Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 105
  1. #21
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ilir

    Historia qe te kam sjelle eshte lehtesisht e verifikueshme ne nje pafundesi literaturash te ndryshme. Mjafton te kontaktosh me dike qe ka njohuri ne lidhje me Islamin dhe do te ta vertetoje historine ne fjale . Nektari i vulosur i xhenetit (biografi per Profetin (a.s) eshte vetem njeri nga qindra botimet ku ti mund ta hasesh kete fakt.

    Ato vargjet nga Kurani je i lutur ti sjellesh dhe nese nuk e ben atehere ose pranoje qe nuk i di ose je genjeshtar.

    Mua nuk me shqetesojne aspak bindjet e tua apo zgjedhja jote per te besuar apo mosbesuar por perderisa jep konkluzione do te beje mire qe t'i mbeshtesje me argumenta.

    Iliret kane qene pagane (te pakten shumica) dhe ne Kuran thuhet se Zoti nuk do te denoje te panjoftuarit per rrugen e drejte. Sidoqofte sipas Profetit (a.s) nr i pergjithshem i te derguarve ka qene rreth 120 000 gje qe flet per nje nr shume te madh njoftimesh dhe thirrjesh .

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    "Nga e more ti kete se isralitet e kan nje zot e te tjeret e kan zotin e tyre pasi qe ata nuk e besojn zotin e israeliteve,"

    Duhet te kuptosh qe ne teologjine e hebrenjeve, hebrenjet jane me shume afer zotit sesa ndonje rrace tjeter. Xhentilet jane te gjithe qe nuk i takojne fese se hebrenjeve duke permbledhur edhe muslimanet e te krishteret. Edhe nese behesh cifut nga feja, meqe nuk i takon fisit (rraces), perseri nuk mund te arrish tek ai niveli i tyre ne lidhje me zotin. Po te ishte zoti i hebrenjeve zoti i te gjitheve, atehere ai zot i tyre sigurisht qe nuk do te lejonte vrasjen dhe masakrimin e femijeve palestinez nga hebrenjte. Por ajo bazohet vete ne fene e tyre qe thote se ata kane te drejte te bejne gjera te tilla ne mesin e xhentileve si edhe kurani thote se arabet kane te drejte te bejne ato qe bejne pra terrorizmin kundra, dhe masakrimin e mosbesimtareve (lexoni Kuranin IX/5)

    Nje gje eshte mese e vertete ne komentet qe kam pare gjer tani. Kur flitni per "driten" qe na paskan sjellur fete semitike, harroni te shikoni realitetin historik te epokes se erresires ne Europe. Kur flitni per "paqen" qe sollen fete semitike qe zevendesuan Zotat tone te vertete, harroni te shikoni lufterat e djeshme dhe ato te sotme qe jane te nxitura nga keto fe. Ne shekullin e 21-te ka njerez qe akoma nuk dine shkrim dhe kendim. Si eshte e mundur qe vendi me i varfer i Europes eshte njekohesisht vendi ku feja islame (me e egra nga fete semite) kishte ndikimin me te gjate? Mos eshte kjo nje shenje e miresise se ketyre feve?

    Per ne si popull, identiteti jone eshte ne rrezik sepse qellimi kryesor i ketyre feve eshte zhdukja e identitetit te njeriut. A nuk e shikoni efektin ku kemi edhe persona ketu qe quajne "shtazarake" kulturen e tyre, gjakun e tyre te lashte, ne emer te nje feje cifute? Me tregoni vetem nje te mire qe i erdhi popullit Shqiptar nga keto fe te huaja dhe pastaj do flasim nese pranimi i tyre ishte i dobishem.

    Zotat jane te pavdekshem dhe kembengules.

    I

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    iliria e para,

    Po kush ta hoqi ty te drejten te besosh ne ke do ti? Sic e kam shkruajtur me pare kush te doje mund te krijoje edhe kultin e vet fetar, por ashtu sic ju deshironi te mos ua ngacmojme idhujt tuaj, ashtu edhe ju mos e sulmoni kaq shume Zotin e Izraeliteve dhe ti vecanerisht NELLYE PR mos i akuzo kaq rendshem e pa baza te gjithe cifutet si shkaktaret e gjithe se keqijave ne bote. Si mysliman qe je edhe ti beson ne fene e Abrahamit, Isakut e Izraelit. Mos harro se Arabet e Cifutet jane vellezer prej babe (Abrahamit), prandaj qetesohu e mos u konsumo me kaq shume urrejtje per ta.
    Ndersa Illiria88, nuk fola per Iliret shtazarake " me aq zjarr", por per boten e lashtesise dhe rrjedhimisht iliret si popull i asaj bote nuk kane qene mepak se te tjeret. Perse t'i sakrifikosh perendive vajza te virgjera e femije dhe te besh dyndje mbi popujt e tjere nuk u konsideroka terror? Sa per terrorin qe po ndodh sot ne bote, nga te ashtuquajturit besimtare, ata jane te Satanait e jo Perendise se Izraelit, se po ta njihnin ate dhe apkikonin rregullat e tij e gjithe bota do te ishte si Quaker-at.
    Une jam patriote dhe e dua vendin tim dhe biles kam dhene shume fjalime informative mbi parardhesit e mi, Iliret, porse perse duhet te kthehem prapa tek fete e tyre nuk arrij ta kuptoj.
    Tek diskutuesit e tjere te kesaj teme verej nje fryme anti-semitizmi, rracizmi kundrejt popujsh te tjere dhe paragjykimi.
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    "Per ne si popull, identiteti jone eshte ne rrezik sepse qellimi kryesor i ketyre feve eshte zhdukja e identitetit te njeriut. A nuk e shikoni efektin ku kemi edhe persona ketu qe quajne "shtazarake" kulturen e tyre, gjakun e tyre te lashte, ne emer te nje feje cifute? Me tregoni vetem nje te mire qe i erdhi popullit Shqiptar nga keto fe te huaja dhe pastaj do flasim nese pranimi i tyre ishte i dobishem.

    Zotat jane te pavdekshem dhe kembengules."


    Perse te vinka keq ty kur them se Iliret kane qene shtazarake si te gjithe popujt e tjere te botes? Nese beson ne evolucion, kjo duhet te jete shume normale per ty. Ashtu de kemi qene. C'te keqe ka ketu? Nga shtazarake kemi ardhur duke evoluar e bere me dinake. E po kundra natyres nuk del dot ti? Do te na dergosh me qindra shekuj prapra ti? Ndoshta, perse s'i lutesh perendive te Ilireve?
    Rreth humbjes se identiteti kombetar, perse vendet kristiane jane me pak Franceze, Angleze, Gjermane, Belge, Daneze, etj? Indentiteti i tyre eshte si popull e jo si fe. E njejta gje vlen edhe per ne Shqiptaret. Nese jemi Kristiane, Myslimane, Ateista, Satanista apo ku ta di une se cfare, a na bejne ne keto besime vetjake fetare me pak shqiptare? Jo, biles na bejne me diverse, si puna e Amerikes, vendit me demokratik ne bote. Pse me, ke ndonje gje kondra saj ti? Apo do te mbjellesh edhe atje fene e Indianeve te Amerikes? Po ne Shqiptareve qe jetojme kendezaj si do te na veje halli??? Ke fe te mbajme ate te Ilireve, Indianeve te Amerikes apo ate qe kemi?

    Pastaj zoterat e Ilireve nuk ishin te huaj (greke e romake)? Atehere nuk shoh ndryshim midis se paturi nje Zot Izraelit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thjeshtesia : 29-05-2003 mė 01:20
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Iliri88
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    272
    "por per boten e lashtesise dhe rrjedhimisht iliret si popull i asaj bote nuk kane qene mepak se te tjeret. Perse t'i sakrifikosh perendive vajza te virgjera e femije dhe te besh dyndje mbi popujt e tjere nuk u konsideroka terror?"

