Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Korrupsioni dhe krimi prodhojnë Albtraumën shqiptare

    Shqipëria/Kriminaliteti/Korrupsioni

    Korrupsioni dhe krimi prodhojnë Albtraumën shqiptare

    Nga Roland Siegloff, DPA

    Tirana (DPA) - Me një gotë verë të kuqe në dorë, Mero Baze tregon për mafien. Nis me vdekjen e dhunshme të njërit prej bosëve të tregtisë së hekurit - «për rrethanat në të cilat ndodhet Shqipëria ai ishte i ndershëm». Për arsye se disa ministra të qeverisë shqiptare kanë gisht në aferat e dyshimta të klaneve - «shumica e qeverisë kontrollohet nga tri grupet më të mëdha të mafies». Befas, një bip në celular ndërpret ligjëratën e kryeredaktorit të gazetës së përditshme «TemA». Baze shikon mbi ekranin e celularit dhe vë re mesazhin që i ka ardhur: «Varri yt ka kohë që është hapur», shkruan dërguesi anonim.

    A i ke lajmëruar organet e policisë? Kjo pyetje Bazes, i shkakton të qeshur. «Policia është e lidhur ngushtë me qeverinë dhe këto grupe", thotë drejtori i gazetës. Në tre ditë ai ka marrë 15 mesazhe të tilla. E kanë qëlluar me armë zjarri ndërsa i jepte makinës. Ndërsa arma e tij është fjala në gazetë.

    E kanë qëlluar me plumba në Mercedesin e tij, pasi "TemA" ka shkruar për afera të dyshimta të një ministri dhe shoferit të tij nga të cilat fitoheshin 300 000 dollarë. «Pastaj unë shkrova: Ata duhet të më padisin», tregon Baze nga jeta e përditshme në Tiranë.

    Përfaqësuesi më i lartë i BE-së në kryeqytetin shqiptar, Lutz Salzmann, i sheh gjërat po kaq kritike. «Problemi kryesor është paaftësia, ose ndoshta mungesa e dëshirës për të luftuar ashpër bandat e krimit të organizuar», thotë Salzmann. Shumë herë, ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë së 15 shteteve të BE-së kanë folur gjatë këtij viti mbi korrupsionin, trafikun e drogës dhe të qenieve humane kryesisht nga vendet e lindjes. Unioni ndihmon Shqipërinë në ndërtimin e burgjeve moderne, shkollimin e policëve, gjykatësve dhe prokurorëve. Sigurisht, do të ketë rezultate, nëse - para së gjithash - je i gjithëpushtetshëm.

    Në të vërtetë mafia nuk është më një faktor destabilizues për vendin, mendon presidenti i vendit Alfred Moisiu. Por reaksioni i klaneve mbi luftën kundër krimit po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë: «Kur dikush është duke u mbytur, lëvizjet e tij bëhen më të forta.» Për këtë, Shqipëria ka nevojë për ndihmë nga Europa, thekson Moisiu, një ish-gjeneral mjaft i njohur.

    Sigurisht në një vend, ku një mësues në muaj paguhet me 120 Euro dhe që një polic as nuk mund të quhet se merr rrogë, mbeten problematike korruptueshmëria dhe ekonomia farefisnore. «Korrupsioni vret shpresën», thotë shkrimtari, deputeti opozitar Besnik Mustafaj. Shumë shkencëtarë e studiues kanë braktisur vendin, e po ashtu edhe pjesa më e madhe e investitorëve të Italisë së afërt. Kështu, intelektualët e mbetur si drejtori i Institutit shqiptar të Medias, Remzi Lani, ankohen: «Ne nuk duam të na shohin si problem, por si një vend.»

    Tek shumë të vjetër në moshë duket se po përhapet ideja e lëshimit të vetvetes, e njëjta atmosferë e kohës së hekurt të dikaturës së Enver Hoxhës. Të rinjtë që duan të mbrohen nga grimcat e mbetura të regjimit të Hoxhës, kanë ndërmarrë një iniciativë kundër mafies shqiptare. «Ne duam të ndryshojmë çdo gjë», thotë nxënësja e re që studion në shkollën e policisë Daniela Hoxhallari. «Ne duam të luftojmë kundër kriminalitetit dhe të bëjmë diçka për këtë vend.»

    Këtë synonte edhe Partia Demokratike me projektimin e një ligji që, sipas modelit gjerman, të hiqnin imunitetin e deputetëve që dyshohen se janë të ngatërruar në afera korruptive dhe janë pjesë e krimit të organizuar. Shumica e deputetëve socialistë të qeverisë së kryesuar nga Fatos Nano e hodhën poshtë miratimin e tij duke votuar kundër. Nanon, lideri i opozitës, ish presidenti Sali Berisha, e sheh si figurën qendrore të ndërthurjes me shtresën e kriminalitetit: «Ai është ideatori dhe arkitekti.» Ministrat e brendshëm të BE-së do të merren pa dyshim edhe për shumë kohë me problemin Shqipëri.

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Titulli me duket gabim, s'duhet Albtraumen Shqiptare, por Albtraumen Europiane. Shqiptaret mu s'me duken te traumatizuar, ndersa shtypi i huaj europian, PO!

    Artikull = SHUM SHUM SHUM SHUM SHUM i DOBET.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Pa tjeter Ornament! Qe artikulli eshte shum i "dobet"per (ti), s cudit njeri qe ka parasyshe bindjet e tua te MAJTA.
    Por ajo qe te cudit eshte menira se si mundohesh (duke HEQUR dhe nga vetja tende)te minimizoshe deri ne fallcifikim te realitetit, gjthecka qe flete kundra Nanos e PS-se.
    Kurse ajo qe te bene per te qeshur; eshte menira se si (ti)per korupsjonin e matrapazlleqet e qeveritarve te Nanos fajsone Europen!!
    Kuptohet, qe shqiptaret nuk jane te "traumatizuar"dhe jane te "lumturuar" nen udheheqjen e ndritur te PS-se e Nanos

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Honezm, une s'fajesoj njeri, por po te them qe shqiptaret nuk e prishin gjumin e nates ngaqe Nano me bandite vjedh.
    Shqiptaret te gjithe e kane enderr pasurimin e shpejte si neper filmat e hollivudit, pasurim ky qe vetem kontrabanda, korrupsioni, mafja, droga, krimi, prostitucioni ta sjell ne dore. Apo jo?
    Ti kujton se milioneret e te gjitha shtresave ne shqiperi jane bere me djersen e ballit.

    Te gjitha RRUGET shpien ne Rome, thonin romaket, kjo eshte motoja e shqiptareve sot. Çdo gje eshte e moralshme per PASURIM.

    Ndersa bota mendon; vetem nje moral i larte dhe me principe krijon prosperitet. Pra ndryshe e thene; VETEM nje rruge te shpie ne Rome dhe jo te gjitha.
    Pikerisht ky koncept i fundit europian KRIJON TRAUMA PSIQIKE, ngaqe redukton mundesite (ne hapesire dhe numer) vetem per disa, pra ata qe do te mund ta marrin kete rrugen e vetme.

    Tjeter, ne bote trembin femijet me figuren e "mafiozit" shqiptar. S'di qe nje gje e tille te ndodhe ne shqiperi. Per te kuptuar drejt shqiperine e shqiptaret mjafton te keqyresh njerezit e tu te afert, s'ka nevoje per Nanon e Berishen a kupton, ndryshe gjithnje gabon.

    Kot me vazhdu mre lal se ti s'kupton me shume. A di pse te dukem per I MAJTE. Ngaqe jam i squt, ate qe me PERKET, mund ta fitoj kur te me duhet ose kur te dua. Kjo me ben INDIFERENT.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ornament : 29-05-2003 më 09:12

  5. #5
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Postuar më parë nga ornament
    Titulli me duket gabim, s'duhet Albtraumen Shqiptare, por Albtraumen Europiane. Shqiptaret mu s'me duken te traumatizuar, ndersa shtypi i huaj europian, PO!

    Artikull = SHUM SHUM SHUM SHUM SHUM i DOBET.
    Ornament mos u nxito, megjithese faji nuk eshte i joti ngaqe ti nuk e di se c´do te thote "Albtraum" ne gjermanisht. Faji eshte i Shijaksit qe s´e ka perkthyer sic duhet.

    "Albtraum" ne gjermanisht = "enderr e keqe" ne shqip ose "nightmare" ne anglisht.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Pedro po une per endrren po flas mo lal.
    Ne artikull qe ne hyrje thuhet:

    "Korrupsioni dhe krimi prodhojnë Albtraumën shqiptare."

    Kurse une mendoj krejt ne te kundert:

    Eshte ALBTRAUMA shqiptare (endrra per pasurim) ajo qe prodhon korupsionin dhe krimin, pra deshiren per pasurim te menjehershem e pa lodhje.

    Tashti ne artikull, me sa kuptoj une, ALBTRAUME = FRIKA NGA KRIMI

    Ndersa sipas kuptimit tim, nga vezhgimet bera shoqerise shqiptare; ALBTRAUME (e vetmja) = ENDRRA PER PASURIM TE SHPEJTE.

    Prandaj konkluzioni im ishte dhe mbetet i pandryshuar= ARTIKULL KOTI. Pa asnje lidhje me realitetin shqiptar. I DOBET.

    Fjalor; TRAUMA fjale greke qe do te thote PLAGE.
    Perdoret ne psikollogji per TRAUMATIZME PSIQIK. Ne artikull mendoj qe ka lidhje me kete rast dhe jo me enderrat.

  7. #7
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Postuar më parë nga Pedro
    Ornament mos u nxito, megjithese faji nuk eshte i joti ngaqe ti nuk e di se c´do te thote "Albtraum" ne gjermanisht. Faji eshte i Shijaksit qe s´e ka perkthyer sic duhet.

    "Albtraum" ne gjermanisht = "enderr e keqe" ne shqip ose "nightmare" ne anglisht.
    Ej Pedro nuk eshte perkthimi. Por i gazetes tema nga ku u ka botuar ky shkrim.

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    He mer ti shijaks, çi ke keto artikuj "de merde" qe sjell ne forum, apo paguhesh tek Tema. Heres tjeter vendos poshte BURIMIN e marrjes.

    Neqofte se atij kryeredaktorit te Temes ja kane biru benzin dhe i dergojne mesazhe kercenuese kjo S'KA LIDHEJE ME SHQIPTARET, por me ate vete dhe te gjithe palaçot si ai, qe i kane ngjyer gishtat ne turli-lloj-qypash per te bere afera me interes per ta.
    Ne qofte se ate se zen gjumi nates (albtrauma e tij), kjo s'ndosh me plakun tim qe fle ne koker te shpines rrehat fare, ngaqe si ka bo njeriut gje.

    He merr gazetare shqiptare ngelet derra te palepire tere jetes. Ngelet!

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    po ti paguhesh kesh apo ne natyre per te na thene se shqiptareve nuk u prishet gjumi se vjedh fatosi.... hahahaha

    plaku jot flen gjume rehat se ashtu si puna jote gdhihet edhe ngryset duke ju lepire b.... atyre qe kane ne dore te te cpojne benzin apo te te hapin varrin kur vjedhjet e tyre, nuk te gezojne, por te prishin endrrat.

    Qe ta kuptosh ti pak me thelle punen dhe mos te rrezatosh injorance sot nga doganat shqiptare vilet vetem 1/3 e te ardhurave gje qe perkthehet ne mbi 60% te pareve shkojne ne xhepat e atyre qe fusnin kontrabande edhe nuk eshte e veshtire ta kuptosh se kush jane.

    Kjo perkthehet ne 60% me pak investime, rruge, shkolla, uje , drita, vende pune, spitale, ndihme sociale etj etj ..... kupton ti qe je i zgjute. Tashti sigurisht qe shqiptaret moral apo mendje pje...ur nuk i behet vone se vjedh fatosi .... por pjesa tjeter qofshin edhe injorante qe nuk kuptojne si vjedh tosi apo si e ze gjumi plakun tat .... njofin nje realitet tjeter, ku u mungojne te ardhurat, ku u mungon puna, ku nuk u del buka, ku nuk kane drita, uje etj etj dhe perfundimi eshte se gjumin nuk e bejne dot te qete edhe me shume iu trazohet kur shohin nanon me xhoanen ne sharm el sheikh per pushime ndersa vete nuk blejne dot ilacet ...... as ato te skaduarat.

    Ti nuk je i sjute por i degjeneruar(ne kuptimin figurativ), nuk je indiferent por konformist, nuk je i pamvarur por i kompleksuar ....
    ti nuk je indiferent sepse i arrin gjerat vete perkundrazi je impotent per ti ndryshuar nuk ke aftesi, nuk ke force, je thjesht dicka amorfe.

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Orku xhan, pse flet ne hava. Thelbi ne artikull eshte ENDERR E KEQE = SHOK PSIQIK = ALBTRAUME, ndersa ti flet per REALITET (papunesi, dogana, shtet, qeveri, etj). A kupton vogelush qe je komplet jasht teme. Qe nje njeri te jete i papune, kjo s'do te thote qe ai NUK ENDRRON TE PASUROHET shpejt e si neper filmat e Hollivudit. Perkundrazi papunesia e shtyn te enderroje me FORT, ky enderrim i kthehet ne te VETMEN SHPRESE, ndryshe perfundon ne fotoksine, ta shpjegon Brari me mire si fenomen.

    ps, ti ke nevoje per me shume gjume e aspirina. Je i semure mik, Rende semure.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •