
Postuar më parë nga
Apollyon
Kjo eshte e vertete. Me kujtohet edhe Rasti i Tragjedise se Gerdecit, ku disa prej fshatareve qe moren shperblim 50mij euro nga shteti, ne vend qe te rregullonin shtepiat apo te hapnin rruget per nje te ardhme (sepse ne shqiperi 50 mij euro jan goxha per tja nis nje biznesi te vogel) kta vajten e blene makina Mercedes te tipit fundit qe kushtonin nga 35mij euro (te vjedhura). Pastaj me leket e tjera i harxhonin pubeve me studentet e konvikteve. Kshu qe ne bejm gam gam kot qeveria jo leshi, fajet sna i ka qeveria, fajet sna i ka saliu as fatosi as edvini, por i kemi vete sepse jemi popull rrebel pa pike vizioni per te ardhmen.
Kta qeveritaret tane kan faje qe sna kan fut ne europe qe te na hapin dyert e te levizim lirshem, po per tjerat i kena fajet vete, se ne asnje vend te botes nuk diskutohet kaq shume per politike ne radhet e Rinise, sa c'diskutohet ne shqiperi, na ka ngel politika ne cdo muhabet qe bejm, ne vend qe te shohim perpara te krijojm nje te ardhme pa e vrare mendjen se kush dreqin eshte ne politike, kush komandon!!
Kam qene ne itali edhe kam jetuar atje.. Si sdegjova nje moshatar timin te me permendte politiken ndonjeher? Madje shumica as qe e kishin idene kush ishte minister apo kryeminister, njihnin vetem Presidentin e Republikes, edhe kte e njihnin se ndoshta e kan mesuar ne shkolle, se sdonte tja dinte njeri kush ishte politika apo per cfar sherbente. Por neve ne Shqiperi merremi aq shum me politike sa harrojme edhe te bejm punet tona te perditshme qe kemi, edhe kur ngelim me barkun that dalim e bertasim " na e ka fajin Saliu/Edvini/Fatosi " kur e verteta eshte qe neve i kemi faj vetes tone, se saliu edhe kta tjeret, po bejn karriere e po hane si mbreter ne shtepite e tyre, kurse neve rrim zihemi edhe shahemi me njeri tjetrin per pune partishe. Ja pse sbejm perpara ne si popull, se me shum mendojne se cfar kan ne tryeze per darke saliu/edvini/fatosi se sa na intereson ajo qe kemi neve ne tryeze.
Prandaj ka ardh koha qe e gjith Rinia te distancohet nga politika edhe te merret me gjera qe tamam i perkasin, mos te merret me politiken duke dal e duke ber propaganda per Saliun Edvnin edhe Fatosin.. Kte pune tjua leme Brarit me shoket e tij 50 vjecar, atyre u takon te merren me kte pune, jo Rinise.
Krijoni Kontakt