Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 84
  1. #31
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Taulant,

    kengen "Fshatarja ime" mund ta degjosh ne kete lidhje qe po vendos me poshte
    Ketu

    Mos i lini dritat fikur


    E jetuam erresiren
    Ndonese enderr kishim driten
    Merituam ne te miren
    Qe prej kohesh e pritem

    Nje shkendije na flakeroi
    Nga duart tona rane zinxhiret
    Nje ngrohtesi na shenjteroi
    Se Zoti i don te mirat

    Mos i leni dritat fikur
    Edhe nata le te ndizet
    Sepse stinet e merzise kane ikur
    E te lumturise po nisen

    Mos i leni dritat fikur
    S’dua t’ju degjoj te heshtur
    Se nje jete nje jete ju kam pritur
    T’ju shikoj te buzeqeshur

  2. #32
    Moj e mira e Besianes

    Kur kam qene une djal i ri
    Eh si rrashe ne dashuri
    Nuk me ndalte shi as bore
    Nuk kaloj kjo ngrohtesi
    Ende me pervelon ne gji
    Prushi i zjarrit rinor

    Ref
    Ujet e Llapit nje here e kam pi
    E me dogjen buzt’ e saja
    Rashe ne dashuri, moj bukuri e hanes
    Moj e mira e Besianes

    S’ka durim ne djaleri
    Une nuk prita as nje dite
    Neser mbreme i cova m’sit
    E si erdhi me duvak
    Asnjehere s’mu shua kjo flake
    Edhe kjo jete me te, me duket pak
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #33
    Disa fotografi te Sabri Fejzullahut mund t'i gjeni Ketu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #34
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Postuar mė parė nga shigjeta
    Kete kenge Sabri Fejzullahu e kendon duet me Ledina Celon:

    MA KE PRISHE GJUMIN E NATES

    Ku te kam pare moj bukuri
    flokun e arte, synin e zi
    ma ke prishe gjumin e nates
    moj e rrituna ne carshi

    Mos kujto se eshte e lehte
    dhe me merr ti me dy fjale
    une per vete s'jam e qete
    nuk e di c'me djeg nje zjarr

    Po ma thuaj zjarrin e zemres
    mos me ler kaq shume te pres
    nuk e di a te besoj
    fjala jote me trazoj
    Po ma thuaj zjarrin e zemres
    mos me ler kaq shume te pres
    nuk e di a te besoj
    s'te besoj

    Ref.
    Do sjell krushq djemt e Prishtines
    flamurtare o prej Dukagjinit
    nje trumpak o ta sjell prej Shkodre
    krushq te pare o moj Kastriote

    Albumi "Ma ke prishe gjumin e nates" tek muzika albasoul

    Kjo eshte kenge qe per mendimin tim eshte kenduar , interpretuar dhe realizuar teper bukur.

    Ndoshta te dy bashke nuk pershtaten shume , por ne ate kenge kane lezet te modh.

    Ka shume gjalleri , ritem dhe folklor ajo kenge.

    Edhe videoklipi eshte realizuar lezetshem.

    PS...Paj Zotin a e keni vene re sa lezetshem ma kund koken duke e shoqeruar me ate gjurin e djathte kur i kendo Lejdines ?!

  5. #35
    Per videoclipin nuk kam c'te them se nuk e kam pare, sa per te tjerat bie dakort

    Shpirt magjie

    Paska reshk, kjo bukuri, paska rreshk
    Trupit tend si i ka hije
    Vjen e vjen shikimit tim, vjen e vjen
    sikur vale, liqen Ohrie

    A je bore e Lubotemit, a je
    Apo ere e detit Jon
    S’jam rrugtar maj Tomorit o hej
    Fytyra jote me freskon

    Ref.
    Une nuk di, nuk di, te jem poet
    Une nuk di te bej vjersha dashurie
    Nuk ka vjershe qe e ze brenda
    Frymen tende, shpirt magjie (2x)

    Paska reshk, kjo bukuri, paska rreshk
    Trupit tend si i ka hije
    Vjen e vjen shikimit tim, vjen e vjen
    sikur vale, liqen Ohrie

    Nuk ka ngjyre ne fund te detit, nuk ka
    As ne qiell aq shume kaltri
    Sa ka trupi shpirti yt, sa ka
    Aq freski, aq bukuri

    Kenga eshte marr nga albumi "Ēika e Ulpianes". Kengen mund ta degjoni
    ketu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #36
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sabriu ėshtė njė nga kėngėtarėt mė tė mirė shqiptar. Legjendė e muzikės shqiptare me 50-60 albume dhe me qindra hite mbarėshqiptare pėrgjatė gjithė karrierės sė tij muzikore.

    PS: Meritoni123 poqese jeni nė Kanada, ju lutem mė shkruani njė mesazh privat.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #37
    kur ishte sabri fejzullahu ne Diskoteken paradise ne frankfurt e pate prezantuar albumin e ri . me kujtohet kur pate thane se dshira me e madhe e tina eshte te kendoj njeher ne San remo



    kush don te shkarkoj te gjitha albumet e sabri fejzullahut ne mp3 le te me shkruaj ne privat



    ASD => veres ne Pr kismet shkojme te romatika e pime nga nje birr te pejes
    duhet mire te shfrytezohet koha, sepse jeta nga koha perbehet

  8. #38
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Interviste me Sabri Fejzullahun

    Interviste me kengetarin Sabri Fejzullahu: “Me mban sevdaja dhe jo haja”

    Kuptimin e fjales, une kam deshire ta shpreh, ta ngjyros me brendesine time, me emocion. Une nuk di te kendoj pa emocione, se atehere nuk do te isha 37-te vjet ne skene

    Cfare e ka sjelle ne Shkup Sabri Fejzullahun?



    Une e kam mbaruar albumin tim me te ri para gjashte ditesh, i kam kenduar 10-te kenge. Komponimet dhe orkestrimet jane nga autore te ndryshem kosovare. Por incizimet, dmth kendimin e kam bere ne studio “Maki” ne Shkup. Kete e kam bere per shkak se kompresioni i kengeve kur behet nga njera studio ne studion tjetrer ka ndryshime. Njera kenge degjohet ndryshe, tjetra per nga tingulli eshte me e vrazhde ose ajo e treta me dobet degjohet. Per hir te profesionalitetit tim dhe te degjuesit, qe cdo kenge ta kete nivelin e saj te degjueshmerise, kam ardhur qe masteringu i kengeve te behet ne te njejten studio.



    Edhe Ermali e ka mbaruar albumin e tij me te ri, me 10-te kenge te reja. Edhe kenget e tij do te rimasterizohen po ne te njejten studio. E gjithe kjo behet vetem per nga ana profesionale. Kam ardhur dhe do te qendroj tre dite, pasi dua qe gjithcka te jete profesionale, te jete ne nivel. Gjithashtu, i kemi dhe tre videoklipe, dy i ka bere Ermali dhe nje une. Keto videoklipe i kemi realizuar ne Shkup, ne produksionin “Fabrika”. Studion dhe prodursionin per videoklipet, mi ka gjetur miku im shume i madh dhe shume i nderuar Avni Qahili. Albumi me i ri titullohet “Sherbetor i kenges”. Sot ky titull duket pak socialist.



    Dhe nga lindi ideja per nje titull te tille?



    Nga e drejta ky eshte titull, te cilin e ka vene miku im kompozitor, ai qe shkruan dhe tekste, Ilir Berani. Ai e ka parapare kete titull, meqe une qe 37-te vjet i sherbej njerezve me kengen. Degjuesit jane mbreter per mua, une me kengen sherbetor i tyre.



    Po, per tekstet e kengeve te albumit tuaj me te ri me cilin autor keni bashkepunuar?



    Shtate prej teksteve te mia i ka shkruar Avni Qahili. Eshte hera e pare qe bashkepunoj me te. Une jam i njohur te te gjithe shqiptaret, si kengetari qe i kushtoj shume rendesi teksteve, ketu e 37 vite me pare. Kur e kam degjuar nje tekst, me nje titull mjaft te cuditshem ne kuptimin pozitiv, dicka qe s’ishte perdorur, psh “bollek”. Kete fjale ne e kemi perdorur gjithmone, nena ime ka thene: “Kete e kemi me bollek dhe kete se kemi fare”. U habita nga kjo fjale. Une edhe pse e dua shume gjuhen letrare, po sikur te perdoret nga nje fjali nga krahina ku je eshte mire. Ndaj e ftova Avniun dhe jam shume i lumtur qe bashkepunova me te.



    Nje kenge qe mund te kete kater strofa dhe ne ato thuhet kuptimi i nje jete te tere, sikurse per njeriun kur lind, zhvillohet, rritet, plaket dhe vdes. Ajo eshte shume e madhe. Kete Avniu edhe te tekstet e kengeve te mia, edhe te ato te Ermalit e ka arritur mjaft mire.



    Kur do te promovohet albumi dhe cilin produksion muzikore keni zgjedhur?



    Albumi do te promovohen ne Prishtine me 18 tetor, ne te njejten dite edhe albumi im, edhe ai i Ermalit. “Dea” nga Prishtina eshte produksioni muzikor qe do t’i nxjerre ne shitje albumet ne te gjitha trevat shqiptare. “Dean” e mban nje njeri qe ka punuar me mua ne teater 25 vjet, eshte nje njeri qe e njeh mire kulturen, nuk eshte njeri medioker. Edhe promovimet e videoklipeve do te behen po ate nate.



    Ju, gati ne te gjitha kenget i kendoni dashurise. Po ky album a i permbahet se njejtes teme apo ka ndonje ndryshim?



    Te dhjete kenget jane per dashurine. Jam munduar, kam kerkuak qe te jete nje lloj autobiografie e imja, te tjeret ta shkruajne ate. I jam lutur Avniut qe tekstet qe ka shkruar per kenget e mia ta kene nje lloj autobiografie timen, une ia kam shpjeguar per cdo tekst nga nje ndodhi nga jeta ime dhe Avniu me pas e ka bere tekstin.



    Meqe gjithe jetes i kendoni dashurise, ceshte dashuria per ju, c’simbolizon ajo?



    Nocion i madh eshte dashuria. Per mua eshte motiv, sepse sic thoshte nena ime (rahmet i paste shpirti): Njeriun e mban o haja, o sevdaja. Sevdaja per nenen time ishte dashuria, haja ishte ushqimi. Dhe dashuria per mua eshte ajo qe me rinon, me motivon per te kenduar tani ne moshen 60-te vjecare. Dashuria eshte ajo qe te mban te ri, te materializon, kur ke dashuri ke dhe ekonomi. Sa me shume qe te shtohen vitet dhe nese dashuron (ne kuptimin une e dashuroj nusen time, Neren, jo sa per te thene)do te fitosh gjithcka, sepse ke motiv per te punuar. Nuk mund te gjej fjale.



    Dmth, Sabriun e mban sevdaja dhe jo haja?



    Vec sevdaja, sic ka thene nena ime, haja jo, sepse qe gjashte vjet jam ne diete qe te mos shendoshem, qe te dukem ne skene me mire. Jo ne kuptimin qe te me dashuroje dikush, por per hir te profesionalitetit. Nuk dua qe te dal me bark te madh ne skene, sepse skena eshte e shenjte. Une dua te jem i perkryer kur te dal ne skene, edhe me tekstin, edhe me orkestrimin, edhe 70 perqind me dukjen time. Dukjen fizike, mendoj kete qe me ka fale zoti dhe jam i lumtur se ai ka dite qe me ka fale keshtu, por garderobes i kushtoj kujdes ne maksimum dhe kete e kam bere sot e 37-te vjet, edhe kur s’kam patur leke.



    A do te kishit mundur te kendoni ne menyre statike, pa levizur fare?



    Ndoshta nuk do te kisha mundur ta nxjerr kengen, ndoshta levizjet nuk jane te bukura, por une jam ai, une nuk di te genjej. Ne jete genjej nga pak, se njerez jemi, por ne kenge asnjehere nuk genjej. Kuptimin e fjales, une kam deshire ta shpreh, ta ngjyros me brendesine time. Nese eshte diell te jem diell edhe une, te rrezatoj, nese eshte shi dhe murmurin ta kem dhe une ate ne shpirt. Cdo fjale dua ta ngjyros me emocion. Une nuk di te kendoj pa emocione, se atehere nuk do te isha 37-te vjet ne skene. Publiku nuk genjehet.



    Ju keni kenduar dhe ne duet. Sa ia keni arritur qellimit ne to dhe a do t’ju degjojme se shpejti ne ndonje duet te ri me ndonje kengetare tjeter?



    Duetet ne bote jane te preferuara. Nuk duhet te kendohet nje duet sepse ka deshire nje kengetare/e te kendojne se bashku. Dueti, ndonjehere eshte dhe shume i rrezikshem (ne kuptimin se nuk te degjojne njerezit). Dueti duhet te jete o hit, o te mos kendohet per hir se duan dy kengetare. Une ia kam arritur ne duetin me Ledinen, ne kengen “Ma ke prish gjumin e nates”, me komponim te Edmond Zhulalit dhe kjo kenge eshte degjuar ne te gjitha trojet shqiptare. Ndersa me Adelinen kemi patur disa duete qe kane qene kenge te saja dhe te miat edhe ato jane degjuar shume.



    Para dy javesh, i kam thene Miranda Hashanit qe te bejme nje duet, por jo duet sic i ka bere ajo kenget dy vitet e fundit. Ajo eshte kengetarja me e mire ne Maqedoni, pse jo dhe ne Kosove, por nuk ka patur fat qe ta beje perzgjedhjen e kengeve te mira. Kenga eshte e mire kur e degjojne te gjithe. Nese thuhet se une di te kendoj keshtu e ata qe me degjojne nuk jane te emancipuar muzikalisht, eshte gabim. Nese kenga preferohet nga te gjithe, ndersa kompozitoret thone eshte e keqe, atehere ajo kenge eshte e mire. Mirandes do t’i ndihmoj, pasi kam obligim njerezor dhe kolegial, sepse ajo i ka ndihmuar te gjithe kengetaret nga Kosova. Ne, do t’i ndihmojme njeri- tjetrit dhe do te bejme nje duet, i cili 100 perqind do te jete nje kenge shume e preferuar. Kete propozim ma ka dhene Avni Qahili, i cili tashme e ka shkruar dhe tekstin e kenges. Kete duet do ta pergatisim se shpejti.



    Cfare do te kishe thene per kengetaret e rinj?



    Ata jane te rinj dhe cdo gje qe bejne e bejne me se miri. Ata jane te kohes. Une sot po eci me kohen e jo me ata. Por, ata nuk kane perkrahje. Sot cdo gje eshte e privatizuar. Me dhemb shpirti per te rinjte, sepse per te bere nje kenge hit duhen 2 500 euro dhe ato jane shume para. Ku do ti marre kengetari 25 mije euro per te bere albumin. Albumi im dhe i Ermalit kane kushtuar nga 25 mije euro, dmth 50-te mije euro ne i kemi dhene nga xhepi. Une e kam shitur albumin tim dhe te Ermalit, para tre muajve, akoma pa dale. Por, ku do ti marrin aq para prinderit e mjere qe kane deshire te avancojne femijet? Institucionet jane shuar, tash duhet paguar per te bere muzike. Ka shume kengetare te mire (Tuna, Shpat Kasapi etj), por ka dhe te tjere qe jane pa identitet. Ne Maqedoni kane filluar meshkujt te shendrohen ne femra. Nuk ben ashtu. Muzika, arti nuk shkon me nenkemza.



    Ne nje koncert ne Shkup, kur mund t’ju presim?



    E kam nje mik ketu dhe ai para dy ditesh ka shkuar per te rezervuar sallen Universale. Besoj se brenda dy javeve do te jete nje koncert, ku do te kendoj une, Sinan Vllasaliu dhe Ermali (djali im).



    Dhe se fundi c’mund te kishit shtuar?



    Para pak kohesh degjova se gazeta juaj eshte privatizuar dhe kjo eshte teper madhore. Sic thone te gjithe te tjeret, te kete sa me shume lexues, sepse ne pyetje eshte ekonomia. Dhente zoti qe gazeta juaj te lexohet, sepse une jam rritur me “Flaken”, sikurse dhe me “Rilindjen”. I lumte ketyre qe e kane marre “Flaken”, e cila ka mbijetuar dhe eshte ende sot dhe shume suksese te gjitheve.

    Ndoshta eshte shume heret se tash jam zgjuar nga gjumi dhe mos ma shihni per te madhe ndonje “lajthitje”, nese e kam bere, kuptohet pa dashje.

    Nga:
    Anila DISHA
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #39
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Eshte me te vertet kengetar shume i mire.
    ....me pelqejne shume tekstet e kengeve te ti edhe zerin e ka shume te bukur
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #40
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Te flasesh per nje sherbetor te kenges siq e cileson ai veten me albumin e fundit eshte nje pergjegjesi sepse meritat e tij jane mjaft te medha , eshte yll i pashuar ne skenen tone qe do te kujtohet e degjohet edhe tek brezat e ardhshem . Mua me pelqejne kenget e tij : "Takimi me shoqen e studimeve ", "Moj e mira e Besianes ", " Fshatarja ime " dhe dueti qe ka me Ledina Ēelon .
    ArsGothicė

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rock Kosovar vitet 80-97
    Nga Mesnata nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 26-11-2021, 10:01
  2. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  3. Xhelal Xheladini
    Nga Gjallica nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-01-2013, 11:42
  4. Humor nga Kosova
    Nga RTP nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-05-2004, 10:24
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •