Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Maestro, nje tango!

    Maestro!
    Maestro nje tango ju lutem.

    Nje plak i cili dukej me i vjeter nga cishte ne te vertete, i veshur me nje xhaket te piset, me floket e krehur me kujdes, e me mustaqet spic, u perkul perpara nje grupi kureshtaresh qe kishin bere nje rreth ne qender te te cilit ndodhej nje ulok.
    Pastaj plaku nxorri nga menga e xhaketes nje shkop dirigjimi,beri nje levizje te shpejte ne ajer, shtypi butoni play te nje manjetofoni te vjeter, dhe u drejtua per nga orkestra imagjinare, duke pretenduar se po e drejtonte ate, nderkohe qe tingujt e tangos buciten cjerrurazi nga magnetofoni.

    "Kjo dite eshte e nxehte, e nxehte si sqetulla e diellit, a si skutat e magjes ku ti ruan vezoret e tua"- nisi deklamimin e tij uloku ndersa turma heshti.
    Une jam bir gjunjeprere, i rrezuar mbi meshiren e botes, nje cop ulok qe ti meme, spate meshire dhe e polle, tek turravrap ndiqje deshirat e tua.
    Une ulok jam, bir ulokeje, por nganjehere jam edhe luledielliqe vec shperndaj polen nga lekura ime e verdhe qe dielli nuk mund ta prekte, a thua ai qe boten ngroh do te ndiente neveri nga shemtia e trupit tim. Po jam i shemtuar, lekura nuk mund te mbuloj deformimin e kockave te mija, vec i bindet formave te tyre rrebele, e kercen deformimeve kryenece ashtu si meshira u kercen prej buzeve atyre qe me shohin.
    Eshte bukur te jesh luledielli, por une nuk jam vec luledielli, apo nuk eshte keshtu maestro?
    Plaku pohoi me koke ndersa vazhdonte me levizje energjike te ndiqte tingujt e muzikes qe prodhonte manjetofoni i vjeter.
    Une jam ndjekesi i dragonjeve te kuq, qe rendin mbi letren e varakut e shkrihen ne flegrat e hundes sime. Pastaj parajsa zbret tek une, e qetesia me qendron mbi koke si re qe e fryn pergjumja, dija eshte kotje. Heshtja eshte qartesi, e zerat qe me vijne nga brenda eksperience e kulluar. Une mund te vrapoj pas tyre, me shpejt sec vrapon gjaku ne dammar e kercen ne hedhje te pabindura pulsi, une mund te vrapoj me shpejt se mendimi ne koken tende njeri I mire, me shpejt se keqardhja jote zonje, pra mos flisni, heshtni, e bindiuni qartesise sime, trembiuni asaj, trembiuni forces sime per te lexuar ate cka eshte brenda jush .
    Frika eshte dashuri, ose me mire nuk munde te duash dike pa e patur frike ate!
    Me lodh kjo qartesi, me lodh ideja qe di gjithcka qe jo dini, me lodh fakti qe arrij te shoh gjithcka kaq qarte, e i lodhur fle.
    Fle, i drobitur nga rendja pas dragonjve te kuq qe humbin ne mushkrite e mia. Une nuk jam heroi, une jam legjenda uloke, qe flas cmendurine e nenes sime, qe spati meshire por me polli, une jam nje grup kockash qe nuk paten mundesi ti bindeshin funksionit per te cilen u krijuan, e ceshte me absurdja une jetoj ne saje te shtremberise se tyre. Sa me deformuara kockat, aq me e madhe keqardhja, e aq me shume kureshtare qe mblidhen rreth meje per te degjuar ate cka do te thote ai qe sdo te kish preferuar te kish lindur.

    Vazh

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum e bukur kjo pjese..

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    mos me ler te me dale dehja.... nuk dua te vdes pa mberritur vazh...
    (kjo hyn tek rkijimet qe nukke pse te thuash me "e bukur" sepse i ka kaluar caqet e se bukures... eshte hyjnore.)
    te perqaf...........vazhdimisht!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Saimir Pirgu - Pavaroti i ri shqiptar
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-07-2023, 06:44
  2. Shqiptarėt mė tė famshėm nė Botė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 12:08
  3. Prezantim i eseve te Emersonit (Self-Reliance)
    Nga wittstar nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 11:20
  4. Maestro, Lamtumire!
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2006, 03:27
  5. Dokle ky maestro
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 06:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •