Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396

    Bojkeni "Rikthim në kohërat e rockut" :)

    Bojken Lako
    Rikthim në kohërat e rockut

    Folkun edhe pse ti nuk e sheh, çdo artist i një vendi të caktuar e ka brenda, se është ajo mbi të cilën është rritur dhe ka marrë frymë muzika e tij. Këtu, kjo po degjenerohet. Po abuzohet me format e dukshme të folkut që po bastardohen me një përdorim shumë të shpejtë.................

    Është rikthyer djali rebel i muzikës alternative në Shqipëri, Bojken
    Lako. Kësaj rradhe nuk është ndonjë nga ato këngët e transmetuara në Top Albania me të cilat ai bëri për vete rininë shqiptare këto vitet e fundit. Djali i artit, Bojken Lako është rikthyer në vitet e tij të arta të fillimit, pa lënë mënjanë dhe siglën “The fish” që presupozon rikthimin me bashkëpunëtorin dhe mikun e tij të rinisë, Heldi Kraja, me të cilin në fillim të viteve ’90 krijuan grupin “The FishHook”. Bas dy tre koncerteve në Tiranë dhe Durrës, grupi i ribashkuar ka realizuar në fundjavën e shkuar një tur koncertesh në Prishtinë, të cilat janë pritur në
    mënyrë të shkëlqyer nga rinia kosovare. Kanë kënduar 'live', ashtu siç mund të shijohet më mirë dhe muzika e tyre alternative, rock e pak grunge, duke shpalosur repertorin e tyre prej 24 këngësh, të gjitha të njohura nga rinia shqiptare nëpërmjet albumeve “Kings of beer”, "Bullet in your tongue" dhe “The Fish”.

    Lako: Bastardimi i folkut
    Nuk është dixhitali që e ka fajin, se ai është një zgjedhje, është një formë me të cilën ti realizon artin tënd. Psh. Mobi, është një këngëtar që punon vetëm kështu, por kjo ka një vlerë se ashtu është menduar ai krijim. Por këtu krijimi i studiove dixhitale dhe mundësitë e kufizuara për një konsum të shpejtë ka të bëjë edhe me mentalitetin dhe qëllimin e atij që ka ngritur studion për të bërë diçka të shpejtë për fitim të shpejtë. Por kjo lidhet më tepër me zgjedhjen që bëjnë artistët ndaj muzikës, abuzimet që bëjnë me degjenerimin e folkut. Folkun edhe pse ti nuk e sheh, çdo artist i një vendi të caktuar e ka brenda, se është ajo mbi të cilën është rritur dhe ka marrë frymë muzika e tij. Këtu, kjo po degjenerohet. Po abuzohet me format e dukshme të folkut që po
    bastardohen me një përdorim shumë të shpejtë. Nga ana tjetër, njerëzit është si t’i edukosh dhe është mirë t’i edukosh mirë, por është e gabuar t’i edukosh keq. Kjo vjen për faj të 3-4 personave që kanë monopolizuar fushat e muzikës shqiptare. Por kjo do kalojë. Na takon ne dhe artistëve të tjerë të ndryshojnë këtë, që të sjellim një vlerë kulturore në mënyrë që të jemi krenarë dhe të prezantohemi denjësisht edhe në botë.

    Riktheheni pas tetë vjetësh, i ribashkuar me grupin “The Fish”. Si
    erdhi ky vendim?
    Jam kthyer me Heldi Krajën që është bashkautor në shumë këngë. Unë kam pasur gjithmonë dëshirë të rikthehesha me këto këngë të realizuara dhe publikuara tetë vjet më parë, edhe pse kam bërë disa compromise nga viti ’99 e këtej, duke punuar dhe publikuar vetë singëllat, për të dalë në festival një ose dy herë. Me një fjalë dëshira për t’u ribashkuar ka qenë gjithmonë, menjëherë sapo u ndamë. Ndarja nuk u bërë kështu definitive, por ka qenë më tepër një dalje e Heldit, i cili kishte dhjetë këngë
    të vetat dhe i inçizoi duke nxjerrë një album të vetin më ’96. Ishin
    një rrymë tjetër dhe nuk përkonin në atë kohë me atë rebelimin e
    adoleshencës. Momentalisht, me këtë repertor me të cilin po punojmë prej tre muajsh, po bashkëpunojmë, unë luaj në kitarrë këngët e Heldit, ai këndon vetë, gjithashtu ai luan bateri… Me një fjalë, është gjithçka mix dhe nuk mungon as repertori i tëhershëm i Heldit që u bë shkak për ndarjen tonë.