    Thjeshtesia,

    Faleminderit per sqarimin por duhet te kuptosh se bota e lashte nuk ishte aq shtazarake sa thua ti. Nese ishte shtazarake ne krahasim me boten sot, ti mund ta besh nje krahasim te tille vetem ne bazen e zhvillimit teknologjik te botes per te cilin u deshen shekuj. Nese e akuzon boten e lashte si shtazarake ne baza te tilla, atehere sipas teje, edhe ne do te quhemi shtazarake ne shekullin 25. Nese do te krahasosh boten e lashte ne teresi, atehere do te gjesh se bota paganeve ishte shume me e civilizuar sesa bota e hebrenjeve. Qytetet e lashta ne te cilat u zhvillua arti, letersia, filozofia, shkenca, qe nga Babilonia gjer ne Rome, ato ishin si nje planet tjeter per hebrenjet qe udhetonin neper shkretetira duke kerkuar per "dheun e premtuar." Dhe nuk ndertuan dot nje shtet gjer ne vitin 1948 me ndihmen e Amerikes. Nese do te flasesh per njerez te civilizuar, nuk e di nese hebrenjet jane ata qe mund te zgjedhesh si shembull te civilizimit te lashte.

    Persa i perket fese Pagane dhe sakrifikimit, nuk kam lexuar asnje gje ne te cilen thuhet se sakrifikimi i njeriut eshte bere ne boten pagane te Europes ne emer te fese. I vetmi vend ku kam pare se sakrifikimi i njeriut eshte vertetuar nga zbulimet arkeologjike eshte ne Ameriken e Jugut ku kane jetuar civilizimi i Majave. Sakrifikimi ka qene i njohur ne fene e hebrenjeve ku zoti i tyre kerkonte sipas Tores qe Abrahami te sakrifikonte djalin e tij te vetem. Pastaj a nuk e gjykuan dhe sakrifikuan edhe vete Jezusin sipas bibles?

    Civilizimit pagan i erdhi fundi vetem me hyrjen e feve semitike. Rilindi ne Europe gjate rilindjes ne te cilen mbas shekujve te erresires, popujt hapen librat e botes pagane te Platonit, Aristotelit etj por vendi yne ishte nen dhunen e eger te fese islame dhe nuk pati fatin qe te perjetonte te njejten rilindje.


    Ju jap bekimin dhe driten e Apollonit.


    I

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Illiri88,

    Ndersa une ju jap bekimin dhe hirin e Jezu Krishtit!
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  7. #27
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Te paret me monoteizem ishin hebrejet, pastaj u kujtuan edhe tjert ti kopijojne por duhej te beheshin pakez ndryshime. Ketu u gjet Jesusi e bene "kurban" dhe filloi nje fe e re. U desht te kalonin edhe gadi VII shekuj gjer tek idealisti tjeter, Muhamedi.
    Po Tora, Bibla, Kurani a kan shume dallime, mos jane kopje me pakez ndryshime. Sot do ti quanin pllagiate ne gjuhen e muzikes.
    U munduan edhe tjeret me id ete reja por nuk paten aq sukses pervec se qe krijuan disa rryma brenda ketyre eksistuese. Provuan Marksi me shoke , parime te njejta por ide te kunderta.
    Po do ju pyesja juve qe besoni ne Jesusin, Muhamedin ose nese ka edhe hebrej ketu se me cka i shperblei Zoti njerzit keto XX shekujt e fundit( para termeteve te fundit ne Afriken veriore)?
    A nuk eshte kjo e verteta, se bota po i lutet Perendise e perendia po ju degjon lutjet?! si shpetimtar ju con Bushin, tjereve Osamen, tjereve Heizbullahun, .................................................. ..........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 29-05-2003 mė 04:02
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Religjionet kane lindur si nevoje e asaj kohe. Ne ate kohe rregullonin jeten e brendshme, sot kete e ben kushtetuta. Te jetohet me rregullat e shekullit 6 apo me heret, eshte kufizim dhe injorim i shume shekujve...shkurt e shqip Perendia nuk ka derguar profet, sepse asnje profet nuk dinte se sa kontinente i ka toka, pse binte shiu apo pse vetetonte. Po cka dijen per Parrajsin ? Muhameti thot se ne Parrajske ka qumsht dhe hyri!!!
    Njeriu eshte ne kerkim te Zotit, historikisht ka ndjekur kete rruge, por Zoti nuk eshte ne kerkim tonin....

  9. #29
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Per Ilirin

    Truku jot i dashur ilir eshte teper diletant, merr nje varg dhe shkepute nga kuptimi i plote i strofes per ta interpretuar si te pelqen ty.... per hir te se vertetes po hedh ketu strofen 4,5,6 te sures Et Tevbe (IX)

    4
    Pos atyre idhujtareve me te cilet keni
    lidhur marreveshje, e te cilet nuk ju kane
    shmangur asgje dhe nuk e kane ndihmuar
    askend kunder jush, pra edhe ju permbushni
    marreveshjen e tyre derin ne afatin e caktuar
    S'ka dyshim se Allahu i do te devotshmit

    5
    E kur te kalojne muajte e shenjte,
    luftoni idhujtaret kudo qe ti gjeni, roberoni
    dhe ngujoni ata, e viēnju prite ne cdo shteg.
    Ne qofte se pendohen, e falin namazin dhe
    e japin zekatin, atehere ua leshoni rrugen,
    se vertet Allahu fale eshte meshirues

    6
    E nese dikush prej idhujtareve te
    kerkon strehim, ti strehoje ne menyre qe t'i
    degjoje fjalet e Allahut, e mandej
    percille deri ne vendin e tij te sigurt. Kete
    ngase ata jane popull qe nuk e dine

    Sic kuptohet fare lehte nga strofat e ajetit 4 nga lufta perjashtohen te gjitha ata idhujtare qe nuk i luftojne myslimanet dhe as nuk ndihmojne kundra tyre (dhe mos harroni se po flasim per nje kohe kur myslimanet copetoheshin vetem pse ishin myslimane). Ajeti 5 ben thirrje per lufte ndaj atyre idhujtareve qe nuk bien ne kategorine e te pareve, pra qe luftojne myslimanet .... me thoni te nderuar cili ka qene ai civilizim qe nuk luftonte ate qe e luftonte ??

    Ajeti 6 i ve pikat mbi I, cdo gjeje kur u kerkon myslimaneve qe te sillen njerezisht dhe miqesisht ndaj atyre idhujtareve qe kerkojne strehim tek ata.

    Pra eshte e qarte si drita e diellit qe lufta pranohet ndaj atyre idhujtareve qe i luftojne.


    Iliria

    te paret ne monoteizem nuk kane qene hebrenjete sepse sipas vete librave te tyre Ibrahimi i cili konsiderohet babai i arabeve dhe i izraeliteve dhe per rrjedhim nuk ka qene hebre apo edhe profete te tjere para tij kane qene monoteiste pra kane besuar ne nje Zot.

    Alban

    Zoti i jep kujtdo aq dije sa ai ka deshiruar. Nese nisesh per te gjykuar nje Profet nuk duhet te marresh si reference gjerat qe ai nuk ka ditur perkundrazi duhet te shikosh vertetesine e atyre gjerave qe ai ka ditur dhe per te cilat ka kerkuar qe njerezit ti ndjekin. Profetet e kane nxitur mesimin e dijes dhe ne shume raste e kane sjelle ate vete ne fusha te ndryshme te jetes. Por dija e tyre nuk ka qene e pakufizuar sepse ate e kishin te dhuruar dhe jo te fituar dhe per me teper dije te pakufizuar ka vetem Dhuruesi te tjeret dine aq sa u ka lejuar Ai te dine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 29-05-2003 mė 06:05

  10. #30
    i/e larguar Maska e Nellye_pr
    Anėtarėsuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    33

    Tung

    Nuk mund themi se feja eshte ajo qe e lufton indentitetin e njeriut per kundrazi.

    Nese shiqojm historin do shohim qe ne qdo kohe njerzimi ka
    pas besim ne zot pa varesissht se qfare ka qene besimi
    dhe kjo ka qene e atille ngase eshte ndie nevoj nga brendesia dhe vete prezenca e shume faltoreve argumenton kete

    Nje gje eshte se;;
    e cili mund te jete ushqimin adekuat qe do ta qetesoj ate pergjegjjen le ta mbaje secili per vete.
    iu falemnderit
    tung

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Pak Kuriozitete Rreth Botes Islame*
    Nga La_Lune nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 08:51
  3. Kujt qyteterimi i perkasin shqiptaret?
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 15:03
  4. Kultura dhe Qyteterimi (Sipas Muslimaneve)
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:48
  5. NjĖdimensionalitetin E QytetĖrimit PerĖndimor
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •