gjithnje e me larg te shoh.
tek largohesh ne qiejt e tu,
e frikesuar nga lartesite mija,
gjithnje e me lart te shoh.
si ka mundesi?
ti fluturon
e nuk pranon
te fluturosh
ne folene time!?
eshte aq bosh kjo varreze,
sa klithma ime jehon mbrapsht.
ti nuk i ze bese vetmise time,
nuk te mjafton vetmia ime,
vetmia jote nuk me nxe dot mua.
gjithnje e me larg te shoh.
vertitesh rreth meje
si verdalle ndonje preje
e nuk e shikon qingjin
qe kam vrare per ty.
une kam sqep te forte, ti e di.
aq te forte sa, jo ne shkemb;
kur te vije koha per pikiaten time
vetem ne mishin tend mund t'a thyej.
dhe po t'a kesh mishin e bute
e sqepi im te te arrij deri ne shpirt
e te te shqyej zemren e te vdesesh,
le te caje dhe gryken time i mallkuari.
ne kraharorin tend pikiata ime e fundit.
Krijoni Kontakt