Nuk eshte hera e pare qe shpreh mendimin se poezite dhe proza e autoreve te ketij forumi kane difekte. Ne shumicen e rasteve kama marre pergjigje si e jotja. Bile nuk prisja te ishte pergjigje tjeter. Si guxon vandali te hedhe poshte veprat e mia?! Ne fakt vandali po respekton poezine tende me teper sesa te tjeret. Vandali nuk keputi nje "shume e bukur" apo nje "te lumte, me pelqeu shume", pra nga vleresimet e perditshme qe bejne te tjeret (te cilat po i quaj "forumizma" ngaqe perdoren jasht mase ketu) ne menyre qe dhe ti te rikthehesh me te njejten "miresjellje" e ti falenderosh sic duhet. Keshtu pret te ndricohesh ne pafundesi ti? Keshtu pret te kuptosh nese vertet kane apo nuk kane difekte poezite e tua? Nese "po" atehere fare mire mund te harrosh cka shkroi vandali. Jo te gjesh pretekstin te nje nenshkrim. Vandali mori mundimin ta lexoje ashtu sic lexohet nje poezi. Dhe pastaj shprehu mendimin e tij. Ose me mire problematiken e tij. Vandalit nuk i ngjisnin disa gjera. Prandaj pyeti.
Nese nuk te pelqen nenshkrimi mund te pyesesh e te sqarohesh. Jo ta perdoresh si mburoje per te evituar pergjigje, apo nje sqarim te metejshem. Nese vandali perdorte te njejtat "forumizma" do te bente pershtypje nenshkrimi? Nuk besoj se "po", vajze e mbare.
Ruaj Lidhjet