Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Erik, sot s'te pengon kush te kthehesh ne shqiperi, rilindasit s'hyjne fare ne ket mes, ne kohe te tyre nuk ekzistonte shteti shqiptar. Pra kur ti jeton ne amerike dhe derdellis nate e dite per shqiperise, s'je tjeter veç nje HIPOKRIT, nje TRADHETAR, ose i goditur psiqik.
    Zakonisht patriotizmi i emigranteve eshte JUSTIFIKIM i mosINTEGRIMIT ne shoqerite ku jetojne. Njeriut qe i qan mendja dite e nate per Shqiperine, KTHEHET, me çfaredolloj çmimi qofte pagesa. Une e mendoj keshtu ket pune, filozofia s'hyn ketu.

    ps; pergjigja e larteme ishte analize mbi vepren e Dantes dhe jo denigrim i figures se Albos, ai akoma s'ka bo gjo per ta denigru, na mjafton Kadareja per momentin, hehe.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Une ne radhe te pare du veten,dhe pastaj Atdhene.Do jete nje injorant ai qe thot dua Atdhen me shume se vetja,ne qofte se nuk e shoh te aresyeshme te jetoj ne Shqiperi ,nuk kam pse kthehem, por ama Atdheun nuk do te thot qe e kam tradhtuar. Pse jemi ne mergim ,nuk do te thot se kam trdhtuar Atdheun. Duhet te jemi me te ndergjegjshem,dhe te themi ate qe ndjejm e jo ate qe mendojm.Tradhtia esht e shumellojshme.Mjer ai qe e ka ne gjak.

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Alba, ket deshiren tende e te gjithe atyre qe te ngjajne une kam kohe qe e di. Me duket se ti sot e mesove. Atehere per te mos qene HIPOKRIT ti duhet te flasesh vetem per gjerat qe DO ME SHUME. Pra per veten tate (siç bejne shumica e "shoqeve" te tua ne forum), shqiperine e shqiptaret LERI REHAT ne pune te tyre. MOS I BEJ PRIORITET.

    Ata qe ti quan injorante, ngaqe duan vendin e tyre me shume se veten, quhen PATRIOTE.

    A kupton moj zogë! Kuptova thuaj.

    ps; ti veten e do fort, ngaqe s'te do njeri tjeter per momentin, do ta shohesh kur te tjeret te fillojne te te duan, "vetja tende" do te preokupoje me pak. Çuditerisht atehere do te flasesh dhe me PAK per "shqiperine e shqiptaret"megjithese do ti duash me shume ato.

  4. #14
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Tradhetar eshte i gjithe ai qe shkele mbi fjalen,besimin,voten etj,etj!

    Tradhetia brire nuk ka.

    Tradhetia e fundit qe ju be nje pjese te kombit shqiptar ishte nga
    I.Rugova,ky si lider i popullit dezertoi dhe ike ne votren e armikut te kombit vet.

    Tradheti me te madhe se kjo nuk ka.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    28
    Ornament, pergjigja ime nuk ishte per ti marre hakun Albos apo ndonje tjetri. Jo per gje por nuk kam energji te teperta. Ashtu sic ti e perdore ate per ta konkretizuar si shembull po ashtu edhe une e mora si shembull ate. Lexoje edhe nje here, por kesaj rradhe mos pi duhan kur shkruan. Me duket se te jane erresuar syte kur e ke lexuar. Lexoje qete, qete dhe do ta shikosh se ku dua te dal. Une e pranova idene tende por ne fund fare bera nje sugjerim. Aty eshte e gjithe ideja e shkrimit. A ke ndonje gje me idene e shkrimit? Aty eshte cengeli ku duhet te kapesh.
    Shqipetaret te bashkuar ne nje shtet!

  6. #16
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Tradhetite jane shume: tradheti ndaj gruas, ndaj shokeve, ndaj kombit, ndaj fese etj.

    Tradheti per mua eshte edhe kur dikush mer nje moter shqiptare dhe e shet ne Itali (kesaj tradhetie vetem vdekja i takon si denim).

    Saper tradhetine ndaj kombit, ajo ndodhe vetem ne momente lufte. Pra Shqiperia nuk ka tradhetar ne kete moment (se nuk po behet lufte) por ka njerez(politikan ose qytetare te thjesht) qe para interesit personal nuk vejne kombin, dhe keta perbejne shumicen e Shqiptarve. falemiNDERit

  7. #17
    Përshëndes të gjithë diskutuesit të cilët dhanë mendimet e tyre në lidhje me temën e parashtruar nga unë.
    Pasi qe i lexova të gjitha shkrimet në ketë temë, vendosa që edhe unë të jap mendimin tim.
    Për shkak të etiketimeve qe prezentojnë në mediat informative, forume e në gjdo bisedë të lirë të përditëshme unë e parashtrova ketë temë.
    Sipas mendimit tim, TRADHËTAR MUNDË TË JETË AI PERSON I CILI VEPRON KUNDER INTERESAVE TË KOMBIT dhe vendit (në rend të parë), me qellim perfitimi personal dhe shkaktim i dëmeve të rënda shoqërisë, duke krijuar huti dhe rrëmujë në popull i cili nuk pajtohet me vendime të tilla.
    Pra personi i cili është në pozitë dhe ka INGERENCA E PUSHTET të shes interesat kombëtare e të shtetit duke e dëmtuar atë rëndë pa pelqimin e kombit mendoj se është TRADHËTAR.
    Gjithashtu mendoj se ata njerëz të cilët spiunojnë dhe japin informata strategjike e sekrete shtetërore armiqve e të huajve mund të quhen me ketë etiketë.
    Ata të cilët nënshkruajnë kontrata vendimtare në emër të popullit e në dëm të tyre si dhe pa pelqimin e tyre janë TRADHËTAR.
    Ata të cilët marrin iniciativa dhe veprime të ndryshme të cilat i shkaktojnë dëm shoqerisë dhe kombit.
    Ai i cili saboton në luftë, apo ja kthen grykëhollen vëllaut të vet (bashkluftëtarit, aleatit, mikut etj.) në vend që ta drejtoj atë në drejtim të armikut.
    Ata të cilët perdorin dhunën kunder shtetit, institucioneve shtetërore të dalura nga vota e lirë e popullit, dhe ndaj qytetarve të lirë me qellim perfitimi politik, ideologjik a tjetër qellim.
    Ata të cilët mbjellin urrejtje, përqarje, huti, dezinformata të ndryshme me karakter urrejtje e përqarje ndryshme si fshat qytet, ndërkrahinore, fetare etj.
    Ka edhe të tjera por kishte me qenë mirë qe të bisedojmë per keto gjera e jo të sherbehemi me trillime e demagogji.

    Unë mendoj se NUK DUHET etiketuar si TRADHËTAR

    Nji person i cili ka shtepi katër katëshe e dy dyqane në qendër.

    Ai person i cili u pranua në nji vend pune të mirë, pa marr parasysh a u pranua me mito apo ka pas të afërm kryetarin e komisionit apo me metoda tjera.

    Nji person nese ka qenë me vite të tera në vuajtje denimi nëpër kazamatet serbosllave për çështje kombëtare.

    Nji person i cili e kryen fakultetin në afat rekord me notë të lartë mesatare.

    Nji person i cili ka luftuar fyt per fyt me shkaun duke mos kursyer kurr as jetën.

    Nji person në qoftë se është i martuar me pjesëtare të kombësisë tjetër.

    Nji person i cili ka tet djem e në mesin e tyre ka edhe problema (kuptohet nëse nuk janë marrë me tradhëti)

    Nji person i cili ka vjedh qoftë edhe në buxhetin shtetëror (por ai është Hajn).

    Nji person i cili nuk i ka paguar kontributet edhe nëse ka pas mundësi.

    Nji person i cili nëse ka rënë në burg dhe të afërmit e tij me mito apo në metoda të ndryshme kanë arrijtur që ta shpetojnë nga kthetrat e shkieve.

    Nji person i cili ka bërë tregti me shkie edhe në kohë të luftës, apo thënë thjeshtë ka sjellë miell e artikuj ushqimorë të ndryshëm edhe nga serbia, kur dihet se sa mungesë e nadhe e tyre ka qenë, por nuk ka shit interesat e kombit.

    Nji person i cili mendon ndryshe nga tjetri.

    Nji person i cili jeton në mergim.

    Nji person i cili ka bërë vrasje edhe atë të vëllezërve të vet shqiptar, por ai ka tjetër etiketë.

    Nji person nëse gëzon respektin dhe perkrahjen e pjesës dermuese të kombit, cilido qoftë ai.

    Dhe kurrsesi nuk mund të pajtohem me disa diskutues që e etiketojnë, nuk e njofin dhe nuk e pranojnë presidentin e shtetit të zgjedhur me votën e lirë të popullit, si edhe të gjith perfaqësuesit e tjerë të popullit.


    Përshëndes të gjithë diskutuesit e ketij forumi

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. çeshtje te tekfirit
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 23:28
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Ungjijte Gnostike: Ungjilli i Tomasit *Anglisht*
    Nga Qafir Arnaut në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2004, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •