Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755

    Marrezia ime me e fundit - nga MtrX

    Marrezia ime me e fundit

    I shtriva kembet jashte mbuleses,
    Dhe dicka pertej ndergjegjes sime
    Dha alarmin
    Per te ftohtin qe do te ndieja,
    Heret a vone.
    Si i ri nuk ia vura veshin.
    Sa nuk me pelqen kur me thone,
    Se cfare duhet te bej...
    Sa i papjekur.
    Rashe
    Nga erdhi goditja
    Nuk pashe.
    S'kisha se si,
    I verbuar nga zelli
    Per te thyer kufijte,
    Qe tani i ndiej vetem
    Ne mendjen time,
    Kur degjoj gjera qe nuk i thote askush.
    I luajta guret mbi fushen e betejes
    Bardh e zi,
    Me fatin,
    Me boten,
    Me kohen...
    I bindur kotesisht
    Ne lavdine e shkelqyer te fitimtarit te padukshem,
    Qe kishte fytyren time,
    Vetem ne zhgenjimin qe mbeti,
    Pas fikjes se shkendijes,
    Se ciles nuk i dhashe
    As edhe nje fije kashte,
    Te gjente mbeshtetje...
    Sa qesharake...
    Me duhet te eci ne terr,
    Deri sa koha te ndeze
    Nje fije,
    Nga shkrepset e saj te cmuara,
    E ndersa endem pa sy,
    Ne nje tunel ku drita ne fund
    Nuk duket,
    Kujtohem, sikur t'a kisha ditur me pare,
    Se guret qe i kisha hedhur
    Ne betejen bardh e zi
    Duhet t'i kisha luajtur,
    Ne nje loje me fitimprurese,
    Nga kazinoja e jetes,
    Ne peshore...
    Hutohem, dhe ia le te drejten e vendosjes
    Ndjenjes se fajit,
    Pastaj zgjohem. E marr frerin e drejtimit serish,
    Dhe dalloj dicka ne erresire.
    Syte e mi tanime jane mesuar,
    Rruga merr forme para meje,
    Transformimi i padukshem,
    Mori fund.
    Nga honi i rrepire ku e gjeta veten,
    Te humbur,
    Uleras me te madhe:
    "Nuk dua te kerkoj te falur.
    Nuk dua te ndihem
    Qe sot e tutje,
    Per asnje cast,
    Ne faj."
    Ndihem i sigurte,
    Tashme rruga eshte e ndricuar
    Nga pishtari gjallues
    Qe vezullon
    Driten
    E instiktit tim.
    Me ka ardhur nga diku larg,
    Zbehte arsyetoj me veten time,
    Duhet te jete,
    Drita qe ka ndihmuar,
    Te parin e qenies sime
    Ne luften e tij.
    Te perditshme me kohen, fatin, boten.
    Per cudi ndiej forcen
    Qe japin brezat e tere,
    Ata qe kane populluar viset, tokat, boten,
    Si komandant i nje ushtrie te vjeter,
    Per sa kohe mbahet mend,
    E sa mund te pushtohet nga imagjinata
    E mendjes sime.
    Cuditem edhe njehere nga vetja ime,
    Nga fuqia qe ne dore te njeriut
    E shnderron ata,
    Megjithese asnjehere si koha,
    Qe skalit viktimat e saj.
    Perseri nuk tutem.
    Kam tani rrugen e ndricuar,
    Dhe dy arme te fuqishme me vete,
    Nga njera ane shpresa,
    E cila me lidh me prejardhesit,
    Me nje ure te njepasnjeshme
    Per te ngritur nje ure te re,
    Mbi lumin e kohes.
    Nga ana tjeter ish-zelli im,
    Kete thiike me dy presa nuk vendosa ta hedh pertoke,
    Vetem sa e vendosa ne siguri,
    Ne keshtjellen e kufizuar qe ngrita brenda meje.
    Beteja eshte afer,
    Nuk me mbetet vecse
    Te mbijetoj...
    Te perplasem me dallget,
    E perseri te mbetem i heshtur,
    Ne sigurine time,
    Pa i hapur portat,
    E keshtjelles sime te reres,
    per te qendruar
    fitimtar...

    27 janar 2004 --- MtrX
    MtrX ubicumque felix

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ke filluar lundrimet o mik ne keto oqenet e pafundme me dallge vargjesh.
    Mirse vjen dhe urime.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Kolombi,
    ty si shkrues i shquar ne kete forum, te falenderoj qe ishe i pari te postoje dicka ne kete poeme te pare (ne shqip) qe une kam shkruar te forumi i letersise. pse jo, mbase do postoj edhe te tjera shkrime te miat.
    korrigjimi im i vogel ne lidhje me ate qe ke postuar qendron ne faktin qe vertet me kete poeme kam filluar lundrimet, po ama vetem brenda ketij forumi. para tre vitesh pothuaj, kam shkruar gati 20 poema, te grumbulluara, dhe qe i kam vendosur te gjitha se bashku ne nje projekt "shkollor". Tani per tani, ka nja-dy kopje ne biblioteken e ish-shkolles sime... Projekti ka qene ne anglisht, dhe detyrimisht edhe poemat kane qene ne kete gjuhe. Sidoqofte poemen qe ideoi kete projekt, dhe qe me dha ok nga pedagogia, fillimisht e kam shkruar ne shqip, dhe pastaj perkthyer...
    nje nga ato poema e kam postuar tek forumi i letersise, ama tek krijimtaria ne gjuhe te huaj ketu
    Pershendetje,
    MtrX
    MtrX ubicumque felix

  4. #4
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    ja u bona ene une i dyti Urime

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poema ishte e bukur e qarte e plot mesazhe..
    Por Nicku yt sme pelqen..
    Nuk je Dado as bulon qe te ven ne raft ustai e te kodon me te gjet ciraku kur i duhet..
    Je Shqiptar e ne Shqiptaret thrrasim njeri jatrin me fjale-emra qe permbajn brenda zanore e bashktingellore qe i thot lehte goja e njeriut..
    Si do te drejtohem un ty?
    O MTRX ?

    Ska pik lezeti..

    kaloje dhe kte tynel psikopatije e ver nje emer shqip qe nuk lodh shoqerine..
    tung tang.. per te gjithe ata qe ven nicka te shkalafendurish nga trute..

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Urime per poezin MtrX me te vertet e bukur.
    Me pelqeu shume menyra se si i ke rradhitur vargjet.

    Pershendetje!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    MtrX, i promised i would read it. Ke talent, poema me pelqeu shume, (read it all this time :P).

    Shpresoj te postosh me shume.
    me respekt
    Ana18
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #8
    N Sync with U
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    HoNeYmOoN
    Postime
    48
    Po presim per postime te tjera se na dhe fjalen

    Urime per poezine! Me pelqeu.

  9. #9
    PoEti ReBeL
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    71
    Urime MtrX . Me pelqeu me te vertete krijimi yt . te uroj suksese te metejshme .

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    MatrixBro i bukur si varg. Shumë i bukur!

    Por,... pse e ke quajtur "Marrëzi" çfare ke shprehur? Mua nuk më duket e marrë, por e sinqertë. Nëse ka gjë më të "marrë" se një i sinqert që flet problemet e tij është hipokriti që mundohet të duket "perfekt".

    Tek peshorja që përmënde edhe ti në varg, është më mirë të jesh "i sinqert", sesa si ai "hipokriti" që luan me ushtrinë e errët të shahut. Pra sipas perceptimit tim, cfarë ke shprehur nuk është marrëzi, por diçka tjetër. Hëëm, për shembull, "Shtrirja ime e fundit", ose "Lëvizja ime e fundit... tek fusha e shahut/shtratit" .

    Pse më duket sikur e ke shkruar me dritë të fikur, kur ishe i shtrirë? I kam edhe unë nja dy shkrime të tilla, shkruar me dritë të fikur...

    ...gjithësesi, përshëndetje, dhe me më shumë "marrëzira" të bukura

    Sinqerisht,
    Drini në Los Angeles.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vriten ekstremistët e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  2. Elmaz Plava
    Nga Davius në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16
  5. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •