Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26

Tema: Shprehje....

  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Shprehje....

    Shprehje


    Lejomėni tė flas,
    Lejomėni tė vė buzėn nė gaz,
    Lejomėni tė ngre zėrin lart,
    Tė thėrras,
    Tė godas,
    Tė vuaj pas,
    Ju lejoj unė mė pas
    Tė flisni ju,
    Tė rrihni ju,
    Me ujė, me zjarr,
    me vetėtima, me bubullima,
    nje zė mė shumė,
    nje zė mė pak,
    aty do tė jemi
    tė gjithė ne bashkė,
    duke buzėqeshur,
    thėrritur, goditur,
    lebetitur,
    rrėmujė e madhe
    qė pret per t’u zbavitur,
    koha e re,
    ajo e ditėve tona
    ēudi e madhe qenka
    besomėni,
    do t’lėndoni ju nga pak vetminė,
    nė kėmbim do t’fitoni ciltėrsinė,
    do t’mundni ju hipokrizinė,
    pabesinė, kotesinė.






    Shqiptar i mirė


    E mban nė zemėr njė shkabė
    Tė bukur ti,
    domethėnia qė ajo mbart
    Tė jep fletė,
    Pėr tė dhėnė diē mė shumė nė jetė,
    Ndoshta false ngjan marrėzia jote,
    Pėrpjekja jote pėr mė mirė
    Gjithashtu,
    Mos ki mėrzi,
    Nje ditė ndoshta do t’kuptohesh
    S’do tė jesh me shkabė nė zemėr
    I vetmi ti,
    I vėrtetė atėherė do tė ngjash,
    Do pranohet se i marrė nuk ke qenė,
    Kaltėrsia me tė cilėn ti kohėn
    sot e sheh,
    Do t’ketė kryer punėn e vet,
    Do t’mjaftojė qė ti t’qėndrosh
    Mėnjanė
    E ta lėsh rrjedhėn e fatit
    Tė shkojė e qetė .





    Lėvizje


    Oborrtarė tė kėtij pallati gjėmash
    A ma shuani njė kuriozitet,
    A do tė ketė njė fund kjo marrėzi,
    A do tė vuajmė ne kėshtu pėrjetė?

    E madhe dhimbja e shkaktuar,
    Hidhėrim i trishtė qė mbetet pas,
    Rėnkim e frikė nė sytė tanė,
    Do t’lodhet kush tė bėjė
    Heroin nė k’tė cast?

    Bukuri e lashtė e trashėguar,
    Zgjoje forcėn nga brenda ti,
    Jep shpresėn ti pėr njė fitore,
    Do t’ngrihen tė gjithė nga vendi sėrish.

    Dhe vuajtje nuk do t’ketė mė,
    Njerėzit gjithcka do t’harrojnė,
    Do t’harrojnė hidhėrimin e rėnkimin,
    Do t’levizin
    E nė vend mė s’do t’qėndrojnė.

  2. #2
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371

    bravo

    shume te bukura dhe "shqiptar i mire" me e vecanta.
    Discover me like emptiness.......

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit Dimegen!

  4. #4
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Lejomeni

    Dita
    Mos merr leje, fol, buzeqesh, bertit me ze te larte sepse i beke bukur.


    Me pelqeu vecanerisht poezia e fundit... Dikea

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te falemnderit Poeteshe!



    Edhe dy poezi te tjera ne kete tematike



    Zgjim


    Eshtė ditė,
    S’kam frikė,
    Gėzim, besim kam,
    Aspak trishtim,
    Vuajtjet i kam lėnė pas
    Nė vendin tim;
    Dėgjon, dėgjon, o vendi im,
    Zėri nuk tutet asnjė grimė,
    Tė shoh siē je,
    Me dritė t’mekur Ti,
    Dėgjon, dėgjon, o shpirti im;
    Tiranė, Prishtinė, Shkup e Janinė,
    Mos humbni shpresėn
    N’hidhėrim,
    Njė ditė do t’vijė,
    Do t’ketė ndryshim;
    Shqipni, o vuajtje n’pambarim,
    T’jap pak nga forca e shpirtit tim,
    Mbėshtete veten aty Ti,
    Lufto Ti,
    Errėsira shpejt ka njė mbarim,
    Poshtėrimi njeh asgjėsim,
    Shpirti njeh lartėsim,
    Lufto tash Ti pėr njė zgjim.






    Zemer e fortė (PER KOSOVEN)


    E mos guxoni tė mė vrisni,
    Ju o tė marrė qė mė ndiqni,
    Pa ejani, ejani pak mė pranė,
    T’ju shoh ata sy qė kėrkojnė gjak.

    Deshironit zemrėn tė ma nxirrnit,
    Ta shtrėngonit n’duar e ta vrisnit,
    T’ia ēirrnit formėn, zhduknit pėrmbajtjen,
    Tė mjerėt ju pėr dėshtimin qė patėt.

    Ē’kish pėr t’u bėrė, shkoi e kaloi,
    Gjaku qė rrodhi m’bėri t’rėnkoj,
    Por diē tė mėsoj, mė detyroi,
    Luftėn t’luftoj e nė fund ta ēoj.

    E ju o tė marrė pa ideale,
    Qė jetėn e shkoni me qejf e valle,
    Kujtoni se zemrėn do t’ma vrisni,
    Gaboheni rėndė ju, kot mė ndiqni.

  6. #6
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    shume te bukura Dita. Suksese!

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit Shanon!!!

  8. #8
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    n/p (detyre kur dicka eshte e bukur dhe terheqese)

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vrasja e dritės


    Drita vritet me errėsirė,
    Me plumba tė padukshėm
    Nė njė natė pa hėnė,
    Nė njė natė me re t’errėta,
    Qė qiellin duan ta zaptojnė,
    E tokėn me lot ta mbulojnė,
    Qė njerėzit me frikė nė zemėr,
    Ta ndiejnė se kundėr kujt
    Ata plumba po qėllojnė.

    Ta vrasėsh dritėn
    Me pretekstin e hakmarrjes,
    Ta vrasėsh dritėn
    Se qe aq e guximshme,
    Sa sytė t’i nxirrte tradhėtisė,
    Tė pėrpiqesh ta zhdukėsh
    Shpresėn me errėsirė,
    T’i bėsh zemrat pa zė tė qajnė,
    Ta mbushin veten me dhimbje,
    Me urrejtje e egėrsi,

    Ta vrasėsh dritėn
    Dhe tė mendosh se
    Faji s’shlyhet nė kėtė dhé,
    Gabimi mė i madh pėr ty o errėsirė
    Qė prej 60 vjetėsh ngjyrė tė kuqe merr,
    Qė qindra drita nė kthetrat e tua ke mbytur,
    Por qė vrerin nė zemra ke mbjellur
    Moj e mjerė,
    E hakėn dikur do ta paguash.

    Ajo natė pa hėnė,
    Me re dhe e zezė,
    Pėrjetė do tė mbetet nė njė kujtesė,
    Nė atė tė njė populli qė nuk vdes,
    Por qė me gjithė vuajtjet rron me shpresė
    E hijen tėnde do arrijė ta vdesė,
    O errėsirė e zezė.

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me plagė nė trup


    Me zemrėn e munduar,
    Tė njeriut qė shpirt nxjerr,
    mbėrthyer nė sytė e mikut
    qė si qiri u shua pėrmbi dhé,
    me urrejtjen qė frymėn po ia merr
    nga gjaku frika ka shkuar,


    Pyllit qė mbi kokat ngrihet
    i flet me pėrmallim:
    A do t’jesh pėrsėri pylli im?
    E fushės i thėrret qė gati t’mbahet
    Se me farė do tė mbarset,
    nga thundrat e bagėtisė do tė rėndohet,


    Ngritur, mbi kėmbėt qė mė nuk mbajnė
    lufton ai me fytyrėn
    qė tė njėzetat nė pragun e shtėpisė
    sė djegur me themel i la,
    mbi trupin e pajetė tė babait,
    nėnės e vėllezėrve fėmijė,


    Kapu forcė pas gjakut,
    ta gėzojė edhe ai pakėz dritė
    mbi themelet e gurta
    tė tokės sė trashėguar,
    Rrėnjėt t’i shtrojė pėr pemėn bujare
    t’Kosovės krenare.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 24-06-2002 mė 10:19

  11. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Finesa kalorėsiake


    Fisnikėria nė rrugėt me kalorėsa
    E dama fine me kapelet e vellosura,
    Me sytė lozonjarė e gishtat mbuluar,

    Sot rrugėt mbushur me hije,
    Me emra tė shumėllojshėm,
    Pashpirt rrėfejnė gjepura
    E damat fine kanė zhdukur vellot,
    Dėgjojnė gjepurat e gajasen me falsitet
    Shndėrrim i hidhur i kalorėsve pa kuaj,
    E damave kėmbėzbathura me fustane,

    Janė ulur hijet nėpėr makinat
    Qė lluksin e braktisėn nė rrugėt
    Prej nga u vodhėn,
    Ka humbur nderi emrin,
    Pa emra lėkunden flokėt e derdhur,
    humben finesen,
    E kalorėsia nuk gjen mė vend.

  12. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bulėzat e djersės


    E lėnė tė marrė frymė
    Aq sa krej tė mos shuhet
    Ta gėzojė nga pak idenė e lirisė.
    Nė shtrėngim sytė i erren
    e kujtohet pėr bulėzat e djersės
    qė nė vrapin drejt tė panjohurės
    prej trupit i shpėrthenin.
    Humbur nė ndjesinė e mbėrthimit
    as majtas mundet as djathtas jo
    veē kryet lėkund nė miratim.

    Akoma s’ka mundur tė kuptojė
    kjo ėshtė vdekja e shpirtit.
    Rob mbetet nėn veshjen e ēmuar
    qė tė guximshmit ia kujtojnė
    se shumė mė tepėr ėshtė
    se veē lak i tij.
    Mallkuar a dehur nga fitoret
    Lirinė veē me gishtat e kujtesės
    do mundet njė ditė ta prekė
    Tė burgosurit tė humbur bashkė me tė.


    (Pa shpėtuar mendjen nga errėsimi
    si trashėgimi do tė njihet dėnimi)

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Vrasja e drites

    Dita,e di ti qe drita me shume se nga asgje vritet nga drita e rreme?Dhe te them se me pelqyen poezite po me duket pak.
    Me respekt...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    ***

    (me shume se nga cdo gje)

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dita,e di ti qe drita me shume se nga asgje vritet nga drita e rreme?
    E di Lot, e di.

    Por eshte tjeter drite ajo qe qendron pas fjaleve te mia ne poezi...eshte drita e idealit te mijera njerezve qe u denuan, u vrane dhe eshtrat nuk diehn se ku i prehen. Jane ata qe deshen te ndertonin nje Shqiperi te lire, demokratike, pa komunizem, jane qe luftuan per Kosoven e rane per te, qe nuk e tradhetuan e nuk ia shiten ate serbit. Jane ata qe u mbrojten vete neper gjyqe qe i torturuan neper burgje, se menduan ndryshe e nuk pranuan kurre te perulen. Eshte drita e secilit prej tyre qe sado te mundohen ta zbehe erresira, sic beri me percudnimin e emrave, te jeteve te ketyre njerezve e familjeve te tyre, mblidhet fuqishem ne nje drite qe i del ballehapur kesaj erresire. E asgje nuk mundet ta zbehe kete drite, as rremtesia e nje periudhe te erret diktatoriale.
    Emrat e te gjithe ketyre njerezve, varret e te cileve nuk dihen jane botuar para disa vitesh ne nje gazete ne Shqiperi, gazeta "Liria", organ i shoqates se Ish-te perndjekurve politike.

    Kjo eshte drita ime Lot.
    Nje homazh per keta njerez e asaj ne shtator 1998 iu shtua dhe forca e idealit te heroit me te ri te Shqiperise pas-diktatoriale, Azem Hajdarit, nje homazh per idealin dhe idealistet. Jane ata qe e paguajne me jete.


    Te falenderoj qe nderhyre me perceptimin tend per driten Sadik (Loti i shpirtit), se me bere te shprehem mbi DRITEN qe qendron pas fjaleve te mia.

    Nje falenderim te perzemert!
    Me respekt!
    Dita

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Dita

    se pari ju pershendes dhe dua te ju them se respekti sjell respekt.
    Se dyti ju siguroj se e kam kuptuar mesazhin e poezive.Ne kete kontekst dhe kam shkruar ato pak fjal.
    Asgje me shume s`me ka "vrare" se ajo drite e rreme qe kam cekur atje dhe ndaj ja kam friken.
    Dita,kohet kane ndryshuar,jane thyer mite,jane rrezuar tabu, te cilat e kane ndjekur popullin tone me shekuj.Per mua hero eshte dhe aji qe i dha fund jetes neper humnerat e Otrantos per nje jete me te mire te tijen dhe te familjes se vet.Ndaj dhe ajo finese ne poezite e tua me pelqeu.Me ate cka shkoj,iku dhe te treguarit atedhetar e patriot me "rrofte"e me "poshte"Ky shekull eshte "debil".Te jesh drite ne qiellin e atedheut tend do shume me shume se sa te vritesh per te.Te flm

  17. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Verejtjen ne kendveshtrimin tend e pranoj ashtu sikurse do ta pranoja edhe nga te tjere qe do te nderhynin ketu, sepse njerezit ndiejne e perceptojne ndryshe dhe e shkuara qe atyre u ka dhene emrin dhe gjakun neper deje eshte e ndryshme.
    Mua kurrkush nuk do mundej te ma bente te ndieja ndryshe, sepse ka gjera ne historine e Shqiperise qe kane mbetur pa u sqaruar, ka gjera qe jane anashkaluar dhe ka te verteta qe duhen pare ne sy. Dhe eshte turp nese ato lihen pa nje emer.
    Dhe ato jane lene pa emer ne Shqiperi. Ata qe dikur u vrane mbeten te vrare, ata qe dikur u burgosen akoma jane te burgosur. Shqiperine e drejtojne bijte e atyre qe vrane, e atyre qe burgosen. E vrasja vazhdon.


    Per tragjedine shqiptare te klandestineve qe vazhdon ende mes brigjeve shqiptare dhe atyre italiane pavaresisht se ne heshtje, se ata qe mundet te vdesin jane vec nje ose dy shqiptare per gomone (apo sic talleshin dikur kur thonin me mire mbushe gomonen me kineze se ata zene me pak vend, dhe po vdiqen ne fund te fundit jane kineze e jo shqiptare) ka kenduar Aurela Gace nje kenge me titullin "NATA" qe per mua eshte nder me dometheneset e kenduara ne festivale ne periudhen e tranzicionit.

    Fragment nga refreni, se me shume do te ngaterrrohesha.


    Klandestinet hapin plage
    ne brigjet mbeti dhembja
    neser nene, dje isha vajze
    e virgjer hena
    erdh mengjesi i bardhe
    zgjati doren dhe me mori
    ti u zhduke bashke me naten
    shkove, ike ike larg

    etj..


    Nese nuk e ke degjuar me pare mundesh ta degjosh tek seksioni i muzikes tek faqja e albasoul-it. Do shkosh tek disku The Best - Aurela Gace

    ose thjesht ndiq kete link qe po vendos me poshte

    KETU


    Eshte tjeter dhembje kjo Lot dhe nuk e ngaterroj me ate qe kam dashur te sjell une. Ndoshta eshte e shkuar, ndoshta nuk pershtatet me moshen time te re, megjithate eshte me mire te MOS harrojme.

    Te falenderoj per nderhyrjen dhe verejtjen tende.

    Dita!

  18. #18
    vandal Maska e guntheric
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    pak majtas henes
    Postime
    92
    guntheric vandali beson se poezite nuk jane te lehtekuptueshme. E kam fjalen per tre te parat.

    Te poezia e pare, "shprehje", nuk po kuptoj cfare do te thuash. Ne fillim kerkon te te lejojme te buzeqeshesh, pastaj te vuash, ...pastaj te buzeqeshim e te lebetitemi te gjithe, kurse kater vargjet e fundit duken si keshilla, ose si premtim qe do dalim te fituar nese besojme te ty.

    Te "shqipar i mire" jam ne medyshje per fjalen "domethenie". Zakonisht jane fjalet ato qe kane dhe mbartin domethenie, jo sendet. Kam nje shpjegim ne mendje por do te doja te degjoja tendin me pare. Te vargu i katert shkruan "te jep flete" dhe vazhdon me poshte me "per te dhene dic me shume ne jete". Pra fletet jane thjesht per te te dhene ate dickane tjeter?

    E treta, "levizje", me duket me e dobeta. Do shpjegohem here tjeter me mire.
    white noise

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Poezite ke te drejte t'i interpretosh e t'i vleresosh si te duash. Por nenshkrimi poshte emrit tend, me ben qe as mos ta marr mundimin te nderhyj me interpretimet e mia. I ke harruar normat e miresjelljes ne tjeter vend e diskutim nuk kam ndermend te nis.

    Nuk ka nevoje per shpjegime te metejshme.

  20. #20
    Une ty po te pressss.... Maska e Elti...
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Ravenna, Italia.
    Postime
    75
    bravo bravo bravo complimenti ...........
    Ma hengri miu firmen!!! :(

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shprehje dhe idioma nga gjuha e bukur shqipe!
    Nga MtrX nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 23-01-2022, 16:21
  2. Tironsit qė skalitėn shprehje nė gjuhėn e sotme shqipe
    Nga drini_nė_TR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 22-12-2015, 04:01
  3. Leo Buscaglia
    Nga Zemrushja nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-07-2013, 20:48
  4. Shprehje qe thuhen shpejt pa gabim
    Nga Kėrēovare1 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-01-2010, 18:45
  5. Si e kuptoni kėtė shprehje?
    Nga Astriti nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 13:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •