Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    Çka duhet të ketë bërë nji person që të quhet TRADHËTAR

    Kisha pas deshirë që kushdo qoftë të na e jep definicionin e "tradhtarit" shkenctarisht dhe gjerësisht.

    Pra çka duhet të ketë bërë nji person qe të mund të etiketohet me ketë titull?

    Ketë pyetje e shtrova per arsye se shum janë duke u etiketuar me ketë titull njerëz ma të shquar të kombit, edhe atë në të gjitha strukturat e shoqerisë.

    Giûha âsht tulit e gjithshka bluen

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    61
    Te kete shitur vendin (gjeja me e rendesishme), popullin, dhe nderin e familjes tek armiku i ketyre. Ai eshte tradhetar dhe biles mjaft i forte. Ai per aq nder sa ka, shet edhe gruan dhe te emen. Te tille/a ka pasur dhe ka shqiperia dhe kosova sa te duash sot. Vec ti lutemi zotit ti ule pak ne numer....
    Sx to everyone will do good in their malnurished lives

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    po ju jap dy emra une juve, pirro dhima dhe luan shabani.....

  4. #4
    man of honor Maska e trinity
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    ok.

    tradhtar eshte ai qe nuk e njeh teorine e lojrave te gjon Nash.

    dmth nuk njeh as taktiken dhe aq me keq strategjine.


    a ishte tradhtar Zogu kur shkoi ne jugosllavi ??

    a ishte tradhtar shoku enver qe nuk iu afrua perendimit por mbajti njerzit e mbydhur deri ne mjerimin me te skajshem ??

  5. #5
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Fjala TRADHETAR (Traditore. lat) mendoj qe per rrenje ka fjalen TRE (numer rendor). Kjo ka kuptimin qe nje marreveshje (Tractus. lat) te bere nga DY vete dhe te lidhur mbi BESEN e dhene njeri nga keta, ja shpalos nje te TRETI.
    Ky pra, beseleshuesi quhet TRADHETAR.

    Fjala me vone ka marre kuptime shume te gjera ne lidhje me kombin, nacionin, etj.
    Duke qene ne thelb qenie individuale, mendoj se shumica e njerezve jane te gjithe pak a shume TRADHETARE. Ne raport me interesat e çastit, qe jane me te rendesishmet per ne.
    Vetem ata tek te cilet INTERESAT e tyre e tejkalojne JETEN e tyre, nuk jane tradhetare. Per te njejtat aresye sipas nje filozofi francez, por dhe sipas meje, Hamzai nipi Kastriotit, nuk ishte Tradhetar megjithese luftoi kunder Skenderbeut.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Tradhetare jane te gjithe ata qe demtojne interesat kombetare.

    Qe te kuptosh se kush jane atdhetare dhe kush jane tradhetare duhet te njohesh sa me mire interesat kombetare shqiptare. Keto interesa fillojne me interesin me te vogel qe mund te jete mireqenia e nje shqiptari te thjeshte dhe perfundojne me interesin me suprem, ruajtjen e integritetit territorial te Shqiperise.

    Pyetja qe duhet te shtroni eshte, cfare perfaqesojne interesat kombetare shqiptare?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Une them qe interesat kombetare SOT-PER-SOT jane emigrimi per mireqenie. Ti je shembull tipik i ketij fenomeni mbarekombetar. Sipas llogjikes i bie qe ata qe per aresye te ndryshme s'emigrojne dot, dmth te gjithe ata qe jetojne ne shqiperi, jane te gjithe tradhetare.

    O Albo, o xhan, interesat kombetare nuk jane prej betoni qe s'levizin kurre. Popujt qe perbenin jugosllavine dje kishin interesa te perbashketa prandaj ata u afruan ne konfederacion, ngaqe interesat u puqeshin. Ndersa sot JO! interesat e tyre s'puqen me, ata u ndane.
    Dje ata qe kerkonin ti ndanin quheshin tradhetare, ndersa sot PATRIOTE.
    Sot ata qe kerkonin ti bashkonin quhen TRADHETARE, ndersa dje patriote.
    E njejta gje po ndodh perseri me EU-ne.

    Siç e sheh dhe vete, eshte shume subjektiv si koncept shprehja "interesat kombetare", per te percaktuar tradhetine si fenomen.

    Dilaver, me duket u sqarove per pytjen tende. Qe te konsiderohesh tradhetar, s'ka rendesi çfare ti ben, rendesi ka epoka ne te cilen veprimi yt gjykohet.

    Partizanet e komunistet qe kerkuan te na çlironin nga okupatori huaj, quhen sot tradhetare ngaqe na prune varferine ekonomike bashke me çlirimin e vendit. Ndersa kapitalistet qe ishin dje bashkepunetore me okupuesin dhe sot luftojne per okupim te ri, ndermjet traktateve te ndryshme politiko-ekonomiko-sociale me USA, EU, etj quhen sot patriote. Hajde gjeja fillin po deshe.

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    dantja tek ferri ne komedine hyjnore i rendit ne kete menyre tradhtaret: ne fillim ve ata njerez qe kane tradhetuar te afermit e tyre ose miqte pastaj nje rang me larte vendos ata njerez qe kane tradhtuar pushtetin mbi toke dhe ne fund poshte ne ferr, me poshte nga te gjithe eshte Juda qe ka tradhtuar pushtetin hyjnor.Une jam dakort pjeserisht me Danten vetem se do tu ndryshoja vendet tek dy te fundit ai qe tradheton atdheun ndodhet me poshte se te gjithe
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Juliano shume shembell i bukur ai me Danten. Megjithate dua te them qe ti se ke kuptu çfare ka dashe me thene AI.

    Po ta shpjegoj. Atdheu, Kombi, Qeveria, Partia, Fisi, Familja, Klani, Banda, Grupi, SHOKU, te gjitha keto jane SUBJEKTE qe s'kane lidhje me PERTEJ njeriut. Ndersa PUSHTETI HYJNOR eshte perpiluesi, komanduesi, organizuesi i jetes mbi toke. Dantja me PUSHTET HYJNOR nenkupton QENIEN NJEREZORE e cila nuk eshte krijimi yne por krijim qiellor.
    Pra rezulton qe i VETMI tradhetar ne fakt eshte ai qe TRADHETON VETEN E TIJ.
    Ç'kuptojme me ket; kur diçka qe ti s'ta ben zemra ta duash, per çfaredo rrethanash ose interesash ti e kryen ate, atehere ti VEPRON TRADHETISHT.

    Kjo do te thote qe; ai qe keput kokat e te tjereve pa me te voglen keqardhje, s'eshte tradhetar, ndersa kur ndergjegja e mundon megjithate ai vazhdon e kput koka, ketu TRADHETON.

    Per ti dhene konkretizim po vazhdoj. Albo psh, qe nga momenti qe jeton ne amerike por pa qejf, pa dashje, ngaqe ate e preokupon vetem shqiperia ne thelb, atehere ai TRADHTON veten, e kur e kryen ket mund te kryesh çfaredo tradhetie tjeter.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2003
    Postime
    28
    Merre pak shtruar Ornament!
    Rilindasit tane, jetonin fizikisht jashte Shqiperise, por dihet fare mire sa shume i mundonte ata, malli per Shqiperine. Sipas arsyetimit tend, ata jane tradhtare te vetvetes. Le ta zeme per nje moment se kjo eshte e vertete. Atehere, nese te gjithe ne nuk bejme ate qe na pelqen atehere ne jemi tradhtare te vetevetes. Dikujt i pelqen te vrase dike pa arsye por ai e ben kete sepse i pelqen. Dikush tjeter ben sex ne asfalt sepse i pelqen. Dhe nje tjeter rri ne Amerike por mendon per Shqiperine. Dy tipat e pare nuk jane tradhtare te vetvetes ndersa i treti eshte tradhtar i vetvetes.
    Por ky lloj arsyetimi e nxjerr tradhtine si nje virtyt. Pse?
    Ne rastin e tipit te pare, ai quhet i cmendur. Rasti i dyte quhet imoralitet. Ndersa rasti i trete quhet sakrifice, vetmohim. Eshte kjo lloj "tradhtie ndaj vetvetes" qe i beri rilindasit tane ti mbushin faqet e librave me nektarin e nacionalizmit shqiptar aq i domodoshem per riperteritjen e nje kombi. Por edhe figura te medha boterore, ata u bene te tille ne radhe te pare sepse "tradhtuan" vetveten dhe iu perkushtuan nje detyre me te larte jo sepse u pelqente por sepse e ndienin per detyre ta benin nje gje te tille. A nuk do ishte me e lehte per Gjergj Kastriotin te rrinte tek Otomanet si "palla" e pare e Perandorise, por ai zgjodhi ate qe ishte e paimagjinueshme, kundervenien ndaj saj.
    Pra, tradhtia ndaj vetvetes del si nje virtyt dhe virtytet duhen perkrahur.
    Ne kohen ne te cilen ne Shqiptaret jetojme fjala tradhtar, tradhti duhet te lidhet vetem me kombin dhe jo me deshira tona personale. Meqensi forumi vizitohet nga "te pjekur" dhe "te papjekur" atehere nuk duhet te merremi me historikun apo kuptimet relative te fjales tradhti. Ky forum duhet te percjelle vetem nje mesazh:"Vetem UNITETI KOMBETAR dhe NACIONALIZMI e shpetojne Shqiperine". Cdo lloj komenti per cfaredolloj subjekti duhet te jete ne varesi te interesit kombetar te Shqiperise pra edhe fjala tradhti duhet pare vetem ne kete kontekst. Njohurite e teperta na bejne dem.
    Ti shkruajte se Albo eshte tradhtar i vetvetes. Dikush e lexoi kete dhe tha se Albo eshte tradhtar(this is funny, right...). Duke e theksuar edhe nje here se forumi lexohet nga "te pjekur" dhe "te papjekur", duhet shmangur shpalosja e njohurive te teperta qe nuk kane lidhje me kombin. Ti i the ato qe the vetem per ta bere me kuptimplote idene tende por ajo shkakton me shume konfuzion sesa qartesi.
    Prandaj, per ti dhene fund kaosit qe kuptimet relative te fjaleve shkaktojne, duhet ti permbahemi idese se kombit.
    Shqipetaret te bashkuar ne nje shtet!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. çeshtje te tekfirit
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 23:28
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Ungjijte Gnostike: Ungjilli i Tomasit *Anglisht*
    Nga Qafir Arnaut në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2004, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •