Te dashur forumiste!
JU LUTEM DHURONI GJAK
Lexova me pare nje shkrim te postuar nga ALBA_D ne lidhje me krizen qe Bankat e Gjakut ne Shqiperi jane duke kaluar. Me preku fakti qe mjeket mundohen te kursejne gjak gjate operacioneve, sepse s'ka dhurues te mjaftueshem. Me shume me preku fakti qe dhuruesit mendojne se shuma prej 30 000 te vjetra (per 400 ml gjak) nuk i shtyn me ata per te dhene gjak. Po fakti qe mund te shpetojne nje vogelush nga duart e vdekjes a i motivon mbase?Pergjigja qenka JO, fatkeqesisht.
Mua nuk me jepet shume per shkrime prekese apo sensitivizuese, megjithate dua t'ju them qe te japesh gjak eshte nje akt fisnik, nuk ka pasoja per shendetin, merr mesatarisht vetem 15 minuta nga koha juaj e vyer dhe d.m.th. TE SHPETOSH NJE JETE. Une kam dhuruar 2 here brenda gjashte muajve te fundit dhe ndihem shume mire fizikisht dhe mbi te gjitha ndihem teper mire shpirterisht sepse kam shpetuar te pakten nje njeri. Shpresoj qe shume nga ju te bejne te njejten, sidomos ata qe jane ne Shqiperi. N.q.s me te vertet jemi motra e vellezer, atehere le te ndihmojme ose me mire SHPETOJME njeri-tjetrin.
Sinqerisht
Kuntakinta
Krijoni Kontakt