Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    degjo ti plak dede qe na sjell ketu mendime gjithe arna (por te pastra ama) Realiteti dhe Endrrat sidomos makthet sipas Frojdit jane shume te lidhura bashke. Pra papunesia , varferia, mjerimi, te cilat nje nga burimet e veta kane edhe kontrabanden, nuk prodhojne endrra me gjelle pasanikesh sic mendon ti, por makthe qe perfundojne ne vetevrasje si dhe forma te tjera depresionesh apo krizash familjare dhe sociale ...... varferia dhe mjerimi nuk prodhojne alucinacione lumturie.... megjithese atehere kur njeriu vinte pas sendeve per nga rendesia edhe ndodhte ....por makthe, depresion, shpresa te vrara dhe pesimizem .


    P.S

    Nje nga karakteristikat me interesante te te semureve psiqike eshte deshira per ta trajtuar mjekun si pacient ... kuptohet qe per shkak te injorances profesionale kurat e tyre per mjeket jane teper modeste psh gjumi, aspirina .... por kjo eshte ana me e kendshme e tyre.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    TEMA


    Fatos Nano kërkon burgosjen e kryeredaktorit të gazetës "TemA"



    Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, i ka kërkuar Prokurorisë së rrethit të Tiranës, të fillojë procedimin penal ndaj kryeredaktorit të gazetës "TemA", Mero Baze, duke pretenduar se në editorialin e datës 16 maj 2003 botuar në këtë gazetë, "është shpifur publikisht ndaj tij, për shkak të detyrës që ai kryen."

    Prokurori Sokol Stojani ka njoftuar kryeredaktorin e gazetës "TemA" të paraqitet pranë prokurorisë së rrethit të Tiranës më 3 qershor për të filluar hetimet për këtë akuzë të ngritur nga kryeministri.

    Në editorialin e datës 16 maj 2003, autori shpreh pikëpamjen e tij se dhuna ndaj ish të burgosurve politikë nga polica dhe moszgjidhja e kërkesave të tyre, vjen për shkak të një mentaliteti të shtetit klasor që ekziston në Shqipëri dhe që aplikohet nga kryeministri Fatos Nano. Zoti Baze ka krahasuar në editorial, kriteret e ndryshme që janë përdorur për dëmshpërblimin e ish të burgosurve politikë dhe kompensimet që morën ish zyrtarët e lartë të regjimit komunist për dënimet që morën në vitet e para të pluralizmit, përfshi dhe zotin Fatos Nano.

    Zoti Baze tha se do t'i përgjigjej thirrjes së prokurorisë duke u njohur më hollësisht me akuzën. Ai tha se ndihej i habitur nga reagimi i kryeministrit, i cili nuk ka ka reaguar kur shtypi ka botuar akuza konkrete ku flitet për përfshirje të kryeministrit në vrasjen e një qytetari. Kjo shton dyshimet se padia është ngritur për të mbajtur nën tension gazetën, e cila nuk ka pranuar të bëjë kompromise me qeverinë. Nga ana tjetër zoti Baze nuk përjashtoi mundësinë që padia të jetë frymëzuar nga bashkëshortja e kryeministrit, e cila mund të ndihet e prekur nga përshkrimi i kushteve të jetesës në burgun e Bënçës për kryeministrin Fatos Nano.

    Padia e kryeministrit Fatos Nano ndaj kryeredaktorit të gazetës "TemA" kulmon një fushatë gjyqesh ndaj tij, inicuar nga zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të tyre.

    Dy ditë më parë gazeta është përballur në gjykatë me ish kryetarin e Kuvendit Skënder Gjinushi, ndërsa po vazhdon procedurën për në gjykatën e shkallës së dytë me nënkryetaren e Kuvendit, Makbule Çeço.

    Nënkryetarja e Parlamentit shqiptar, Makbule Çeço, i kërkon atij një dëmshpërblim prej rreth 40 mijë eurosh, për shkak se gazeta ka cituar një parlamentar shqiptar të thotë se shumë deputetë që kanë mbështetur ish shefin e Shërbimit Sekret, Fatos Klosi, kanë qenë të shtrënguar ta bëjnë këtë, për shkak të problemeve që kanë me drejtësinë. Gjykata e Shkallës së parë e dënoi zotin Baze sipas nenit 617 dhe 625 të Kodit civil.

    Prokuroria e Tiranës e ka marrë zotin Baze të pandehur për shkak të një padie ngritur ndaj tij nga ish kryetari i Parlamentit, Skënder Gjinushi, aktualisht kryetar i Partisë Social Demokrate, aleate e socialistëve në pushtet, për shkak të një editoriali të tij, ku përmendte të kaluarën problematike, të zotit Gjinushi me bandat dhe grupet e krimit të organizuar në Vlorë gjatë vitit 1997. Nëse gjendet fajtor, mund të dënohet deri në dy vjet burg. Zoti Baze është marrë i pandehur në bazë të nenit 240/2 të Kodit Penal.

    Në adresë të kësaj gazete janë inkurajuar një sërë procesesh të tjera gjyqësore nga subjekte afër qeverisë, dhe persona mbi të cilët rëndojnë shumë probleme nga e kaluara


    TEMA
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Normalisht Nano e ka te humbur gjyqin, ngaqe eshte person publik. Shtypi ka te drejte ta kete ne shenje te shenjestres se tij. Ne france çfare s'thuhet e s'u tha per Shirakun, e me sa di spati asnje proçes te hapur nga ana e tij.
    Promblemi shqiptar nuk eshte LAJMI, as MORALI per te cilin flasin gazetat, te gjitha gazetat shqiptare, por gjuha me te cilen flasin, MENYRA me te cilen shkruajne.
    Gazetaret shqiptare jane te PAAFTE, e kjo eshte nena e te gjitha te keqijave. Gazetaret shqiptare po ashtu si shqiptaret ne pergjithesi, nuk shkruajne, as diskutojne, as perhapin ide ose propagandojne ideale, por AKUZOJNE, kerkojne VIKTIMA. Shtypi shqiptar per nje njeri qe ka kohe pa e lexuar, te le nje shije te keqe ne goje, nje shije te hidhur, nje shije lufte ku HAKMARRJA POLITIKE eshte motori levizes i tij.
    Te ushqehesh gjithnje me kete ushqim te shpifur, helmohesh e degjeneron shpirterisht.
    Une ju rekomandoj ti lexoni sa me pak gazetat shqiptare ose aspak, ne qofte se doni te mbani ne vete akoma diçka te vlefshme qe t'ju sherbeje pergjate jetes tuaj.

  4. #14
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Fatos Nano eshte nje nga shpifesit ose mafiozet me te medhenj perderisa sot ka vartes ata qe deri dje i akuzonte per fashisto-trafikante ose per kontrabande e trafik droge.

    Padia e tij ndaj Mero Bazes per mua eshte thjesht nje c'rregullim emocional qe i vjen prej shkrimeve te tij. Sidoqofte duket se stilin e padive te ngritura nga nanot e ka sjelle ne mode xhoi qe ngriti nje padi para disa muajsh per Fatos Lubonjen, tani ngre Fatosi dhe Ceco kunder Bazes, Malaj kunder Patozit, Blushi dhe Dade kunder Berishes dhe keshtu me radhe derisa te fillojne padite edhe ketu brenda forumit .... hahahaha

  5. #15
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    EDITORIALI
    Përpjekje për të kuptuar akuzën?

    Nga Mero Baze

    Disa ditë më parë, një grup gazetarësh nga më të njohurit e gazetave dhe agjensive kryesore të Perëndimit, më kishin ftuar për darkë në një lokal në periferi të Tiranës. Po bisedonim rëndom për temat interesante për gazetarët në një vend me probleme si Shqipëria. Ajo që më bëri përshtypje ishte se thuajse gjithë gazetarët ishin të interesuar vetëm për një emër: Xhoana Nano. Ishin të interesuar rreth lidhjes së saj me kryeministrin, të kaluarën dhe të tashmen e saj, si e kishte fituar tenderin e transportit me Greqinë, a kapej drogë në autobuzat e saj, cilët janë njerëzit e afërt të saj përveç Kryeministrit, e të tjera tema si këto. Ashtu siç e përshkruan dhe vetë një nga këta kolegë, në një shkrim të botuar në agjensinë gjermane DPA, ndërsa unë po bisedoja me ta, një maniak kërcënimesh, që ka rreth një muaj që më ka bllokuar telefonin me mesazhe kërcënuese, dërgoi mesazhin e fundit që bënte fjalë për një arkivol. Mesazhet vinin rregullisht nga i njëjti numër telefoni dhe thuajse e kisha injoruar rëndësinë e tyre. Në mbrëmje kur shkova vonë në shtëpi, fëmijët e trembur më treguan se si një xhaxhi u ka bllokuar gjysëm ore telefonin duke bërë si gogol dhe duke i kërcënuar se do t'i gëlltiste të gjallë. Por dje në mëngjes, si zakonisht u zgjova nga një mesazh telefonik, por tashmë numri kishte ndryshuar. Kërcënimi, i cili në thelb ishte i njëjtë, pasi pretendonte të më "shuante" si familje dhe farefis, vinte nga 0682030419. I bezdisur, siç mund të jetë njeriu në këto raste, shkoj në zyrë dhe tek dera më pret një fletëthirrje e re për në gjyq. Tashmë nga Fatos Nano. Ky i fundit u referohet disa neneve të Kodit Penal, të cilat, nëse merren seriozisht nga gjykata, të kushtojnë nja 2 vite burg. Nuk dihet ku është prekur ekzaktësisht nga një editorial i imi në datën 16 maj, kur krahasoj burgun e tij dhe burgun e vërtetë të diktaturës që ka mbetur pa u kompensuar, por shihet se ka gjithandej një nervozizëm në formulimin e padisë prej tij. Nusja e tij e re, duket se dyshon kush e ka vizituar në burg dikur Fatos Nanon, dhe e ka nxitur të më padisë.

    Po e bëj këtë përshkrim të këtyre skenave ditëve të fundit, për të kuptuar se si duhet të sillem si gazetar, që të mos më kërcënojnë për vdekje, të mos më kërcënojnë fëmijët në shtëpi, të mos më zgjojnë nga gjumi duke dërguar mesazhe për shuarje fisi dhe familjeje dhe, së fundi, të mos më padisë dhe Kryeministri. Në fund të fundit dua të kuptoj përse ky presion tani dhe përse me kaq egërsi?!

    Nga sa shikoj duket se Kryeministri ia ka dalë t'i shuajë një nga një zërat që ngrihen kundër tij dhe tashmë kanë ngelur aq pak sa ai ka nge të merret personalisht. Duket se brenda tij po ngjizet vërtet ideja se është i paprekshëm. Komoditeti që po i krijon shtypi, i cili po hesht për pushtetin e padukshëm të tij mbi grupet kriminale, e kanë trimëruar atë dhe gruan e tij të re për të kundërvepruar. Por e kaluara e tyre, e secilit më vete, dhe e të dyve së bashku, nuk mund të blihet lehtë. Ata janë pasuruar shumë nga djersa jonë, mund të pasurohen dhe të qetësohen dhe më tej nga jeta jonë, por kurrë nuk kanë për të bërë aq para sa të blejnë të shkuarën e tyre. Ajo do t'i tërheqë sërish në gropën nga ku kanë dalë.



    Kush janë këta që kërcënojnë?

    Dje në mëngjes së bashku me padinë e kryeministrit Fatos Nano, mbërriti në telefon dhe një mesazh kërcënues, teksti i plotë i të cilit është ky: "Do të të shuaj Mero. Ti e di shumë mirë që unë nuk merrem me gazeta, por do të merrem me ty. Këtu dhe në Tepelenë. Tani shko sigurohu tek Beri."

    Numri i telefonit 0682030419, ora 09.33 minuta datë 30 maj 2003.

    Duke qenë se ky mesazh pason rreth 30 mesazhe të tjera kërcënuese nga numri i telefonit 0692500986, të cilat po ashtu janë të ruajtura në telefon, po përpiqem të provoj vullnetin e prokurorisë për të hetuar autorët e këtyre kërcënimeve, përpara se t'i gjej ata vetë.

  6. #16
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    ...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •