Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Te godasesh vdekjen...

    Te godasėsh vdekjen


    E shtrėngova pėr fyti vdekjen,
    Marrinė e forcėn e saj,
    U mundova ta zhdukja pėrgjithmonė
    Frikėn prej saj.
    Atė ditė e pashė sesi
    Sytė iu shpėrbėnė,
    Sesi tym i zi doli prej
    Gojės sė saj tė paqenė;
    Per zjarr lajmeronte ai
    diku nė zemrėn time.
    Njė jetė mė mori
    Pabesia e saj,
    Mrekullinė e njė shpirti te madh,
    Ēiltėrsia e dy syve te lodhur
    U shuajt e iku larg;
    Godita vdekjen
    Pa sukses.
    Shpėrbėrja e saj
    Pret deri atėherė,
    Me forcė tė ngrihet
    E tė mbėrthejė
    Njė tjetėr shpirt,
    Njė tjetėr zemėr,
    E unė e vetme nuk kam c’i bėj
    E lodhur s’do t’mundem as ta pengoj
    Qė edhe vetė mua
    Tė mė shtrėngojė,
    tė mė pushtojė,
    njėherė e pėrgjithmonė
    tė mė largojė.




    Jetė pas vdekjes


    E pabesueshmja ndodh,
    Jeta pas vdekjes ekziston,
    Pa trup, pa formė,
    Por ėshtė e gjallė,
    Merr frymė
    E shpirt zotėron,
    Nga njėra anė nė tjetrėn
    Fluturon,
    Ata shpirtra fort kėrkon
    Qė jetėn duan ta gezojnė,
    E i kumton
    Se jetėn duhet ta jetojnė.
    Mėsuese e bukur
    E shpirtit tonė,
    Sykaltėr,
    Qiellin na kujton,
    Ku prehje do te gjejmė pergjithmonė.
    Zė lartė zemrėn e njofton,
    Se kthyer ėshtė
    E pronė kėrkon,
    Erėn e vdekjes
    Sė pari largon
    Dhe vend zė aty,
    Tė paktėn pėr njė kohė.


    Kujtimit te nje shpirti te mire

  2. #2
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371

    Dita

    poezite e mia me te preferuara jane keto qe kapin kete lloj teme qe je shprehur ti.Komplimenta!!
    Ne Paddington College une kam njohur nje vajze me duket nga Prizreni ;Aferdita e kish emrin,bionde,po te pyes mos je ti,sa per te shuar kureshtjen.
    Discover me like emptiness.......

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Dita...

    ti je dita qe sfidon naten
    ti je jeta qe sfidon vdekjen.
    ....
    Te gjithe ata qe vdesin....
    nuk vdesin....
    ose vdesin vetem atehere
    kur i harrojme ne.

    Te perqaf duke i dhene jete kujtimit tend.
    jetes se shuar duke i ndezur kujtimin tim

    ty duke te uruar nje jete plote jete.

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mace dhe Dimegen

    Ju falenderoj te dyve perzemersisht.


    Drejtuar Dimegenit

    Dimegen, nuk jam ajo vajze qe ke njohur ti.
    Une jetoj ne kontinent, nuk kam origjine nga Prizreni dhe emri nuk me fillon me A.
    Me duket se ta kam krijuar pershtypjen kur te kam keshilluar tek Albumi Fotografik qe kur te shkosh ne Kosove te vizitosh Prizrenin.
    Duhet te vizitosh edhe Gjakoven kur te shkosh aty. Mos harro!


    Pershendetje dhe falemnderit!
    Dita!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    E unė kė tė vizitoj?

    Dita vargu yt ėshtė dėrmues.

    Kė sfido ti, njė Zot e di?

    Kaq!

    Urime, urime!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kosovar!

    Ne fund te dy poezive kam vendosur nje fajli Kujtimit te nje shpirti te mire.

    Kjo fjali jep kuptimin e pare te asaj qe kam dashur te shpreh dhe qe me plot bindje e kam derdhur si lotet qe me mbushen shpirtin per dite me radhe.


    Por e pranoj dhe me vjen mire qe ti zbulon se dicka fshihet pas tyre dhe kerkohet te goditet edhe me, jo vetem vdekja ne kuptimin e pare te saj. Po interpretimin ia le ta bejne vete ata qe lexojne, pra edhe ty.

    Falemnderit per konstatimin.
    Dita!

  7. #7
    I HUAJ I PANJOHUR... Maska e BAD00355
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    BRENDA VETES!
    Postime
    68

    Wink DIKUR...

    DIKUR HUMBA NJE MIK.ZEMRA ZEMREN E NJIHTE SI NENA BIRIN.
    I ERDHI NGADALE VDEKJA.I ERDHI VUAJTSHEM.ISHA I VETMI QE MUND TI THOJA SE DITET PO IKNIN.SE VDEKJA PO I AFRONTE.TE GJITHE DONIN T'IA FSHIHNIN.E DINTE SE DICKA ME E MADHE SE AI VETE DO TA ASGJESONTE.ASNJE NUK E KUPTOI DOT KURRE SEC NDJENTE PERBRENDA.UNE JA VODHA NDJENJEN QE FSHIHTE.
    NUK ISH SHPRESE.EDHE DASHURIA NE TE KISH VDEKUR.
    ISH LUMTURI.VETEM TANI E KAM KUPTUAR SE NGA I VINTE AJO LUMTURI.PARA SHUME KOHESH KUR QENDROJA PERBALLE VARRIT TE TIJ E KUPTOVA.DICKA NUK KISHTE MUNDUR TE ZHDUKTE VDEKJA.KUJTIMIN E TIJ NE MES NESH.


    NJEREZ SI TY DITA ME KUJTIMIN PER TE TJERET DHE NDOSHTA PER VETEN I JAPIN DERRMEN VDEKJES EDHE PASI KANE HESHTUR FRYMEN.
    BIRIARROGANTiDJALLIT

  8. #8
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    Dita te FALEMINDERIT!

    Zemra nuk flet,por ndjen...dhe zemra ime tani eshte ne fluterim...me duket se e kane mare ato shpirtrat,qe ti flet pak me lart.
    Eshte aq e bukur,aq e thelle...aq e VERTETE ajo,qe ke shprehur e thene...
    Oh sa larg me ke cuar...

    Rrofsh e qofsh gjithe jeten Dita...si ne kete dhe ne tjetren!

    Ne ate tjetren mbase edhe takohemi

    Urime!
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shume bukur ke shkruar Hyjnor.....te falenderoj!


    ---------





    Per te kaltren Jack-Linda...Prej dy vitesh e humbur ne dhimbjen tende, e ne vetmine e oreve te gjata perendimore...por jo e vdekur...vdekja nuk do te mund te afrohej ty Jack, je shume e pabindur per t'iu nenshtruar asaj...dhimbja do te jetoje per sa kohe te jetosh ti vete Jack, por shpirtin e tij e mban ti perbrenda, Ti je Ai qe prej dites qe u linde e Ai eshte Ti qe prej dy vitesh.....Nuk je e vetme ne kujtimin tend te sotshem Jack...Dita!

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ....DITA!!!
    Sot eshte pikerisht data dhjete, dhe pikerisht dy vjetori i ikjes se tij. Ikje e madhe qe me dhemb per dite njesoj dhe e ndjek perdite me te njejtin vrap... !
    Nuk di c'te them...po qaj edhe sot, pa e besuar se ka vdekur!
    Mbase jane krejt te verteta ato qe pohon ti... (qe mund te vdes vetem kur te vdes une )!
    Sot kam shume pak fuqi te dukem e dashurdhe e bute..sot jam e dhimbur , e eger, e forte (dhe......kthyer, krejt sikur kam qene pa pike ndryshimi, madje edhe malli me paska marre per shume pak emra)
    Falenderimi eshte shume pak... po krijoj nje fuqi te re , tani per te te dashur edhe pse jam ashtu si jam me beso se te dua shume!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Berisha: Zgjedhjet, beteja pėr jetėn ose vdekjen e demokracisė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2004, 04:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •