Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Fitnete Rexha Nga Shtrat I Spitalit

    FITNETE REXHA NGA SHTRAT I SPITALIT

    "I kėndova Baba Fajės, Xhani tė kujtohet pėr mua"


    Odeta Halili

    TIRANE

    Para 20 e kusur vitesh, kur ajo kėndonte "Moj dashnore t'gjykoftė Perėndia", spektatorėt i thoshin nėn hove duartrokitjesh, "Pėr Zotin, me qenė sėmurė ti tė shėron". Karafilėt fluturonin nė skenė. Sot Fitnete Rexha shtrihet nė njė nga krevatėt e Kardiologjisė, nė njė gotė uji mbi komodinė karafili i kuq nuk shpėrndan mė "frymėnxjerrje" erėmira, po vyshket. Ajo hedh sytė mbi shtratin pėrbri, ku fqinja shkodrane, njė grua fisnike me sy tė ēelėt, i thotė "Ah bre Fitnet me t'u shkri kocat kur nigjojshim "Lulishten e Tranafilave". Gruaja e kėngėve merr frymė thellė, nė sy ka ende shkėlqimin e zbehtė tė ditėve tė lėngatės. Megjithatė thotė se ndihet mė mirė, "ia hodha dhe kėtė herė mė duket". Nuk i ndjen mė rrahjet e ērregullta tė zemrės, qė mend i dilte nga kraharori para ca ditėsh kur e sollėn me urgjencė e e ngjitėn nė krahė nė reanimacionin e tė sėmurėve prej zemrės. "Eh, mosha bėn tė vetėn", kėngėtarja mbėshtetet pėrgjysmė mbi jastėk, si pėr tė kundėrshtuar atė qė sapo tha, ėshtė ende e fortė pėr t'ia marrė prapė vėndēe "Martaneshin s'un e shtroj", ah ta dėgjonte dhe njė herė ministri Xhani, kur ajo t'i kėndojė tė atit, Baba Fajės sė Martaneshit, ashtu siē ka bėrė dikur… "Madje njė e afėrme s'ka dy ditė qė ia ka kujtuar kėtė ministrit tė shėndetėsisė, mbase ai do tė bėjė diēka pėr Fitnetin", thotė nusja, Matilda. "Artistėt duhen trajtuar ndryshe", thotė ajo do tė kishte shumė dėshirė qė e vjehrra tė kurohej jashtė, megjithėqė para nja katėr muajsh Fitneti nuk pati shumė pretendime, ua "dorėzoi" veshkėn kirurgėve tė Urologjisė. Ajo pėr vete nuk kėrkon ndonjė gjė tė madhe "veē ato qė mė bėjnė hyzmet tė jenė infermiere tė reja e tė bukura, kėshtu janė tė gjitha", thotė me tė qeshur. Kur 6 muaj mė parė iu desh tė kalonte ca ditėnet nė kirurgji, operoi veshkėn, qe mė ndryshe. Magnetofoni dėgjohej korridoreve dhe Fitnete Rexha iu shpėrndante fansave, pacientė, mjekė e infermiere kasetat popullorēe. Dje nuk e kishte mė te koka magnetofonin. Matilda qė i ka ndenjur pranė gjithė kėto ditė nxitoi tė thoshte "nuk e kemi sjellė, ajo emocionohet shumė po t'i dėgjojė kėngėt dhe kjo mund t'ia ērregullojė ritmin e zemrės. Edhe doktorėt kėshtu na kanė kėshilluar", Matilda kujdeset t'i fshijė djersėt e t'ia fshehė nėn batanije drobitjen, ndėrkohė dėgjohen trokitje. Nė prag duket njė vajzė e re, thotė se quhet Stela dhe se ėshtė studente e Mjekėsisė. Ka ardhur me porosi tė prindėrve tė pėrqafojė kėngėtaren e t'i urojė tė shkuara. Nė dorė ka njė buqetė karafilash krejt tė freskėt…

    --------------------
    -------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Mosha
    35
    Postime
    240
    Jam i trishtuar pėr gjendjen e Znj. sonė tė madhe Fitnete Rexha dhe me tė lexuar kėtė, i nderuar Beqari, mė hyri njė ankth.

    Jam i dėshpėruar nga a jo se si shumė artistė tanė tė mėdhenjė duhet tė shueh nė mėnyrė tė kėtillė dhe me aq injorancė nga institucionet e tė gjitha llojeve.
    Kishin mundur bile moralisht t'i nderojnė e pėrkrahin.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  3. #3
    blero
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    44
    Postime
    61
    Rastesisht e pashe shkrimin "Fitnete Rexha ne shtrat te spitalit" Kjo Zonj.e meriton qe te interesohem per shendetin e saj.znj.Fitnete ishte ajo e cila edhe ne ditet e veshtira edhe ne ditet e gezuara,per mua,me ka ngushluar apo gezuar me genget e saja.Per kete e falenderoje shume dhe i deshiroje sherim te shpejte dhe te suksesshem.

    Pershendetjet e mia nga zemra HENDRIX

  4. #4
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Kjo eshte nje dhimbje e madhe per gjithe Shqipetaret,znj.Fitnete Rexha eshte nje kengetare qe i dha shume kombit Shqipetare, i deshiroj sherim te shpejt dhe me sukses.

  5. #5
    Larguar Maska e tironse_me_fiks
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    anej knej gjithanej
    Postime
    58
    Citim Postuar mė parė nga dibrani2006
    Kjo eshte nje dhimbje e madhe per gjithe Shqipetaret,znj.Fitnete Rexha eshte nje kengetare qe i dha shume kombit Shqipetare, i deshiroj sherim te shpejt dhe me sukses.

    Dibrano Fitnetja ka koh qe s eshte me midis nesh...kam pas nderin ta njof dhe mund te them qe ka qen nji nga kengetaret me te mira dhe person i persosur.Me vjen keq qe shteti jon nuk diti ta rrespektoj dhe vlersoj por ne kompensim them se pubbliku e ka shperbly.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tironse_me_fiks : 19-04-2006 mė 10:08
    Sot jemi akoma ktu,me te mdhenj se kurr,me te fort se kurr.


    SuperKlub Tirona
    Gjithmon Bardheblu!!!

  6. #6
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Gabim nuk e pashe daten.

Tema tė Ngjashme

  1. Fitnete Tuda
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 22-03-2021, 09:16
  2. Vendimi i fshehtė, qeveria jep me qera 15 mijė m2 tė Spitalit Ushtarak
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 04:56
  3. Fitnete Rexha
    Nga MI CORAZON nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 17:35
  4. Shtrat shtegtimi
    Nga marinI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-11-2002, 14:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •