Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 105
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    "Truku jot i dashur ilir eshte teper diletant, merr nje varg dhe shkepute nga kuptimi i plote i strofes per ta interpretuar si te pelqen ty.... per hir te se vertetes po hedh ketu strofen 4,5,6 te sures Et Tevbe (IX)"

    Orku,

    Te gjitha ato strofat bejne fjale per luften kundra mosbesimtareve, vrasjen dhe masakrimin. Shpetojne vetem ata qe nuk luftojne as per vetmbrojtjen dhe qe i nenshtrohen plotsisht dhunes islame.

    Eshte e lehte te besh interpretimet te ndryshme, por historia u ka dhene atyre vargjeve, si edhe te tjerave nga fete semitike, interpretimin e vertete. Lufta islame nuk ka qene ashtu sic mundohen ta paraqesin ketu, pra nje lufte vetmbrojtese, por ka qene nje ofensive kundra atyre qe nuk besonin. Ajo ka qene lufta per pushtimin, sundimin, skllaverimin e popujve te botes njeni nga ata popuj eshte edhe populli Shqiptar. Flasim per 25% te popullsise te shperngulur nga trojet e tyre kur kopete turke sulmuan Arberine. Nuk e di se nga na del qe muslimanet vetem bejne lufte mbrojtese?

    Natyra barbare e feve semitike tregohet qarte nga historia. Muhamedi gjate jetes se tij organizoi 82 sulme kundra karvanave te tregtareve dhe 26 prej tyre ai i udhehoqi vete. Masakrimi i tregtareve te pafajshem (shpesh te paarmatosur), marrja e mallrave prej te cilave 1/5 i takonin muhamedit sipas kuranit (lexoni kuranin XLIX/20-21 dhe VIII/41) nuk ishin akte vetmbrojtese por akte kriminele.

    Lexo gjithashtu edhe Bukharin 5:59:362 ku pershkruhen disa vepra te tjera te Muhamedit ne te cilat masakrimi i mese 800 meshkuj civile behet ne emer te zotit arab.

    Shikoni boten dhe do te gjeni se ne te gjitha lufterat ku ka patur gjenocid masiv, duart e feve semitike jane te pergjakura me gjakun e njerzimit.

    Nuk keni patur dhe nuk do te keni kurre liri te vertete derisa shpirti dhe mendja jane te skllaveruara nga fete e erreta semitike. C'lironi mendjen dhe shpirtin nga kercenimet dhe genjeshtrat e feve semitike.


    Zotat jane te pavdekshem dhe kembengules

    I

  2. #32
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ilir strofat flasin vete dhe nuk kane nevoje per interpretim. Ti kerkon ta therrasesh te bardhen te zeze duke menduar se fjala jote mjafton edhe pa argument. Perderisa ti mashtron kaq hapur per gjera evidente mendoje vete per ato qe nuk mund te verifikohen.

    Ne ato ajete flitet qarte qe te luftohen ata i luftojne dhe te respektohen marreveshjet me ata qe nuk i luftojne si dhe te trajtohen njerezisht ata qe vijne ne paqe.

    Lufta mes msylimaneve dhe idhujtareve eshte nje lufte e nisur prej atyre qe torturonin myslimanet e Mekes ne forma nga me cnjerezoret sepse deklaronin qe ka vetem nje Zot. Ata vriteshin, copetoheshin, masakroheshin vetem per kete aresye. Kjo ishte dhe aresyeja e vertete e largimit te Profetit per ne Medine dhe pas tij e te gjithe myslimaneve te tjere.

    Por nuk mjaftoi kjo ... idhujtaret ngriten ushtri per ti sulmuar ne Medine dhe ishte krejtesisht normale qe myslimanet do te mbroheshin . Nder te gjitha luftrat e zhvilluara mes myslimaneve dhe idhujtareve ka pasur vetem nje lufte pa te vrare ajo kur myslimanet moren Meken. A e di ti qe asnje nga ata idhujtare qe kishin luftuar, vrare, masakruar etj prej me shume se nje dekade myslimanet nuk u ndeshkua kur myslimanet moren Meken ???

    Rastin qe jep me cifutet duhet ta thuash te plote dhe sic duhet. Ata nuk u vrane sepse i perkisnin nje feje tjeter por sepse kishin nje pakt me myslimanet per te bashkjetuar ne paqe dhe luftuar se bashku ne lufte.... cfare ndodhi.... kur filloi lufta ata jovetem qe nuk dolen te luftojne sipas marreveshjes por kur meshkujt e myslimaneve ishin ne lufte filluan te sulmonin shtepite e mbetura me gra dhe femije. Ajo qe paguan ishte cmimi i tradhetise, pabesise dhe krimit te tyre.

    Karvanet e idhujtareve te Mekes jane sulmuar sepse te gjitha pasurite e Myslimaneve u vodhen dhe u nxoren ne shitje prej tyre pasi Myslimanet u larguan nga Meka per ne Medine per me teper qe ata benin te njejten gje me karvanet e myslimaneve .... cila eshte ajo lufte qe ka rregulla te tjera ?????

    Profeti merrte 1/5 sepse i takonte atij te siguronte dicka edhe per ata qe nuk kishin marre pjese ne lufte si dhe per te hequr menjane per nevoja te tjera. Diten kur Profeti nderroi jete kishte lene peng tuniken e tij te luftes tek nje cifut ne kembim te nje thesi me drithe. Nuk ka pasur asnje profet tjeter qe te kete vuajtur dhe duruar me shume se ai. Ai kurre nuk ka qene i pasur dhe kurre nuk ka jetuar ne lluks apo komoditet.


    Ti vjen e flet sikur feja paska sjelle luften dhe se para saj nuk kishte as lufte dhe as vrasje e masakra..... problemi yt nuk eshte vetem ateizmi por edhe injoranca dhe karagjozlleku per ti bere reklame paganizmit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 31-05-2003 mė 20:58

  3. #33
    i/e larguar Maska e Nellye_pr
    Anėtarėsuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    33

    Mos e tepro

    Shiqo ti ilir88 jeni kah e teproni per se tepermi dhe nuk shiqohen gjerat me syrin epshor pse po me pelqen mua te jete ashtu po duhet me shiqohen gjerat me syrin e realitetit ...
    Dhe mos harro se Muhammedi a.s ka qene dhe do te jete fytyra me e ndritshme e njerzimit dhe dihen shume mire dhunimet qe ia kane bere atij gjate qendrimit ne Meke derisa ka emigru ne Medine pra nuk ka qene ai qe e ka dasht luften po kane qene pabesimtaret ata qe ia kane imponu ate.

    Shiqo ne librin e Michael Hart edhe pse eshte jo musliman Muhammedin a.s e renditi te Parin ne 100 njerezit me me ndikim ne bote pas nje studimi te thell ku e cek kete vet ai...

    tung

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Njeri me ndikim ne bote ka qene edhe Hitleri, edhe Napoleoni..., por ndikimt nuk kane qene gjithmone pozitive...S“ka dyshim se Muhaemti ka ndryshuar nje pjese te botes, por kjo fe eshte rezultat i gjakderdhjes...dhe lufta pat nisur akoma pa u perfunduar Kurani, pra kur ai vet nuk dinte se cfare fundi do te kishte, ai kishte nisur imponimin me dhune...pastaj prinderit e tij jane ne xhenem thot ai...djali i atyre qe jane ne xhenem nuk mund te jete profet, por revolucionar, patriot arab i cili krijoi nje fe te re si " opozite " e feve te jahudive....Muhameti ne rend te pare ishte politikan dhe ne fund krijoi shtetin e pare islamik : " Tekoratine e Allahut dhe te Derguarit te tij". Ne internet jane dhjetra letra qe i ka deguar Muhameti mbreterve tjere, e sa per krijim Tekoratie kudo ka synime te tilla , sepse kudo fanatiket fetare perpiqen ta imitojne Muhametin! Islami nuk pajtohet vetem me rolin per te qene fe, por synon vazhdimisht te behet Kushtetute!
    PErvec kesaj Ilsami synon ne menyre permanente zhdukjen e ndjenjave kombetare dhe asimilin e popujve. Kete e perserisin me keso fjali banale: " Allahu nuk te pyet cfare kombi ishte, por cfare feje ". Prandaj te ne shume fetare e hoxhallare jane apatik ndaj kombit!
    Ketu del ajo tendenca asimiluese dhe pjesa e dyte flet per nje Perendi imagjinare dhe diskriminuese dhe Perendi i cili nuk din se cfare feje kane njerzit!

    Islami sot sillet si kisha ne mesjete: po sheh se ka humbur hapin ne kohe dhe hapsire, po sheh se shkenca cdo dite po deshmon se cka eshte perrralla hegjemoniste dhe cka perlla qe i sherben qellimeve imperialiste...dhe tani sillet i trullosur i pakoncept dhe mohon ate qe me shekuj e ka perseritur si papagall: Deri para 20 viteve shkola ishte mallkim , sot perdhredhin fjalite e Muhametit ku thot lexoni ( ai mendonte Kuranin ) keta e intrepretojen ndryshe, dhe thojne eshte fjhalla per shkolle: Nese eshet keshtu pse Muhameti nuk kishte hapur shkolla, kur beri shtetin e vet islamik, shkolla ka pasur edhe ne Greqine antike...

    Per nga veprimtaria, detyra, misioni Skenderbeu eshte qindra here me profet, se sa Muhameti. Ky i fundit ka teper shume mekate!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 01-06-2003 mė 05:50

  5. #35
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Alban kjo derdellitja jote ketu lart me kujton vetem nje shprehje.

    Qen qe i leh Henes.

    Po te kthej pergjigje jo per te te larguar njollat e karakterit dhe te shpirtit se ato i ke shume te pista por per te nxjerre ne drite se vetem mashtron.

    Se pari Napoleoni dhe Hitleri jane kasape te mbeshtetur nga Kisha me te gjithe krimet e tyre prandaj krahasimin kerkoje tek ata qe i kane mbeshtetur.

    Kush te ka thene ty se prinderit e Profetit jane ne xhehnem apo edhe kjo eshte ne vazhden e mashtrimit ordiner qe sjell ketu.
    Sidoqofte si <> qe je duhet ta dish se cdo njeri bart mekatin e vet dhe jo te tjetrit dhe se ka patur edhe profete te tjere prinderit e te cileve kane qene pagane dhe jane denuar prej Allahut ... si psh babai i Ibrahimit.

    Sa per gjakderdhje dhe krime bota Islame nuk ka prodhuar ndonjehere monstra te tipit hitler apo napoleon, te cilat mbeshteteshin nga kisha , po ashtu po te kujtoj se e vetmja fe me institucion torture nuk eshte Islami por ajo qe perdorte Inkuizicionin.

    Lufta nisi sepse Myslimanet u vrane dhe persekutuan der sa u detyruan te largohehsin per besmimin e tyre dhe fakti qe Kurani nuk kishte zbritur i gjithi (asnje nje liber nuk ka zbritur brenda nje nate mendjendritur) kur te gjitha keto ndodhnin tregon nje besim te qarte qe ajo ishte rruga e Zotit dhe per te ja vlente cdo sakrifice. Ta thashe dhe me lart qe kur Myslimanet u kthyen nga pakice ne shumice dhe idhujtaret nuk i luftuan dot me ata nuk u hakmorren por u kthyen ne shtepite e tyre.

    Eshte krejtesisht normale qe Muhamedi t'i dergonte letra mbreterve te tjere por per te percaktuar nese keto letra kishin karakter politik apo fetar na duhet te njohim permbajtjen e letres dhe jo thjesht ekzistencen e saj. Megjithate perseri si <> qe je duhet ta dish se ka pasur dhe profete te tjere qe kane mbuluar funksione politike, qe kane luftuar dhe serish kane qene profete dhe te medhenj madje si psh Davidi dhe Solomoni.

    Dsikriminuese sepse nuk kerkon te dije se cfare ngjyre apo kombesia kane njerezit ......... hahaha .... no comment. Nese ka gje mbi te cilen, deri edhe sot, njerezit perbuzen apo percmohen apo klasifikohen subjektivisht, kjo eshte origjina dhe raca dhe pikerisht ate qe sot vendet me te zhvilluara perpiqen ta sanksionojne me ligje Kurani e ka vendosur mijera vjet me pare ...... Barazine e njerezve para Allahut.


    Shkolla mallkim ??????

    O alban genje me me takt se nese ka fe qe stimulon dijen eshte Islami. Konkretisht:

    Udhezimi i pare ne Kuran eshte Ikra = Lexo
    Se dyti brenda Kuranit jane me dhjetra ajetet qe u bejne njerezve thirrje per t'iu afruar dijes.
    Profeti u falte lirine atyre roberve te luftes te silet u mesonin shkrim dhe kendim 10 Myslimaneve
    Transmetohet jo para 20 vjeteve por para mijera vjeteve nga shume studuies thenie e Profetit se 1 ore studim eshte e barabarte per Allahun me 70 vjet falje vullnetare.

    Ose: Per Allahun ngjyra e penes se shkencetarit eshte me e dashur se gjaku i deshmorit

    Profeti ka jetuar ne mision 23 vjet. Kur i zbriti atij shpallja arabet ishin fise beduine te ndetuara mbi struktura fisnore ku shkolla nuk ekzistonte si institucion. Dija elementare (shkrim kendim)ne kohen sa ishte gjalle Profeti jepej kryesisht neper xhami sepse shkencat nuk njiheshin jo vetem neper fiset beduine por as neper nje pjese te mbreterive te europes qe nuk kishin as shkolla.

    Por qe pikerisht nxitja qe Kurani dhe Profeti i bene dijes qe i transformuan arabet nga injoranca beduine ne qyteterimin me ndricues te globit brenda nje harku kohor 200 vjecar. Biblotekat e Kordoves dhe Bagadatit ishin me te medhate e kohes se tyre. Matematikanet e tyre mbahen si me te miret e kohes. Eshte fakt i pranuar se shkencat ne europe i kane sjelle arabet..... ndersa ti vjen e na thua se shkolla paska qene mallkim.

    Krahasimet qe ben mes Muhamedit (a.s) dhe figurave historike te vendit tone jane teper te trasha dhe komike per te merituar pergjigje. E njejta gje vlen edhe kur ndan me numratore mekatet e njerezve ... po me fal harrova qe ti je <> dhe duhet ti dish.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 01-06-2003 mė 07:59

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ne jemi kombi i vetem ne bote qe nuk dijme se kujt i besojme.

    Pjesa dermuese e shqiptareve nuk din asgje per Muhametin. Se prinderit e tij jane ne xhehnem, kete e thot Muhameti dhe prandaj ne Kuran prinderit e tij nuk kane vleren dhe respektin qe kane prinderit e Krishtit, ne Bibel. Zoti nuk ben profet, femije e atyre qe jane ne xhenem. Dhe Zoti nuk denon njerzit pse nuk kane besuar fejen , qe nuk ekzistonte ne kohen e tyre! Sepse Zoti eshte Zot, perkryeshmeria e jo djalli dhe injoranca! Ai eshte saktesia fizike-matematikore, e jo marramanedja banale....

    Lexo nje histori te Muhametit dhe do ta shohish se prinderit e tij jane ne SKETERRE.
    Kurani ne forme poetike eshte shkruar per 25 vjet, sipas Muhametit nuk ishte frymezim i tij, por po i vinte nga Zoti. Zoti per 25 vjet ben mijera planeta, e jo te shkruaje nje liber! Mirepo imponimin me dhune , me shpate e me gjak nuk do ta beje pasi te mbaroje Kurani, por NGA FAQJA E PARE! Dhe ne LUFTE DO TE MARRIN PJESE EDHE ENGJUT dhe kokat dot te flutrojne te prera.

    Ebu Bakr do t“i prese 30. 000 koka ne Persi, per kovertim, ata i besonin Zaratruses, fe e pare monoteiste!
    Lufta ishte nisur se Muhameti me dhune po i konvertonte njerzit, prandja e vrau edhe xhaxhain e vet!

    Udhezimet ne Kuran jane Lexo Kuranin, libra tjera nuk kane pasur!
    Shkaku i prapambejtes se vendeve lindore ishte komunizmi, shkaku i prapambejtjes tone dhe muslimaneve tjere e ka emrin : Kuran, kismetmentalieti: Zoti e ka shkruar, Zoti e ka vendosur...e pallavra tjera, prit gomar se del bar, keshtu ishte fati, kismeti etj.etj. Ne kete bote duhet pune, e jo kismet!!

    Cfare shkenca na paskan sjellur arabet ne Evrope ? Ata deri para 50 viteve kan e qene 99 % analfabet, sepse nuk e paskane kuptuar Kuranin qe u ka thene: lexoni! Shkenca ka qene me e fuqishme ne kohen e Egjyptit dhe faraoneve se sa pas islamizimit te arabeve. Shkence ka pasur edhe ne Greqine antike dhe ne Rome!
    Ka pasur dijetare qe kane qene me fe muslimane, por islami nuk eshte prodhues i shkencave, dhe nuk e ka kete detyre. Ka shume shkencetare qe jane te krishtere, pro keta nuk zbulojne ne emer te Kishes, pro te shkences! keshtu qendron puna edhe me ndonje dijetare arab!

    Krahasimi me Skenderbeun dhe Muhametin nuk mund te behet sepse Skenderbeu cilesisht e tejkalon ate per mijera here!

    Barazia kuranore eshte diskriminacion, sepse ajo vlen vetem per muslimanet. Zoti nuk eshte dikriminues dhe Zoti e din se ne kete planete mbi 5 miliard nuk jane musliman!

    Me thua se Napoleoni dhe Hitleri jane mbeshtetur nga Kisha ne lufte. Mund tejete e drejte, qe te dy ishin krishtere, por ne ketu e patem fjalen per profet, keta dy nuk ishin profet, Muhameti , mendonte se ishte! Ushatri mund te vrase, por jo njeriu qe mendon se eshte profet, madje kjo nuk do t“i mjaftoje , por ne lufte do te hidhen per here te pare edhe engjujt dhe do te mirren me politike deri ne krijimin e shtetit te Allahut!
    .........

    P.S:
    ( ZDF informoi per nje film ne Tunizi i ndaluar nga shteti. Filmi qenak ndaluar sepse flet per homoseksualizmin ne Tunizi. Regjisori i filmit tha se ata jetojne ne nje vend paradoks: Femrat duke e pasur te ndaluar te kontaktojne meshkuj, pervojen e pare seksuale e kane me femra,me shoqe, dhe vet regjisori tha se ai pervojen e pare te veten e kishte pasur me mashkull , me nje shok...)

  7. #37
    Shėn Alban! Ėshtė njė rast tek Buda /budizmi/ pėr Angulimalėn i cili kishte vrarė 999 persona e ishte betuar tė vrasė 1 000. Buda e tranformon me thėniet e tij. /Ėshtėgjatė me e treguar./ Ai e lė veprimtarinė kriminale, shndėrrohet nė lypės, i duron torturat e njerėzve, dhe e shpėton shpirtin. Pra, krimineli mund tė bėhėt engjėll! Diku kam lexuar se kur krimineli shkon nė parajsė, /qė ėshtė e mundshme me pendimin e sinqertė me meditime, lutje etj./ bėhėt festė. Ka pasur mjaft persona qė kanė qenė luftėtarė dhe janė pėrndritur /pėrsosur/ mė vonė shpirtnisht! Kam lexuar edhe nga mistiku Osho, se Muhamedi ka qenė i pėrsosur, pėrndritur dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Mjafton tė lexosh Hutben = fjalimin e Muhamedit nė Arafat, nė haxhin e lamtumirės! Nė secilin liber fetarė ka opinione tė asaj kohe, dhe nuk duhet me i marrė e me i zbatuar tė gjitha, tė them bukvalisht!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    "Ilir strofat flasin vete dhe nuk kane nevoje per interpretim. Ti kerkon ta therrasesh te bardhen te zeze duke menduar se fjala jote mjafton edhe pa argument. Perderisa ti mashtron kaq hapur per gjera evidente mendoje vete per ato qe nuk mund te verifikohen."