    Ju keni marrë edhe pjesë në festivalin tradicional të muzikës së lehtë shqiptare, ku keni marrë dhe çmim. A mendoni të riktheheni në Festival?
    Jo. Ishte një domosdoshmëri për mua dhe karrierën time. Jo në sensin negativ, ku është e domosdoshme të dal dhe po e bëj se po bëj një kompromis me veten të dal me një këngë më të dobët, në mënyrë që të njihem. Por fakti është se vetëm festivali është mënyra për t’u publikuar më mirë. Kjo është një traditë dhe të gjithë e dinë dhe unë si Bojken kam shumë dëshirë që ai të dalë sa më mirë. Fakti është që unë mora pjesë edhe pse me një këngë paksa më komerciale, më bëri më popullor dhe unë e
    përshëndes festivalin.

    Atëherë do të kthehesh sërish tek muzika rebele, antikonformiste…?
    Po, kjo është jeta, nuk ka ndryshuar asgjë. Faktikisht këto këngë që po këndojmë janë pjesë të tre albumeve të realizuara në ‘93 nga grupi “”The FishHook”, në ’96 nga grupi im “The Hook” dhe nga Heldi me grupin “The Fish”, të cilat janë rregjistruar Live dhe jo siç rregjistrohen tani. Por kemi future dhe katër këngët e mia që kam bërë tani vonë dhe dy singlla të Heldit.

    Kohët e fundit ju i keni realizuar këngët tuaja me teknikat moderne, siç është dixhitali dhe jo “live”, siç i keni bërë dikur. Do të vazhdoni kështu?
    Në fakt, mënyrat me të cilat kam regjistruar së fundi unë këngët nuk janë optimale, me mënyrat e regjistrimit të shpejtë të këngës. Në fakt, Top Albania ka studio shumë të mira, por muzika pop apo rock, në të gjithë botën vazhdimisht regjistrohet me një lloj më të vjetëruar teknologjie që i përgjigjet kërkesave të krijuesit, që jep të gjithë emocionin e këngës. Por nuk kanë ekzistuar këto lloj mundësish që kemi inçizuar ashtu, megjithatë unë them se nuk kam dal shumë nga vetja pavarësisht se jam zbutur pak. Mendoj se albumin që do të rregjistrojmë tani me këto 24 këngë, do të mundohemi ta regjistrojmë “live”, ashtu siç bëjnë grupet e popit apo rockut edhe në botë.

    Pse “Bojken Lako & The Fish”?
    Meqë kështu jam prezantuar dhe në Maqedoni vjet me “Bojken Lako band” dhe “The Fish” është nickname (nofka, në anglisht) e Heldit, edhe pse bashkëpunojmë edhe me basistin e grupit, i cili është dhe inxhinier zëri, Fabian Asllani.

    Pse keni vendosur të jepni koncerte “live”?
    Kemi përcaktuar një strategji, sipas të cilës do të japim koncerte
    nëpër vende të vogla, të mbyllura, që shkojnë dhe me muzikën tonë dhe në këtë lloj vakuumi dhe indiferentizmi që ka sot publiku shqiptar që ndjek muzikën rock. Kështu do të japim dhe koncerte nëpër rrethe të tjera të vendit, në ato më të mëdhatë dhe që janë universitare, por nëpër ambiente të vogla. Qëllimi ynë për momentin nuk është fitimi, por rizgjimi i interesimit për njerëzit që krijojnë këtë lloj muzike reale dhe urbane që ka të bëjë me jetën dhe të vërtetat e thjeshta të njerëzve. Sepse ne u këndojmë gjërave të thjeshta dhe atyre që të gjithë i mendojnë apo përjetojnë. Vetëm në bar “Lux” dhamë një koncert kundrejt pagesës dhe të më falë publiku që ka ndoqi kundrejt pagesës së 200 lekëve.

    Si e shpjegoni faktin se publiku kosovar është më “i nxehtë” se ai
    shqiptar?
    Në përgjithësi, abuzohet me ngrohtësinë dhe dashurinë që ka publiku kosovar me të gjithë fushat e artit që shkojnë nga Shqipëria. Nëse do të kishim atë interesim që kishte publiku i Prishtinës për rockun, muzika e cila ka dalë paksa nga moda, nëse do të bashkohej me mundësitë që ekzistojnë këtu, financiare apo edhe përsa i përket një zhvillimi më të madh
    që ka, patjetër që do të bëhej diçka e mirë. Në Prishtinë kishte një dëshirë të madhe për aktivitete që mbajnë firmën shqiptare. Në datën 2 dhe 3 do të realizojmë një koncert në Durrës, për mbylljen e fushatës “Mjaft”, me pjesëmarrjen edhe të grupeve kosovare dhe dj-ve, maqedonase, por edhe shqiptare, të cilat janë krijuar së fundi, mendoj se do të rifillojë një interesim ndaj kësaj muzike.

    Keni ndryshuar sërish look, kësaj rradhe duket si një rikthim në lookun e dikurshëm…
    Nëse do ta kisha bërë për këtë arsye, do të ishte diçka e qëllimshme. Por sinqerisht, mbas të gjithë atyre dëshirave për të kapur anët e jashtme, pavarësist se looku duhet se është pjesë e paraqitjes, edhe nga eksperiencat nëpër koncertet jashtë, jo çfarë kam parë, por çfarë kam ndjerë, mendoj, se moskujdesi për lookun apo natyraliteti në look, kur hypën në skenë, të bën më të harmonishëm me të tjerët. Mendoj se looku i stisur, i menduar shumë, është ose pjesë e një projekti apo e një dizajni. Kësaj unë i kam vënë kryq dhe mendoj se natyraliteti është pjesë e
    harmonisë mes atij që këndon dhe atij që dëgjon.

    Do të bëni koncert në Tiranë?
    Patjetër, por po përfundon koha që ka studentë në Tiranë, sepse po mbaron shkolla.Por flas për një koncert të përmasave të mëdha, me 3 deri më 5 mijë spektatorë, por do mundohem që të paktën deri nga data 12 qershor të bëjmë një koncert në Tiranë. Por sigurisht që kjo varet dhe nga sponsorët, duke e ditur se për çdo project të duhet të marrësh pare nga dikush, të gjitha dtrukturat e organizimit, duan të paktën një muaj
    kohë dhe jemi vonë. Nëse na ndihmon dikush, para datës 12 qershor do të bëjmë një koncert të madh në stadium.

    Ju ndërkohë jeni diplomuar për regjisor. Pas suksesit të “Ditë vere”, pse nuk po merreni më me teatrin?
    Unë kam shumë dëshirë të merrem me teatrin se e dua shumë. Momentalisht kam dëshirë të bëj këtë turne koncertesh, pastaj të shohim. Më vjen keq se në teatër në ’98 me “Ditë vere” pata rezultat të mirë, por jam shkëputur për arsye shumë jetësore, për shkak të anës materiale, të rrogës etj. Më vjen keq që e kam lënë pas dore teatrin se më pëlqen.
    Intervistoi: Teuta Meçi
    Liebe! liebe, lass mich los!

  2. #2
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Shyqyr qe u bashkuan serish "the fish hook" se ishin nga grupet e pakta qe sollen dicka ne muziken Shqiptare. i uroj suksese dhe ishalla nje koncert ne NYC
    timeo Danaos et dona ferentes

Tema të Ngjashme

  1. Bojken Lako
    Nga ILovePejaa në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 26-02-2021, 12:08
  2. Filmat me klasike te te gjitha kohrave
    Nga Letersia 76 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 27-09-2010, 02:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •