kundrejt Shqiperise lidhur me nje fakt te tille qe dy-tre vjet me pare. Megjithate, eshte perseri Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar te cilat i kane dhene serish hua Shqiperise. Dhe nuk behet fjale per pak, por per plot 233 milione dollare qe i jane akorduar vendit tone gjate muajit qershor 2002. Duhet qe Shqiperia gjate viteve te ardhshme te paguaje interesat e ketyre kredive. Ne syte e Bankes Boterore, Shqiperia nuk paraqitet me si nje vend qe paraqet nevojen e ndihmave emergjente. Sipas BB-se, vendi yne tani ka nevoje per ndihma te cilat do t"i pershtaten tregut te kredive. Nje gje e tille ndodh me te gjitha vendet te cilat kapercejne kufirin e periudhes se tranzicionit dhe hyjne ne ate te stabilitetit ekonomik. Per nje arsye te tille, ekspertet e Bankes Boterore na shohin si nje vend i cili duhet te paguaje interesat e kredive si gjithe te tjeret qe jane tashme ne rrugen e zhvillimit ekonomik. Por nje gje e tille nuk eshte ende e mundur per Shqiperine. Nje fakt i tille bazohet gjithmone ne permiresimin e treguesve ekonomike te vendit. Keta te fundit rezultojne gjithmone e me te larte dhe per kete arsye, institucionet e huaja nderkombetare paraqiten me doreshtrenguar per Shqiperine.
Po si do te lahn keto borxhe?
Shlyerjet e ngadalta te interesave ne perputhje me afatet kohore te nenshkruara, jane menyra kryesore e shlyerjes se borxhit te jashtem. Nga ana tjeter, nga te gjithe donatoret synohet nje ristrukturim i marreveshjeve dypaleshe qe jane nenshkruar. Kjo do te thote qe palet synojne ne nje ulje te pjesshme te interesave. Nga ana tjeter, me shtete te vecanta do te synohet qe te arrihet edhe nje falje e pjesshme per pjese te caktuara te borxhit afatgjate. Te pakten specialistet e Financave synojne nje shtyrje pagesash per kete lloj borxhi. Nje gje e tille eshte arritur per shembull me shtetin e Rusise. Sipas marreveshjes se ristrukturuar, Rusia kerkoi vetem 30 perqind te shumes se konvertuar. Ndersa pjesen tjeter ajo e ka falur per Shqiperine. Pothuaj e njejta gje ka ndodhur me marreveshjen e Gjermanise. Ky shtet nuk ka pranuar qe t"i fale nje pjese te borxhit te saj Shqiperise. Por nga ana tjeter ka pranuar qe te shtyje afatet e pagesave. Sipas kesaj marreveshje te re, te gjitha pagesat qe nuk jane paguar qe nga 1 korriku deri ne 30 qershor 2000 do te shtyhen. Ato do te paguhen me 10 keste te barabarta te njepasnjeshme gjashtemujore. Pagesa e tyre ka filluar qe nga data 30 qershor 2001 dhe do te vazhdoje deri ne vitin 2001. Behet fjale per nje shume totale prej 23 milione euro. Interesi i llogaritur mbi keto shuma qe nga data e skadences se secilit kest, deri ne 30 qershor eshte kapitalizuar.
Ja shtetet dhe organizmat qe na kane financuar gjate 1991-2005:
- Borxhi shumepalesh. Nga BB, OPEK, IFAD, BERZH, FMN etj.
- Borxhi dypalesh. Nga Italia, Gjermania, Anglia, Suedia, Norvegjia - Borxhi i Klubit te Parisit. Nga vendet Austri, Danimarke, Angli, France, Gjermani, Hollande, Itali dhe Japoni.
koha
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Krijoni Kontakt