    Un te kam dhene fakte nga historia, pjese te librave, dhe shifra te cilat ti nuk i ke mohuar. Nga del qe un mashtroj? Pergjigja juaj eshte thjesht nje tentim per te justifikuar krimet e larpermendura duke thene se gjoja paskan qene mallrat e muslimaneve. Karvanet tregtare kane udhetuar ne te njejtat rruge per shekuj para ardhjes se fese islame dhe tregtia zoteri nuk filloi me islamin. Argumentet jane absurde dhe te pa mbeshtetura nga realiteti i historise. Asnje fakt nuk ke sjellur per ta mbeshtetur kete argument.

    "Ne ato ajete flitet qarte qe te luftohen ata i luftojne dhe te respektohen marreveshjet me ata qe nuk i luftojne si dhe te trajtohen njerezisht ata qe vijne ne paqe."

    Faktet nga historia, dhe sidomos nga historia e vendit tone, flasin ndryshe per menyren e luftes se muslimaneve. Por ti i shmangesh plotsisht realitetit te saj dhe ben interpretimin tend.

    "Lufta mes msylimaneve dhe idhujtareve eshte nje lufte e nisur prej atyre qe torturonin myslimanet e Mekes ne forma nga me cnjerezoret sepse deklaronin qe ka vetem nje Zot. Ata vriteshin, copetoheshin, masakroheshin vetem per kete aresye. Kjo ishte dhe aresyeja e vertete e largimit te Profetit per ne Medine dhe pas tij e te gjithe myslimaneve te tjere. "

    Edhe ketu ke nje problem me llogjiken. Se parit, muslimanet nuk ishin te paret qe shpallen qe ka vetem nje zot. Historikisht, Hebrenjet gjithashtu kishin shpallur te njejten gje me mijera vjet para lidnjes se muhamedit. Perse nuk copetoheshin ata, por vetem u copetuan nga vete muhamedi sic tregojne shkrimet e Bukharit mesiper?

    "Por nuk mjaftoi kjo ... idhujtaret ngriten ushtri per ti sulmuar ne Medine dhe ishte krejtesisht normale qe myslimanet do te mbroheshin . Nder te gjitha luftrat e zhvilluara mes myslimaneve dhe idhujtareve ka pasur vetem nje lufte pa te vrare ajo kur myslimanet moren Meken. A e di ti qe asnje nga ata idhujtare qe kishin luftuar, vrare, masakruar etj prej me shume se nje dekade myslimanet nuk u ndeshkua kur myslimanet moren Meken ???"

    Perseri vazhdon me nocionin absurd qe thote se muslimanet vetem kane bere lufte mbrojtese dhe paskan qene te meshirshem ne luften e tyre. Shiko perseri te lutem historine e vendit tone, se ajo ne vehten e saj hedh poshte nje nocion te tille. Historikisht keto shifra jane te sakta:

    1. Ne pushtimin e Sirise, 5000 civile te paarmatosur masakrohen nga muslimanet

    2. Ne pushtimin e Efesusit, 7000 civile greke kethehen ne skllever

    3. Ne pushtimin e Tesalonikut ne 903 22 mije civile u roberuan dhe u shiten ne tregun arab te skllaverise.

    4. Ne pushtimin e trojeve Arbereshe, mijera u vrane dhe 25% e popullit u shperngulen nga trojet e tyre dhe perfunduan ne itali. Hera e pare ne historine shqiptare qe nje pjese kaq e madhe te largohet nga trojet e tyre per shkak te natyres barbare te pushtuesit.

    5. Ne Somnath te Indise, muslimanet masakruan mese 50 mije civile.

    6. Ne territoret e pushtuara nga muslimanet ne Europene e Jugut, 1/5 e femijeve nga mosha 5 e siper u moren me force nga familjet e tyre dhe u derguan ne kampet ushtarake turke. Nje pjese e kesaj 1/5 ishin shqiptare sigurisht.

    Marrja e sklleverve eshte e autorizuar nga vete kurani (VIII/67-69) dhe shkllaverimi kategorik i gruas eshte pjese e kultures arabe.

    Pastaj edhe sot vazhdon barbarizmi islamik me vrasjen e mijera civileve ne sulmet terroriste.

    Ato qe shkruan ketu Orku, ato kerkojne mohimin e historise dhe sidomos te historise se vete popullit Shqiptar. Thua se muslimanet vetem benin lufte mbrojtese por nuk gjej kund ne histori qe ne si popull i kishim sulmuar muslimanet e azise. Nese je kaq i verberuar nga fanatizmi islamik qe edhe te mohosh historine e popullit tend, atehere debatimi me ty eshte plotsisht i kote.

    Ato fe qe egzistojne sot ne Shqiperi erdhen me shpate dhe me kercenim. Populli ka qene dhe mbetet i roberuar shpirterisht. Shpirti i popullit eshte bere peng i kercenimit te huaj.


    Jeta ime ishte shume e veshtire para disa vitesh, dhe i lutesha Jezusit, zotit cifut, allahut etj, por ajo gjindej ne nje gjendje shume te keqe financiare dhe shpirterore dhe vetem keqesohej. Me ne fund, vendosa tu lutem Zotave te vertete, atyre Perendive te cilave ju jemi lutur per shekuj te tere dhe papritur, te gjitha pjeset rane ne vendin e tyre te duhur. C'do gje ndryshoi dhe ajo qe ishte negative, u kthye ne pozitive. Aty ku mepare kishte erresire, tani kishte drite. Jeta nuk eshte nje udhetim ne erresire drejt gjykimit te eger te zotave semitike.

    I

  9. #39
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Alban

    Se sa dine shqiptaret per Muhamedin kjo nuk ndryshon asgje ne hitorine e tij. Ti thua se Muhamedi paska thene se prinderit e tij jane ne xhehenem. Tani meqenese une nuk e kam hasur asgjekundi kete konkluzion qe te mos them qe ti shpif (gje qe e ben shpesh) te kerkoj te me sjellesh burimin e informacionit, konkretisht ne cfare libri e ke hasur dicka te tille. Histori te Profetit kam lexuar disa por nuk e kam hasur kurre kete element.

    Thua qe Zoti nuk ben profet femijet e te humburve. Mos u bej papagall qe perserit veten duke anashkaluar argumentet. Te kam thene se babai i Abrahamit ishte Pagan dhe Abrahami ishte prej te zgjedhurve te Allahut si dhe nje nga 5 Profetet e medhenj. Ky eshte fakt. Nese e hedh dot poshte bujrum nese jo mos bej te paditurin duke ripertypur ato qe ke thene me pare.


    Kush je ti qe percakton se sa kohe i duhet Zotit per te bere dicka. Kush je ti te thuash qe Zoti kete gje duhet ta beje per kaq kohe kurse kete tjetren per aq. Mos u bej kaq torollak se na heq deshiren per te te kthyer pergjigje. Me thuaj ti per sa kohe ia ka zbritur Zoti, Tevratin Moisiut ???? Mos ia zbriti brenda nje nate ??? Sigursht qe jo.Po Davidit Zeburin, Po Isait, Inxhillin, Asnje liber i shenjte nuk eshte, zbritur, shqiptuar apo shkruar brenda nates ... ti kete e di mire por kur te pelqen e harron, po nuk ka problem se genjeshtra nuk te con me larg se deshtimi.

    A ma jep dot me emer se cilin prej xhxhallareve te tij paska vrare Muhamedi ..... jam i bindur qe eshte rrene e denje vetem per nje nejri te rendomte si ty por gjithsesi por pres te me thuash emrin e tij.

    Davidi eshte profet qe respektohet nga Bibla dhe rrjedhimisht edhe nga ju qe keni vjedhur testamentin e vjeter per ta bashkuar artificialisht me te riun. Ai ka vrare ne lufte me filistinet civile, gra dhe femije dhe serish ju e pranoni si Profet..... kaq te del e te mjafton per cdo lufte te Muhamedit.

    Kurani eshte nje liber qe ben thirrje per besim per dije dhe per pune. Dhe sigurisht gjithcka niset me Inshallah.
    Nese ka dogma qe kane penguar zhvillimin jane ato qe digjinin shkencetaret neper turra drush, qe ndalonin njerezit te mjekoheshin kur semureshin si dhe qe kane pranuar vetem para 20 vjetesh qe toka rrotullohet rreth diellit.

    Injoranca jote qe nuk di se cfare shkencash kane sjelle arabet dhe nuk njeh qyteterimin e tyre nuk me cudit sepse duket sa brume qe ke. Arabet kane sjellur numrat, kane sjelle formulat matematike, kane sjelle astrolabin, kane sjelle mjekesine, kane sjelle artet , kane sjelle letren, kane sjellur metodologjine, filozofine etj etj. argumenti se keto shkenca kane ekzistuar ne romen dhe greqine e lashte eshte pa buke sepse dihet humnera e thelle qe ndante qyeterimet e lashte me ato te injorances mesjetaro-gjermaniko-barbare.

    Une nuk po them qe shkencat i shpiku Kurani apo Islami por po them qe udhezimet e tyre stimuluan shoqerine kaq shume drejt studimit sa fiset beduine pas disa brezash kishin biblotekat me te medha te botes .... kupton ???

    Skenderbeu e tejkalon Muhamedin (a.s) aq sa tejkalon Ismail Qemali, Jezu Krishtin (a.s).

    Barazia Kuranore qe dallon mes myslimaneve dhe jomyslimaneve eshte me e gjera qe jep ndonje fe sepse te tjerat dallojne jovetem racat por edhe kombesite, ku kombi i zgjedhur jane vetem cifutet.

    Krahasimin me napoleonin dhe hitlerin e solle ti dhe une te kujtova se ata kane qene benjaminet e Kishes. Me lart te kam permendur se edhe Davidi ka qene ushtar, mbret dhe Profet, biles akti me heroik qe i ka kryer ka qene vrasja e Goliathit.
    Ti nuk ve ne dyshim pozicionin e Davidit (a.s) por per te njejtat gjera kerkon te sulmosh Muhamedin (a.s). Engjejt sipas Bibles kane marre pjese ne shume beteja une po te permend arken e Davidit dhe Solomonit e cila gjate betejave sipas Bibles mbahej prej engjejve.



    Ate historine e ZDF e ke sjelle jashte vendi sepse po deshe mund te te sjelle dhe une ca histori te BBC dhe CNN per ca skandale pedofilie neper objektet e kultit.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    "pra nuk ka qene ai qe e ka dasht luften po kane qene pabesimtaret ata qe ia kane imponu ate."

    Nellye_pr,

    Nuk e di nese e ke lexuar ti kuranin apo jo. Por lexo tek 9.29,30 dhe do te shikosh se kush e ka nxitur luften dhe per cilat arsye. Fatkeqsisht, Orku nuk e solli kete pjese te Kuranit ne pergjigjen e tij mesiper sepse nuk i pershtatet teorise se luftes vetmbrojtese.


    Megjithate, qellimi i temes ishte qe te shikohet se cili ka qene efekti i pranimit te feve te orjentit ne Evrope. Menyra e hyrjes se tyre ne kulturen tone dhe zevendesimi i besimit pagan nga keto fe. C'fare fituam nga keto fe pervec denimit dhe skllaverimit te mendjes se njeriut?

    Le ti rindertojme tempujt e shkaterruar te paganizmit.



    "Un i numeroj te gjitha grimcat e rerave dhe e mas te gjithe detin; I kuptoj fjalet e memeceve dhe i degjoj zerat e te heshturve"

    Zeri i Apollonit ne Delfi 590 b.c.


    I

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Pak Kuriozitete Rreth Botes Islame*
    Nga La_Lune nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 08:51
  3. Kujt qyteterimi i perkasin shqiptaret?
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 15:03
  4. Kultura dhe Qyteterimi (Sipas Muslimaneve)
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:48
  5. NjĖdimensionalitetin E QytetĖrimit PerĖndimor
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •